|
Pjestarė tė seksionit tė historisė tė Muzeut
tė Prishtinės, vizitė nė Muzeun Historik tė
Mirditės.
Mr. sc. Mehmet Gjoshaj dhe dhe z. Izet
Brajshori nė kėrkim tė gjurmėve tė
kosovarėve qė kanė ardhur gjatė viteve
50-60-tė.
Marrveshjet
e bashkėpunimit mes institucioneve nė shtete
tė ndryshme, jo gjithmonė ėshtė e
nevojshme tė paraprihen nga takime zyrtarėve
tė krerėve tė lartė, apo ceremoniale
mediatike, mė shumė propagandistike. Falė
lėvizjes sė lirė bashkėpunimi ėshtė i
frytshem edhe kur ai ėshtė pa shumė bujė, aq
mė tepėr kur shtetet vijojnė tė ndajnė tė
njėjtin komb. Krejt pa pritur dy ditė mė
parė nė dyert e muzeut historik tė Mirditės,
kanė trokitur dy prej stafit drejtues tė
Muzeut Historik tė Prishtinės. Ata pasi kanė
hyrė nė derė, pas njė pėrshėndetje tė ngrohtė
mes vėllezėrish, kanė kėrkuar tė dinė se
kush ėshtė drejtuesi i muzeut Pjetėr Marku.
Tė pranishmit nė zyrėn e punės sė muzeut,
pasi janė prezantuar me tė ardhurit, janė
ftuar nga drejtuesi i kėtij institucioni z.
Pjetėr Marku pėr tu ulur dhe vijuar
bashkėbisedimin. Tė ardhurit kanė qėnė
pjestare tė seksionit tė Historisė pranė
Muzeut Historik tė Kosovės, Mr. sc. Mehmet
Gjoshaj dhe dhe z. Izet Brajshori.
Zotėrinjtė Gjoshaj dhe Brajshori, pasi kanė
shkėmbyer urimet e ndėrsjellta me pritėsit
nė Muze, janė interesuar pėr pėrmbajtjen e
muzeut dhe punėn qė bėhet aty pėr
evidentimin dhe pėrcjelljen e historisė sė
hershme dhe asaj tė re, tek brezat e
tanishėm. Z. Pjetėr Marku nė cilėsin e
drejtuesit tė muzeut i ka shoqėruar
historianėt e Kosovės nė tė gjithė pavionet
e kėtij muzeu, duke komentuar tė gjitha
stendat dhe objektet historike dhe
arkeologjike tė gjetura nė
Mirditė,
nė kohė tė ndryshme. Ata janė interesuar
shumė pėr rrėnjėt e shtetit tė Arbrit,
figurat historike bustet e tė cilėve janė
dhuruar nga disa studentė tė Akademisė sė
Arteve, periudhėn e shpalljes sė pavarsisė
ku spikat figura e dom Nikoll Kaēorrit,
aktivitetin e Padėr Gjergj Fishtės, Abat
Prend Doēi, e tė tjera figura tė ndritura tė
Mirditės. Mė tej historianėt e Kosovės janė
njohur me vendbanimet e hershme tė
pirustėve, pasardhės tė cilėve janė
mirditasit e sotėm, si edhe objekte tė tjera
me kostumografinė etj. Pėr rreth njė orė ata
kanė vizituar tė gjithė hapėsirėn e Muzeut
Historik, ndonėse ky objekt ėshtė nė proces
rikuperimi dhe ristrukturimi.
Mr. sc. Mehmet Gjoshaj dhe dhe z. Izet
Brajshori kanė shprehur kėnaqėsinė e tyre
pėr kėtė eksplorim tė Mirditės ndonėse nė
miniaturė, dhe mė tej ata kanė bėrė tė ditur
qėllimin e vizitės nė Muzeun e Mirditės.
Mr. sc. Mehmet Gjoshaj tha se ata kryesojnė
njė mision tė rėndėsishėm i cili ka pėr
qėllim tė gjejė gjurmė tė shumė kosovarėve
gjatė viteve 50-60 - tė cilėt duke mos i
rezistuar terrorit serb tė atyre kohėve, qė
kanė qėnė mjaft intensive i janė drejtuar
kufirit me Shqipėrinė. Sipas Mr. sc.
Mehmet Gjoshaj dhe dhe z. Izet Brajshori, ka
disa tė dhėna ndonėse disi tė vakėta se nė
atė kohė, nė Rubik kanė qėnė rreth 100
kosovarė qė ishin marrė nė punė tė
detyrueshme nė njė kamp nė kėtė qytet. Ata
kėrkuan ndihmė pėr tė hedhur dritė pėr kėtė
rast.
Tė
paranishmit dhe z. Pjetėr Marku thanė se
gjatė rregjimit komunist nė Mirditė ka pasur
kosovarė qė edhe janė dėnuar si rasti i z. Ymer
Llugaliu dhe disa tė tjerėve. Z. Pjetėr Marku
tha se edhe nė burgun e Spaēit ka pasur tė
tillė, por sipas tij, listat e tyre mund tė
gjėnden nė arkivat e Ministrisė sė
Brėndshme, pasi varėsia e burgjve dhe
kampeve tė internimit ka qėnė pikėrisht nė
kėtė Ministri.
Z. Pjetėr Marku i siguroi historianėt
kosovarė se do tė bėntė gjithshka pėr tė
vėrtetuar rastin e 100 kosovarėve qė bėhet
fjalė pėr nė Rubik, ndonėse nė asnjė rast
nuk ishte dėgjuar njė ngjarje e tillė.
Nė fund tė takimit nė muze, ėshtė zhvilluar
edhe njė takim informal me kryetarin e
Bashkisė z. Gjon Dedaj. Ata e kanė informuar
kryetarin e Bashkisė Rrėshen mbi pėrpjekjet
qė bėn sektori i historisė dhe i gjithė
stafi i muzeut tė Prishtinės pėr tė
pėrmirėsuar situatėn nė kėtė muze, tash qė
kometencat kanė kaluar tė plota nė favor tė
stafit shqiptar.
Z. Gjon Dedaj i ka falenderuar pėr vizitėn
nė njėrin prej institucioneve vartėse tė
Bashkisė Rrėshen, duke i siguruar ata se
edhe kolegėt do tė jenė tė gatshėm pėr
bashkėpunim tė frytshėm mes dy muzeve. Z.
Dedaj tha se ėshtė shumė efikase njė
bashkėpunim i tillė tė zhvillohet duke bėrė
lidhje direkte mes institucioneve, me
iniciativa tė drejtuesve, duke shmangur
pritshmėritė e pa nevojshme.
Mr. sc. Mehmet Gjoshaj dhe dhe z. Izet
Brajshori kanė falenderuar pėrzemėrsisht
pėr pritjen, dhe i kanė ftuart drejtuesit e
kulturės dhe tė muzeut pėr njė organizim tė
ditės mirditase nė Prishtinė, aktivitet i
cili pritet tė zhvillohet brenda muajit
qershor tė kėtij viti.
Mr. sc. Mehmet Gjoshaj dhe dhe z. Izet
Brajshori kanė vijuar tourin e tyre pėr nė
qytete tė tjera tė vendit ku mendohet se
kanė qėndruar kosovarė tė larguar prej
vendit tė tyre rreth viteve 50-60-tė.
A.
A.
Ndoja.
|