|
Merr fund situata problematike nė rrugėn
hyrėse tė qytetit Rrėshen.
P ėrtej
debatit tė gjatė dhe sqarimve tė
njėpasnjėshme nė lidhje me faktin nėse
rruga nė hyrje tė qytetit tė Rrėshenit i
pėrket pėr mirmbajtje Drejtorisė sė
Pėrgjithshme tė Rrugėve, apo Bashkisė
Rrėshen, kjo e fundit ka ndėrhyrė me njė
fond tė reduktuar pėr ta sjellė atė nė
gjendje tė kalueshme pėr automjetet. Nė fakt
referuar dokumentave pėrkatėse Bashkia
Rrėshen nuk ka asnjė detyrim finaciar
kundrejt kėtij segmenti, pasi ai ėshtė nėn
juridiksionin e DPRR, por situata e rėndė nė
tė cilėn ndodhej kjo rrugė, ishte e pa
pranueshme pėr cilin do, aq mė teper qė kjo
rrugė ishte edhe prezantimi i parė me
qytetin. Kjo ka bėrė qė Bashkia tė marrė
masat e saj, tė detyruar nga kėrkesat e
qyetarėve, dhe heshtje e ndėrmarrjes
pėrkatėse tė rrugėve.
Kėshu menjėherė pas miratimit tė buxhetit tė
Bashkisė Rrėshen pėr vitin 2011 dhe
konfirmimit nga ana e Prefekturės Lezhė,
sektori i tenderimeve ka nisur procedurėn
pėr shpalljen e konkursit pėr Operatorėt
Ekonomikė nė sistemin elektronik, pranė
Axhensisė sė Prokurimeve Publike (APP).
Pas procesit ligjor me nr reference
45065-03-23-2011 dhe me
Fondi
limit 2 091 701 (dy milion e
nentedhjete e nje mije e shtateqind e nje )
lek pa t.v.sh, komisioni i Vlerėsimit tė
ofertave tė Bashkisė Rrėshen ka shpallur
fituese Operatorin Ekonomik “Kthella-shpk”
referuar kriterit tė paracaktuar “cmimi mė i
ulėt” nė shumėn 19 42 020 lekė.
Pra siē shihet qartė, i gjithė ivestimi qė
ėshtė i prekshėm nga tė gjithė banorėt ėshtė
nė masėn afėrsisht 2 milionė lekė tė reja.
Pėr disa ditė rradhazi OE Kthella-shpk, ka
punuar me cilėsi tė lartė dhe nėn monitorim
tė rreptė tė drejtuesve tė Bashkisė por edhe
tė vetė qytetarėve tė Rrėshenit, tė cilėt
kanė qėnė shumė tė interesuar pėr kėtė
ndėrhyrje nė rrugėn kryesore hyrėse nė
qytet.
Janė hapur kanalizimet anėsore dhe nė
bashkėpunim me pronarė tokash janė shėmbur
mure qė kishin prekur hapėsirėn detyruses tė
rrugės. Pasi janė pastruar tė gjitha kanalet
dhe vendosur tubat pėrcjellės tė ujrave,
ėshtė mbėrritur nė pėrfundimin se rruga
ėshtė e sigurtė nga kalimi i ujit mbi
asfalt. Madje pėr kėtė ėshtė kėrkuar
mirkuptimi i disa pronarėve tė lavazheve
anės rrugės, tė cilėt kanė siguruar se uji
qė ata pėrdorin nuk do tė dalė nė asfalt.
Pasi janė
rikuperuar
tė gjitha shtresat e dėmtura, firma ka nisur
me shtresat e asfaltit. Puna ka vijuar gjatė
gjithė natės sė shtunė pėr tė mos penguar
qarkullimin e automjeteve, fluksi i tė
cilave ėshtė mjaft i madh gjatė ditės. Nė tė
gdhirė tė ditės sė djelė banorėt e Rrėshenit
kanė parė se situata e rėndė dhe mjaft
problematike nė tė hyrė tė qytetit Rrėshen
ka marrė fund, madje rruga tashmė paraqet
njė komoditet nė tė udhėtuar dhe paraqitje
me dinjitoze tė hyrjes sė qytetit Rrėshen.
18 prill 2011 |