|
Akademik Mark Tirta, Nderi i Bashkisė
Rrėshen.
Prof.Dok.
Mark Tirta i cili prej disa kohėsh mban edhe
titullin Akademik, ka marrė titullin
„Qytetar Nderi“ i Mirditės nė njė ceremoni
ku morėn pjesė shumė qytetarė tė Rrėshenit,
intelektualė miq dhe tė ftuar. Fillimisht
akademik Mark Tirta i shoqėruar nga
bashkėshortja e tij, u prit nga Kryetari i
Bashkisė z. Gjon Dedaj nė zyrėn e tij. Z.
Dedaj e ka uruar pėr titullin akademik,
ndėrkohė i ka bėrė tė dituar se Kėshilli
Bashkiak i Bashkisė Rrėshen ka votuar
unanimisht pėr dhėnien e titullit „Qytetar
Nderi“. Z. Tirta e ka falenderuar pėr nderin
qė i ėshtė bėrė, ndėrkohė qė ka theksuar se
nuk do tė reshtė sė punuari pėr Mirditėn,
dhe vlerat e saj tė pa tjetėrsueshme,
etnologjike dhe historike.
Mė
tej ceremonia ėshtė zhvendosur nė ambientet
e lokal
“Europa”
ku ishim mbledhur dhjetra pjesmarrės pėr tė
ndjekur ceremoninė e dhėnies sė titullit
“Qytetar Nderi” pėr z. Mark Tirta.
Nė
fillim tė ceremonisė z. Pjetėr Marku,
drejtor i Muzeut Historik tė Rrėshenit,
njekohesisht edhe Kryetar i Lidhjes se
Shkrimtareve dhe Artisteve te Mirdites, tha
se jemi mbledhur pėr tė vlerėsuar me
titullin e nderuar Qytetar Nderi akademikun
Mark Tirta si njė prej intelektualėve mė nė
zė nga Mirdita, i cili pėr shumė vite me
rradhe punon dhe jeton nė Tiranė. Z. Marku
ka bėrė njė panoramė tė gjatė tė punės dhe
aktivitetit tė z. Mark Tirta.
Mė
pas e ka marrė fjalėn z. Gjon dedaj kryetar
i bashkisė Rrėshen i cili tha:
I dashur Akademik Mark TIRTA !
Te nderuar pjesmarres !
Jemi
sot sebashku te nderojme sa mundemi
mirditorin, evropian te palodhur,
profesorin dhe Akademikun Mark TIRTA,
njeriun qe ka provuar tashme se thjeshtesine
e ka ne perpjestim te drejte me diturine.
Me
siguri ēdokush qe ka patur fatin
(e merituar
ose jo, te dhene apo te falur), e te
qenit kryetar do te donte te kishte forcen
dhe vullnetin e profesorit, i cili per me
shume se kater dekada troket shkencerisht
dhe hyn brenda portave te lashtesise me
mundim dhe punė, per te ndricuar udhet e se
ardhmes jo vetem per studentet e tij por per
ēdo shqiptar.
Kjo dite dhe ky takim provojne publikisht
se hierarkia administrative nuk eshte
zakonisht konforme me hierarkinė e vlerave
tė mirėfillta ndonese te dyja synojne tek
hierarkia e vėrtetė e shtetit, e rregulluar
me Ligj por hierarkia e vertete mbetet dicka
e brendshme dhe e pritshme per te vleresuar
drejtesisht meritat e fituara me ndershmėri
dhe nė bazė tė punės !
Ndaj le te shprehim sebashku sot se Rrėshen
i vitit 1967, (krejt koincidencialisht
vitlindja e kryetarit te sotem te bashkise)
mban mend kontributin e Mark Tirtes dhe tė
disa arsimtarėve tė tjerė, tė cilėt nisen
punen per te mbledhur visaret e kulturės
popullore, me deshiren per te shkuar nje
dite tej kufizimeve tė propagandės dhe
ideologjizimit te athershem.
I linduri nė Orosh , ndjek studimet nė
Tiranė dhe Shkoder pėr Histori – Gjuhėsi dhe
sherben si arsimtar mė tepėr drejtor shkolle
e inspektor arsimi pėr rrethin deri ne
vitin 1967 kur
ai vendose te ngrihet nga areodromi
Mirditė per ne lartesite e shkences .
Sikurse shkruan miku yne i perbashket Ndue
DEDAJ ,
per petagogun e disa Universiteteve
shqipetare dhe atij te Prishtines z. Tirta
, eshte e deshiruar nje trajektore
fare afer
koridorit ajror te prifterimit , dhe
ai i kontribuon polodhshem jetes
universitaro-akademike shqiptare dhe
behet dijetari i shquar i etnosit shqiptare
!
Mirdita ka vijimesisht ne pune dhe
perfaqesim , birin
e saj qe transmeton dhe kerkon
shkencerisht jo vetem tingujt poetik te
emrit te vendlindjes , por dhe
arsyet per ta
dashur , pelqyer e respektuar krahinen e
madhe etnologjike,
djalin qe
mirėrendit faktet historik e
trashigimnore te etnoklultures,
studiuesin qe
evidenton pasurite e saj
interesante, unike dhe jo rralle enigmatike
!
Pasi ka lindur , jetuar dhe studiuar ne
krahinen mė tė lirė, mė e panėnshtruar nė
tėrė trojet shqiptare, e vetqeverisur sipas
dokeve, ligjeve dhe traditave tė saj, Prof.
TIRTA ndjek udhen e djetarėve te huaj te
cilet e shėtitėn, e vėrejtėn e dėgjuan me
shqisat e tyre Mirditen, kete pasuri te
pamatė etnokulturore te ruajtur me dashuri,
si berthame jo
vetem katolike e identitetit kombėtar.
Dhe nuk ka e nuk do te kete mirditor a
shqiptare te vertete qe nuk do besonte dhe
nuk do donte te perseriste permendesh
sikurse akademiku TIRTA shkruan :
“Fjala Mirditė tingėllon: trimėri, njerėz
luftėtar, atdhetarizėm mosnėnshtrim, energji
shpėrthyese, njerėz tė ēiltėr e kurajozė,
ligje dokėsore, tradita tė lashta tė
ruajtura e tė pėrpunuara nė pajtim dhe me
kohėt e reja moderne...ndaj edhe mendimi i
sotėm intelektual mirditas
duhet tė rritet nė kundėrvėnie tė ashpėr me
gjendjen e plogėshtisė, kundėr frymės sė
konfliktit, tė urrejtjes, tė pėrēarjes, tė
zhdukė shumė mendėsi arkaike, tė sė kaluarės
duke i zėvendėsuar me norma e punė tė reja ”
Mirnjohje per sejcilin nga ata qe inicuan
a ishin Kryetar e antere te Keshilli
Bashkiak, Kryebashkiak e administrator,
per nxjerrjen e
vendimit Nr. 38 date
31.08. 2005
me motivacionin " Per kontributin e spikatur
ne hulumtimin dhe publikimin e etnokultures
se Mirdites" pasi dhe atyre qe nuk e
kishin lexuar vete ju mberriti hyjnisht
mesazhi per shpalljen Qytetar Nderi te
Profesor Mark TIRTA i cili shkruan :
"...secili duhet tė mendojė e tė punojė me
synimin ta bėjmė
Mirditėn njė shtyllė tė fuqishme tė
pėrparimit tė kombit ... Mirdita e
njerėzit e saj me banim nė atė vend janė pėr
t'u dashur pėr t'u ndihmuar, pėr t'u
vlerėsuar. Mirdita
meriton shumė e ne tė gjithė tė
larguarit e veēanėrisht tė gjithė
biznesmenėt mirditorė i jemi shumė nė
detyrim asaj e duhet me mish e me shpirt, me
pėrkushtim tė mendojmė e punojmė pėr tė...
Mirdita i ka dhėnė
kombit shqiptar shumė figura tė ndritura
nė fushė tė artit, kulturės, tė luftės... si
diplomatin e madh Gjon Gazulli nė shek. XV,
rilindasin e shquar Pashko Vasa, abatin e
madh Prend Doēi, Dodė Koleci, At Shtjefėn
Gjeēovi dijetar e atdhetar, poeti i kombit
Gjergj Fishta, kompozitori Preng Jakova,
shkrimtari Kolė Jakova ...njerėz
tė mėdhenj, me gene Mirdite, kanė pasuruar
artin, kulturėn dijen...
Tė ecim dhe ne nė gjurmėt e tyre pėr t'a
bėrė Mirditėn ashtu si e meriton..
njė zonjė tė
rėndė, tė nderuar ..."
Per te gjitha keto dhe per mjaft motive te
tjera qe nuk mund te permblidhen ne kete
fjale , une kam sot fatin e madh ti
percjell Akademikut Mark TIRTA titullin
“ Qytetar Nderi “
kete deshmi administrative adresuar nje
personi qe realizon pikėrisht atė qė
kėrkohet me ngulm, permes meritave
shkencore, autonomisė personale dhe tė
pėrgjegjėsisė qytetare ne kohe kufizimesh
dhe lirie te kerkimit shkencor .
Lutem pranoni urimet tona me te perzermta !
Jetegjatesi dhe suksese te metejshme
Akademiku Mark TIRTJA
Zoti e bekofte Mirditen dhe bijet e saj !
Pas
kėsaj z. Gjon Dedaj mes duartrokitjeve tė
pranishmėve i dorėzoi akademik Mark Tirta,
Nderi i qytetit tė Rrėshenit. Duke marrė
titullin, z. Tirta tha se
unė jam si shumė intelektualė tė tjerė tė
vėndit, por qė e ndjej vehten shumė tė
nderuar nga mbėshtetja dhe respekti qė mė
jep Rrėsheni dhe e gjithė Mirdita. E them me
bindje dhe pėrulje tė plotė se i jam shumė
borxhli Mirditės sime, e pėr kėtė nderim qė
mė bėn, nderim i cili mė motivon mė tepėr
pėr tė bėrė edhe mė shumė pėr krahinėn time
ku u linda dhe u rrita. Mė tej z. Mark Tirta
e ka mbyllur fjalėn e tij duke falenderuar
kryetarin e Bashkisė, kėshillin Bashkiak dhe
tė gjithė miqtė dhe dashamirėsit e librit,
dhe tė kulturės, pėr mbėshtetjen dhe
respektin qė i kanė rezervuar gjithnjė.
z.
Gjon Nikoll Deda,
tha se akademik Mark Tirta i bėn nder
Mirditės me emrin dhe veprėn e tij nė
shėrbim tė shkencės dhe etnologjisė.
Lindita
Nikolla,
Kryetare e shoqatės “Mirdita” me qėndėr nė
Tiranė, njėkohėsisht edhe Kryetare e
Minibashkisė nr 10 nė kryeqytet, tha se vij
nė Mirditė si bijė e saj, por edhe pėr
faktin se kur themi Orosh nėnkoptohet
Mirdita, por edhe kur themi “Mark Tirta”
sėrish nėnkuptohet Mirdita. Znj. Nikolli tha
se nė kryeqytet ndjehemi mjaft tė vlerėsuar
se kemi njė mirditas tė tillė pėrfaqėsues
dhe akademik si Mark Tirta. Ai ėshtė njė
veprimtar i palodhur i shoqatės Mirdita,
shoqatė e cila ka si mision promvomin e
vlerave reale tė Mirditės nė metropol.
Lindita Nikolla vlerėsoi aktin e Bashkisė
Rrėshen dhe tė kryetarit Gjon Dedaj, dhe nė
emėr tė shoqatės e falenderoi atė
pėrzemėrsisht pėr votimin unanimisht pėr
dhėnien e titullit “Qytetar Nderi” pėr Mark
Tirtėn.
Mė
tej, mėsuesi i njohur z. Preng C. Lleshi
duke i dhuruar z. Tirta disa libra tė tij,
tha se ndjehem i nderuar se shoku i tij i
shkollės dhe me pas kolegu i tij, tashmė
ėshtė kthyer nė njeri i cili i bėn nder
Mirditės, me pėrpjekjet dhe punėn e tij tė
palodhur shkencore. Mė tej e kanė marrė
fjalėn edhe pjesmarrės tė tjerė nė kėtė
ceremoni si Martin Bushpepa,
Bardhok Prenga dhe Lekė Shtinja
tė cilėt kanė vėnė nė dukje vlerat dhe
kontributin e z. Tirta.
Mark Mesuli
njė intelektual i njohur nė zonėn e
Gjegjanit,
tha se vij shpeshherė nė Mirditė, pasi edhe
pse zona ime administrativisht i pėrket
Pukės, e ndjej veten mirditas se i tillė
jam. Duke e konsideruar Tirtėn si kollos tė
jetės shkencore, z. Mesuli tha se jam shumė
i nderuar qė marr pjesė nė kėtė ceremoni,
dhe falenderoj Bashkinė e Rrėshenit pėr
titullin e rezervuar pėr profesorin.
Drejtori i Arsimit nė Mirditė tha se
profesori ėshtė prezent me veprėn e tij edhe
nė Mirditė, ndėrkohė qė Pashk Gjini tha se
ėshtė fat qė e kemi mes nesh dhe prej zonės
tonė.
Djali i profesor Tirtės tha se jam shumė i
emocionuar qė marr pjesė nė kėtė respekt qė
i bėhet babait tim. Ai tha se tė jesh djali
i njė akademiku, ėshtė nder por edhe
pėrgjegjėsi pėr tė ecur nė gjurmėt e tij.
Bardhok Pulaj
ka sjellė disa momente nga jeta akademike e
prof Mark Tirtės, ndėrkohė qė ekonomisti
Ndrec Biba i ka uruar profesorit njė
jetė tė gjatė pėr prodhimtari sa mė tė
begatė. Si anėtar i kėshillit z. Biba tha se
Mark Tirta i bėn nder Miditės dhe ėshtė njė
pasuri e saj. Ai i ka ftuar edhe tė tjerė
intelektualė tė Mirditės qė nėn shėmbullin e
Mark Tirtės tė bėjnė sa mė shumė per
Mirditėn dhe emrin e saj.
Nikolin Kaēorri
nė cilėsin e Kryetarit tė kėshillit Bashkiak
tha se megjithėse njė vendim i tillė ėshtė
marrė nga kėshilli parardhės, e ēmon
vendimin e tyre dhe e vlerėson Mark Tirtėn
si njė njeri i cili i ka dhėnė shumė
shkencėn shqiptare dhe asaj mirditore. Nė
kėtė ceromoni ka pėrshendetur edhe z.
Gjovalin Kadeli dhe shumė tė tjerė
pjesmarrės. Nė fund ėshtė shtruar njė koktej
ku tė gjithė tė pranishmit kanė uruar
profesorin pėr titullin e nderuar tė
Qytetarit tė Nderit pėr Bashkisė Rrėshen.
A. Ndoja |