REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Pėrkujtohet masakra e 60 viteve mė parė nė Qafėn e Valmerit. Kryetarja e Parlamentit Topalli viziton memorialin kushtuar 14 viktimave.

 Nė tė hyrė tė qytetit tė Rrėshenit, prej disa ditėsh ėshtė vendosur njė vepėr monumentale e cila bie nė sy tė cdo vizitori nė kėtė qytet. Njė shqiponjė gjigande e vendosur nė njė pjedestal prej guri, mban vėshtrimin drejt perėndimit. Gjoksi i saj ėshtė i rrėnuar nga plagėt e rėnda, por gjithėsesi ajo qėndron krenare dhe e pa mposhtur nė vėshtrimin e saj nga Perėndimi, si pėr tė thėnė se “edhe se ju pėr arsye tė ndryshme na patėt braktisur, unė sėrish jam atje, te ju, nė Perėndim, nė vendin qė mė ka caktuar Zoti dhe Historia". Kjo vepėr gjigande ėshtė punuar mjeshtėrisht nga Kelvin Pjetri, njė student i cili sapo ka pėrfunduar  Akademinė e Arteve, dhe i kushtohet masakrės komuniste tė 17 gushtit tė vitit 1949, i cili rezultoi me njė bilanc tragjik nė dėm tė Mirditės dhe aspiratave tė njė populli drejt perėndimit. Pikėrisht kėtė ditė, mė 17 gusht tė 1949, nė qafėn e Valmirit, nė afėrsi tė vėndit ku dhjetė ditė mė parė ishte vrarė deputeti i Mirditės Bardhok Biba, u merret jeta 14 burrave qė nuk kishin lidhje me kėtė vrasje. Katėr prej tyre  pikėrisht Preng D.Kola "Orosh) Pjeter D.Vila "Kacinar"), Dod M.Biba "Malaj), Pjeter Paloka "Kacinar)  varen nė litar, ndėrsa 10 tė tjerė konkretisht: Nikoll B.Bajraktari, Llesh Gj. Melyshi, Nik Ll. Bajraktari. Ndrec M.Ndoj, Preng Sh. Nikolli, Bardhok D. Gjini, Gjok, Gj. Kaci, Gjergj Beleshi, Ndoc Gj, Cupi, dhe Frrok Mati, egzekutohen me armė zjarri duke pėrfunduar nė njė gropė tė pėrbashkėt. Masakra do tė vijonte me internime dhe burgosje tė shumta, pa bėrė asnjė dallim mes grave tė moshuarve dhe fėmijėve.

 Pikėrisht nė pėrkujtim tė kėsaj ditė shoqata kombėtare e tė pėrndjekurve nga rregjimi komunist oraganizoi nė Rrėshen njė ditė pėrkujtimore, me pjesmarrjen e Kryetares sė Kuvėndit tė Shqipėrisė, znj. Jozefina Topalli, drejtuesve mė tė lartė tė shoqatės sė pėrndjekurve Politikė anti-komunistė Simon Miraka e Skėnder Qendro, deputetėve Edi Paloka e Mark Marku, kryetarit tė Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj, kryetarit tė Qarkut Lezhė z. Bardh Rica etj. Takimi eshte moderuar nga z. Gjergj marku drejtues i shoqates se perndjekurve politike.

 Nė fillim, rreth kėsaj masakre ka folur z. Gjon N. Deda nė cilėsinė e kryetarit tė shoqatės sė Mirditės. Ai ka bėrė njė panoramė tė gjatė tė ngjarjes sė rėndė, shkaqeve tė saj dhe pasojave tė gjata. Ndėrsa z. Skėnder Qendro ka qėnė edhe mė i ashpėr nė qėndrimin ndaj masakrės, por edhe qėndrimit tė tashmė ndaj tė persekutuarve politikė. Ai ka thėnė se kemi kontribuar maksimalisht pėr PD-nė, por nuk pranojmė qė pinjollėt e tė kuqve tė na bėjnė sėrish karshėllėk edhe sot pas 20 viteve demokraci. Z. Qėndro tha se e kemi pėrshėndetur kualicionin Berisha-Meta pasi nė ato moment na erdhi nė kujtesė kėnga “Duaje mė shumė Shqipėrinė”

 Njė pėrshėndetje mė tė gjatė ka bėrė kryetari i Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj i cili nė mes tė tjerave tha se padyshim , si per cdo kend,  te shkruash dhe te flasesh para njerezeve nevojitet teknologji intelektuale por kjo skishte pse te ndiqej  nese nuk transmetojme te verteten dhe respektin per vuajtjet, dhimbjet edhe denimet e pamerituara deri ne nivel masakre ndaj paraardheve tane.   Kanė pėrshėndetur edhe drejtues tė tjrė dhe pjesmarrės nė kėtė ceremoni tė cilėt kanė bėrė thirrje qė msakra tė tilla tė mos harrohen, madje duke kundėrshtuar devizėn “falje” ndaj autorėve tė masakrave tė tilla, e artikuluar shumė nė kohėn post komuniste.

 Nė fund ka pėrshėndetur kryetarja e parlamentit z. Jozefina Topalli e cila tha se dua tė falenderoj autorėt e kėtij organizimi, nė njė pėrvjetor shumė domethėnės sic ėshtė ai i 60 vjetorit tė masakrės sė Valmierit. Pėr kėtė duhet tė kemi njė reflektim tė thellė, njė memorie tė fortė. Z. Topalli tha se jemi rritur me tregimet pėr kėto masakra, duke vėnė nė dukje faktin se Mirditės i rezervua njė fat edhe mė i trishtė derisa atė e coptuan duke i kaluar territoret e saj nė rrethe tė tjera. Pas takimit nė sallė tė pranishmit vizituan memorialin, ku ka folur z. Leke Shtinja, ndėrkohė qė kanė pėrgėzuar autorin e kėsaj vepre pėr cilėsinė e lartė nė realizim.

A.   Ndoja