REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Nė Udhėn e Vėshtirė tė jetės”. Njė libėr me kujtime nga Gjon Mark Gjoni.

 Ky libėr vėrteton se Gjon M. Gjoni ka lindur dhe ikur nė mėnyrė Hyjnore.

 Prej ditės sė sotme, kolanės sė shumtė tė librave me autorė mirditorė i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr botim mjaft i rėndėsishėm. Autori i kėtij libri nuk jeton mė, por miqtė e shumtė tė tij kanė bėrė qė ky libėr tė mos mbesė nė dorėshkrim, ashtu siē autori e la nė ditėt e fundit tė jetės sė tij. “Nė Udhėn e Vėshtirė tė jetės” me autor Gjon Marka Gjonin, lexuesi do tė gjejė tė renditura njė mori kujtimesh tė zymta, tė cilat i ka pėrjetuar vetė autori, por edhe njė pjesė e konsiderueshme e Mirditės,  madje e gjithė Shqipėrisė. Nė kėtė botim ėshtė pėrshkruar me detaje vuajtja dhe kalvari i mundimit, pėr qindra mirditas, menjėherė pas ardhjes nė fuqi tė rregjimit komunist, e autori duke qėnė djali i kreut tė komitetit tė maleve, Mark Gjon Marku, edhe pse nė njė moshė tė vogėl, nuk kishte se si ti shpėtonte dėnimit kolektiv tė qindra mirditasve qė nuk pranonin tė viheshin nė dispozicion tė rregjimit.

Libri “Nė Udhėn e Vėshtirė tė jetės” ėshtė botuar me mbėshtetjen e Karitasit Austriak, dhe nėn kujdesin e veqantė tė mirnjohurit atė Winsauer.

Ceremonia e prezantimit para njė grupi intelektualėsh u zhvillua nė Rrėshen, nė praninė e drejtuesve mė tė lartė tė Caritasit austriak dhe familjarėve tė ndjerit Gjon Mark Gjoni i cili pėr disa kohė ishte edhe deputeti i zonės sė Mirditės nė parlamentin Shqiptar.

Takimi ėshtė hapur nga redaktori i kėtij libri, botuesi i shtėpisė “Mirdita” z. Ndue Dedaj. Ai ka falenderuar tė gjithė tė pranishmit pėr pjesmarrjen e tyre, veēanėrisht padėr Winsaurin pėr kontributinė e tij nė Mirditė, dhe nė veēanti pėr kėtė libėr.

Padėr Winsauer, pasi ka falenderuar pėr punė e mirė me kėtė libėr, vuri nė dukje se Gjon Mark Gjoni ishte njė njeri i dashur, shumė punėtor, qė mendonte gjithnjė pėr Mirditėn, pa dallim. Patėr Winsauer ka sjellė para tė parnishmėve shumė kujtime gjatė punės me Gjonin. Nė pėrfundim ai ka falenderuar tė gjithė tė pranishmit pėr pjesmarrjen si dhe stafin qė ėshtė marrė me botimin e kėtij libri.

Ndue Dedaj si redaktor i kėtij libri tha, se ky libėr ėshtė disi i vonuar pasi vetė autori e la nė dorėshkrim. Ky ėshtė njė libėr qė na mėson se si duhet ti vėshtrojmė njerėzit tanė. Ai tha se kam ndjerė shumė emocion gjatė punės me kėtė libėr, pasi brėnda tij ishte dhimbja, kalvari dhe historia e njė kohe tė vėshtirė. Falendėroj pėrzemėrsisht nė veēanti familjen e Gjonit. Ėshtė njė libėr me dhimbje dhe dhe i shkruar me shpirt, ndėrkohė qė konsiderohet si mė seriozi nė radhėn e librave pėr kėtė derė.

Mė tej z. Zef Shtinja ka falenderuar pėr pjesmarrjen, ndėrkohė qė ky libėr ka qėnė planifikuar pėr botim nė kohėn kur Gjoni ishte gjallė. Pikėrisht kėtė ja pati kėrkuar padėr Winsauer por sėmundja e rėndė la disa pjesė tė pa pėrfunduara.

Gjon Pjetri, nėnprefekt i Mirditės, tha se ky libėr ėshtė njė fillesė pėr tė shkruar kujtime pėr derėn e kapidanit tė Mirditės, si njė pėrpjekje pėr tė rrikthyer vlerat tona, dinjitetin e humbur. Gjoni ishte deputet nė njė kohė tė vėshtirė e cila pėrkoi me prishjen e shtetit nga ata qė e persekutuan kėtė derė pėr 50 vite.

Gjon Dedaj, kryetari i bashkisė Rrėshen tha se ndjehem i priviligjuar se kam shėnimin tim kėtė libėr. Ky libėr vėrteton se Gjon Mark Gjoni ka lindur dhe ikur nė mėnyrė hyjnore. Udha e pėrshkuar nga Gjon Mark Gjoni ėshtė udha e pėrshkuar nga Mirdita nė ato vite tė vėshtira.

Me mjaft interes ėshtė pėrcjellė nė kėtė takim pėrshėndetja e bashkėshortes sė ndjerit Brixhilda Gjomarku. Ajo ka falenderuar tė pranishmit pasi kjo vėrteton se Gjoni ka pasur shumė miq. Gjoni nuk ka qėnė vetėm i yni por i gjithė Mirditės. E desh fati qė Gjoni ta linte kėtė libėr ndonėse nė dorshkrim, por ka qėnė amaneti i tij qė ai tė pėrfundonte.

Mė pas kanė pėrshėndetur edhe motrat e tij Bardhe dhe Gjylistina.

Promovimi i kėtij libri ka vijuar me diskutime tė shumta nga pjesmarrėsit nė kėtė takim si Aleksandėr Lala, Bardhok Filopati, Artenca Rica, Lekė Shtinja, Gjergj Marku, Preng Gjomarkaj etj.

A. Ndoja.