|
KRRT-ja e
Bashkisė Rrėshen i hap rrugėn ndėrtimit tė
Kompleksit Turistik “Mirdita TOWER” nė
afėrsi tė autostradės nė njė vlerė prej 15
milion eurosh.
Mbledhje
e parė e KRRT-sė pėr kėtė vit ka miratuar
njė sėrė project- vendimesh tė filtruara
paraprakisht nga Sekretaria Teknike, dhe
Departamenti i Politikave tė Zhvillimit
pranė Bashkisė. Ndonėse disa prej projekt
vendimeve kanė qėnė tė thjeshta, si dy mė
kryesoret janė renditur “Ndėrtimi i
Kompleksit Turistik Mirdita TOWER” dhe
“Ndėrtimi i njė pallati 9-katėsh me tre
kulla” me ivestitor z. Bardhok Jushi.
Nė fillim tė
mbledhjes maratonė e cila nisi nė ora 05.30
tė pasdites, z. Gjon DEDAJ nė cilėsinė e
Kryetarit tė KRRT-sė tha se mbledhja e parė
pėr kėtė vit ėshtė e monitoruar edhe nga
kamera, dhe i gjithė procesi do tė zbardhet
pėr tju bėrė e ditur tė gjithė opinionit tė
interesuar. Z. Dedaj tha se kemi qėnė tė
detyruar pėr tė bėrė njė zgjidhje emergjente
duke komanduar nė rolin e Sekretarit Teknik
z. Genc Vladi, pasi drejtuesja pėrkatėse
mungon pėr arsyeje objektive.
Kryetari i
Bashkisė ka ripėrsėritur se kjo KRRT kėrkon
nga ofertuesit rritjen e standarteve
elekronike me qėllim qė paraqitja e
projekteve tė mos bėhet mė me mėnyrėn
klasike, atė tė afishimit nė mur tė
projekteve.
Mė tej ai ka
lexuar listėn e projekteve tė miratuara nga
sekretaria teknike, dhe tė paraqitur nė kėtė
mbledhje pėr miratim.
Mė shumė
kohė dhe vėmendja ka sjellė mbrojtja
teknike qė arkitekt Sami Ēela, drejtues i
studios “apolon-1 studio” i bėri projektit
pėr ndėrtimin e kompleksit turistik “Mirdita
TOWER”. Nė fillim tė paraqitjes sė kėtij
projekti, pėr rėndėsinė e realizimit tė
kėtij ivestimi gjigand qė mund tė shkojė
deri nė 15 milion Euro, ka folur z. Dashamir
Uruēi,
pėrfaqėsues i autorizuar i kompanive
investitore.
Z. Uruēi bėri tė ditur se njė ide e tillė zė
fill rreth dy vite mė pare, qė me
pėrcaktimin e gjurmės sė ndėrtimit tė rrugės
Durrės-Kukės. Ndėrtimi i kompleksit turistik
ėshtė njė projekt gjigand qė do tė ketė
impakt tė rėndėsishėm nė tė gjithė zonėn.
Pėr kėtė janė bėrė shumė studime e
konsultime. Ai tha se pėr kėtė tashmė ka njė
vendim tė Kėshillit tė Bashkisė, dhe
Prefekturės. Ai bėri tė ditur se kompleksi
do tė financohet nga njė grup i pėrbashkėt
ivestitorėsh shqiptarė dhe italianė, ndėrsa
peshėn kryesore do e mbajė “System Group
Italia” njė shoqėri ivestitorėsh italianė,
mjaft tė njohur nė itali pėr prodhimin dhe
tregėtimin e tubove.
Ndėrsa pėr
procesin teknik ka folur arkitekt Sami Ēela.
Ai
ka bėrė tė ditur se studioja e tij
“apolon-1 studio” ka mardhėnie tė ngushta
me shumė studio analoge italiane. Pasi ka
folur pėr rėndėsinė e rrugės, dhe ndėrtimin
e kompleksit turistik “Mirdita Tower”
ka evidentuar faktin se Mirdita ėshtė i
vetmi pishtar i katolicizmit nė Ballkan, ka
virtyte tė ēmuara nė mbrojtje tė qytetėrimit
roaman. Pikėrisht ky fakt i rėndėsishėm
ėshtė paraparė nė kompozimin e projektit nė
fjalė.
“Mirdita TOWER” do tė pėrbėhet nga njė seri
objektesh mjaft tė rėndėsishme turistike e
kulturore. Pas nėnshkrimit tė memorandumit
mes “System Group Italia” dhe Bashkisė
Rrėshen janė bėrė hapa para nė kėtė drejtim.
Kjo e fundit do tė ketė interesa tė forta
pasi i gjithė kompleksi dhe zona pėr rreth
tij, do tė jetė nė shėrbim tė qytetrėve tė
Rrėshenit.
Sipas arkitektit Sami Ēela, pjesė e
kompleksit turistik Mirdita TOWER, do tė
jetė njė shkollė 3-5 katėshe, njė zonė
spitaliere, me njė spital me tė gjithė
teknologinė e fundit, pėr tė gjitha moshat
dhe sėmundjet.
Nė kėtė
kompleks do tė ketė edhe njė hotel me katė
yje, tė nivelit ndėrkombėtar.
Ndėrsa vetė
kulla nga ku ka marrė emrin vetė kompleksi
turistik do tė jetė disa katėshe. Nė katin e
parė do tė ketė njė holl tė madh dhe njė bar
pritje. Nė katin vijues do tė vendoset njė
muze etnologjik nga Mirdita, dhe salla
pritje kryesisht pėr tė huaj. Ndėrsa mė lart
do tė ketė njė bar-restorant i klasit tė
parė me njė kupolė me xham selektiv ku
klientėt mund tė shikojnė zona tė largėta
falė vetive tė vetė xhamit tė kupolės. Nė
pėrbėrje tė kompleksit do tė ketė mjaft
ambiente sportive e kulturore c’ka e bėjnė
tė gjithė zonėn mjaft tė vizitueshme pėr
kalimtarėt e shumtė qė pritet tė fluksojėn
rrugėn Durės-Kukės.
z. Sami
Ēela, tha se nė mbledhjen e ardhshme do tė
vendoset se kush nga objektet do tė jenė mė
prioritarė nė rradhėn e ndėrtimit.
Nė lidhje me
paraqitjen qė bėri arkitekt Sami Ēela, ka
kėrkuar spjegime tė mėtejshme ing Maks Kola,
spjegime tė cilat janė dhėnė edhe nga
Dashamir Uruēi. Ndėrsa antėtari tjetėr i
KRRT-sė z. Zef Beleshi, ka falenderuar pėr
paraqitjen duke evidentuar faktin se fati i
kėtij kompleksi do tė jetė i lidhur me fatin
e kėtij qyteti.
Ndėrsa
projekti pėr ndėrtimin e njė pallati 9
katėsh tė ndarė nė tre kulla me ivestitor z.
Bardhok Jushi, ėshtė mbrojtuar nga ing.
Merita Libohova.
Ajo ka
sqaruar se ndėrtimi do tė bėhet nė hyrje tė
qytetit tek ish fusha e volejbollit. Znj.
Libohova ka treguar tė gjitha detajet pėr
ndėrtimin e kėtij pallati, duke vlerėsuar
faktin se pas ndėrtimit tė tij do tė marrė
njė pamje mjaft komode edhe hyrja e qytetit.
Ajo deklaroi se tė gjitha pamjet do tė jenė
nė pozicon tė preferuar. Dy katet e para do
tė kenė njė rrjet dyqanesh dhe bar kafe pėr
tė afruar klientėt. Tė gjitha hyrjet do tė
jenė 2 plus njė, me dy banjo dhe ballkone,
me njė sipėrfaqe prej 100 m2. Ndėrsa rreth
70 % e banesave do tė kenė nė dispozicion
nga njė garazh makine.
Njė oponencė
ėshtė bėrė nga z. Maks Kola i cili ka
debatuar nė disa pika, kryesisht pėr
distancat me objektet e tjera. Znj. Merita
Libohova ka kundėrshtuar duke sjellė
argumentat e saj.
Mė tej ėshtė
vijuar me paraqitjen njė sėrė objekteve tė
tjera, si njė ndėrtim tjetėr nė hyrje tė
qytetit, me ivestitor z. Paulin Pali,
shtesė
lokali me ivestitor z. Zef Paēuku, etj.
Pėr tė
gjitha kėto anėtarėt e KRRT-sė janė shprehur
me votė duke kaluar shumė prej tyre, por
edhe duke rrėzuar disa me kondicione tė
dyshimta.
Nė fund tė
mbedhjes kanė mbėrritur njė pėrfaqėsi e
“System Group Italia”, tė cilėt janė
pėrshėndetur nga kryetari bashkisė z. Gjon
Dedaj. Edhe miqtė italianė kanė falenderuar
kryetarin e Bashkisė dhe tė gjithė anėtarėt
e KRRT-sė pėr miratimin e kėtij kompleksi
mjat tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e zonės.
A. Ndoja |