|
KRRT,
prezantohet plan i pergjithshėm rregullues
si dhe kompleksin Mirdita Tower..
Prej
disa muajsh KRRT e Bashkisė Rrėshen ka
ndėrprerė nė mėnyrė tė plotė dhenien e
lejeve tė ndėrtimit pėr ndėrtime sporadike,
shtesa pallatesh, apo ndėrtime tė tjera tė
karakterit denigrues pėr qytetin siq ka
ndodhur pėr shumė vite. Njė vendim i tillė
do tė jetė nė fuqi deri kur tė marrė formėn
e plotė ligjore Plani Rregullues i
Bashkisė Rrėshen, plan i cili do tė jetė
njė libėr i fortė rregullash i cili do tė
disiplinojė dhe orinetojė zhvillimin e
qytetit nė parametra perėndimorė tė kohės.
Por kjo nuk ka penguar KRRT-nė qė tė japė
leje ndėrtimi pėr banesa shumėkatėshe nė tre
ekstremet hyrės tė qyetit. Ndėrtime tė tilla
cilėsore dhe me njė dizanj tė larmishėm, i
kanė dhėnė pamje joshėse qytetit, pikėrisht
nė pikat mė errėta tė saj. Pėr qytetarėt e
vemendshėm dihet se si ka qėnė hyrja nė
qytetin e Rrėshenit nga drejtimi lindor.
Pikėrisht nė vėndin e quajtur ura e jakajve,
tashmė janė ngritur dy kulla binjake shumė
katėshe, ku janė strehuar dhjetra familje tė
qytetit tė Rrėshenit. Por ajo qė ėshtė mė e
rėndėsishme njė ndėrtim i tillė i ka dhėnė
njė hov tė rėndėsishem zhvillimit
infrastrukturor tė zonės, si edhe
urbanizimit tė saj. Pikėrisht nė kėtė vėnd
ku ka qėnė dominuar nga kioskat dhe ndėrtime
njėkatėshe aspak funksionale, me ambiente
gjithė baltė e pa pastėri, por strukturohet
njė pamje mjaft komode dhe ambiente qytetare
bashkėkore.
Po ashtu nė
hyrjen tjetėr tė qytetit, nė anėn
perendimore tė tij, pikėrisht tek ish
stadiumi
i
vjetėr i lojrave me dorė, po hedh shtat njė
kompleks gjigand ndėrtimor ku ėshtė
parashikuar tė gjejnė strehim dhjetra
familje tė Rrėshenit, por do tė ketė edhe
dhjetra lokale dhe ambiente tė tjera
bashkohore, salla tė ndryshme dhe zyra.
Ndėrtimi do tė shoqėrohet me njė
infrastrukturė bashkohore nė anėt e jashtme
tė tij dhe nė ambientet pėrrreth. Kjo do ti
japė njė imazh qytetar hyrjes sė qytetit, si
edhe do tė zbukurojė njė pjesė tė
rėndėsishme tė zonės. Firma ndėrtuese po
punon me mjaft shpejtėsi dhe sipas tyre
ndėrtimi do tė pėrfundojnė brėnda
parametrave optimalė kohore dhe me njė
cilėsi tė lartė punimesh.
Ndėrsa nė
mbledhjen e njė dite mė parė ėshtė shqyrtuar
dhėnia e lejesh sė ndėrtimit
pėr njė godinė tjetėr 9 katėsh e
cila pritet tė ndėrtohet nė afėrsi tė urės
qė lidh Rrėshenin me tregun e qytetit.
Ndėrtimi do tė vendoset nė afėrsi tė kėmbės
sė ish urės sė hershme tė telave, pikėrisht
ku sot ka njė sasi tė konsiderueshme ferrash
dhe ambientesh tė pa shfrytėzuara. Sipas
Kryetarit tė KRRT-sė njėherit Kryetar i
Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj, bashkia
Rrėshen ėshtė pėrpjekur tė krijojė njė klimė
tė ngrohtė bashkėpunimi me ivestitorė
strategjik. Kjo rrit mundėsinė pėr ndėrtime
cilėsore dhe bashkohore, njėherit bėhet edhe
urbanizimi i zonave pėrreth. Me kėtė synohet
qė tė ashtuquajturat “pika tė errėta” tė
marrin jetė, duke bėrė qė qyteti nėn
kontrollin e rreptė tė Planit Rregullues tė
marrė fryme me tendencė shtrirje jashtė
kufinjve tradicionalė tė tij, falė tendencės
gjithnjė e nė rritje dhe kėrkesave pėr
ndėrtime.
Pikėrisht nė
kėtė frymė KRRT-ja
e
Rrėshenit, nėn drejtimin e kryetarit tė saj
Gjon Dedaj, u mblodh me dyer tė hapura pėr
publikun, ndėrsa tė pranishėm ishin dhe
anėtarė tė kėshillit si dhe pėrfaqėsues tė
disa investimeve serioze qė priten tė
fillojnė nė territorin e kėsaj bashkie. Nė
kėtė sens ka patur njė diskutim tė hapur dhe
ballafaqim ideshė pėr disa probleme tė
shtruara qė nė hyrje tė kėtij takimi. Kėshtu
nė detaje u diskutua pė rplanin rregullues
tė bashkisė, si dhe u prezantua dhe diskutua
rreth projektit tė kompleksit “ Mirdita
Toėer ”.
Fjalėn e
hapjes e mbajti z.Gjon Dedaj, i cili ndėr tė
tjera
ka
shpallur idetė qė pėrcillen nė planin
rregullues tė bashkisė pėr t’iu pėrgjigjur
nė mėnyrė sa mė efektive administrimit tė
territorit tė kėsaj bashkie. Dhe pėr kėtė ai
ka falenderuar gjithė aktorėt pjesėmarrės nė
kėtė proces shumė tė rėndėsishėm,qė nga
studio, publikun qė mori pjesė nė disa
takime dhe me shėnimet e tyre nė njė libėr
tė lėnė enkas nė hollin e pallatit tė
kulturės ku dhe ėshtė ekspozuar ky plan
rregullues.
Ai ka bėrė
me dije se tashmė bashkia Rrėshen ėshtė nė
momentin e hartimit tė njė dokumenti tė
rėndėsishėm qė do i mbeten pėr vite kėsaj
bashkie si proje kte udhėrrėfyese, ashtu
sikundėr dokumentet e tjera fondamentalė si
plani strategjik, profili, performanca
online,disa botime serioze te praktikės
administruese nė kėto tri vite, dhe sė fundi
dhe plani rregullues cka e vėnė Rrėshenin nė
bashkitė avangardė tė vendit.
Zoti Dedaj
ka bėrė njė pėrshkrim tė detajuar mbi risitė
qė sjell ky plan rregullues duke ritheksuar
se asnjė ndėrtim nuk do tė jepet mė jashtė
kėtij parametri qė pėrcakton ky plan i
bashkėbiseduar me publikun dhe tėrė aktorėt
progresivė, ndėrsa ėshtė ndalur mė gjatė
rreth disa pikave mė thelbėsore, duke
aēenuar edhe njė hapje tė re tė qytetit nė
disa unaza, me njė dyfishim sipėrfaqe ēka e
bėn kėtė bashki tė lidhet drejtpėrdrejt nė
aprovimet nga KRRTSH e Republikės.
Rėndėsi po
i jepet dhėnies jetė tė disa sipėrfaqeve tė
“vdekura”, si dhe administrimin e pasurisė
ujore, qė ėshtė sinonim i mėnyrės sesi
veprojnė qytete moderne nė gjithė botėn e
zhvilluar. Duke i dhėnė fund anarkisė nė
dhėnie leje ndėrtimi dhe shtesa tė
pakuptimta pallatesh, qyteti po merr formė
mė tė plotė si dhe rajone tė tėra po kthehen
nė
zona tė bujtura urbanisht.
Ndėrsa ka theksuar nevojėn e njė studimi tė
imtėsishėm nė gjithė magjistralet qė e
pėrshkojnė Rrėshenin, qė nga autostrada, Ura
e Fanit, kalimin e rrugės Rrėshen-Klos etj.
Janė gjithė kėto oportunitete qė ne duhet
t’i kemi parasysh nė diskutimet qė do bėjmė
e deri nė miratimin e planit
rregullues,theksoj z.Dedaj
Mė pas ka
bėrė njė prezantim tė detajuar
tė
planit rregullues arkitekt Maks Kola,
pėrfaqėsues i studio Max XII.
Pas
diskutimit me slide tė tij, tė pranishmit
kanė bėrė pyetje tė shumta.
Fran
Canga, kėrkoj pėr tė ditur nė hollėsisht se
cila do tė jetė vija urbane si dhe detaje tė
tjera,ndėrsa ing. Pjetėr Pjetri, debatoj pėr
detyrėn e projektimit si dhe pėr detaje tė
tjera. Antarėt e KRRT-sė e mbėshtetėn
projektin, po ashtu dhe antarėt e kėshillit
dhe tė ftuar,ndėrsa ėshtė kėrkuar tė
vazhdohet me diskutime ende mė tė thelluara
pėr disa pika tė tij, sidomos me kasta
profesionistėsh deri sa tė arrihet tek
miratimi i tij nė kėshill.
Mė tej ėshtė
shqyrtuar projekti pėr ndėrtimin e
kompleksit turistik “Mirdita Toėer”.
Pikėrisht pėr kėtė ka relatuar gjatė Msc.
Arkitekt Besar Zifla. Projekti ėshtė punuar
nga studio PAS + P me qėndėr nė Tiranė,
studio e cila ėshtė nėnkotraktuar nga njė
studio italiane. Hap pas hapi Msc. Arkitekt
Besar Zifla ka pėrcjellė me anė tė njė
videoprojektori “Studimi Urbanistik
Pjesor Kompleks Mirdita Tower” nė hyrje
tė autostradės Rrėshen – Kalimash.
Tė nderuar
vizitorė tė kėtij webi qė doni tė njiheni me
kėtė ndėrtim gjigand nė Rrėshen ju ftoj tė
lexoni tė gjithė tė dhėnat pėrkatėse pėrmes
fotove tė mėposhtme.








Nė fund disa
prej diskutantėve kanė vlerėsuar punimin,
duke bėrė disa vėrjetje pėr pjesėn e sipėrme
tė kullės pasi ka shėnja tė orientit. Tė
pranishmit kanė theksuar se nuk ka pse tė
vendosen kryqe, por duhet tė duket mė qartė
profili i kullės mirditore. Kjo ėshtė
pranuar si e drejtė nga pėrfaqėsuesit e
studios, ndėrkohė qė sipas tyre edhe
studioja italiane e ka bėrė njė vėrejteje tė
tillė. Sipas pėrfaqėsuesve tė studios kjo do
tė rishikohet pėr tė bėrė pėrmirėsimet e
duhura.
A.Ndoja
Gj.Marku
Rreshen. 14. 12. 09
|