|
Krijohet
Koalicioni Kombėtar pėr Mjedisin (KKM) nė
Shqipėri.
Mė
17 shkurt 2010, Instituti i Kėrkimeve Urbane
organizoi Tryezėn e dytė Kombėtare pėr
krijimin e Koalicionit Kombėtar pėr Mjedisin
(KKM) nė Shqipėri. Ky aktivitet u realizua
nė kuadėr tė Projektit REA dhe lėvizjes
BELLS. Realizimi i Tryezės u mbėshtėt nga
Ambasadori i Mbretėrisė sė Holandės nė
Tiranė z. Van den Dool dhe nga Z. Jemin
Gjana, Kryetar i Komisionit pėr Aktivitetet
Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin nė Kuvendin
e Shqipėrisė.
Mbledhja e kesaj Tryeze Kombėtare u parapri
nga aktivitete tė cilat pėrfshijnė
organizimin e takimeve nė formatin “focus
group” me antarė tė Kuvendit, organizata tė
shoqėrisė civile, takime me perfaqėsues tė
pushtetit vendor, medias si dhe shumė takime
tė tjera me individe tė shquar, tė gjithė
sensibėl lidhur me cėshtjet mjedisore.
Aktivitetet pėrgatitore arritėn
pikėn kulmore kur me mbėshtetjen e
Ambasadorit tė Mbretėrisė sė Holandės dhe
pjesmarrjen e Kordinatorit Kombėtar tė
projektit REA dhe te z. Jemina Gjana, nė
datėn 10 shkurt 2010, u bė i mundur njė
takim me Kryetaren e Kuvendit znj. Jozefina
Topalli e cila u njoh me projektin dhe
mbėshteti krijimin e Koalicionit Kombėtar
pėr Mjedisin.
Pėrvec sa mė sipėr, nė disa raste,
Kordinatori Kombėtar pėr projektin REA dhe
lėvizjen BELLS ėshtė takuar me z. Ftamir
Mediu, Ministėr i Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit tė Ujrave (MPAU) si dhe
zvministrin z. Taulant Bino. Takimet i kanė
shėrbyer prezantimit tė projektit REA,
lėvizjes BELLS si dhe afirmimit tė
mbėshtetjes pėr krijimin e KKM nė Shqipėri.
Krijimi i Koalicionit Kombėtar pėr Mjedisin
Nė njė Tryezė Kombėtare e cila u mbajt mė 17
shkurt 2010, u mblodhėn sėbashku rreth 80
pėrfaqėsues tė Kuvendit tė Shqipėrisė,
Shoqėsirė Civile, institucione tė qeverisė
qėndrore, pėrfaqėsues tė pushtetit vendorė,
medias dhe biznesit, si dhe pėrfaqėsues tė
organizmave donatore te cilat operojnė nė
Shqipėri.
Nė takimi morrėn pjesė dhe u mbėshtėt nga
pėrfaqėsues tė partnerėve rajonale tė
projektit REA, pėrfshirė organizatat:
Environment Ambasadors nga Serbia, Advocacy,
Training and Resource Center nga Kosova,
Green Home nga Mali i Zi dhe 4x4x4 Balkan
Bridges nga Maqedoina.
Nė takim morrėn pjesė gjithashtu 2
pėrfaqesues tė Parlamenteve respektive tė
Kosovės dhe Maqedonisė si dhe Kryetarėt e
komunave tė Tuzit dhe Shengjinit nga Mali i
Zi.
Nė vijim tė diskutimeve dhe debateve ne kėtė
konferencė e ka marrė fjalėn edhe kryetari i
Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj. Nė njė
prononcim tė shkurtėr ai ka cilėsuar se nese
duhet te perkufizojme masakren ne mjedis, ne
jemi ende te fresket nga masakra nga ku kemi
dale para dy dekadash dhe nga pronesia
kolektivevmbi territorin, por mendoj se
duhet te bejme nje koalicion qe te na
ndihmoje te kapercejme pasojat dhe te ngreme
nje qeverisje qe e do
drejtojė qyetarin teksa planifikon dhe
vepron per cdo njesi !
Duke u shkundur shpejt nga kjo gjendje ,
duke e parandaluar ndotjen ne burim, duke
grumbulluar armet e thyera te diktatures,
duke " paguar " njesite vendore qe japin
oksigjen dhe jo ato qe japin me e pakta
thermija pluhuri, sebashku te kapim cfare
duket dhe cfare fshihet, dhe ēfare duhet ne
nje kohe kur kufijte kane humbur
shenjterimin por jo percaktimin e shkatareve
te fatkeqesive dhe fajesive te ndotjes .
Suksesi i ketij kualicioni do te jete
evidentimi dhe berja eficente te teresise se
vlerave te grumbulluar permes praktikave me
te mira dhe une nenshkruaj kete memorandum
, ne emer te zgjedheve mirditor, me besim
se pas mitit ballkanik te Kullave
(keshtjellave a bunkiereve) dhe Ures besoj
se miti i ri social do te jete "Ashensori"
thene ndryshe "ngjitja dhe zbritja pa
cenuar te tjeret" drejt berthames se lenget
apo bluse se qiellte !!
Personalisht besoj dhe pres qe Evropa
duhet dhe do te jete vinci yne i ndershem,
ndersa ne duhet te jemi territori i saj me
qytetare te afte te paguajne dificitin e
ndarjes dhe te permirsojme imazhin permes te
mirave private dhe publike dhe ky koalicion
eshte ne kohen e duhur dhe nje vlere e
shtuar !! flm
Takimi arriti qė me sukses tė krijojė
Koalicionin Kombėtar pėr Mjedisin nė
Shqipėri, me njė antarsi tė njė spektir tė
gjerė pjesmarres, pėrfshire antarė tė
Kuvendit nga Partia Demokratike dhe Partia
Socialiste, kryetare tė bashkive me
pėrkatėsi politike socialiste dhe demokrate,
shoqėria civile, media, biznesi dhe individė
tė shquar nė fushėn e mjedisit. Pjesmarrėsit
ranė dakord mbi njė Memorandum Mirėkuptimi
(MM) i cili u nėnshkura nga 65 antare,
pėrfshirė:
-
7 antarė tė Kuvendit;
-
6 antarė nga institucionet qėndrore;
-
6 kryetare bashkish;
-
34 pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe
individė tė shquar dhe medias dhe biznesit;
-
12 antarė tė cilėt pėrfaqėsojnė, organziatat
donatore, dhe partnerėt rajonal tė projektit
REA.
Mėshtejta/promovimi (Advocacy) dhe lobbing
pėr mjedisin
Diskutimet nė Tryezėn Kombėtare pėr krijimin
e KKM u pėrqėndruan nė cėshtjet qė vijojnė:
-
Fjalėt e hapjes dhe njeherazi shprehje tė
mbėshtetjes nga Ambasadori i Mbretėrisė sė
Holandės nė Shqipėri, Kryetari i Komisionit
Kuvendor per Aktivietet Prodhuese, Tregtinė
dhe Mjedisin, Zvministri i MMPAU, dhe
pėrfaqėsuesi i organizates leader tė
partneritetit rajonal nė kuadėr tė projektit
REA;
-
Nėnshkrimi i Memorandumit tė Mirėkuptimit
pėr krijimin e KKM;
-
Prezantimi i gjetjeve tė Raportit tė
Progresit tė Komisionit Evropian pėr
mjedisin nė Shqiperi, prezantimet
mbėshtetėse tė pėrfaqėsuesėve tė grupeve tė
interesit, si shoqeria civilem media,
biznesi; dhe
-
Konkluzionet e takimit;
-
Tryeza u moderua nga Edlir Vokopola,
Kordinator Kombetar i REA.
Qėllimi primar i Tryesės ishtė qė tė arrihej
njė konsensus ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė
grupeve tė interesit pėr krijimin e KKM si
njė forum pune dhe diskutimi afatgjatė i
cili do tė;
A)
bashkojė nė njė grup, antarė me
vullnet dhe tė aftė qė tė sjellin pėr
diskutim, tė dialogojnė,tė punojnė nė rrjet
dhe tė bashkėpunojnė pėr cėshtjet e
mbrojtjes sė mjedisit nė Shqipėri dhe nė
rajon;
B)
bashkojė nė njė grup pėrfaqėsues tė
sektorėve tė ndryshėm tė cilėt janė nė
gjėndje tė ngrenė pėr diskutim dhe tė cojnė
pėrpara tematika tė ndryshme qė do tė
ndikojnė politikat kombėtare pėr zhvillimin
mjedisor tė qėndrueshėm.
Ky bashkėpunim do tė bėjė tė mundur qė:
·
Tė ndėrgjegjsojė dhe tė ngrejė kapacitetet e
aktorėve tė interesit nė mėnyrė qė cėshtjet
e mjedisit tė zėnė njė vend prioritar nė
politikat komnėtare pėr zhvillimin e
qėndrueshėm;
·
Tė rrisė bashkėpunimin ndėrsektorial pėr
zbatimin e strategjive dhe inciativave
mjedisore;
·
Tė rrisė bashkepunimin dhe shkėmbimin e
eksperiencave rajonale lidhur me cėshtjet
mjedisore;
·
Tė rrisė njohuritė e aktorėve tė interesit
pėr standardet dhe vlerat mjedisore tė
Bashkimit Evropian;
·
Tė nxisė aktivitetet per harmonizimin e
legjislacionit shqiptar me standarded e
Bashkimit Evropian;
·
Tė sigurojė pjesmarrjen e aktorėve tė
interesit nė njė proces transparent dhe tė
hapur vendim – marrje pėr projekte me impakt
tė rėndėsishėm mjedisor pėr vendin.
Pjesmarrėsit nėnvizuan sė problemet kryesore
tė cilat shqetsojnė vendin dhe publikun e
gjerė dhe duhet tė merren nė konsideratė nga
KKM nė aktivitetet qė do tė pasojnė duhet qė
tė;
·
Vendosin rregulla transparente pėr
organizimin dhe funksionimin efektiv te
Koalicionit;
·
Tė inkurajojė aktivitete tė cilat do tė
rrisin ndėrgjegjėsimin e publikut tė gjerė
pėrfshirė, politikanėt, nepunėsit civil,
biznesit, medias dhe tė shoqėrisė civile;
·
Tė kėrkojė dhe nxisė forcimin e zbatimt tė
ligjit;
·
Tė monitorojė aktivtetet e qeverisė ne
lidhje mė arritjen e standardeve
legjislative dhe rregullatore pėr tė
pėrshpejtuar asocimin nė BE;
·
Tė rrisė dhe zgjerojė bashkepunimin dhe
punėn nė rrjet tė aktorėvė nga grupe tė
ndryshėm tė interesit;
·
Tė pėrfshijė median pėr tė siguruar njė
pasqyrim sa mė koherent dhe tė vazhdueshėm
tė ngjarjeve dhe cėshtjeve qė shqetsojnė
vendin lidhur me mjedisin;
·
Tė nxisė hartimin dhe tė kėrkojė forcoimin e
zbatimit tė menjėhershėm tė strategjisė sė
integruar pėr menaxhimin e mbetjeve,
pėrfshirė mbetjet plastike si pjesė tė njė
programi mbarkombėtar;
·
Te nxisin hartimin dhe forcojė zbatimin e
Planeve Mjedisore Vendore;
·
Tė kėrkojė dhe sigurojė rritjen e
transparencės dhe pjesmarrjen e gjerė nė
zhvillimin e politikave dhe procesin
vendim-marrės lidhur me cėshtjet e
mjedisit.
Ne Aneks 1 bashkėlidhur do tė gjeni nje foto
album tė cilat ilustrojnė mbledhjen e
Tryezės Kombėtare pėr krijimin e Koalicionit
Kombėtar pėr Mjedisin nė Shqipėri, ndersa ne
Aneks 2 eshte lista e antarve tė cilėt kanė
firmosur Memorandumin e Mirėkuptimit pėr
krijim e KKM.
Ashtu sic edhe u vleresua nga pjesmarresit
ne 17 shkurt 2010, Tryeza Kombetare arriti
me sukses te krijoje Koalicionin Kombetar
per Mjedisin i cili perbehet nga nje
pjesmarrje e gjere e grupeve te interesit,
perfshire deputete te Kuvendit te
Shqiperise, perfaqesues te organizatave te
shoqerise civile, perfaqesues tw qeverisw
dhe te pushtetit vendor, biznesit, medias,
perfaqesues te organizatave donator dhe nga
rajoni.
Ne kete takim te pare te KKM, 64 pjesmarres
nenshkruan nje Memorandum Mirekuptimi i cili
eshte shprehje e vullnetit te perbashket per
te sjelle ne kete tryeze diskutimin e
ceshtjeve per zhvillimin e nje mjedisi te
qendrueshem.
Te tjere individe dhe
perfaqesuesh institucionesh dhe organziatash
te cilet nuk munden te marrin pjese ne kete
takim kane shprehur mbeshtetjen e tyre dhe
gadishmerine per te qene pjese e kesaj
nisme.
Edlir Vokopola
Kordinator Kombetar
REA dhe BELLS Movement
Urban Research Institute
|