|
MINATORI, kampion pas 36 vitesh!
Shtypi i huaj per kete ndeshje.
Pas
njė ballafaqimi spektakėl me Tiranėn, ekipi
i Minatorit nė pallatin me emrin e Arjana
Arapit, duket se pėrmbushi njė amanet jo
vetėm tė kėsaj volejbollisteje qė nuk jeton
mė, por tė tėrė brezave tė kėtij sporti
magjik qė
Mirdita e ushtron aq bukur dhe e don
shpirterisht prej 36 vitesh. Ėshtė si njė
shpėrblim pune,mundi dhe sakrifice, i qindra
vajzave, qė nga ato vajzat e hajthme e te ndrojtura
tė vitit 1975 qė mundėn tė thyejnė njė
mentalitet jo dhe aq tė lehtė pėr kohėn, nėn
drejtimin e mjeshtrit tė pasionuar Haki
Halili.
Pallati i Sportit, kurrė nuk
ka patur njė dyndje tė tillė si sot, dhe njė
numėr po kaq i madh sportdashės ishin jashtė
teksa po e ndiqnin ndeshjen nga ovacionet e
forta brenda nė pallat. Publiku, tamam sic
ėshtė pėrceptuar dhe quajtur gjithnjė, si
“lojtari i shtatė’ i kėtij ekipi qė i ka
dhėnė tonin,ėmbėlsinė,vilatitetin,
kreativititetin dhe finesen volejbollit
shqiptar pėr femra.
Atmosferen entusiazte kesaj fitoreje te
madhe, ia ka dhene dhe dekori plot hijeshi
dhe fantazi, dizajnuar nga Xhovalin Kacorri,
i cili ka percjelle gjate gjithe sezonit
ndeshjet e ekipit ne mjedise motivuese, me te
gjithe aksesoret reklamues. z. Xhovalin
Kacorri eshte edhe autor i logos simbolike
te uniformes se ekipit, logo e cila tashme
eshte bere mjaft e njohur dhe e aksesueshme
nga tifozeria e zjarrte e Minatorit. Kjo
logo sportive e cila e ka motivimin nga
Stema e Arbrit, ka gjetur nje perdorim te
gjere jo vetem ne uniformen e kampioneve te
Shqiperise, por edhe ne shume elemente
promovues dhe perfaqesues te skuadres
mirditase.
Pėr tė hyrė tek ndeshja!...
Tė tria setet janė fituar me
mobilizim tė gjithė reparteve tė ekipit
vendas
nėn drejtimi brilant tė Gorenxės, 25:17,
25:16 dhe 25:11, ku nė momente tė vecanta
spektakli volejbollistik, ka qenė vėrtetė i
rrallė.
Pėrmes lojės sė Vanias, Tucit
nė sulm, Nezaj me gjuajtje tė shkurtėra,
Skaraj apo Shkurtit, me njė saktėsi precize
nė gjuajtje,shėrbim dhe lojėn mbrojtėse, dhe
pasimet e Llupos, Pergjetani e Hasanbelli,
ekipi vendas dhuroj atė qė priste
sportdashėsi i shumtė. Ekipi i Tiranės ėshtė
pėrgjigjur disa momente me Xhixhėn,Gegėn dhe
Bicin, por ka qenė i pamundur pėrballimi i
furisė sė sulmeve tė ekipit vendas, apo
bllokut efikas.
Gjatė gjithė ndeshjes nė
pushime setesh gjithcka ėshtė shoqėruar me
numėra artistik, valle dhe kėngė nga QFK dhe
pallati i Kulturės MIRDITA. Duke i dhėnė
ngjyre fesative nga mė tė vecantėt tė
kampionateve tė deritashėm.
Pika e 25 nė setin final ka
dhėnė njė efekt inkadeshence nė stadium,dhe
fitorje ėshtė festuar nė mėnyrė madhėshtore,
ndėrsa sekretari i Federatės sė Volejbollit
Shqiptar Leonard Tase, ka dorėzuar kupen
kapitenes Esmeralda Tuci.
Publiku nė kor ka bėrė
ovacion pėr ekipin
dhe nė vecanti pėr presidentin
e tij Troplini, i cili prej dy vitesh i
kushtohet aq fort ekipit dhe premton se Kupa
do tė mund tė vijė nė kėtė pallat sporti nė
mes tė Mirditės, gjė qė u bė realitet falė
pėrkushtimit tė gjithė ekipit, trajnerėve,
dhe stafit stėrvitor.
Trajneri, flm Mirdita!
Trajneri Gorenxa u shpreh tejet
i emocionuar nga kjo fitore, duke thėnė se
ishte njė fitore e madhe pas ballafaqimesh
te forta dhe tė ndershme sportive gjatė
gjithė kampionatit. Ai tha se ky ekip ėshtė
nga mė tė mirėt qė ai ka stėrvitur,dhe
fitoret nė rendin e 26-te njėpasnjė, janė
njė rekord mė vete cka tregon se ekipi fitoj
bindshėm dhe pa toleruar pėr asnjė ndeshje
si brenda dhe jashtė fushės. Ėshtė nga
ekipet mė kompaktė nė tė gjitha repartet,
ndėrsa ka pėrmenduar punėn e bėrė ndėr vite
nga lojtarėt vendase si Kola dhe Hoxha, si
dhe gjithė vajzat e Rrėshenit qė dijnė tė
luajnė bukur dhe tė dhurojnė emocione
pafund.
Ballafaqimet sportive, tha
Gorenxa, na kanė vėnė jo pak herė nė
vėshtirėsi, si me UMB, Teutėn, dhe Tiranėn
qė padyshim mbetet njė ekip i madh, por ne
ishim mė tė organizuar dhe mė tė motivuar
cka na solli dhe fitoren e madhe.
Ai tha se mėnyra sesi u
organizua kjo festė nuk ka ndodhur nė
kampionatet shqiptare,dhe Rrėsheni diti ta
bėjė kėtė aq mrekullisht, prej shpirtit tė
zjarrtė dhe mbėshtetjes qė i jep kėtij
sporti tė bukur. Na u duk se tėrė Mirdita
ishte brenda nė stadium,tha Gorenxa,dhe ne
ia kishim borxh njė fitore tė tillė.
Nė fund ai ka pėrgėzuar
kolegėt e tij pėr stėrvitje shkencore me
ekipin,dhe gjithė stafin e klubit,si dhe nė
vecanti presidentin Troplini, qė pos
mbėshtetjes materiale, i dha shpirtin e
garės dhe tė sfidės ekipit duke na motivuar
nė cdo ndeshje hap pas hapi ashtu dhe
bashkine Rreshen pėr vite te tėra ne
mbajtjen ne tonus te ekipeve zinxhire.
Festa ka vazhduar dhe rrugėve
dhe nė sheshin e qytetit deri vone me
perflakjen e qiellit nga fishekzjarret…
Me pak rrjeshta:
Ledi Skara,
‘Motorri’ i
ekipit Minatori, shpirti i sakrifices,
simbol i unitetit ne ekip, nje potencial i
rralle.
Ilda Llupo,
per ata qe nuk e dijne, eshte
nusja e qytetit tone. Nje shpirt vetmohues,
kampione e vertete. Njeri i shkelqyer!
Malvina Tuci,
hijeshia e saj dhe gadishmria
per te ndihmuar ekipin e ben ate nje garanci
te madhe per te ardhmen.
Narda Nezaj,
Tropojanja simpatike, sot
behet kampion edhe me Minatorin. Thjeshte e
mrekullueshme!
Klejda Shkurti,
nje bombera e volejbollit
shqiptar, nje vajze gjeneroze, kampione e
madhe, kampione e perjetshme!...
Vania Barbanova,
nje Ela Tase e vertete, e
jashtezaonshme, e papermbajtshme!
Dori Hasanbelli,
nje nga rastet e rralla kur
bukuria fizike dhe niveli sportiv jane ne
sinkron te plote.
Elsa Pergjetani,
Vajza rreshenase qe i ka
dhene shume dashuri Minatorit. Nje
perspektivė e sigurte.
Natalia Llukoshina,
Moldavja potente qe i dha
ekipit shpirtin dhe profesionalizimin e saj,
nje “mirditore” e vertete!
Vankita Akcami,
Nje prapavije e sigurte,
shembull sinjifikativ i punes ne grup.
Orgilda Sema
Kampione e vertete per aq sa
luajti,kampione e se ardhmes.
Adelina Kacorri,
Lojtare fantaziste, qe jep
siguri per te ardhmen e ekipit.
Esmeralda Tuci,
Kapitenja e bukur, lojtare
energjike, befasuese, nder perlat sportive qe
ka nxjerr Mirdita nder vite, simbol i
padiskutueshem i ekipit kampion Minatori,
jemi krenar qe eshte motra jone.
Trajner, Ardian Gorenxa,
Pune,pune,pune! Dhe ja ku
jemi sot Kampion te Shqiperise! Merita e
ketij njeriu te heshtur ne ritmin dinamik te
stervitjes se kalkuluar, thjeshte deri ne
madhesshti eshte e padiskutueshme!...
Mond Xherazi,
Nje koleg afinitiv dhe
i perpikte i Gorenxes, profesionist i
vertete, njeri i rralle,ishte fati qe e
patem ne mes nesh.
Pergatiti: Gjergj Marku
|