|
Kulme, aty ku qėndrojnė tė heshtura dy Kisha
dhe njė postė xhandarmėrie.
Ndodh
tė eksplorosh vėnde tė largėta dhe nuk resht
se treguari pėr bukuritė apo kurioziotete qė
mund tė konstatosh. Por nė jo pak raste
ndodh qė kuorizitet apo pjesė tė historisė
qė janė shumė pranė, pak kush i njeh apo i
eksploron. Pikėrisht nė fshatin Kulme,
rreth 15 km nga qyteti i Rrėshenit njė
vizitor i vemendshėm ndesh nė pamje shumė
mahnitėse, por edhe nė themele qė vėrtetojnė
se kjo zonė e lartė ka qenė e banuar, madje
janė kryer edhe ritet fetare.
Pasi pėrshkon 10 km rrugė rurale pikėsėpari
takon gėrmadhat e njė industrie tashmė tė
falimentuar, por qė gjithėsi dikur mbi 800
punonjės janė ndeshur me nėntokėn e kėsaj
zone duke shkėputuar prej andej miliona
tonelata mineral bakri e nėnprodukte tė tij.
Bakri kishte filluar tė shfrytėzohej qė nė
kohėn e italianėve, nxjerrja e tė cilit u
intensifikua gjatė rregjimit tė kohės
komuniste. Sot 20 vite pas mbylljes sė
minierės si dėshmi e asaj kohe ka mbetur njė
trimozhė qė mbushte makinat me mineral, dhe
pallati i trajtimit tė punėtorėve, ndonėse
tė dyja tė rrėnuara plotėsisht.
Kėtu natyra ėshtė mjaft e pasur, dhe ajri mė
fresiknė
e
tij nė ditėt mė tė nxhehta tė vitit e bėjnė
qėndrimin mjaft tė kėndshėm. Janė tė paktė
banorėt qė kanė zgjedhur tė jetojnė aty,
ndonėse Kryetari i fshatit z. Mark Ruēi
thotė se janė larguar tė gjithė tė ardhurit
ndėr vite, por jo banorėt autoktonė, me
ndonjė pėrjashtim shumė tė vogėl. Marku
thotė se kėtu tashmė nuk ka shkollė dhe ai
me makinėn personale dėrgon nė mėngjes dhe i
kthen pasdite rreth 19 nxėnės qė ndjekin
mėsimin nė shkollat e Rrėshenit. Gjelbėrimi
ėshtė i theksuar, arat janė me misėr tė
shėndetshėm, ndėrkohė qė sapo kanė filluar
tė piqen pemėt e stinės si rrushi, thanat,
hurmat etj. Ajo qė bie nė sy mė shumė ėshtė
fakti se uji ėshtė i pakėt pėr vaditje, por
vetė banorėt kanė ndėrtuar lera tė vogla
uji. Kjo ka funksionuar mirė, pasi vėndi
ėshtė i gjelbėruar dhe me freski tė
konsiderueshme.
Qėllimi vizitės – Evidentimi i resurseve
turistike tė kėsaj zone.
Ishte
njė iniciativė e kryetarit tė Bashkisė z.
Gjon Dedaj pėr tė eksploruar nė kėtė zonė
ato resurse turistike qė posedohen, por qė
nuk janė evidentuar sa duhet. I shoqėruar
nga N/kryetari z. Nok Mrruku, pėrgjegjėsi i
muzeut z. Pjetėr Marku, i trashegimisė
kulturore z. Lekė Shtinja, zyrtarė tė tjerė
Gaspėr Topollaj, Genc Vladi, grupi nis pėr
nė pikėn mė tė lartė tė fshatit kulme, ku
mendohet se janė themelet e dy kishave shumė
tė vjetra. Pikėrisht kjo e bėn priftin dom
Ambroz Demaj qė tė shoqėrojė nė ēdo hap kėtė
grup deri nė fund. Diku pa mbėrritur te
antenat e operatorėve celularė, njė banor i
kulmes Zef Tusha na drejton pėr nė disa
shkurre shumė tė ngjeshura. Edhe pse ėshtė
mesditė, pamja ėshtė e kufizuar pėr shkak tė
dendurisė tė shkurreve dhe lisave. Rreth 10
metra nė thellėsi tė shkurreve ndeshėm nė
themelet e njė Kishe pėr nga ndėrtimi i saj,
thuhet se ėshtė shumė e hershme. Kjo Kishė
quhet Kisha e Shėngjonit.
Kisha e Shėngjonit ku mendohet se u varros
Nikoll Marka Nikoll Doēi, aferm i abatit te
shquar Doēi.
Grupi i punės me shumė vėshtirėsi arrin nė
brendėsi tė mureve rrethuese tė Kishės sė
Shėngjonit. Muret janė nė kėmbė por mjaft tė
dėmtuara.
Ēatia nuk egsiton prej shumė e shumė vitesh.
Zef Tusha i cili ėshtė rreth 70 vjeē thotė
se kam qėnė shumė i ri, diku rreth 13 vjeē
kur kam ndjekur meshė nė kėtė vėnd. Mė pas
erdhi viti 1967, dhe kėtė Kishė si shumė tė
tjera e mbuloi pluhuri i harresės. Lisat
kanė mbirė dhe nė pjesėt e brėndshme tė saj.
Lisat pėrreth janė tė lartė dhe tė pa
dėmtuar. Banorėt Tusha dhe Ruēi, thonė se
askush nuk ka guxuar tė sharrojė nė kėtė
zonė, pasi kanė respektuar themelet e kėsaj
Kishe. Ja pra kjo Kishė e ka kryer misionin
e saj mjaft mirė edhe pse nė mėnyrė tė
heshtur dhe nė njė vėnd tė pa dukshėm. Z.
Tusha thotė se askush nuk e din se kur ėshtė
ndėrtuar kjo Kishė, por me siguri ka njė
jetėgjatėsi pėr mbi njė shekull. Ajo ėshtė
ndėrtuar pėr tu shėrbyer edhe banorėve tė
zonės sė Fangut nė Rubik, ndėkohė qė prej
aty shquhej me lehtėsi Kisha e Rubikut nė
vendin e njohur piktoresk ku ėshtė ndėrtuar.
Zef Tusha
thote se ne
kete Kishe eshte edhe nje varr i nje te
afermi te Abat Doēit.
Madje ai pėrcakton edhe vendin fiks ku ka
qėnė varri, nė njė anėn e djathtė tė hyrjes
pėr nė Kishė, ku vendi duket mė i ulėt nė
pėrmasat e njė varri. Duke vijuar mė tej, banori i vjetėr
i fshatit Kulme thotė se ideja pėr tė
varrosur aty
Nikoll Marka Nikoll Doēin,
ka lindur prej faktit se ate dite ka
qene nje stuhi e madhe, dhe ka qene e pa
mundur kalimi ne lumin Fane, per te shkuar
ne varrezat e Rubikut ku varroseshin banoret
e Fangut. Pikerisht per kete arsye, fshati
dhe te afermit kane pare si mundesi zgjidhje
varrimin e tij ne ane te murit te kishes,
varr konturet e te cilit duken edhe sot. Ky
fakt mund te kete bere qe brezat e
mevonshem te mendojne se aty mund te ishte
varrosur Abati i Perndritur Prend Doēi, por
dokumentat historike saktesojne se Abati
eshte varrosur ne Kishen e Oroshit, pra ne
Abacine e mirnjohur.
Kėtu kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj
porositi strukturat vartėse tė linjės qė tė
pėrpilonin dokumentacionin pėrkatės pėr ti
kaluar nė Ministrinė e Kulturės si vlera tė
trashigimisė kulturore me vlera tė veēanta.
Nė fshatin Kulme edhe Kisha e Qaf-Dardhės
dhe njė postė xhandarmėrie.
Nėse vijon mė tej nė drejtim tė majės sė
Kulmes, disa metra pa
mbėrritur
tėk antenat nė tė majtė shfaqet njė rrugė mė
pak e rrahur dhe i mirmbajtur. Rruga ka qėnė
ndėrtuar nė kohėn e kooperativės e cila
lidhej me fshatin Lurth. Rreth dy km mė tej
duhet tė lėmė makinat pėr tu futur mes disa
shkurreve. Aty na shfaqen disa murana gurėsh
tė vjetėr dhe shėnjat e njė ndėrtimi. Dy
shoqėruesit vendas, z. Mark Ruēi dhe Zef
Tusha thonė se pikėrisht kėtu ka qėnė e
ndėrtuar njė Kishė shumė mė e vjetėr se sa
ajo e Shėn-Gjonit. Kjo kishė ka qėnė e
pagėzuar nėn emėrtimin Kisha e Qaf -
Dardhės. Marku thotė se kohė mė parė
pikėrisht kėtu janė gjetuar pjesė tjegullash
dhe qerepesh me tė cilėn ka qėnė pjekur
buka. Pra edhe nė kėtė zonė mjaft tė thellė
dikur ka pasur banorė qė kanė jetuar e
punuar. Prej kėtu fillon njė zonė me
pėrmbajtje argjile e cila viojn me disa
fshatra qė nga Malajt, Proseku dhe Lurthi.
Rruga vijon
pėr
nė majėn e malit tė Kulmes ku janė vendosur
tre antenat e operatoreve celularė.
Pikėrisht nė afėrsi tė antenave, nė pikėn mė
tė lartė gjėnden rrėnojat e njė poste
xhandarmėrise tė kohės kur qeveriste Mbreti
Zog. Me kėtė postė qeveria e kohės
parandalonte grabitjet e karvanėve qė
lėviznin nga Durrėsi apo Tirana pėr nė Dibėr
apo Maqedoni. Kjo ishte njė kohė qė piratėt
grabitės ishin kthyer nė problem serioz pėr
kėto karvane, por qė gjithėsi qeveria e
kohes nuk kishte heshtur, por kishte
organizuar shėrbimin nė njė vėnd ku
kontrollohej e gjithė zona.
A.
A.
Ndoja
|