|
|
 |
Zhvillohet mbledhja e parė e KRRT-sė
pėr vitin 2008. Nė kėtė mbledhje janė miratuar 25 projekt-vendime
pėr ndėrtime nė qytetin e Rrėshenit.
Ėshtė zhvilluar mbledhja e rradhės e
KRRT-sė pėr Bashkinė e Rrėshenit. Nė kėtė mbledhje
janė miratuar 25 projekt vendime qė kanė ardhur nga zyra e
urbanistikės sė kėsaj bashkie. Nė fillim kryetari i kėsaj KRRT-je z.
Gjon Dedaj, tha se po fillojmė mbledhjen e KRRT-sė, nė vijim tė
atyre qė kemi zhvilluar gjatė vitit 2007. Mė tej ai tha se po bėhen
hapa tė vazhdueshėm nė vijim tė transparences, dhe pėr kėtė c’do
mbledhje do tė rregjistrohet nė disk elektronik, pėr tė shmangur ēdo
rast konfliktualiteti. Madje njė pėrmbledhje me vendimet pėrkatėse,
do tė publikohet edhe ne web-sitin e Bashkisė. Ėshtė e pa mundur qė
t’u plotėsohet dėshira tė gjithė atyre qė kėrkojnė tė ndėrtojnė,
sepse duhet qė tė mbrohen ato elementė tė domosdoshėm pėrbėrės tė
qytetit. Sot ka pėrpjekje mė dinjitoze pėr paraqitjen vizive tė
projekteve qė do tė sillen pėr miratim, por nė mbledhje tė tjera, do
tė mundėsohet qė projektet tė paraqiten me video projektor. Pas
kryetarit tė KRRT-sė, e ka marrė fjalėn Sekretarja e KRRT-sė znj.
Adelina Nikolli, e cila ka bėrė njė paraqitje tė plotė pėr tė gjitha
projektet e reja qė paraqiten, por edhe ata qė janė tė shtyra nga
mbeledhjet e kaluara.
Duke i parė sipas rėndėsisė, ėshtė
proceduar me pikėn 3 tė projektit, pėr miratimin e studimit tėrėsor
pėr ndėrtimin e njė Qėndre Tregtare 2 katėshe, me njė kat parkim tė
nėndheshėm, dhe dy kulla banimi 7 katėshe, tek Ura e Jakajve. Kjo
qėndėr tregtare ėshtė me njė sipėrfaqe 3370 m2 nė pronėsi tė z.
Gjovalin Jaku. Nė kėtė rast projekti ėshtė paraqitur nga arkitetketi
Maks Kola, i cili pasi ka shpalosur nė mur tė gjithė projektin. Kjo
ėshtė vlerėsuar si njė risi, pasi tė gjithė anėtarėt e KRRT kanė
pasur mundėsinė qė tė gjykojnė pėr pėrmasat e kėtij ndėrtimi. Z.
Kola tha se gjithnjė kam
pasur
parasysh qė tė ndėrhyhet nė zona qė nuk janė tė urbanizuara, pėr tė
pėrfituar mė shumė sipėrfaqe tė qytetėruara. Projektin e paraqitur,
z. Kola e konsideroi si njė frymė tė re pėr qytetin. Ai tha se ē’do
hyrje pėr familjarė do tė ketė garazhin e vet pėr makina, ndėrkohė
qė garazhi do tė komunikojė me shkallėn dhe ashensorin. Duke mos
patur ndėrtime tė tilla nė Rrėshen, jam pėrpjekur qė bėj diēka qė
qyteti tė mos bjerė por tė ngrihet, qė njerėzit tė mos ikin por tė
qėnrojnė kėtu. Mė tej ai ka theksuar se me ndėrtimin e kėtij
objekti, i cili do tė kushtojė 1.5 milion Euro, pėrfitues do tė jenė
pronari i tokės, arka e bashkisė por mbi tė gjitha do tė pėrfitojė
qyteti dhe qytetarėve.
Nė lidhje me kėtė pikė, kryetari i
KRRT-sė z. Gjon Dedaj tha se falenderoj ivestitorin dhe tė gjithė
ata qė pėrpiqen pėr urbanizimin e qytetit tonė. Ėshtė e vėrtetė qė
ne jemi pėrpjekur tė nxisim ivestitorė tė tjerė, pėr tė mundėsuar
kėto koficiente tė zhvillimit infrastrukturor. Unė e mbėshtes kėtė
mundėsi dhe e falenderoj z. Kola pėr paraqitjen e kėtij projekti.
Pas disa ndėrhyrjeve sqaruese nga anėtarėt e KRRT-sė, ėshtė kaluar
nė votim, ku ky vendim ėshtė miratuar me tė gjitha votat e
anėtarėve.
Nė vijim tė diskutimeve ėshtė
proceduar me pikėn 1 tė kėtij projekt vendimi. Kėshtu pasi janė
kontrolluar tė gjitha proceduarat e ndjekura dhe dokumnetacioni
pėrkatės, ėshtė kaluar nė votim dhe ėshtė konfirmuar vendimi pėr
ndėrtimin Lokal plus Banesė pėr z. Ded Reci nė afėrsi tė pėrroit tė
Kulmes. Anėtarėt e KRRT kanė vėnė si kusht pėr ivestitorin qė tė
disiplinojė pėrroin nė gjatėsinė e ndėrtimit tė tij. Gjithashtu
KRRT-ja ka miratuar kėrkesėn pėr ndėrtimin e Bar-Bufe tek Ura e
Sotirit ne pronėsi tė z. Gjergj Pėrgega. Si nė tė gjitha pikat edhe
kjo ka hapur debat tė gjatė pasi tė gjithė anėtarėt kanė qėnė tė
vėmendshėm pėr tė mos lejuar zėnien e hapėsirave publike apo
lulishteve etj.
Mė tej ėshtė vijuar me miratimin e
disa kėrkesave tė tjera si shtesa pallati apo ngritje ndėrtesash tė
reja. E vetmja pikė qė ėshtė shtyrė pėr diskutim ka qėnė pėr lejimin
e ndėrtimit tė njė kioske pėr shitjen e gazetave. Nė kėtė rast
kėshilli Bashkiak e ka miratur kėrkesėn e gazetashtėsit dhe ja ka
kaluar KRRT-sė pėr miratimin e dhėnies sė lejės sė pėrkohshme pėr
vedosjen e njė pikė shitje. Por pas diskutimeve tė gjata u vendos qė
Zyra e Urbanistikės sė Bashkisė tė pėrcaktojė tre vėnde tė mundshme
dhe mė pas ti serviren gazetashitėsit.
a.ndoja
2. 4.
08 |