|
Austriakėt e landit tė Vorarlberger nė Austri, modernizojnė shėrbimin
zjarrfikės tė Mirditės.
Mirditė.
5 vjet mė parė njė zjarr i fuqishėm i rėnė nė mesnatė, shkatėrroi nė njė
kohė rekord dhjetra bisneze nga mė tė ndryshmet, nė tė ashtuquajturin
treg tė Rrėshenit. Dėmi ekonomik rezultoi tė ishte i pa llogaritshėm,
ndėrsa qindra familje tė cilat e kishin tė lidhur jetesėn me kėtė treg,
pėsuan rrėnim tė rėndė tė gjėndjes sė tyre ekonomike.
Zjarri qėndroi
ndezuar pėr gjatė gjithė natės “i pa shqetėsuar” aspak nga e vetmja
makinė zjarrėfikėse e trashėguar nga vitet 80-tė. Megjithėse punonjėsit
e saj u munduan qė tė pėrcjellin ujin nė objektet qė digjeshin, kjo qe e
pa mundur pasi kazani i saj nuk mbante anjė litėr ujė, pėr shkak tė
ēarjeve tė shumta dhe amortizimit total. Ndėrsa sot situata ėshtė krejt
ndryshe. Prej ditės sė sotme, shėrbimi zjarrfikės i Mirditės jo vetėm
mund tė pėrballojė ēdo katastrofė sado e rėndė tė jetė ajo, por shumė
mirė mund t’u vijė nė ndihmė edhe rretheve tė tjera fqinje si Lezha, apo
Kurbini. Kjo falė iniciativave private tė individėve tė pėrkushtuar nga
qeveria e Landit tė Vorarlberger nė Austri.
Si lindi bashkėpunimi mes
zjarrfikėsve tė Rrėshenit dhe qeverisė sė Landit tė Vorarlberger?
15 vjetė mė parė njė drejtor
njė shkolle nė landin Vorarlberger nė Austri, i quajtur Paul Wohlgenannt
nė bashkėpunim me bashkėsorten e tij, krijuan njė shoqatė e me emėrtimin
“nxėnėsit ndihmojnė nxėnėsit”.
E gjithė veprimtaria e tyre u pėrqėndrua
nė komunėn e thellė malore tė Fanit nė Mirditė, ku pėrgjatė kėtyre
viteve, u mundėsua rikonstruksioni nė kushte optimale i pothuajsė tė
gjitha shkollave, nė 17 fshatrat e kėsaj komune. Tre ditė mė parė, nė
qėndrėn e komunės nė Klos u inagurua rikonstruksioni total i shkollės sė
mesme “Ndrec Ndue Gjoka”, ku mori pjesė edhe ministri i Arsimit dhe
shkencės z. Genc Pollo. Gjatė vizitave tė shpeshta tė austriakėve nė
Mirditė, pėr ta u bė e njohur edhe situata e rėndė nė tė cilėn gjėndesh
shėrbimi zjarrfikėsve tė Mirditės. Thirrjes sė austriakėve tė shkollave
pėr ndihmė pėr kėtė sektor, i ėshtė pėrgjigjur shėrbimi zjarrfikės i
landit tė Vorarlberger nė Austri, me president z Herbert Knunz.
Tre
vjet mė parė ata sollėn nė Rrėshen njė zjarrfikėse tė vogėl, por
gjithėsesi funksionale. Kjo pėrmirėsoi nė njė farė mėnyre gatishmėrinė,
por ajo ē’far ishte mė e rėndėsishme pėr dhuruesit austriakė, makina e
dhuruar para tre vitesh ishte mirėmbajtur sipas tyre shumė mirė, madje si
tė kishte qėndruar nė Austri. Kjo bėri qė shėrbimi zjarrfikės i kėtij
landi, tė sjellė nė Mirditė njė ditė parė, njė automjet modern me
kapacitete maksimale. Sėbashku me mjetin zjarrfikės kanė udhėtuar si
dhuratė nga Austria, edhe njė furgon me mjete ndihmėse nė pėrbėrje tė
cilave ishin dy pompa tė fuqishme, tė cilat nė rast rreziku mund tė
vendosen nė afėrsi tė vėndeve ku ka ujė, pėr t’a pėrcjellur atė nė
objektet qė mund tė kenė marrė flakė. Sėbashku me mjetet, kanė ardhur
edhe shumė mjete ndihmėse, si edhe veshje tė sigurisė sė lartė pėr tė
gjithė zjarrfikėsit, si dhe pjesė tė ndryshme kėmbimi pėr kėto mjete.
Ausriakėt me mjetet qė sollėn, pėr mė shumė se njė orė kanė demonstrur
teknikėn nė bregun e lumit Fan, pėr tė trainuar kolegėt e tyre nė
Mirditė.
Pėr mė shumė se njė orė, njė pjesė e konsiderueshme e lumit Fan
i Madh ėshtė devijuar pėrmes tubove tė mjeteve zjarrfikėse. Presioni i
lartė i hedhjes ka bėrė qė uji tė kapėrcejė nė anėn tjėtėr tė shtratit
tė lumit. Sara, shoqėruesja shqiptare e austriakėve, sqaroi tė
pranishmit se nė Landin Vorarlberger, tė gjithė zjarrfikėsit janė
vullnetarė. Ata mbajnė gjithnjė me vete njė tranmetues sinjali, dhe nė
rast alarmi paraqiten menjėherė tek shefi i tyre, ku edhe marrin
situatėn nėn kontroll. I gjithė operacioni ėshtė ndjekur nga njėri prej
stacioneve televizive mė tė fuqishėm nė Austri, ORF. Nė ceremoninė e
dorėzimit tė kėtyre mjeteve, morėn pjese kryebashkiaku i Rrėshenit z.
Gjon Dedaj, n/prefekti Gjon Pjetri dhe shefi lokal i zjrrfikėsve z. Gjok
Gjoka tė cilėt falenderuan miqtė austriakė pėr kontributin e madh tė
tyre nė favor tė banorėve tė zonės.
A. N
|