|
Mirdita-art 2009
-Edicioni i tretė-
Ėshtė pėrmbyllur edicioni i tretė i
Mirdita-Art 2009, njė nga veprimtaritė
kulmore artistike dhe promocionale tė vitit,
tashmė i kthyer nė traditė nė bashkinė
Rrėshen.
Kjo veprimtari e nisur qė prej tre
edicionesh, nė epilog tė cdo viti, kėsaj
rradhe i ėshtė kushtuar ansamblit folklorik
MIRDIA, pjesėmarrės nė festivalin folklorik
tė shtatorit tė kėtij viti nė Gjirokastėr
dhe ekipit tė Volejbollit pėr femra
Minatori, i cila ka patur spikatje dinjitoze
kėtė sezon volejbollistik.
E
paralajmėruar prej disa ditėsh nė platformėn
e mirėfilltė tė njė dite kulturore,
veprimtaria nė fjalė nisi nė pallatin e
sportit “Arjana Arapi”, njė ballafaqim
sportiv nė mes ekipit Minatori, me lojtare
qė luajnė nė kėtė ekip dhe MIRDITA, me
volejbolliste mirditore qė luajnė nė ekipe
tė tjera, kryesisht tė kryeqytetit si dhe nė
Greqi e SHBA.
Fjalėn e hapjes pėr kėtė aktivitet e mbajti
shefi i departamentit tė kulturės nė
bashkinė Rrėshen Dod Pepkolaj, duke
evidentuar faktin se kjo veprimtari qė po
krijon traditė tė llojit tė vecantė nė
Mirditė, kėtė vit do tė jetė ende mė
specifike pasi personazhe tė kėsaj feste nė
fundvit janė sportistet e suksesshme tė
Minatorit dhe artistėt e ansamblit Mirdita.
Publiku ka pritur me ovacione prezantimin e
lojtares nr.11
Arjola
Prenga, e cila kthehet nga Amerika pėr tė
luajtur me Minatorin nė kėtė sezon, ekipin
qė e bėri sportiste me emėr.
Mė
pas janė vėnė pėrballė nė parketin e fushės
sė volejbollit ekipi i Minatorit me atė
Mirdita, duke dhuruar njė spektakėl tė bukur
per spektatorin e shumtė rreshenas. Vajzat
qė luajnė aktualisht me Minatorin janė
treguar me efikase e kompakte dhe e kanė
fituar ndeshjen me rezultatin 3: 0 duke
fituar dhe kupėn e kėtij takimi miqėsor.
Nė
njė ceremonial tė organizuar nė pallatin e
sportit me praninė e qindra tifozėve dhe tė
ftuarve tė shumta nga
Tirana e
Durrėsi, ēmimi i dytė iu dha ekipit Mirdita,
ndėrsa Kupa e kėtij takimi iu dha ekipit
MINATORI aktual nga ana e Presidentit dhe
donator i ekipit Muhamet Troplini, okulist i
njohur nė Durrės.
Kryetari i bashkisė Gjon Dedaj, duke uruar
volejbollistet, drejtuesit e sportit dhe
veēmas presidentin Troplini pėr shpirtin e
tij altruist nė rimėkėmbjen e ekipit, ka
theksuar se dita e sotme pėrbashkon dy
misione kulturale dhe sportive me tė cilat
Mirdita ka cfarė tė tregojė nė identitetin e
saj por dhe evolimin dhe ecjen e saj
progresive si njė rajon qė din tė bėjė edhe
historinė,edhe kulturėn, edhe sportin.
Falenderime ka pėrcjellur zoti Dedaj pėr tė
gjithė stafin e ekipit dhe gjithė
volejbollistet, si dhe ato mirditore qė
shquhen nė ekipe me emėr brenda e jashtė
vendit, duke qenė nė njėfarė mėnyre
“ambasadoret” me tė mira tė artit dhe
sportit tė Mirditės nė Shqipėri e nė botė.
Ekspozita e skulpturės
Njė
grup studentėsh tė Akademisė sė Arteve hapi
njė ekspozitė me skulptura kryesisht, dhe
pikturė nė sallėn e galerisė sė arteve nė
pallatin e kulturės dhe kjo ishte
veprimtaria e dytė e kėsaj dite kulturore.
Protagonistėt, studentė mirditorė,
sollėn skulptura
interesante tė punuara nė teknika tė
thjeshta por tė njė natyre tejet tė vecantė,
kėtė e ka vlerėsuar dhe piktori skenograf i
pallatit tė kulturės Gjok Pepa, qė ka
mbajtur dhe fjalėn e rastit, duke e theksuar
si njė risi nė organizimet e pallatit tė
kulturės.
Pėrshėndetje tė veēantė pėr artistėt solli
dhe tenori Kastriot Tusha, si i ftuar nė
kėtė aktivitet por dhe si pedagog i kėsaj
akademia duke evidentuar faktin se Mirdita
ka artistė tė mrekullueshėm qė ruajnė
traditėn dhe e evoluojnė artin siē po
tregojnė dhe kėta artistė me kėtė ekspozitė.
Kryetari i bashkisė Gjon Dedaj pėrgėzoi
autorėt pėr punėn e bėrė duke theksuar
faktin se bashkia e ka patur nė qendėr tė
vėmendjes promovimin e elementit tė ri
artist kudo ai ndodhet, dhe veprimari tė
tilla i kanė shėrbyer mė sė miri kėtij
qėllimi promocional nė njė krahinė ku e
bukura ėshtė kredo e saj nė histori, tė
tashmen dhe nė tė ardhmen e vet.
Mė pas u kalua me vizita nėpėr tėrė punimet
e kryera nga
studentėt
ku ra nė sy puna e bėrė nė disa teknika, si
me allci tė tonuar me lin, apo llamarinė,
dru etj,e ku nė vecanti spikaste ruajtja e
formės nė punime si me volumet e linjat pėr
tė sjellė nje art racional dhe tė mbushur nė
ide interesante nė punime tė tilla jo tė
lehta nė realizim apo transmetimin e ideve
tė qarta tek shikuesit. Ranė nė sy punimet
tipike me figura mirditore,si nusja nė allci
tė tonuar nė lin po ashtu dhe llamarinė, apo
balerina,si dhe punimet e tjera nė pikturė
dhe tė derdhura nė njė formė tė vecantė nė
zink, pėr tė konkluduar se kemi tė bėjmė me
artistė shumė premtues.
Ka qene ky fakti qė ky grup studentėsh dhe
disa tė tjerė tashmė janė shtrirė me njė
projekt pėr figura tė ndryshme historike tė
realizuara nė Mat, dhe me premtimin pėr ta
realizuar dhe nė Mirditė si njė dhuratė pėr
krahinėn nga ata kanė marrė frymėzimin qė tė
vegjėl tė apasionuar pas artit. Pikerisht
per kete mision bashkia Rreshen u akordoj
dhe certifikatė mrirėnjohje pėr projektet e
tyre dhe ekspozitėn e realizuar me plot ide
e punime cilėsore.
Autorėt e ekspozitės:
-Ermal Gega,
me origjine nga fshati Peshqesh, aktualisht
banues ne Laē vazhdon studimet ne akademine
e arteve te bukura ne Tirane, dega pikture
monumentale.
-Vladimir
Kola
me origjinė nga Fani, banues nė Durrės,
studion ne akademine e arteve te bukura
Tirane, dega skulpture.
Benard
Lekgegaj
me origjine nga Perlati, student ne
akademine e arteve te bukura Tirane, dega
skulpture.
Eriet
Mucollari
nga Lezha student ne akademine e arteve te
bukura dega pikture grafikė.
Personazhet, Mirdita art 2009
Kjo ditė e bukur kulturore ėshtė pėrmbyllur
me
njė aktivitet nė formėn e talk-shoėt nė
sallėn e koncerteve, ndėrkohė qė nė skenė
janė vėnė ekipi i volejbollit nen drejtimin
e sekretarit te klubit te sportit Minatori,
Mark Kola, dhe grupi pjesėmarrės nė
festivalin e Gjirokastrės.
Pėrmes muzikės, intervistave, pėrshėndetjeve
janė shpėrndarė certifikatat dhe medaljonet
e festivalit pėr artistėt si dhe
certifikatat e mirėnjohjes tė akorduara nga
bashkia pėr sportistet mirditore.
Gjithashtu ēertifikata mirėnjohje tė vitit
janė dhėnė edhe pėr disa aktorė tė
Mirėnjohje u dhanė pėr:
-Ekipin e
Volejbollit
pėr femra Minatori.
-Lojtare e vitit Gentiana Qose e Minatorit.
-Lojtaret me eksperiencė Dalina Kola
(kapitene) dhe Lindita Hoxha.
-Trajnerit tė parė tė ekipit Minatori , Haki
Halili
-Trajneri aktual i ekipit Minatori, Altin
Martiri.
-Tv-Telesport pėr promocionin e ekipit.
-Sekretarit tė FSHV-se Leonard Tase, per
ndihmėn ndaj ekipit Minatori.
-Certifikate mirenjohje iu dha edhe grupit
te studentėve pėr ekspozitėn.
Gjithcka e kompozuar nė skenė me ekipin dhe
artistėt u pėrcoll pėrmes kėngės dhe
inskenimeve tė tipit shoė,duke sjellė
kėnaqėsi tė veēantė pėr qytetarėt nė
vigjilje tė Vitit tė Ri 2009, si njė nga
veprimaritė mė masive pėrmbyllėse dhe
traditės sė edicioneve pėr t’i hapur udhėn
sezonit tė ri kulturor pėr 2010.
Ne fund tė
aktiviteteve
tė ditės tė cilat ishin mjaft tė ngjeshura
dhe me njė dinamikė specifike, kryetari i
bashkisė z. Gjon Dedaj ėshtė ndaluar me tė
gjithė pjestarėt e stafit tė bashkisė tė
cilėt edhe njė ditė pushimi ishin tė
angazhuar maksimalisht pėr mbarėvajtjen e
dite kulturore tė kthyer tashmė nė traditė e
njohur nėn emėrtimin “Mirdita-Art”. Ai ka
falemderuar stafin tė cilėt nė ēdo aktivitet
tė kėtij lloji kanė dhėnė maksimumin pėr sa
mė shumė cilėsi. Vlen pėr tė permenduar
kėngėtarėt Prena Beleshi, Drane Ndrelala,
dhe Kol Zefi tė cilėt janė pjesė tė
administratės sė Bashkisė nė pėrbėrje tė
Qėndrės Kulturore, tė cilėt me deputetimet e
tyre i japin
kolorit dhe janė tė mirpritur nga
spektatorėt. Po ashtu
njė
angazhim cilėsor nė kėto aktivitete
prezantojnė specialisti i fonisė Lin Kiku
dhe skenografi Gjok Pepa. Njė vlerėsim pėr
angazhim serioz ka edhe Policia Bashkiake e
cila ndihmon pėr mbarvjatjen e aktiviteteve
tė tilla, tė cilat edhe gjatė viti kanė qėnė
tė shumta gjithnjė me ideim nga Qėndra
Kulturore dhe e mbėshtetur nga Kryetari i
Bashkisė z. Dedaj.
Presidenti i ekipit Minatori, Troplini
shtroi njė darkė pėr ekipin dhe artistėt,
duke krijuar njė atmosferė tė gėzuar pas njė
suksesi gjithėvjetor tė artit dhe sportit nė
kėtė bashki.
Pėrgatiti: Gjergj Marku
Pėrgjegjės i pallatit tė kulturės “Mirdita”
|