|
Kėshilli
Bashkiak miraton strukturėn dhe buxhetin e paraqitur nga kryetari i
bashkisė z. Gjon Dedaj.
Ka
kaluar pa debate tė mėdha mbledhja mė e rėndėsishme e Kėshillit Bashkiak,
ajo pėr miratimin e strukturės dhe projekt buxhetit tė bashkisė pėr vitin
kalendarik 2007. Pas mė shumė se tre orė diskutimesh, qėndrimet e tė gjitha
krahėve politikė nė kėshill pothuajse

janė pėrafruar, por gjithėsesi nė
fund ėshtė pėrdorur edhe mekanizmi i votės sė hapur, pėr miratimin e kėtyre
dy komponentėve tė rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e punės sė Bashkisė pėr
vitin nė vazhdim.
Fillimisht kryetari i bashkisė z.
Gjon Dedaj, ka bėrė njė prezantim tė detajuar pėr tė gjitha ndryshimet si nė
strukturė ashtu edhe nė buxhet. I gjithė prezantimi i kryetarit tė Bashkisė,
ėshtė shoqėruar me pamjet pėrkatėse me anė tė njė monitori. Ai ka theksuar
se kėrkon tė mbėshtet nga kėshilltarėt e bashkisė, me qėllim qė tė rritet
efektiviteti i punės pėr tė qėnė sa mė pranė komunitetit tė bashkisė sė
Rrėshenit.
Pas kėsaj, kryetari i kėshillit z.
Nikolin Kaēorri ka falednderuar kryearin Dedaj pėr prezantimin e saktė dhe
tė detajuar tė projektit tė tij pėr vitin 2007.
Ai i ka ftuar kėshilltarėt e
pranishėm qė tė debatojnė fillimisht nė lidhje me strukturėn dhe mė pas me
buxhetin.
z. Pashk Krepi pyeti se meqenėse
ėshtė rritur numri i punonjėsve, a ėshtė parashikuar edhe rritja e buxhetit
pėr tė mbuluar shpenzimet.

Ndėrsa kėshilltari Arjan Tusha,
tha se shtimi nė strukturėn e policisė mundet tė jetė i panevojshėm pasi
numri i policėve bashkiakė bėhet i pėrafėrt me numrin e policėve tė grupit
tė gatshėm.
Gjovalin Reēi, sekretar i
kėshillit bashkiak pyeti nėse rritja e efektivitetit tė punės sė bashkisė,
do tė bėhet duke shtuar numrin e punonjėsve apo duke forcuar kėrkesėn e
llogarisė. Njė pyetje tjetėr e tij kishte tė bėnte me faktin se sipas tij,
shtimi i departamenteve do tė krijonte probleme me numrin e zyrave nė
dispozicin tė administratės, me numrin e mjeteve nė dispozicion etj.
Kėshilltari tjetėr z Gjon Marku
pyeti se pse ėshtė fshirė sektori i bujqėsisė kur rreth 50 pėrqind e
bashkisė pėrbėhet nga fermerė, si edhe kėrkoi tė dinte se me kė do tė
kontaktonte media nė lidhje me transparencėn qė kėrkohet nė punėn e
bashkisė.
Gjon Dedaj nė pėrgjigje tė
interesit tė kėshilltarėve tha se buxheti i shtuar synon qė kapitalin
ekonomik ta kthejmė nė kapitale njerėzore me qėllim qė tė rritet
efektiviteti nė punė. Kam menduar qė kapitalin finaciar ta shėndėrrojmė nė
kapital intelektual dhe njerėzor. Nė lidhje me shtimin e policisė bashkiake,
Dedaj tha se kam menduar qė puna e kėsaj policie tė shtrihet edhe jashte njė
8 orėshit, pasi nevojat pėr kėtė polici mund tė jenė edhe nė mesnatė. Sipas
tij nė lidhje me shtimin e departamenteve, do tė shfrytėzohen ato zyra qė
janė duke pėrdorur njė model tė huaj, sipas tė cilit mund tė punohet nė zyra
tė pėrbashkėta duke kombinuar oraret e pritjes. Duke ju referuar njė pyetje
nė lidhje me njėsinė matėse tė vlerave kulturore, kryetari i bashkisė z.
Gjon Dedaj, tha se do tė mbledhim bordin e vlerave kulturore, ku edhe do tė
pėrcaktohet njėsia matėse qė ka tė bėjė me efektivitetin dhe aktivitetet e
lidhura me tė. Nė fund z. Gjon Dedaj garantoi se si kryetar, do tė ofroj
transparecė me mediat, gjithashtu njė gjė tė tillė do t’ja kėrkoj tė gjithė
derpartamenteve.
Nė diskutimet qė vijuan, e mori
fjalėn ish kryetari i bashkisė z. Preng Toma, i cili tha se kryetari Dedaj ka
paraqitur njė vizion tė qartė dhe bashkėkohor. Ai bėri thirrje qė
kėshilltarėt tė mbėshtesin kryetarin nė misionin e tij katėrvjeēar, nė drejtim
tė bashkisė. Gjithashtu edhe kėshilltari Pashk Krepi tha se kryetarin e ka
votuar populli dhe nuk ka arsye qė ne tė mos votojmė programin dhe
strukturėn e paraqitur nga ai.
Pjetėr Pjetri nė emėr tė grupimit
tė majtė tha se falenderojmė kryetarin pėr paraqitjen e detajuar tė
strukturės dhe tė buxhetit, dhe vėrejti se mospėrputhjet me obsionet e tyre
janė tė vogla. Ai tha se ishin nė mbėshtetje tė njė efikasiteti tė punės sė
administratės, me kėtė strukturė. Ai u shpreh se ishte kundėr heqjes sė
sektorit tė bujqėsisė, pasi sipas tij kjo do tė shkonte nė dėm tė asaj pjese
qė banon nė fshat. Z. Pjetėr Pjetri tha se edhe emėrtimi “Sekretar i
pėrgjithshėm” ishte disi i tepruar pasi njė emėrtim i tillė ishte hequr edhe
nga institucione te tjera tė rėndėsishme tė shtetit, konkretisht nėoėr
ministri tė ndryshme. Tė njėjtin qėndrim mbajti edhe kėshilltari Gjon Marku.
Ndrec Biba nė fjalėn e tij theksoi
se Gjon Dedaj ka paraqitur njė plan mė tė mirin tė mundshėm. Ai tha se ndaj
mendime tė ndryshme me kryetarin, por besoj nė efiēensėn e punės sė tij. Mė
tej u vijua me debate ku pala e majtė kėrkoi qė tė bėhej njė ndryshim nė
emėrtimin e departamentit tė shėrbimeve duke i shtuar edhe atė tė bujqėsisė
si edhe emėrtimi “sekretar i pėrgjithshėm” tė ndryshohet nė sekretar pėr
burimet njerėzore. Pas disa debateve tė pėrgjithshme, u duk se qėndrimet e
palėve u pėrafruan, dhe pas kėsaj u kalua nė votim tė hapur. Pas votimit
rezultoi se u miratua struktura pėrbėrėse e bashkisė dhe struktura e pagave.
Mė tej u kalua nė debatin pėr
buxhetin dhe listėn e prioriteve tė ivestimeve. Edhe ky variant u hodh nė
votim me ndryshimet e propozuara, votim i cili konfirmoi miratimin e
buxhetit pėr vitin 2007.
A. N
Webmaster@bashkiarreshen.com |