|
|
 |
KRRT-ja e Bashkisė i
hap rrugėn ndėrtimit tė dy komplekseve Rezidenciale Shėrbimi dhe
Banimi.
Mbledhje e
rradhės e KRRT-sė tregoi se vizioni i Bashkisė
pėr konfigurimin e mėtejshėm tė qytetit, ka dale prej
kohėsh
nga ndėrtimet e thjeshta qė konsistonin nė shtesa pallatesh, apo
ndėrtesa tė tjera aspak funksionale. Kėshtu prej ditės sė djeshme
KRRT-ja i ka hapur rrugė ndėrtimit edhe tė dy komplekseve tė mėdha,
njėri nė hyrje tė qytetit nė vėndin ku ka qėnė stadiumi i lojrave me
dorė, dhe tjetri nė pikėn dominate tė qytetit, nė vėndin ku
aktualisht ndodhet cerdhja e femijėve.
Parė nė aspektin
urbanistik, ndėrtimi qė do tė bėhet nė rrugėn “atė Gjergj Fishta nga
ivestitori Bardhok Jushi i njohur edhe pėr njė ndėrtim tejet cilėsot
afėr Muzeut Historik nė Rrėshen, por edhe pėr ndėrtime tė tjera
shumė katėshe nė Shėngjin tė Lezhės, ėshtė njė kompleks rezidencial
prej 11 katėsh, ku dy katet e para do tė jenė tė destinuara pėr pėr
lokale dhe qėndėr bisnezi. Po ashtu edhe kati i 11-tė do tė bėhet
njė lokal shėrbimi, me njė ashensor panoramik qė do tė jetė vetėm
pėr lokalin, dhe do tė vendoset nė anėn e jashtme tė tij. Ndėrsa
godina tjetėr pėr tė cilin u dha “OK” pėr studim pjesor, ėshtė njė
godinė banimi e shėrbimi me siparfaqe 3000 m2 dhe me sipėrfaqe
ndėrtimi nė masėn 1890 m2, me iveshtitor z. Mark Gjoni.
Mbeldhja e rradhės e
KRRT-sė ėshtė bėrė nė njė
interesim tė dukshėm
tė faktorėve tė interesuar pėr zhvillimin e qytetit, dhe e
monitoruar hap pas hapi edhe me mjete digitale tė informimit tė
publikut. Po ashtu pėr herė tė parė tė gjithė anėtarėt e KRRT-sė
kanė pasur mundėsinė qė pėrmes njė video projektori tė shohin live
nė format tė madh, tė gjitha detajet e paraqitura nga ekspertėt
pėrkatės sė studiove tė projektimit. Varianti i parė i cili i
pėrket kompleksit tė paraqitur nga ivestitori Bardhok Jushi, ėshtė
mbrojtur nga inxhinieri arkitekt z. Vasil Jorgaci dhe Adrian Merjo,
pėrfaqėsues tė studios sė projektimit “Jorgaci” me qėndėr nė Tiranė,
ndėrsa projekti tjetėr qė i pėrket ivestitorit Mark Gjoni, ėshtė
mbrojtuar nga ing Arben Hondro nga studio “Tecnoline” me qėndėr po
nė Tiranė.
Nė fillim tė
mbledhjes e ka marrė fjalėn z. Gjon Dedaj nė cilėsinė e kryetarit tė
KRRTs-sė i cili ka thėnė:
Ju pėrshendes tė
gjithėve, ju falenderoj pėr korrektesėn qė mendoj qė e kanė tė gjithė
anetarėt e kėsaj KRRT-je qė janė kėtu tė pranishėm. Ne, sikurse
kemi komunikuar edhe nė mbledhjet paraardhėse, njoftimi ka qenė nė
faqen e internetit tė Bashkisė, si njoftim zyrtar. Kemi rėnė dakort
qė komunikimi tė jetė elektronik, dhe pėr cdo rast do tė kemi njė
disk pėrfundimtar, qė do tė shoqėrojė protokollimin e kėsaj
mbledhje. Mund t’ju informoj paraprakisht se jemi fare afėr
emplementimit tė studimit urban, qė do tė dalė nė bazė tė njė
marrveshje dhe projekti qė ne po ushtrojmė me Shoqatėn e
Profesionistėve tė Madridit, APRODEL. Personalisht mendoj se jemi nė
njė moment qė duhet tė vazhdojmė atė qė ju kemi premtuar qytetarėve
dhe subjekteve tė interesuara, pėr tė operuar nė kėtė Bashki. Unė
mendoj se pėrzgjedhja e sotme, tė projekt vendimit qė keni pėrpara,
pėr miratim studimi urbanistik tė dy objekteve ka ardhur si rezultat
i dy qėllimeve kryesore qė ne kemi, tė ndryshojmė dhe tė mbėshtesim
ndryshimin e konceptit pėr qytetin, dhe tė pėrkrahim nė mėnyra tė
denja investimet pėr kohėn, tė cilat rrisin lartėsinė e ambienteve
tė banuara dhe tė shfrytėzueshme, njėkohėsisht tė bėjmė njė
mirėstudim tė sipėrfaqes, pėr tė filluar tregimin e njė kujdesi
maksimal pėr metrat katėror qė ne kemi nė dispozicion. Kėsisoj, edhe
pėr faktin se nė problematikėn qė shumica e din ne lidhje me procesin
administrativ nė zyrėn e urabanistikės, ju informoj se sipas
vendimit tė Kryetarit tė Bashkisė, sot nė cilėsinė e sekretarit tė
KRRT-sė do tė jetė z. Fran Jushi, i komaduar nė kėtė proces, pėr tė
parė mė pas procedurat e tjera, thjesht administrative. Tani unė
mendoj se ja vlen qė tė mbeshtesim bisnezin. Unė nė kėtė rast kam
falenderim tė posacėm pėr tė gjitha rastet qė kėrkojnė ivestime tė
tilla nė Rrėshen. Gjithėsesi jeni ju ata qė do tė vendosni qė tė
fitojmė kohė, jo thjesht pėr njė sistem fiskal efektiv tė Bashkisė,
por edhe pėr mundur qė tė kemi sėbashku njė koherencė dhe njė
mardhėnie tė premtuar, tė njė mardhėnie e cila do tė funksionojė nė
mėnyrė permanete duke dashur qė qyteti dhe bashkia nė tėrėsi, tė
kene edhe hapjen e njė konkurence tė ndershme. Besoj qė ėshtė hapi i
parė qė ballafaqojmė tė dyja investimet, kėshtu qė ne kemi marrė nė
konsideratė edhe ndryshime qė kanė mes njėritjetrit, dhe avantazhet.
ne kemi pėrzgjedhur. Jnė dy kėrkesa, ndėrkohė qė kemi kėrkesa tė
tjera, por qė ata nuk kanė mundur qė ta kapėrcejnė kėtė situatė.
Mė lejoni tė dashur
tė pranishėm qė t’ju lexoj projektet e paraqituera pėr mbledhjen e
sotme.
1-Miratim
studimi urbanistik pjesor, vendimi nr 8 datė 30. 06 2008, mbėshtetur
nė bazėn ligjore pėrkatėse, dhe pas diskutimit me personat e
interesuar ne dėshirojmė tė diskutojmė sėbashku miratimin e studimit
Urbanistik pjesor tė Kompleksit Rezidencial Shėrbime Banimi, tek
rruga “Gjergj Fishta” qyteti Rrėshen, pranė Cerdhes sė fėmijėve, me
sipėrfaqe 3150 m2 dhe sipėrfaqe ndėrtimi 2100 m2, me kėrkues z.
Bardhok Jushi, njė ndėrtetsė qė shkon nė 11 kate. (sheshi ėshtė
Pronė Publike + Pronė Private)
2- Tė
diskutojmė dhe tė miratojmė Studim Urbanistik Pjesor pėr godinė
Banimi e Shėrbimi 8 katėshe nė qytetin Rrėshen, nė perėndim tė
spitalit, ish Kėndi i lojrave me dorė, me sip 3000 m2 dhe me sip
ndėrtimi 1890 m2 pėr z. Mark Gjoni. Sheshi ėshtė pronė private me
certifikatė pronėsie. Nėse pėrfaqėsuesit ose ata qė do tė mbrojnė
kėto kėrkesa i kanė materilet e tyre elektronike, ne u ofrojmė
mundėsinė qė me anė tė vidio – projektorit, ata tė prezantohen.
Mė pas e
ka marrė fjalėn z. Vasil Jorgaci i cili gjatė mbrojtjes qė i bėri
projektit tė paraqitur nga ivestitori Bardhok Jushi, ndėr tė tjera
ka theksuar:
Unė quhem
Vasil
Jorgaci pėrfaqėsoj studion me tė njėjtin emėr, bashkė me Adrian
Merajn. Nė fillim dua tė komplimetoj Bashkinė e Rrėshenit pėr
informacionin e plotė qė kishte nė internet, nė faqen e saj tė
Bashkisė, edhe pėr studimet e miratuara gjė qė nuk e kanė as
bashkitė e mėdha, si e Tiranes apo e shumė tė tjerave.
Zona
ndodhet nė pjesėn jugore tė qyetit tė Rrėshenit pėrgjatė bulevardit
‘Atė Gjergj Fishta” nė pjesėn e epėrme tė tij. Ėshtė e kufizuar
nga
tre faqe me rrugė. Nė zonėn nė fjalė ka njė objekt egzistues qė
ėshtė Cerdhja. Gjithė objekti do tė kėtė frymarrje. Nė pamje tė parė
cdo gjė duket e rregullt, por nė anėn e pasme terreni nė jug-lindje
ka njė disnivel 6-7 metra. Zona ėshtė e ndarė nga blloqet e banimit,
ėshtė e ndarė nga rruga dhe me shkollėn. Zhvillimi i kėsaj zone
bėhet mbi bazėn e aksit tė lėvizjes sė bulevardit.
Faktor kyq ne zhvillimin volumor tė kėtij qyteti, pėrveq rrugės
kryesore ka qėnė edhe lulishtja. Objekti ka njė aks kompozicional
dhe duket qė nė rrugėn kryesore. Jo mė kot ėshtė vendosur qė nė
katin e 11 tė ketė njė Bar-Restorant paronamik, sepse pėrvec
lartėsisė qė ka objekti dhe lartėsisė qė merr nė kėtė pikė, rruga
krijon njė lloj panorame natyrale e gjithė qyetit. Pėr kėtė ėshtė
vendosur njė ashensor i jashtėm qė do tė shėrbejė vetėm pėr katin e
sipėrm dhe qė ballafaqohet me aksin e rrugės. Vlera mė monumentale e
saj ėshtė ky ashensor qė pėrbėn boshtin kompozicional tė saj.
Objekti ėshtė i trajtuar thjesht. Zhvillon dy katet e para me
ambiente administrative dhe tregtare. Pjesėn tjetėr e ka tė
zhvilluar nė banim.
Pas tij ka
nisur mbrojtjen e projektit me ivestitor z. Mark Gjoni pėrfaqėsuesi
i ”Tecnoline” z. Arben Mandro i cili ne relacionin e tij tha:
Sheshi i
ndėrtimit ėshtė nė hyrje tė qyeti tė Rrėshenit, dhe takimi i parė me
qytetin do tė bėhet me kėtė ndėrtesė . Ėshtė punuar qė tė krijohet
njė cilėsi nga pikpamja tektonike sa mė dinjitoze. Kėrkesa e
ivestitorit ėshtė qė tė ndėrtohet njė kompleks shėrbimesh, tregtar
dhe objekte banimi. Kėeshtu qė zgjidhja urbanistike ėshtė menduar tė
jetė njė sipoėrfaqe njė katėshe kryesisht me funksion tregtar.
Objekti kompozohet nga dy volume. Volumi i parė do tė jetė njė
katėsh dhe i dyti 8 katėsh me funksion banimi. Sipėrfaqja totale qė
ėshtė 3000 me2 ėshtė shfrytėzuar 1850 metra, ndėrsa pjesa tjetėr
ėshtė lėnė siparfae parkimi dhe gjelbėrimi. Duke menduar qė kjo
zonė ėshtė afėr spitalit civil dhe infektiv, ėshtė menduar qė tė mos
cėnohet aktiviteti tyre do tė bėhen dy breza gjelbėrimi qė do tė
bėjnė ndarjen me zonėn spitalore. Ėshtė menduar qė pėr tregėti tė
lihet njė sipėrfaqe afėrsisht rreth 850 m2 parkim, por edhe kati i
nėndheshėm do tė jetė i gjithi pėr parkim. Funksioni i banimit ėshtė
menduar qė tė poizicionohet afėr qėndrės sė sheshit. Godina ėshtė
menduar me katėr apartamente nė njė kat, tė cilat kanė mundėsin e
pamjeve me akset e qytetit. Kėtu do tė bėhen 25 dyqane me madhėsi tė
ndryshme. Parkimi do tė ketė 70 automjete. Pėr fasadat paraqitje
dinjitoze pasi ėshtė hyrja e qyetiet. Pamje bashkėkoheore me xham, e
qeramike e alumin. Banimi ėshtė i mbrojtur nga zhurmat dhe pluhuri
pasi ėshtė shtyrė nga rruga.
Apartamentet do tė jenė tė orientuara me akset kryesore tė qytetit.
Panormike ėshtė edhe pamja qė sheh nė drejtim tė pėrroit tė Kulmes.
Pas
kėtyre paraqitjeve, anėtarėt e KRRT-sė kanė bėrė disa pyetje qė kanė
marrė pėrgjigje nga ekspertėt, por edhe nga vetė ivestitorėt. Nė
fund, palėt e interesuara kanė dalė jashtė nė pritje tė vendimit tė
anėtarėve tė KRRT-sė. Votimi i tyre ėshtė bėrė pa praninė e palėve
qė kėrkonin tė merrnin lejet pėrktėse dhe pas disa minutave ėshtė
njoftuar se pėr tė dy projektet e paraqituara ėshtė dhėnė “OK” pėr
sa i pėrket miratimit tė studimit pjesor.
30. 06. 08
Pėrgatiti: A Ndoja
|