REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Miratohet Plani Strategjik i Zhvillimit Ekonomik tė bashkisė Rrėshen

  Kėshilli i Bashkisė Rrėshen ka miratuar draftin e Planit Straegjik tė Zhvillimit Ekonomik tė bashkisė Rrėshen, paraqitur nga grupi i punės i ngritur nga bashkia me bashkėpunimin e ekspertėve tė CANGO-s. Pas muajsh pune mė sė fundi, ka ardhur dhe etapa pėrmbyllėse e miratimit nga ana e kėshillit si organi vendimmarrės pėr njė projekt kaq tė rėndėsishėm tė kėsaj bashkie.

 Ky proēes i fundit ėshtė realizuar nė njė mbledhje tė zgjeruar tė kėshillit tė bashkisė i organizuar nė pallatin e kulturės Rrėshen, ku pos kėshilltarėve, morėn pjesė dhe qytetarė tė interesuar pėr kėtė plan strategjik, drejtues institucionesh por dhe tė ftuar nga komunat fqinje apo kontribues nga fusha akademike universitare etj. Ashtu si nė tė gjitha fazat e tjera kanė qenė pjesėmarrės dhe ekspertė e trajnues tė CANGO-s.

 Takimin e hapi kryetari i Kėshillit tė Bashkisė, z. Nikolin Kaēorri, i cili si pikė tė parė tė trajtesave tė kėsaj dite, ka prezantuar pikėrisht fazėn e fundit tė miratimit tė planit strategjik tė zhvillimit ekonomik tė bashkisė, duke bėrė njė rezyme tė tėrė punės sė bėrė edhe nga pėrfaqėsues tė kėshillit qė kanė marrė pjesė nė komisione e grupe pune tė ndryshme, si dhe etapat nėpėr tė cilat ka kaluar diskutimi qė nga misioni e deri tek projektet konkrete.

 Mė pas ai ia ka dhėnė fjalėn kryetarit tė bashkisė Gjon Dedaj, i cili ka analizuar mė nė detaje proēesin e kryer. Nė afro 30 slajdera tė videoprojektuar, zoti Dedaj, ka sjellė nė vėmendje tė publikut pėrmbajtjen e kėtij plani strategjik, i cili tashmė do tė mund tė funksionojė si njė platformė orientuese pėr tėrė punėn e bashkisė dhe aktorėve tė tjerė, qė punojnė e ndihmojnė nė kėtė komunitet.

 Nėn njė dizajn intrigues ėshtė dhėnė tė kuptohet se ky plan strategjik vjen nė vijim tė atij tė vitit 2001, jo vetėm si njė respekt i punės sė paraardhėsve, porse ėshtė dhe si njė pasqyrė e kalkulimit tė objektivave pėrvijuese nga vitit nė vit, dhe mbi tė gjitha, realizimit tė projekteve qė rrjedhin prej tij. E gjitha duke u shpjeguar dhe nė bazė tė vendimeve dhe kuadrit ligjor qė e pėrcjell zhvillimin ekonomik tė njė njėsie vendore, ashtu si dhe traditėn nė legjislacion. Mbi tė gjitha, sqaroi kryebasdshkiaku Dedaj, mbetet me rėndėsi tė kuptohet se vendimi i Keshillit  pėr miratimin e Planit ėshtė i detyrueshėm pėr zbatim nga vetė Kėshilli, Kryetari dhe stafi i Bashkisė dhe nga tė gjitha institucionet nė varėsi tė Bashkisė.

 Duke hyrė nė elementėt thelbėsorė tė planit strategjik, struktura e tij vjen e formohet nga vizioni, qėllimet, objektivat, projektet, afatet, pėrgjegjėsitė. Ndėrkaq synon udhėheqje e   PZHEV, rritje kapacitesh, mirėadministrim, monitorim, llogaridhėnie, transparencė, inkurajimin e pjesėmarrjes, menaxhim territori, menaxhim demografik, zhvillim  konkurues, te rinjohe realitetin, te prezantoje kapacitetet natyrore, gjeografik, ekonomik,historik e kulturor, tė pėrmbushė pritshmėritė dhe aspiratat e komunitetit, tė pėrcaktojė njė drejtim tė qartė pėr zhvillimin e bashkise, te integrohemi bashkerisht ne nivele lokale, rajonale, kombetare evropiane, globale.

 Duke u ndalur tek target-grupet e interesuara ai ka theksuar se ky plan strategjik iu intereson qė nga kryetari i kėshillit, stafit tė bashkisė, bashkive dhe komunave kufitare, agjensive vendore dhe tė dekocentruara, biznesit, qarkut dhe planeve strategjike kombėtare.

 Mė tej ėshtė sjellė nė vėmendje minisioni i kėtij plani stategjik qė ėshtė :

 “Misioni i bashkise Rreshen eshte te garantoje shanse te barabarta per te gjithe banoret, te nxise dhe mbeshtese zhvillim te qendrueshem ekonomik e shoqeror ne respektim te mjedisit, tradites dhe standarteve europiane duke mundesuar nje cilesi jete me te avancuar per komunitetin”.

 Pėr realizimin e kėtij misioni janė pėrcaktuar dhe 11 qėllime mė tė spikatura dhe qė e evidentojnė problemin nė thelbin e tij. Nė vetvete pėr kėtė mision ėshtė patur parasysh qė tė jetė:

-I qarte dhe i kuptueshem

-I shkurter sa duhet per tu mbajtur mend nga te gjithe

-Te specifikoje ne menyre te qarte fushen e veprimit te organizates

-I gjere sa duhet per te lejuar fleksibilitet gjate zbatimit, por i ngushte sa duhet per te na siguruar fokusimin

 Ndėrsa synohen: zhvillim ekonomik, studime urbane, zhvillim social, politika lokale, arsim, shendetesi, kulture, sport, turizem, etj, gjė qė do tė realizohen pėrmes buxhetit tė bashkisė, investimeve kombėtare, donatorėve dhe kreditimeve.

 Zoti Dedaj e ka mbyllur paraqitjen e tij me njė referencė personale nė tė cilėn theksohet: Vetem duke shkaterruar armiqesite mund t’i afrohemi e mbrojme PAQEN permes  te Vertetes dhe Drejtesise, Lirise dhe Dashurise  se ndersjellte!

 Duke pėrmendur aksiomėn e njė plani tė tillė strategjik efektiv: Pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm!

 Mė pas rreth kėtij drafti kanė bėrė pyetje nga publiku pjesėmarrės, tė cilėt janė interesuar pėr anė tė veēanata sidomos tek objektivat dhe projektet e zhvillimit. Edhe anėtarėt e kėshillit kanė qenė tė interesuar rreth objektivave qė pėrmbledh ky plan strategjik dhe sa ai rrok gjithė hapėsirėn e qeverisjes vendore jo vetėm pėr tė listuar prioritetet, por dhe mbėshtetjen me buxhet si dhe alokimin e fondeve tė duhura pėr tė mundėsuar realizimin konkret tė njė plani tė tillė strategjik.

 Nė mes tyre diskutantė si Pjetėr Pjetri, Pashk Krepi, Ndrecė Biba, Gjovalin Jaku, Preng Toma e tė tjerė, kanė theksuar anė tė veēnata qė duhen rikonfiguruar nė disa pjesė tė kėtij plani si nė arsim apo edukimin e publikut, etj.

 Pas pyetjeve dhe diskutimeve tė shumta, kryetari i kėshillit tė bashkisė Nikolin Kaēorri, ka pėrsėritur ftesėn e tij pėr antarėt e kėshillit pėr tė dhėnė votėn konsensuale pėr miratimin e kėtij drafti dhe fillimin e realizimit tė proēesit tė botimit dhe promovimit publik mė pas.

 Njė pėrshėndetje tė vecantė ka bėrė eksperti i CANGO-s Artan Rroji, i cili ka theksuar bashkėpunimin e shkėlqyer tė afruar nga tė gjithė aktorėt e ndryshėm nė kėtė bashki, si grupet e punės, kėshilli, grupet e pjesėmarrejs dhe deri tek ky diskutim i fundit i hapur nė mes kėshillit dhe komunitetit pėr tė sjellė njė mriatim tė tillė publik, qė ėshtė mė e rėndėsishme pasi ėshtė vetė komuniteti ai qė pėrfiton nga njė strategji zhvillimi.

 Pas diskutimeve dhe debateve tė shumta, kėshilli e ka miratuar nė parim dhe nė gjithė kapitujt e tij planin Strategjik tė Zhvillimit Ekonomik tė Bashkisė Rrėshen.

Gj.Marku