REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Qytetar Nderi Lajmi i Fundit Dioqeza e Rreshenit
- Mirdita.net
Qershor Rreshen
H M M E P SH D
        1 253 6
4 5 6 7 8 91102 13
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29   30
    30        

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
> Plani i Rregullullues i Qytetit
>Komunikate per shtypin
 
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Policia Bashkiake
> Tatim-taksat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

LIDHJA KULTURORE AUSTRI-MIRDITĖ (KÖM)

         Prej shtatė vjetėsh funksionon Lidhja Kulturore Austri – Mirditė (KÖM), me qendėr nė Rrėshen, e krijuar me ndihmesėn e drejtpėrdrejtė tė humanistit austriak pader Franz Vinsauer nė vitin 2000.

Qėllimi i saj ishte qė krahas kontributit austriak nė Arsim, atij pėr pėrmirėsimin e jetės Sociale tė komunitetit mirditor, shoqata tė luante rol qė ky kontribut tė shtrihej dhe nė sferėn Kulturore, pėrmes nxitjes sė mini-projekteve tė ndryshme dhe rolit tė vetė intelektualėve te Rrėshenit, mėsues, studiues etj.

Nisma dhe projekte tė Lidhjes Kulturore Austri- Mirditė

Lidhja Kulturore ka nxitur dhe pėrmbushur nisma dhe projekte nė rrafshin e kulturės, botimeve, arsimit, mediave lokale etj. Njė mori kursesh (nga dy mujor deri nė njė vit) janė financuar nga Caritas “Mirdita” nė bashkėpunim me atė austriak:

- kursi i gjuhės gjermane,

- kursi i gjuhės angleze,

- kursi i reportereve tė rinj,

- “shkolla verore” njė-javore pėr fėmijet e varfėr tė zonave tė thella tė Mirditės,

- financimi gjatė vitit 2007 i 4 kabineteve mėsimore nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme Rrėshen:

i fizikės (Gjon Kola)

i biologjisė (Flora Biba)

i matematikės (Anton Filej, Drane Nikolli, Liliana Marku)

i gjeografisė (Valbona Reēi)

Shėnim: nė kllapa janė shėnuar emrat e mėsuesve realizues tė projekteve.

 

Domethėnės ka qenė kontributi i miqve tanė tė Caritsit Austriak dhe pėr botimin e disa librave tė rėndėsishėm:

- “Lule” dhe “Ditari Shqiptar” tė At Fabian Barkatės,

- “Populli i Shqipeve tė malit” tė Valter Peinsipp,

„Hyjnesha e Pyllit“ (libėr pėr fėmijė i ilustruar) etj.

Ditė austriake e dyerve tė hapura nė Mirditė

         Dita e 20 majit 2007 pėr banorėt e Rrėshenit ishte njėkohėsisht “ditė austriake e dyrve tė hapura”, qė u shoqėrua nga njė varg veprimtarish kushtuar kontributit humanitar austriak prej 15 vitesh nė kėtė rreth.

Gjithēka nisi nė fillim tė viteve ’90 me ardhjen nė Shqipėri tė pader Franz Vinsauerit nga landi i Foralbergut, i cili bashkė me mbėshtetėsit e tij siguroi ndihma dhe fonde pėr shkollat, konviktet, kopshtet, ēerdhet dhe banorėt e zonave tė thella.

U rikonstruktuan apo u ndėrtuan tė reja pesėmbėdhjetė shkolla kryesisht nė zonėn e Fanit,  por dhe nė komunat Selitė, Kaēinar, si dhe mjaft institucione mėsimore tė tjera u paisen me bazė materiale, u shpėrndanė ndihma pėr familjet nė nevojė, jetimėt etj.

Nė veprimtarinė e organizuar nga Ambasada Austriake nė Tiranė folėn mbi kėto kontribute humanitare dhe bamirėsie:

kryetari i Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj,

drejtori i Zyrės Arsimore z. Bardhok Filopati,

kryetari i Lidhjes Kulturore Austri-Mirditė Ndue Dedaj,

tė cilėt vlerėsuan ndihmėn dhe bashkėpunimin me Caritasin Austriak, si dhe u shprehen pėr projekte tė tjera tė pėrbashkėta nė tė ardhmen.

Pėrshėndetėn me ketė rast dhe konsulli austriak nė Tiranė, Rainer Sulsberger dhe zoti Franz Vinsauer.

Ishte i pranishėm dhe konsulli austriak i nderit nė Shkodėr Gjergj Liqejza.

Nė fund u dha njė koncert i Trios sė Harqeve Shkodėr, si dhe u vizitua njė ekspozitė fotografike  kushtuar marrėdhėnieve shqiptare –austriake nė tė kaluarėn, pėrgatitur nga studiuesi Gjergj Danelli.

 

Veprimtaria u shtri dhe nė tė nesėrmen nė njė takim me tė rinj tė komunave dhe me te moshuari, pėr njė integrim mė tė mirė tė tė tyre, ashtu si dhe nė komunėn e Selitės me nxėnėsit e shkollave dhe tė rinjtė e komunitetit, ku u inagurua dhe qendra e rinisė, ngritur me ndihmėn e austriakėve, tė cilėt kanė kohė qė ndihmojnė nė kėtė zonė tė thellė malore. Kjo qendėr e re vjen pas disa qendrave tė tilla, si Qendra e Gruas nė Rrėshen qė prej tre vjetėsh zhvillon kurse rrobaqepėsie, kuzhine, kompjuteri pėr gratė e bashkisė sė Rrėshenit e mė gjerė, po ashtu dhe qendra e aftėsimit tė sėmurėve paraplegjikė etj.

 

Pėrfituesit nga kėto projekte tė larmishme kanė qenė tė shumtė, pasi janė kryer veprimtari cilėsore apo janė ngritur mjedise funksionale pėr sot e pėr tė ardhmen.

Ralizimi i projekteve ėshtė bėrė dhe me kontributin lokal, si tė bashkive e komunave, drejtorisė arsimore, shtėpisė botuese, shkollės sė mesme etj.

Kontributi austriak nė Mirditė ka gjetur pasqyrim tė vazhdueshėm nė mediat lokale dhe kombėtare, gazetėn Mirdita, Koha jonė, Shekulli, Tirana Observer, Ballkan, Sot  etj.

(Teksti: Zyra e Lidhjes Kulturore Austri-Mirditė)