|
Kėshilli Bashkiak zhvillon mbledhjen e
rradhės.
Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj hedh
poshtė spekulimet pėr Landfildin dhe kendin
e lojrave.
Ėshtė
zhvilluar mbledhja e rradhės e Kėshillit
Bashkiak me njė rend dite tė paracakuar dhe
tė bėrė tė njohur pėr tė gjithė kėshilltarėt
disa ditė mė parė. Mbledhjen e ka hapur
Kryetari i Kėshillit Bashkiak z. Nikolin
Kaēorri i cili fillmisht i ka lexuar dhe
bėrė tė ditur pėr tė pranishmit rendin e
ditės, ku mė kryesoret ishin informacion nga
Komisioni i Ekonomisė pėr vedosjen provizore
tė kėndit tė lojrave pėr fėmijė, informacion
dhe debat pėr trajtimin e mbetjeve urbane,
miratimi i ndihmės ekonomike, miratimi i
listės pėr banorėt qė u dėmtuan ga reshjet e
pranverės, miratimi i projektit pėr sistemin
e adresave etj.
Fillmisht kėshilltari Pjetėr Pjetri ka
kėrkuar qė jashtė rendit tė ditės tė
dėgjohen pėrfaqėsuesit e njė shoqate “Vetėm
pėr ty Grua”, njė shoqatė
e
cila ka si mision integrimin e mėtejshėm dhe
forcimit tė rolit tė gruas nė vendimarrje.
Pothuajse tė gjithė kanė qėnė dakort me
propozimin e z. Pjetri me pėrjashtim tė z.
Fran Marku i cili ka kėrkuar qė tė vijohet
me rendin e ditės. Me votim ėshtė vendosur
qė tė dėgjohen gratė nė emėr tė cilave ka
folur znj. Marie Doda. Ajo ka vėnė nė dukje
se ky rrjet grash ka punuar prej disa kohėsh
nė kėtė drejtim duke bėrė fillimisht njė
sondazh, tė mbėshtetur nga pėrfaqėsuesja e
institutit znj. Rovena Sorra. Znj. Marie
Doda ka theksuar se kjo shoqatė ka si qėllim
krijimin e njė structure vullnetare e cila
do tė qėndrojė mes Kėshllit Bashkia,
Bashkisė dhe qytetarėve. Ajo ka vijuar me
tej me rolin dhe organizimin e punės sė
kėsja shoqate.
Mė tej ėshtė vijuar me rendin e ditės, ku ka
referuar Kryetari i komisionit tė ekonomisė
z. Ndrec Biba. Nė njė material tė gjatė tė
pėrgatitur nė emėr tė komisionit z. Ndrec
Biba ka kritikuar punėn e administratės sė
bashkisė pėr sa i pėrket transparencės nė
marrjen e vendimeve. Sipas tij nė komision
ku nga ana e bashkisė kanė ardhur shefi i
dep tė ekonomisė dhe ai i tatim-taksave,
ėshtė paraqitur vetėm njė urdhėr pėr
largimin e kėndit tė lojrave pėr shkak tė
moszbatimit tė kontratės. Ai theksoi se nė
komisionin e ekonomisė nuk ėshtė sjellė
akt-marrveshja mes bashkisė dhe pronarit tė
lodrave, duke cituar edhe dy nenet pėrkatėse
qė e detyrojnė transparencėn e bashkisė para
kėshillit bashkiak.
I
menjėhershėm
ka qėnė edhe reagimi i kryetarit tė Bashkisė
z. Gjon Dedaj. Ai ka deklaruar se “vendosja
e kėndit tė lojrave nė shesh ka qėnė njė
lojė me kėshillin”. Duke vijuar mė tej ai i
ka bėrė tė ditur kėshillit se kam gjetur nė
dosje njė vendim tuajin pėr heqjen e
menjėhershme tė lojrave nga qyteti, dhe
ashtu sic thuhet tani, ndryshimin e vendit
tė tyre. Ai tha se nuk e dua sheshin e
qytetit Rrėshen nė atė gjėndje qė u ka
shėrbyer qytetarėve. Bindja ime personale
vjen qė nga momenti qė nė xhamin e pallatit
tė kulturės nuk e kam gjetur emrin tim pėr
tė vijuar shkollimin e lartė, pėr tė qėnė i
barabartė me shoket. Por kjo nuk mjafton, ai
ka qėnė njė veprim i imi pėr tė provuar se
nuk kam asnjė konflikt interesi me
kėshilltarė apo me pronarė lodrash. Pra,
nuk mund ti shtoni vullnetit tuaj asnjė
rrjesht mė shumė se sa ėshtė shkruar nė
shkresė. Ai ka kėrkuar tu referoheni
shkresave duke i siguruar ata se dosja ėshtė
e plotė, e kodifikuar dhe e gatshme pėr tu
parė e hetuar nga cdo axhensi e kontrollit
tė zbatimit tė ligjshmėrisė.
Pas disa diskutimesh tė tjera ėshtė kaluar
nė pikėn e dytė tė
rendit
tė ditės. Edhe nė kėtė pikė ku ėshtė folur
pėr situatėn e mbetejve urbane ka referuar
z. Gjon Dedaj. Pėrmes njė video projetori z.
Gjon Dedaj u ka kujtuar tė pranishmėve se si
ka qėnė situata nė hyrje tė qytetit tė
Rrėshemit.
Mbeturina qė hidheshin nė lumė, pėrbri
vendit ku do tė kalonte autostrada. Pamjet
arkivore shfaqnin situatė mjaft tė rėndė me
plehra qė digjeshin duke cliruar tym tė zi,
me pėrqindje tė lartė ndotje. Z. Dedaj tha
se ėshtė bėrė njė punė e madhe dhe lobim tė
fuqishėm pėr tė siguruar fondin dhe tė
drejtėn pėrkatėse pėr ndėrtimin e njė qėndre
tė trajtimit tė mbetjeve urbane shumė larg
qytetit. Ai vuri nė dukje se pėr projektin e
ndėrtimt tė landfieldit nuk ėshtė shpenzuar
asnjė lek. Me dokumenta tė plotė z. Gjon
Dedaj hodhi poshtė tymnajėn e disa
individėve tė cilėt kishin mbushur me
thashetheme, sipas tė cilit bashkia ka
lėvruar fondin prej 40 milionėsh kur nė fakt
dokumentat tregonin se ishim kalur vetėm dy
situacione me 25% tė shumės, ndėrkohė qė
objekti ishte marrė nė dorėzim vetėm
provizorisht dhe jo nė mėnyrė tė plotė sic
pretendohet. Z. Dedaj tha se nuk ėshtė
normale qė mbeturiant tė lihen buzė gropės,
por kjo ka ardhur nga mungesa e plotėsimit
tė fondit. Sipas tij kjo situatė do tė marrė
fund brenda disa ditėsh, sapo tė behen
efektive fondet pėrkatėse qė tashme janė
vėnė nė dispozicion. Ai tha se do tė ishte e
gabuar qė plehrat tė
hidheshin nė gropė kur ajo ende nuk ka
pėrfunduar. Megjithatė kjo situata e pa
kendshme edhe pėr pak ditė, nuk lė shije tė
mirė pėr 2000 banorė e ndonjė kėshilltar,
ndėrkohė qė aty ku kanė qėnė mė parė, do tė
linin shije jo tė mė mirė pėr mė shumė se 3
milionė udhėtarė.
Pas kėsaj ka pasur disa pyetje dhe komente,
por qė gjithėsesi kanė marrė pėrgjithgje tė
plotė nga Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj.
Mė tej Kėshilli i Bashkisė ka miratur listėn
e pėrfituesve tė ndihmės ekonomike, ndėrkohė
qė pikat e tjera tė rendit tė ditės janė
lėnė pėr mbledhjen e rradhės.
A.
A.
Ndoja
|