|
Ansambli “Mirdita”, koncert
madhėshtor nė Tiranė
Speciale e gazetes
“Mirdita nė metropol, qershor
2007”
Pas show-t tė madh artistik tė qershorit tė vitit 2004 nė
sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, kėtė fundqershori,
ansambli i ėshtė drejtuar njė qendėr tjetėr mikpritėse pėr mirditorėt,
pallatin e Sportit “A.Rusi” nė Tiranė.
Ka qenė njė veprimtari e menduar mirė prej mė se dy muaj
nga qendra kulturore nė Rrėshen, e cila do tė promovonte njėherėsh vlera
tė bartėsve, trashėguesve, krijuesve dhe studiuesve tė folkut tė
Mirditės. Gjithēka u konceptua jo thjeshtė si njė koncert, por me njė
prurje mė fuzive
tė tėrė artit e kulturės falė promocionit mediatik tė njė speciale nė
gazetė tė shkruar dhe atė vizive. Ndėrkohė njė kėshill artistik, nėn
drejtimin e drejtuesit tė ansamblit “Mirdita” Pjeter Marku, njėkohėsisht
drejtues i qendrės kulturore nė Rrėshen, pėrzgjodhi nga krijimet mė tė
arrira dhe pėrfaqėsuese nga albumet e shumė kėngėtarėve tė afirmuar qė
jetojnė apo jo nė Mirditė. Koncerti u konceptua si njė alternim nė mes
kėngėve tė supėrpozuara dhe atyre tė kėnduara “live” nė sallėn e
pallatit tė sportit Tiranė.
Pas njė pėrgatitje tė gjatė dhe tė mundimshme, qė lidhej
me gjithė aksesorėt pėrbėrės tė kėtij aktiviteti gjigand tė Mirditės nė
metropol, mė 29 qershor artistėt mė nė zė tė Mirditės ishin nė Pallatin
e Sportit nė Tiranė.
Ėshtė dashur punė e madhe e organizatorėve pėr tė
pėrshtatur fushėn e madhe tė pallatit si njė vend skenografie, ndėrsa
ėshtė ndihmuar nga qendra kulturore e Durrėsit, me dhėnin nė dispozicion
tė arsenalit tė fuqishėm fonik dhe specialistėve tė saj. Ėshtė i dyti
rast qė Durrėsi e ndihmon ansamblin dhe duket se po vihen ura efikase
bashkėpunimi tė nė mes Durrėsit dhe Mirditės pėrmes kulturės.
Ndėrkohė nė pjesėn hyrėse tė pallatit tė sportit, ėshtė
improvizuar njė stendė me libra, gazetėn “Mirdita” dhe kasetat e
albumeve tė kėngėtarėve mirditorė. Duke afruar ora 19.00 qindra
mirditorė dhe tė tjerė qė kanė lidhje me Mirditėn, pas vite qėndrimesh e
kontributesh nė Mirditė, por dhe tė tjerė, kuksianė, dibranė, deri dhe
gjirokastritė a tė tjerė, i janė drejtuar sallės nė biseda tė lirshme
dhe kujtime nga jeta e pėrbashkėt me mirditorė. Pėr afro 1 orė emocione
tė pafundme kanė pėrcjellur ato momente nė mes qindra njerėzve tė
mbledhur aty pėr tė shijuar artin e Mirditės, njė prej krahinave mė
tipike sa i pėrket kėtij sensi tipologjik nė vendin tonė.
Koncerti, nisja madhėshtore
Njė nisje madhėshtore, pėrmes njė regjisure qė sillte
emocione me orkestralen e njohur tė viteve 1983 kur kantautori i njohur
Dorian Nini, do tė dėrgonte nė festfolk njė nga “simfonitė” e Mirditės.
Futja nė skenė e tėrė artistėve, kėngėtarė e valltarė, instrumentistė,
shoqėruar me pamje videoprojektuese nga vendlindja, dhe mė pas njė
gurgullime e tė rė
efektesh qė tė kujtonin malet, krojet, bjeshkėt, livadhet, tėrė jetėn qė
gumėzhin nė Mirditė, ishte shumė emocionuese nėn tingėllimat e lingeve e
kėmborėve, ēiftelive, lodrės, bilbilit e fyellit.
Mė pas salla ėshtė pėrfshirė nga njė entusiazėm i madh
kur janė derdhur fjalėt origjinale pėrmes zėrit melodioz tė kėngėtares
Mrikė Trumshi tek “Xhamadani i Trimėrisė”.
Kėshtu numėr pas numri, kėngėtarėt janė bėrė pjesė e
pandarė e emocioneve tė spektatorit tė shumtė nė sallė, duke sjellė
natyrshėm alternimin nga kėngėt epike tė Fran Precit, Gjin Donės, tek
lirikat e mrekullueshme tė Kastriot Kolės, Anton Gjokės, Kol Zefit,
Prena Beleshit, Prena Becit, Bardhok Dedės, Gjovalin Filopatit, Afėrdita
Lalės apo balada e Arinda Gjonit dhe rapsodia e Gjela Dukės.
Meloditė instrumentale kanė korrur shumė duartrokitje qė
me interpretimin virtuoz tė Llesh Lleshit nė sharki apo Paulin Pali nė
sint, dhe tek veglat
frymore
me pėrshėndetjen e Gjovalin Ndrecės. Nikollė Preēi ka sjellė alegri nė
sallė me kėngėn e tij akapelo, por dhe pėrshėndetjet e dibranit Sherif
Dervishi apo Artan Kola me orkestren e kultivuar te G. Kodres sjellin
kėnaqėsi pėr pjesėmarrėsit. Vallet janė pjesė e rėndėsishme
pėrshėndetėse e kėtij programi tėrheqės, me vallet e grupit tė
valltarėve tė Rubikut nėn drejtimin e mjeshtrit tė tyre Fran Nikolli,
por nuk kanė harruar tė pėrshėndesin dhe vėllezėrit Allaraj nga Kukėsi
dhe instrumentistėt, vėllezėrit Celiku, duke sjellė kėshtu copėza tė njė
koncerti gati-gati kombėtar.
Nė sallė ka qenė dhe fituesja e kafazit 5 nė ”News 24”
Diana dhe miqtė e saj, tė cilėt nė njė improvizim nė skenė janė
pėrshėndetur nga qindra mirditorė dhe mė pas janė nisur pėr nė Maqedoni.
Pėrshėndetje tė shumta i janė adresuar grupit tė Mirditės
nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės, artistė dhe kėngėtarė tė
njohur. Edhe drejtues tė pushtetit vendorė tė Mirditės kanė qenė nė
shkallėt e stadiumit duke ndjekur koncertin, ndėrkohė kryebashkiaku i
Rrėshenit Gjon Dedaj, ka pėrcjellur emocionet e tij qė nga Gjermania.
Drejtues i ansamblit, organizator dhe marketingu Pjeter
Marku. Programi u prezantua denjėsisht nga gazetari Gjergj Marku,
udhėheqės artistik Gjin Dona, koreograf Fran Nikolli, skenografia Gjok
Pepa, Fonia: Lin Kiku & JULI, promocioni i Mirditės turistike nė
videoprojektor Aleksandėr Ndoja, shtypshkrimet e posterave dhe gazetės
Gjon Jaku, dhe marketingun e P. Markut me ndihmėn e disa sponsorėve.
Koncerti u filmua nga A.Pertena dhe pritet te prodhohen kaseta.
Pas programit qindra spektatore u derdhen ne sallen e
pallatit duke u bere njesh
me
kengetaret dhe artistet e tjere, duke marre kujtime te shumta permes
fotove. Ata i falėnderuan artistet dhe organizatoret per kete gezim qe u
sollen, duke lene te nenkuptohet se programe dhe organizime te tilla
jane gjithnjė te mirėpritura si nje nevoje e brendshme shpirterore per
te patur nje ure lidhje te tille me vendlindjen e dashur, Mirditen.
Speciale e gazetes “Mirdita nė metropol, qershor 2007”
-Pėrmbajtja nė word e gazetės-
“Mirdita nė metropol”, shpalim i vlerave tė njė treve
I pyetur afro njė vit mė parė, nė njė veprimtari tė
rradhės, pėr atė qė po ngjet nė Mirditė, me krijimtarinė e zhanreve tė
ndryshme, ku nė tė veēantėn e trevave veriore, spikaste njė lloj bumi i
prodhimeve kulturore dhe cilėsia e sjelljeve, shkrimtari Preē Zogaj,
duke evokuar „shkollėn letrare tė Lezhės“ tė viteve 80-tė, pak a shumė
pėrmendi se ajo shkollė, duket se ka ardhur dhe ėshtė „fshehur“ nė
Mirditė. Natyrisht, e thėnė me njė grimatė shakaje, pasi konvencionet
Lezhė, Mirditė, Pukė a Sarandė, tani nė kohėn e internetit, janė kaq tė
papėrceptueshme. Megjithatė ka njė fakt, qė duhet shėnuar nė zhvillimin
e letėrsisė shqiptare, qė ėshtė dhe fakt kulturor dhe fakt historik,
pasi pėr atė shkollė tė viteve tė parapluralizmit nė Lezhė, nga zyrtarėt
e asaj kohe, sidomos ata qė ndodheshin nė letėrsi, flitej nė kuptim
pezhorativ, pasi siē dihet nė atė kohė kishte vetėm njė shkollė, atė tė
realizmit socialist. Ēdo gjė tjetėr cilėsohej devijim nga vija zyrtare.
Por, atje u ngrit nė ato vite, pikėrisht njė shkollė e tillė, qė
ushqehej nga emrat mė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore. Poetėt,
krijuesit, studiuesit e asaj treve, krijuan atė shkollė letrare qė
karakterizohej nga mėnyra metaforike e shprehjes, natyrisht pėr t’iu
shmangur kufizimeve tė kohės, pra, si tė thuash, ashtu si Dibra apo
Mirdita, fjala vjen, kanė mėnyra tė tėrthorta pėr tė thėnė tė vėrtetėn,
edhe aty nė letėrsi u krijua „e folmja me dy kuptime“. Ishte momenti qė
prej kėndej u ndie njė ndikim i madh jo vetėm nė rrafshin verior, por
dhe atė jugor.
Nė atė kohė janė njė grup krijuesish, poetėsh, letrarėsh,
prozatorėsh, edhe nė Mirditė, qė u tunduan t’u ngjanin krijuesve
lezhjanė, dhe tani, ajo qė ėshtė vėrtetė befasuese pėr nje trevė kaq tė
vogėl, pas 17 vitesh, kėta krijues mirditorė janė sė bashku, mbase dhe
me njė shkollė etiko-filozofike letrare tė vetėn, duke krijuar njė
bilanc tepėr sinjifikativ krijimesh dhe rigjallėrimesh tė vlerave. Ėshtė
njė arsye mė shumė, qė kjo prurje kaq cilėsore, nė njė trevė tė vogėl,
por me njė histori tė veēantė, tė kėrkojė dhe paraqitjen nė metropol.
Ėshtė njė mikrometropol i krijuar prej kohėsh, kėtu nė Rrėshen, dhe
duket se shprehja „poetin, krijuesin s’e mban vendi“, ėshtė pjesė e
lajtmotivit pėr t’u paraqitur nė metropol me krijimtarinė mė tė mirė
kulturore, artistike, folkloristike.
Nė duart e poetėve...
Shpalimi i kulturės mirditore pėrmes njė dite kulturore
ėshtė njė ide e kahershme qė qarkullon si projekt i qendrės kulturore tė
Mirditės me mesazhin se jeta kulturore bėhet e duhet tė bėhet kudo ku ka
njerėz, forca krijuese dhe idealistė tė pėrkushtuar. Kjo nismė u
mbėshtet nga dashamirės tė artit dhe nga institucionet qendrore tė
kulturės, si njė bashkėpunim dhe shkėmbim vlerash.
Kėsaj rradhe do tė jetė njė koncert i ansamblit artistik
“Mirdita”, qė nė vitet 70 dhe 80 ka patur njė shkėlqim emblematik nė
rang kombėtar, por qė nė formacione tė reja artistike muzikore nuk ka
rreshtur.
Nė fakt ditėt kulturore, sipas drejtuesit tė shtėpisė sė
kulturės Pjetėr Marku, ka vite qė po aplikohen me sukses, dhe nė rastin
konkret nuk pėrbėn rastin e veēantė qė krijuesit mirditas promovojnė
vlera artistike nė kryeqytet. Sipas drejtuesit tė shtėpoiusė botuese
„Mirdita“ Ndue Dedaj, edhe vetė enti botues vepron mes Mirditės dhe
Tiranės, si nė pėrgatitjen dhe shtypjen e librave, ashtu dhe
aplikacionet e ndryshme. Ashtu si nė Miritė japin shfaqje: ansambli i
shtetit i Kėngėve dhe Valleve, trupa e cirkut tė Tiranės, varieteja e
Shkodrės, artistė tė rinj me grupet e tyre etj.
Ėshtė diēka e natyrshme komunikimi i
ndėrsjelltė i vlerave kulturore nga kryeqyteti dhe rrethet. Nė
veprimtaritė kushtuar letėrsisė nė Mirditė kanė qenė pjesėmarrės mjaft
personalitete tė letėrsisė, artit dhe kulturės, si Dhimitėr Xhuvani,
Mark Krasniqi, Ndoc Gjetja, Pjetėr Arbnori, Limos Dizdari, Preē Zogaj,
Jorgo Bulo, Adriatik Kallulli, Kiēo Blushi, Muntas Dhrami, Saimir
Kumbaro, Albert Minga. Mirdita sot, mė tepėr se me ēdo gjė tjetėr,
pėrfaqėsohet me librin dhe kulturėn e saj. Siē ka shkruar jo pa dhimbje
njė shkrimtar i njohur, duket se kėtė trevė “tė floririt tė djeshėm”, qė
i rrėmbehej me aq mund nėntokės, gjeologėt dhe minatorėt e djeshėm ua
kanė dorėzuar tashmė kėtė vend poetėve...
Paraqitje tė tilla kulturore tė trevave, zonave,
qyteteve, jo vetėm nė metropol, thonė kulturologėt, janė dhe njė kujtesė
pėr institucionet shtetėrore, veēmas pėr Ministrinė e Kulturės, Rinisė
dhe Sporteve pėr njė legjislacion mė efikas pėr institucionet e kulturės
nė bazė, tė cilat pėrgjithėsisht nuk ndjehen. Nė kėtė kuptim kryeqyteti
duhet tė “lėshojė” mė shumė kompetenca, buxhete, projekte, pasi njė nga
shkaqet e braktisjes sė zonave malore eshtė dhe vakėsia e jetės
kulturore.
Hershmėria e njė kulture unikale
Edhe studiuesit e historisė, edhe njerėzit e tjerė tė
letrave, edhe tė huajt qė e kanė shkelur kėtė trevė qė nga mesi i
shekullit XIX e kanė nėnvizuar hershmerinė e njė kulture thuajse unikale
tė Mirditės. Studiuesi i njohur dhe shkrimtari Moikom Zeqo nė njė
intervistė interesante pėr Mirditėn ka prekur disa gjurmė tė lashtėsisė,
qė lidhen qysh me pirustėt mineralpunues tė minierave tė Fandit etj.
Ndėrkohė qė dhe tė tjerė nė mėnyrė figurative kanė shkruar “Nė Mirditė
pashė se pirustėt ishin gjallė.” Ėshtė e kuptueshme qė disa shenja
monumentale tė kėsaj treve do tė lidhen patjetėr me gurin, si atė
mineral, po dhe gurin si simbol, psh. mbishkrimin e famshėm tė Arbėrit
tė Gėziqit (Ndėrfanės), qė i pėrket shekullit XIII.
Studiuesit e sotėm mirditas thonė se njerėzit qė kishin
mundur nė kėtė vend tė shkruanin nė gur (pėr herė tė parė dhe fjalėn
Komb) parpara se tė zbulohej Formula e Pagėzimit e shkruar nė letėr, qė
kishin “shkruar” nė memorie njė Kanun si ai i Lekė Dukagjinit e tė tjera
vlera tė shquara tė traditės, ishte e natyrshme qė njė ditė ta gjenin
rrugėn pėr te libri, ndonėse vonė. Por fillimet e letėrsisė janė
sigurisht shumė mė tė hershme nė kėtė trevė se tė sotmet, ku shquhet
poeti nismėtar i Rilindjes Prend Doēi, Abati i mirėnjohur i Mirditės, qė
me pasionin e tij pėr kulturėn, dijen dhe progresin mblodhi jo vetėm
shkrimtarėt mė nė zė tė kohės nė shoqėrinė e tij “Bashkimi”, por i bėri
shkrimtarė dhe famullitarėt e maleve tė Mirditės- tė mblidhnin lėndė
folkorike, gjuhėsore, etnografike, si Dom Dodė Kolecin, Prend Sulin,
Nikoll Kimzėn etj.
Bum botimesh nė njė spektėr tė gjerė
Drejtuesi i entit botues Mirdita poeti dhe studiuesi
Dedaj, thotė se kėto kohė kemi patur njė bum tė vėrtetė botimesh, duke
nisur mė sė pari, me disa monografi qė lidhen me Krishtėrimin, si njė
problematikė padyshim me interes tė veēantė pėr shkrimtarėt dhe
studiuesit e njė treve qė nuk u asimilua pėrgjatė historisė sė
pushtimeve as nė kulturė, as nė besim, as nė mėnyrėn e jetesės dhe tė
drejtėn dokėsore, por sigurisht spektri ėshtė shumė mė i gjėrė, ēka e
dėshmojnė dhe botimet tona tė viteve tė fundit. Kėshtu kemi patur
botime: me veshtrime tė Mirditės nė histori, arkeologji, krishtėrim,
etnokulturė, visarin leksikor, kontributin pėr pavarėsi, universin
psikologjik tė mirditorėve; Mirditėn nė gjeografi, hartografi, turizėm,
miniera e gjeologji; monografi pėr zona tė veēanta si Fani, Kthella,
Kaēinari, apo pėr njė varg figurash historike tė sė shkuarės.
Krahas autorėve qė jetojnė dhe shėrbejnė nė Mirditė, njė
kontribut tė dukshėm kanė dhėnė studiuesit mirditas qė punojnė prej
vitesh nė qarqet shkencore dhe universitare tė Tiranės. Nė vėmendjen
tonė kanė qenė dhe disa libra me mjaft jehonė nė kohėn kur u shkruan, si
“Lule” e Fabian Barkatės dhe “Pėrmes Mirditės nė dimėr” e Stavri
Frashėrit. Gazeta lokale “Mirdita”, prej 3 vjetėsh ka ndikuar jo vetėm
nė informimin e publikut, po dhe nė promovimin e vlerave krijuese,
artistike, ashtu si dhe televizioni lokal “Mirdita TV”.
Opinioni i lexuesit, i shtypit po dhe i kritikės, sa ka
qenė e mundur, ka vlerėsuar se mjaft nga librat e botuar vitet e fundit
kanė sjellė vlera tė mirėfillta letrare, si antologjitė “Kontakt Poetik”
dhe “Ti je duke ardhur” (kjo e fundit e autorėve mė tė rinj), vėllimet
poetike tė para e tė dyta apo librat nė prozė tė njė vargu autorėsh.
Janė pėrfshirė nėpėr antologji apo kanė botuar
krijimtarinė e tyre nė libra tė veēantė: Gjokė Beci, Gjon Mark Ndoj,
Preng Cub Lleshi, Viktor Gjikola, Ndue Gjika, Zef Zefi, Nikoll Loka,
Gjon Marku, Donika Tusha, Preng Maca, Silvana Gjika, Salvador Gjeēi,
Dodė Pjetri, Age Ruēi, Ndue Bushkola, Gjergj Nikolli, Eglantina Deda
(Beci), Raimonda Doda etj. Tėrheq vėmendjen sidomos poezia e autorėve tė
rinj, qė tė bėn tė besosh se letėrsia nė kėtė trevė do tė ketė tė
ardhme.
Nė Mirditė, thotė Dedaj, ka vite qė ka patur nje interes
tė veēantė pėr librin. Psh botimet e reja tė viteve 80 nė librarinė e
Rrėshenit dhe Rubikut nuk rrinin as tri ditė. Pas njė dhjetėvjeēari, le
tė themi indiference pėr librin dhe leximin, tani ka njė numėr lexuesish
nė rritje, sidomos ndėr tė rinjtė, gjer nisma intelektualėsh pėr tė
krijuar biblioteka familjare. Doemos qė ka ndikuar dhe klima krijuese
dhe botuese nė kėtė. Promovimet e librave nė Mirditė janė nga festat mė
tė bukura letrare, gjė qė ėshtė thėnė nga mjaft tė ftuar. Por nuk janė
promovuar vetėm libra tė autorėve vendės. Nė Rrėshen janė ftuar pėr tė
promovuar librat e tyre dhe Mark Krasniqi nga Kosova, Mons. Angelo
Masafra, Preē Zogaj, Mons. Zef Simoni, Neritan Ceka, Pal Doēi, siē ėshtė
promovuar dhe botimi mė i ri i veprės sė Migjenit etj.
…
Njė poet i njohur, nė njė promovim libri nė Rrėshen para
disa kohėsh, qe shprehur nė mėnyrė lakonike: “Nė Mirditė po
zhvillohet ajo qė ėshtė mė e vėshtira, dmth, kultura, ndėrsa nė shumė
vende ajo ėshtė lėnė pas dore”.
Duke vijuar me kėtė konstatim lakonik tė tij, duket se
kultura nuk gabon. Politika, politikanėt gabojnė nė prognoza,
parashikime, por fakti qė nė Mirditė ka njė grup intelektualėsh tė
fushave e specialiteteve tė ndryshme qė janė bashkuar pėr t’i dhėnė zė
kulturės, pėr t’i dhėnė jetė librit, botimeve, tregon se ka njė
parandjenjė intelektuale se jeta mund tė zhvillohet cilėsisht edhe nė
treva tė vogla, por tėrė nur e bukuri, ajėr tė pastėr, resurse zhvillimi
e mrekulli turistike, pėr tė cilat herėt a vonė shteti do tė kujtohet.
Kėtė mesazh mėton tė japė dhe kjo ditė e veēantė kulturore, qė do t’i
ofrohet publikut kryeqytetas mė 29 qershor nė pallatin e sportit “Asllan
Rusi” nė Tiranė.
Arta Fusha
Kėtė koncert pa
mjeshtrin e kėngės Fran Vorfi
Tė gjithė e kujtojmė Fran Vorfin nė koncertin e madh tė
ansamblit “Mirdita” nė qershor tė 2004 nė Teatrin e Operas nė Tiranė.
Kėnga e tij dyshe me Fran Preēin dhe grupi epokal i burrave, pati njė
defekt nė pėrcjelljen teknike, mikrofoni i “adashit” tė tij nuk punoj!
Por zėri i Fran Vorfit punoj pėr mrekulli edhe pse sėmundja donte ta
sfidonte. Dhe mė pas, teksa nė skenėn e atij tempulli tė shenjtė kujtuam
“vitet e arta” tė artistit tė madh, lotė tė padukshėm rrodhėn nga sytė e
tij, si pėr tė na kujtuar se nuk do tė ishte mė nė mes miqve dhe shokėve
tė tij artistė me tė cilėt kishte bėrė historinė 50 vjeēare tė artit
burimor mirditas! Por dueti i improvizuar me “mollėn” e hijshme, u
shoqėruan tėrė kohės nė kėmbė nga salla 1500 vetėshe, si
kurrėndonjėherė. Dhe Frani iu duk secilit si njė “dhėndėrr” me zėrin e
ėmbėl dhe staturėn e jashtėzakonshme prej artisti tė skenave tė mėdha.
“Ėshtė legjendė e rrallė e tė kėnduarit tė kėngės
burimore tė Veriut. I paarritshėm…Nuk mund t’i kėndonim kurrė si ai
kėngėt e atyre viseve!”. Kėto janė fjalėt e Hysni Zelės nė njė bisedė tė
para 5-6 viteve nė njė koncert tė Ansamblit tė Shtetit nė Mirditė. Pėr
njė vokal tė rrallė e kanė vlerėsuar mjeshtra tė muzikės shqiptare dhe
studiues tė folkut.
Fran Vorfi, “primoja” i formacionit tė njohur “Grupi i
Burrave tė Mirditės”, u kthye nė njė emblemė tė festivaleve folkorike
pėrmbi 40 vite me rradhė. Ky formacion vijon tė mbijetojė edhe sot me
kėngėt e bukura epike, edhe pse nuk ndodhet “krushku” i parė i tij. Ai
ėshtė shuar nė moshėn 65 vjeēare duke lėnė pas njė pasuri. tė vyer tė
folkut burimor, kėngėve epike dhe lirike. Njė pasuri qė duket se ėshtė
“arkivuar” nė arshivat e mykura tė RTSH-sė, por pa bėrė tė mundur
nxjerrjen e tyre prej aparaturave tė vjetra inēizuese.
Padyshim, nė mes artistėve tė mrekullueshėm mirditorė
Fran Vorfi mbetet legjendė e kėngės burimore tė Mirditės dhe mė tej, por
asnjėherė i vlerėsuar pėr shkak tė biografisė, dhe i harruar kėto vite,
deri sa u shuajt nė moshėn 65 vjeēare, por qė u vlerėsua nga pjesėmarrja
e qindra banorėve tė Mirditės e mė tej, duke i bėrė homazhe tek pallati
i kulturės dhe pėrcjelljes sė denjė pėr nė banesėn e fundit.
Poeti Gjokė Beci pėr “Grupin e Burrave tė Mirditės”:
“…kam pyetur veten: ku e gjen gjithė atė forcė epike Fran
Vorfi qė bashkon zėrin e 9 djemve e djemtė i bėn burra dhe 9 burrat me
zėrin e tyre jehojnė sa pėr nėntėqind!...”
Gjergj Marku
Ndue Dedaj, njė jetė e lidhur me librin
Ndėr mirditorėt qė rrallė fati u ka rėnė tė jenė kaq tė
lidhur me jetėn krijuese, studimet, kulturėn, artin, publiēistikėn. 50
vite jetė, qė fėmijė nė njė lidhje ritmike me letrat, gati-gati si njė
kėrkesė fiziologjike. I lindur nė Shėngjergj tė Kaēinarit dhe me njė
peripeci shkollimi sa andej kėndej, duke e shpėrngulur “shtėpinė” tashmė
nė konvikte qė nė klasėn e pestė, do tė merrte zė nga tė sprovuarit nė
dhuntinė e tė shkruarit nė organet e shtypit tė kohės. Qė nga viti 1971
bėhet i kėrkuari i Zėrit tė Rinisė me reportazhet e njohura pėr nervin,
realitetin dhe tė shkruarit bukur, pėr 20 vite me rradhė. Nė vitin 1987
fiton ēmim tė parė pėr reportazhin “Stinėt e gurit tė nuses” botuar nė
gazetėn “Zėri i Rinisė; boton ndėrkohė dhe nė “Zėri i Popullit”,
“Bashkimi”, “Mėsuesi” etj. Nė shtator tė 1087 punon redaktor nė gazetėn
lokale “Mirdita”.
Nga viti 1991 e nė vazhdim boton shkrime tė ndryshme
publicistike nė gazetat “Koha jonė”, “Aleanca”, “Shekulli”, “Shqip” etj.
2001. Kryetar i bordit tė gazetės sė pavarur “Mirdita”.
2005. Pėrfshihet nė enciklopedinė “Gazetarė dhe
publicistė shqiptarė”, pėrgatitur nėn drejtimin e Hamit Boriēit.
Nė
gazeta tė ndryshme: “Koha Jonė”, “Shekulli”, “Aleanca” etj. boton
portrete dhe profile pėr figura dijetarėsh tė sė kaluarės tė lėna nė
harresė, si abat Prend Doēi, gjuhėtari Dodė Koleci, historiani Nikoll
Kimza, etnografi Prend Suli, imzot Zef Oroshi, shkrimtaren disidente
Musina Kokalari etj. Dissa nga shkrimet e tij mė tė spikatura sė voni
janė “Balada e Nuses sė vdekur”, studim-ese nė gazetėn “Shekulli”,
“Ismali Kadare, mes letėrsisė dhe biografisė”, nė gazetėn “Shqip“,
“Pėrqasje mes “Edipit mbret” dhe njė legjende tė vjetėr mirditase”,
studim-ese nė gazetėn “Shqip”. Nė kėtė gazetė shfaqet dhe si opinionist.
Pas
shkollimit universitar dhe pasunviversitar ka njė karrierė tė shkėlqyer
si mėsimdhėnės dhe metodist, dhe pėr kėtė fakt pėrfshihet nė disa
projekte tė Ministrisė sė Arsimit, dhe nė grupe kualifikuese jashtė
shtetit. Tani mbulon shėrbimin psikologjik nė tri shkollat e Rrėshenit.
Letėrsia, studimet, botimet
1979.
Boton poezitė e para nė
gazetėn “Studenti” Tiranė; mė pas dhe nė “Zėri i Rinisė”, “Drita” etj.
1994.
Bėhet nismėtar i krijimit tė shtėpisė botuse “Mirdita” nė Rrėshen. Njė
nga drejtimet e kėsaj shtėpie botuese ishte publikimi apo ripublikimi i
veprave tė shquara tė traditės letrare e kulturore nga autorė tė huaj e
vendės, qė nuk mund tė qarkullonin para vitit 1990. Njė tjetėr
kahje e botimeve ka qenė ai me fokus shkollėn dhe arsimin, mėsuesin dhe
nxėnėsin, qė nga antologjitė poetike tė tė rinjve tek manualet pėr
njohjen e vendlindjes etj.
Redakton libra,
shkruan parathėnie, reēensa pėr libra tė ndryshėm, tė cilat i publikon
nė shtypin e pėrditshėm dhe atė tė profilizuar. Ka arritur nė 100 numri
i titujve tė botuar nga kjo shtėpi botuese.
Si autor boton disa libra
artistikė:
1998. Aizbergu i Hanės (poezi).
2001. Kėndej kaloi koha (poezi).
2004. Hyjnesha e Pyllit (tregime pėr fėmijė).
2004. Dashuri nė kullėn e ngujimit (tregime e novela).
2005. Shembja
(roman).
Ėshtė njėkohėsisht
autor i monografive e librave studimorė:
1999. “Toka e katedraleve” (studim), ribotuar nė vitin
2006 pas njė ripunimi tė ndjeshėm.
2000. “Kaēinari” (monografi).
2001. “Kanuni dhe koha e sotme” (studim).
2005. “Fabian Barcata dhe ditari i tij shqiptar”
(monografi).
Pėr krijimtarinė e tij letrare kanė shkruar shkrimtarėt e
njohur Dhimitėr Xhuvani, Dhori Qiriazi, Behar Gjoka etj., kurse pėr
studimet e tij kanė shkruar profesorėt Ismet Elezi, Zef Mirdita, Mark
Tirta, Pal Doēi etj.
Nga viti 2000 drejton “Lidhjen Kulturore Austri -
Mirditė”, krijuar me ndihmėn e Caritasit Austriak, konkretisht tė
famullitarit tė Shvarcagut (landi i Foralbergut) Franz Vinsauer, me tė
cilin bashkėpunon nė vazhdimėsi pėr botime dhe projekte tė tjera
kulturore.
Pjeter Marku, drejtuesi i kulturės me shpirtin e piktorit
Nėse do tė flitet pėr sipėrmarrje kulturore qė duan guxim
nė njė trevė me fare pak resurse financiare (kultura nė kėtė sens shihet
si vrima e fundit e kavallit), padyshim mendja tė vete tek drejtuesi i
qendrės kulturore nė Rrėshen, Pjetėr Marku. Por tashmė njė simbiozė e
lidhur nė mes drejtuesit dhe piktorit. Ashtu si shumė veprimtari tė
shėnuara prej 6 vitesh me emrin “Mirditė” kėndej dhe m’atanė kufirit si
nė Kosovė, Maqedoni apo Mali i Zi, edhe njė veprimtari e tillė si
“Mirdita nė metropol” kanė realizues kryesor piktorin Marku. Edhe pse ka
mbushur 60 vjetorin ndihet i freskėt dhe i papėrtuar si nė ditėt e para
tė punės, ndonėse kultura sa ē’ėshtė njė sektor i bukur, shprehet ai, po
aq tė jep stres e mund, sepse tė duhet tė gatuash “bukė” me fare pak
miell, madje dhe pa tė!
Pas diplomimit si piktor, lėviz me punė nė Kukės ku
drejton dhe Lidhjen e Shkrimtarėve dhe artistėve atje. Mė pas nė Mirditė
pėr disa vite, ku nuk e harron zanatin e vjetėr, atė mė pasionantin,
piktorin. Me marrjen nė drejtim tė qendrės kulturore i jep njė imazh tė
ri dhe rigrumbullim tė ansamblit “Mirdita” sidomos.
Por nuk harron artin e pikturės, pėr tė cilin ka kaluar
shumė sfida shėndetėsore. Ekspozita tė tėra marrin udhė qė nga ajo:
nė Kukės 1976, 1978, 1982, 1984
nė Mirditė: 2003, 2004, 2005 nė maj tetor
Ravena Itali 2004; Gjilan Kosovė 2003
Disa ekspozita tė pėrbashkėta.
Pjesėmarrės nė ekspozita kombėtare 1974, 1975, 1976,
1978, 1979, 1981, 1984, 1988. Dhe mbarėkombėtare nė kosovė 2003.
Lėvron kompozimin, portretin, peizazhin, grafiken dhe
disa teknika tė tjera kryesisht nė vaj, akrilik, tush, pastel.
Vizitorėt e shumė qė kanė kaluar nėpėr ekspozitat e tij
kanė shėnuar:
Jozef Limpreht, ish-ambasdori amerikan: “Faleminderit pėr
shancin qė mė dhatė tė shoh artet e bukura tė prodhuara nga artistė
mirditorė dhe pikturėn e bukur qė mė dhuruat”.
Lutfi Hazizi (zv/kryeministėr i Kosovės: “Atė qė nuk
arrita ta pėrjetoj gjatė vizitės sime nė Shqipėri e pashė nė punimet
tuaja, i nderuari artist, plot dritė, shpresė dhe ngjyra jete”.
Klarisa De Val: “Njė piktor me prodhimtari tė pabesueshme
shumė stilesh”.
Akademik Mark Krasniqi: “Puna juaj ka vlera tė mėdha
kulturore kombėtare”.
Akademik Ylli Popa: “Njė galeri veprash mjaft tėrheqėse”
Mietek Boduszynski: “Na dhuruat kėnaqėsi tė vecantė”.
Paola Thiede: “Jam shumė e impresionuar nga kjo ekspozitė
plot dritė”
Ndoc Gjetja: “Ekspozita e piktorit Pjetėr Marku ishte njė
befasi artistike e kėndshme pėr mua..me njė frymė poetike qė tė bėn pėr
vete”
Ndue Dedaj”: “Njė piktor enderritar, kėrkues, apasionant
i ngjyrės dhe peizazhit, idhtar i karaktereve tė forta...”
Dod Pjetraj: “Tri ngjyrat bazė tė Mirditės: e kuqja, e
zeza dhe e bardha...”
Duhen shėnuar dhe punimet nė udhėtim, duket si njė piktor
qė ėshtė gjithnjė pėr udhė. Dhe njė nga kėto udhė kanė qenė dhe Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės, ku piktori ka ardhur me rreth 40 punime tė
frymėzuara prej andej. Ndėrkohė qė vijon tė punojė pa pushim. Duke mos e
harruar, artistin dhe organizatorin njėkohėsisht.
Kėsisoj Mirdita nė saj dhe tė kontributit tė tij mbetet
nė avangardėn e organizimit tė veprimtarive tė shumta dhe tė larmishme
kulturore qė i shėrbejnė promovimit mė tė mirė tė trevės.
Arbėrit nė luftė pėr komb dhe kulturė
…”Njė gjė qė tė tjerėt e kanė thėnė ėshtė
se duke devijuar pak nga Mirdita, duke zbritur mė nė jug, nė Mat, Gjon
Kastriotin kėtu e kemi pasur – nė viset tuaja nė Mat-Mirditė merr kėtu
edhe Lezhėn pastaj. Kėtu ėshtė epiqendra e shtetit tė parė tė shqiptar
dhe mė vonė e atij shteti tė madh tė Gjergj Kastėriotit….”
...Kastriotėt, qė u bėnė kaq tė famshėm,
epiqendrėn e tyre e kanė kėtu. Nuk ndahet Mati nga Mirdita, as Mirdita
nga Mati nuk ndahen. Do t’i keni tė shkruajtura kėto kėtu tek unė…qė do
t’ua jap”. Pati deklaruar nė njė intervistė tė tij shkencėtari Dhimitėr
Shuteriqi. Nė kėtė rajon tė Shqipėrisė sė Veriut qė sė herėshmi ishte i
tėri katolik pra nė Mirditė-Mat, ku nė lashtėsi kishte qenė atdheu i
Pirustėve, e prej nga ku kishte nisur e lulėzuar njė kulturė mė vete, e
cila sot ka hyrė nė kujtesėn e studiuesve e arkeologėve si “Kultura e
Matit”. Njė kulturė e mirėfilltė shqiptare pa ndikime tė kulturave tė
tjera, qofte kjo romake a bizantine ku gjenden gjetje unikale e tė
papėrsėritėshme si “Mbishkrimi epigrafik i Gėziqit” nė Mirditė, i
pėrkrenares sė famshme ilire tė Pėrlatit, e i dhjetra e dhjetra gjetje
tė tjera e ku do tė ruhej dhe arshivohej pėr mė vonė thesare kombėtare.
Kėto treva qė i dhanė forcė ashtės sė
shqiptarizmės e prej nga ku nisin ngjarje tė mėdha kombėtare e nga ku qė
sė herėshmi zgjohet fuqishėm njė vetėdije dhe ndėrgjegje shqiptarizme nė
mėnyrė tė pandėrprerė tėrheqin vemendjen e albanologėve e studiuesve,
eksploratorėve e politikanėve tė cilėt rendin tė thonė e dokumentojnė
pėr kėto treva.
Kryeipeshkvi i Durrėsit, Imzot Pal
Engjelli- Ky jetoi nė 1417-1470, i cili hyri nė historinė e kombit tonė
si bashkėpunėtor i tė madhit Gjergj Kastrioti, ky prelat i madh i kishės
katolike shqiptare, gjatė njė vizite baritore nė Mat (Emathia), vuri re
ērregullime tė mėdha nė punėt dhe nė veprimtarinė fetare. Me kėtė rast,
mė 8 nėntor tė vitit l462 nėnshkruan nė kishėn e Dukagjinit tė Mat
Formulėn ė Pagėzimit, qė mė vonė do tė rezultojė si dokumenti mė i
vjetėr i shqipes sė shkruar. Fraza shqip gjendet nė njė letėrqarkore nė
latinisht. Un tė pagėsonj pr’ emnit Atit e t’Birit e t’shpertit
Shenjt. Ky prelat i kishės katolike nė atė periudhė kishte nėn
juridiksionin e vet edhe famullitė e Matit dhe dioqezat e kėsaj krahine.
Ajo u shkrua pėr tė ndihmuar banorė tė krahinave tė largėta qė
banonin nėn vėshtėrsi dhe mungesė tė veprave tė kultit tė cilat pas
kėsaj mund t’i pagėzonin fėmijėt nė shtėpi, nėse pėr shkaqe tė ndryshme,
nuk kishin mundėsi t’i ēonin nė kishė. Kėshtu gjejmė tė parin dokument
tė shkruar tė gjuhės sonė amėtare i cili formulohet natyrėshėm nė
dialektin gegė. Njoftimin e parė pėr kėtė dokument e bėn studiuesi dhe
historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e botoi mė l915. Duke ndriēuar e
duke hedhur vėshtrimin tej shekujsh nė gjuhėn e dokumentuar dhe nė
kulturėn tonė kombėtare. Arqipeshkvi Pal Engjelli ishte detyruar tė
ndėrhynte nė pajtimin e prijėsave shqiptarė tė cilėt pas vitit 1462 kur
Dukagjinėt dhe Lekė Zaharia kishin hyrė nė konflike tė ashpra pėr
pretendime territoriale tė Dukagjinėve, ēka detyroi ndėrhyrjen e
Skenderbeut). (E. Jacques) por pas kėtij viti problemet midis Kastriotit
e Lek Dukagjinit u bėnė tė mprehta Gjergj Kastrioti u kishte dhėnė tė
drejtė Lekė Zaharisė por kjo kishte shkaktuar probleme serioze me Lekė
Dukagjinin. Arqipeshkėvi i Durrėsit Palė Engjėlli arrin t’i sheshojė
kėto kontradikta nė vitin l463 arrin tė pajtojė dy prijėsit e shquar tė
kohės, Skenderbeun dhe Lekė Dukagjinin pėrballė rritjes sė vazhdueshme
tė trysnisė sė turqve nė tokat e Dukagjinėve, dihen dhe janė tė njohura
konfliktet midis tyre qoftė pėr zotėrime territoresh e sundimesh por
edhe pėr probleme tė tjera.
Duhet mbajtur parasysh se nė atė kohė
vendi ishte vazhdimisht nėn presionin e turqve dhe problemet midis
princėrve shqiptarė do tė conin nė njė katastrofė tė pėrgjithėshme.
Kėshtu priftėrinjtė, ipeshkvit, dhe argjipeshkvit ishin tė shtrenguar tė
linin rezidencat e tyre nė qytete dhe tė ngujoheshin nė male, pasi
ndiqeshin egėrsisht nga turqit.
Arqipeshkvia e Durrėsit u zhvendos nė
thellėsi, nė Lis tė Matit, ku ishte dioqeza pėr tė zhvilluar prej andej
njė aktivitet tė fuqishėn e tė rėndėsishem kishtar e atdhetar. Kėtu
Arqipeshkvi Pal Engjelli duhet ta ketė shkruar formulėn e pagėzimit
pikėrisht pse pėr arsye nga mė tė ndryshmet, sė pari prej presionesh dhe
pėrndjekjesh kish nisur njė laramanizim i imėt. Nė fakt siē pohon
studiuesi gjerman Stadtmyller, Shqipėria e Veriut ishte e tėra katolike
megjithatė mungesa e shėrbėtorėve tė Krishtit kishte filluar tė
ndjehej.
Akoma mė tej vetėdija dhe shqiptarizma,
ashta e shqiptarizmės vazhdonte tė mbruhej thellė maleve tė
Mat-Mirditės. Atje nė Gurin e Bardhė tė Matit lind Pjetėr Budi ky burrė
fisnik i maleve tona emri i tė cilit i kapėrcen kufijtė e kėtyre dy
trevave dhe zė vend nė altarin e vetėdijes dhe kulturės sonė kombėtare.
Ky fshat i strukur atje nė zonėn e Bazit i jep kėsaj treve njė emėr tė
madh, jo rastėsisht, por prej kėsaj zone kishin rrjedhur familje tė
moēme. Vetėm pak mė nė perendim, nė kufi me to, dikur ishte gjendur
familja e madhe princėrore e Skurajve, prej tė cilės kemi njė histori mė
vehte. Mė vonė Malēit ashtu si nė Zadrimė, Bardhajt. Apo siē kishin bėrė
epokė nė Mirditė e Blinishtėt e Dukagjinėt.
Asnjėherė hipotezat historike nuk mund tė
merren apriori si qind pėr qind tė vėrteta por njė gjė ėshtė e pa
mohueshme. Pėrderisa nė nuk njohim deri me sot njė dokument tjetėr me tė
vjetėr se formulėn e pagėzimit nė shqip atėhere Lisi i Matit hyn
nė historinė e vendit tonė si atdheu i tė parit shkrim shqip.
Gjithėsesi orientimi i shqiptarėve ishte
drejt perendimit.
Sic shohim nga dokumentat historike, nga
Piu II, pėrpjekjet qenė tė gjalla e do tė mbėrrijshin, sipas shqetėsimit
tė tij, te shpallja e Gjergj Kastriotit mbret i Shqipnisė, e te vumja e
kėsulės sė kardinalit Argjipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, i
familjes tė njohun e fisnike tė Engjėllorėve, me prejardhje nga Drishti,
autorit tė atyne Constitutiones nė tė cilat N. Jorga do tė
gjindėte Formulėn e pagėzimit qė deri mė sot njihet si dokumenti
i parė i gjuhės shqipe.
Vetė Papati e shpall Gjergj Kastrioti «
Athleta Christi », pėr tė cilin dijetari gjerman Franz Babinger do tė
shkruente: « Por krishtenimi te Skanderbegu pati nji fatos tė rķ i
cili mori mbi vete rolin qė luejti Janos Hunyadi dhe pėr 18 vjet tė
tjerė dijti ta mbante lart shkėlqyeshėm » fill pas vdekjes sė tij do
tė vinte nji pushtimit tė shpejtė i Italisė. Synimi i Muratit II e mė
vonė i tė birit tė Mehmetit II. Prej 1444 deri me 1478 qenė 34 vjet
lufte tė pabarabartė dhe heroike tė Arbnorėve ishte jo vetėm Shqipėria
por edhe Italia.
Prej Nikollės V deri te Pali II, e
ndihmuan Skanderbegun me shuma tė mėdha qė pėrbaheshin prej « mija
duketėsh ari nga thesari papnor ». Po ashtu thekson se « ėshtė e sigurtė
qė shumat qė i dhanė ishin nė ēdo rasė mā tė mėdha se ato tė ēfarėdo
shteti tjetėr tė veēantė. Kėtyne u duhen shtue edhe shumat e mbledhuna
prej pėrfaqėsuesve tė Papės pėr kryqėzatat e Skanderbegut, duke qenė
Shqipnia krye-ura e mbramė katolike romake nė Ballkan dhe se papėt po
banin gjithēka ishte nė dorėn e tyne pėr tė ruajtur pavarėsinė. Kalisti
III, nė nji letėr tė veten, pranon se Skanderbegu bani mė shumė pėr fenė
se sa tė gjithė princat e tjerė katolikė.
Nikolla V (1447-1455) pas rėmjes sė
Konstantinopolit, qė e quan «nji ndėr fatkeqėsitė mė tė mėdhė pėr
krejt krishtenimin. Lajmi i frigshėm i pushtimit tė “Romės sė ré” nga
ana e Turqve ngjalli kudo mnerė e topitje. N’ ato ditė Enea Silvio
Piccolomini njėri ndėr humanistėt mė tė shtrenjtė, ende pa u bėrė
papė , icili mė vonė ėshtė cilėsuar si Papa Piu i II, i pat shkrue
papės prej Vjene: “Dora po mė dridhet ndėrsa po shkruej; zemėrimi ma
ndalon qė tė heshti dhe dhimba nuk mė len tė flas. I ngrati kėrcuni
krishtenim!” ».
Shqiptarėt ndesheshin dhėmb pėr dhėmb me
turqit duke u bėrė barrjerė ndėrsa gjendja e pėrgjithshme nė atė kohė
ishte e pėrshkueme prej njifarė apatie. Tė vetmit qė shfaqėn njifarė
ujdesi qenė papėt, por edhe kėrkesat e tyne pėr financimin e nji fushate
antiturke, qė patjetėr lypte shuma tė konsiderueshme, hasėn nė nji
Europė tė krishtenė tė kapėrthyeme ndėr probleme nacionale. Fryma
nacionaliste kishte marrė epėrsķ kundrejt ndjenjės sė solidaritetit tė
krishtenė, i cili do tė merrte tiparet e nji ndihme efektive ushtarake
pėr popujt e krishtenė tė gadishullit Ballkanik, qė po kėrcėnoheshin
prej turrit tė urdive barbare turke. Dhe pėrgjegja e Kalistit III qe: «
Nuk i lypim kėto pare pėr me i shtī nė dorė pėr dobķ tonėn, pėr me i
ndrŷ nė arkėt tona tė hekurta, pėr me i rrezikue tue luejtė me to ose
pėr me i shkapėrderdhė me festa, por pėr me i pėrdorė pėr mprojtjen e
fesė ».
Barbaria turke rendte qyteteve tė
Shqipėrisė, shkatėrronte qytetėrimin dhe kulturėn e vjetėr ndėrsa
malesh hartoheshin planet e luftėrave. Atje nė Macukullin e largėt
ipeshkėvi Pal Engjėlli do tė porosiste e bekonte nė Shqip, po, po nė
shqip ndoshta duke ditur se po formulonte tė parėn frazė shqip. Nuk
ėshtė rastėsi qė prelatė tė kishės katolike janė ata qė do tė jenė
historikish nistorėt e veprave tė mėdha .
Kėshtu Lisi i Matit hyri nė historinė e
Shqipėrisė si atdheu i tė parit shkrim shqip. Atdheu i Formulės sė
Pagėzimit.
Gjon Marku
Bardhok Jushi,
krahas bisnesit i lidhur me kulturėn
E ka mbajtur fjalėn qėkur tha se do tė sjellė ndėrtime tė
bukura, tė hijshme dhe komode nė Rrėshen. Ka ndėrtuar shpejt dhe bukur.
Nė fare pak muaj, tashmė po i jep dhe ngjyrat pallatit nėntėkatėsh nė
hyrje tė Rrėshenit. Nė njėfarė mėnyre u ka mėsuar tė gjithė homologėve
tė tij se si duhet tė ndėrtohet, kur katet rriteshin aq shpejt nga dita
nė ditė, java nė javė. Dhe nuk bėhet fjalė pėr ndėrtime nė njė zonė
joshėse tė biznesit si nė Shėngjin ku ndėrtimet e tij janė aq tė
kėrkuara nga vendas dhe tė huaj, por pikėrisht nė “Rrėshenin e harruar”
pėr nga ndėrtimet.
Kush ėshtė Bardhoku? Njeri i guximit, qė i pėlqen
inisiativa e lirė, kėrkues ndaj vetes dhe eksplorues i “gjėrave tė par,
siē thotė ai, qė nga juristi, avokati, ndėrtuesi, pse jo nė pak kohė, jo
thjeshtė pėr aventurė, edhe politikani, atėherė kur kishte nevojė pėr
guxim.
I pėlqen tė “lundrojė” nė botėn ligjore dhe atė tė
ndėrtimit, dy fusha fort tė lidhura, siē thotė ai. Nė fakt dy botė qė i
shkojnė pėr shtat karakterit tė tij, guximit, qėndrueshmėrisė, vizionit
menaxhues. Tė ndėrtojė nė krahinėn e tij, mė shumė se biznes, duket se e
ka kthyer nė hobi patriotizmi. Mendon pėr Rrėshenin e 2025 dhe pėr kėtė
po pėrgatitet pėr planin strategjik urban tė tij.
Por Bardhoku, mbetet dhe njė mik i kulturės, artit. Disa
herė ka sponsorizuar pėr gazetėn “Mirdita”, pėr recitalet e kėngėtarėve
mirditas, pėr shoqatėn e jetimėve, pėr ansamblin etj. Ėshtė njė respekt
qė e meriton t’i kthehet nė njėfarė mėnyre nė emėr tė gjithė kėtyre
institucioneve tė kulturės apo jo, pėr kontributin e dhėnė duke e
paraqitur si personazh nė kėtė ditė tė shėnuar pėr artin mirditor dhe
mirditorėt kudo janė.
Bardhok Prenga, njė ēmim surprizė nė Frankfurt.
Bisnesi i tyre emėrtohet SAGEMA, njė sendėrtim i
bashkimit tė emrave tė tre djemve tė mrekullueshėm, dy prej tė cilėve
studiojnė jashtė shtetit nė Amerikė dhe nė Angli.
E nisin bisnesin nė 1995 si farmaci e dytė e licensuar
private nė Rrėshen ku dallohen pėr shėrbimin korrekt dhe cilėsor. Sipas
Bardhokut, gjithnjė inisiativat janė tė tijat qė materializohen me
profesionalizėm tė lartė nga bashkėshortja Prena.
“Tashmė kemi depon faramaceutike SAGEMA, e njohur nė
Tiranė dhe nė gjithė vendin, ku trajtohen mbi 4000 lloje ilaēesh. Ka
kaluar nė njė shėrbim intensiv duke u dėrguar mallin tek farmacitė, njė
lehtėsim pune pėr ta, duke qenė njė “pasaportė” dinjitoze pėr tė gjithė,
rrėfen ai”.
Mbase njerėzit na shohin mė njė stabilitet tė dukshėm sot
pas kaq vitesh, por kemi kaluar strese tė tėra, rrėfen Bardhoku, por
ishte gruaja qė mė qetėsonte duke mė thėnė, “nėse e ndjejmė veten keq,
fundja i shesim tė gjitha dhe dalim jek e jek...”. Ishte si njė lloj
ngushėllimi. Por ato asnjėherė nuk shitėn gjė, por e shtuan dhe
rigjallėruan hap pas hapi bisnesin e njohur tashmė tė Sagemės, e cila
furnizon me produkte cilėsore zona tė tilla si nė Tiranė, Durrės,
Fushjė-Kruja, Laē, Burrel, Peshkopi, Kukės, dhe Mirdita patjetėr.
Por nė punėn e pazėshme, duket se “njė sy” tej Shqipėrisė
ka vėnė re shėrbimin cilėsor (natyrisht nė Shqipėri ėshtė pak si
vėshtirė tė vihet nė evidentim njė mirditor!), dhe pikėrisht nė fillim
tė vitit 2006 Sagemės i vjen njė zarf i papritur nga Komiteti Ekzekutiv
i Forumit Ndėrkombėtar tė Bisnesit (BID) me qendėr nė Spanjė, ku thuhej
se nga vlerėsimet e bėra i ishte akorduar nga “Harku i Europės” (The
ARCH of Europe) ēmimi prestigjoz “GOLD 2006”.
Ceremonia pėr dhėnien e kėtij ēmimi u zhvillua nga data
26-27 shkurt 2006 nė Frankfurt tė Gjermanisė. Nė njė sallė tė madhe ku u
zhvillua ceremonia e dorėzimit tė ēmimeve ishin bisnesmenė nga e gjithė
bota, rreth 60 qė nderoheshin.
Ishte edicioni i 32 qė zhvillohej ndėrsa kėtė e drejtonte
presidenti i BID-sė Jose E. Prieto. Madje kur qe zhvilluar nė Amerikė e
ka nderuar edicionin dhe vetė ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Ēifti Prenga thonė se ėshtė kėnaqėsi shumė e madhe kur gjendesh pėrkrah
bisnesmenėve mė tė suksesshėm tė botės, nė fund tė fundit ėshtė njė
ēertifikatė pėr kudo tė shkosh jashtė shtetit si bisnes.Ata e ndjejnė si
njė krenari pėr vendin tonė dhe jo thjeshtė pėr shoqėrinė tonė tė
bisnesit.
Bardhoku ėshtė nga ata qė e ndjen artin e kulturėn,
shoqėrine dhe miqėsinė, dhe pėr kėtė sa here vete nė Amerikė, mbledh
mirdtorėt nė mėrgim atje duke u sjellė rast shumė sodisfues me aktivitet
tė kėndshėm. Por ėshtė dhe njė mik i veēantė i gazetės “Mirdita” dhe
artit nė Mirditė, duke dhėnė ndihmesė tė konsiderueshme. Njė personazh
qė e nderon kulturėn dhe vendlindjen.
Grupi i Kol Picakut, e ardhmja e sigurtė e ansamblit
RRĖSHEN.
Mund tė thuhet me plot gojėn se e ardhmja e ansamblit “Mirdita” ėshtė e
sigurtė. Kėtė e mundėson fakti i ecurisė pozitive tė artistėve tė
vegjėl, tė qendrės kulturore tė fėmijėve nėn drejtimin e muzikantit tė
njohur me pėrvojė Kol Picaku. Njė pasion i kahershėm i mjeshtrit Picaku
pėr tė punuar me fėmijėt qė shfaqin dhunti nė muzikė, ka bėrė qė grupi i
kėsaj qendre tė shpallet mė i miri nė takimet kombėtare e mbarėkombėtare
nė edicione tė ndryshme tė instrumentistėve dhe interpretuesve tė
vegjėl.
Emri i kėtij grupi ėshtė kaq i lidhur me atė tė
drejtuesit tė palodhur, i cili mban mbi shpinė dekada tė tėra aktiviteti
qė me orkestrėn frymore tė qytetit, grupin folklorik, festivalet e
ndryshme tė muzikės sė lehtė dhe atyre tipologjikė deri nė krijimin e
njė bėrthame cilėsore tė artistėve tė vegjėl, qė interpretojnė nė disa
vegla, ato burimore, ciftelinė tempera, sharki, bilbil e deri
fizarmonikė e piano.
Dy trofe janė shėnuar kėto ditėt e fundit nė Devoll
(Festfolk 2007) ku ansambli i tė vegjėlve mirditorė me 29 artistė, nė
kėngė, valle e orkestrale, duke u vlerėsuar pėr cilėsi tė lartė dhe kupė
simbolike.
Ndėrkaq nė festivalin mbarėkombėtar tė Instrumentistėve
tė vegjėl nė Fushė Arrėz, mori kupėn e festivalit pas njė paraqitje
dinjitoze nė mes tėrė grupeve nga Shqipėria dhe Kosova. Mjeshtri
Picaku, ia dedikon tėrėsisht fėmijėve kėtė paraqitje si dhe ndihmės qė i
dhanė Fran Nikolli me vallet, Drane Reci nė pėrgatitjen e grupeve vokale
dhe Llesh Lleshi nė montimin e orkestraleve, Prena Biba qė ndihmoj tė
kėnduarit me ngjyra karakteristike tė Mirditės, etj.
Ndėrkohė ēmimi u dha nga juria nė njė koncert nė Rrėshen,
i iniciuar nga drejtori i zyrės arsimore Bardhok Filopati. Takimi u
kthye nė njė festė nė mes miqsh nga Fushė Arrėzi, kryertar i bashkisė qė
u prit nga homologu i tij nė Rrėshen Gjon Dedaj.
(pėrgėzime sponsorėve)
Pėrveē bashkisė dhe zyrės arsimore, qendra kulturore e
fėmijėve nėn drejtimin e Gjon Cokut, pėrgėzojnė pėr ndihmėn e dhėnė dhe
Kastriot Reēi, Ndue Gjoni, Nikollė Ndoja, instrumentistin Ilir Simoni qė
ndihmuan nė karburant e aksesorė tė tjerė tė nevojshėm.
Falė kėsaj ndihme dhe kujdesit tė bashkisė e zyrės
arsimore, thotė Picaku, nuk do tė na shterrojnė energjitė pėr tė patur
gjithnjė paraqitje dinjitoze nė aktivitete vendore, kombėtare dhe
mbarėkombėtare.
Pėrse Mirdita nė metropol?
Ka njė historik tė kėsaj nisme, tė parėn tė kėtij lloji
nė vendin tonė. Gjithēka erdhi si nevojė e komunikimit tė kulturės dhe
vlerave krijuese tė mirditorėve dhe gjithė atyre njerėzve qė kanė punuar
e krijuar nė Mirditė ndėr vite. Ditė tė shumta kulturore nė Rrėshen,
Rubik dhe komuna krijuan njė eksperiencė afishuese tė kėtyre vlerave nė
komunitetin mirditas qė vazhdojnė tė jetojnė nė tokėn e tė parėve. Ditė
tė shumta kulturore iu adresuan specifikisht tipologjive kulturore dhe
etnografike duke filluar me ekspozime nė panaire tė etnografisė,
promocionit tė librave, bashkėpunimeve me asosacionet kulturore tė
Kosovės e Malit tė Zi, bashkėpunimet me ambasadėn amerikane, me
akademikė e studiues tė njohur tė vendit e mė tej.
Prej nismave lokale lindi ideja e njė promocioni tė
zgjeruar tė “Mirdita nė metropol” nė Tiranė nė vitin 2004. Pėrgatitja e
ethshme e kėtij aktiviteti prej afro njė muaji nga njė ekip kulturor
ndėr mė kualitativėt nė Mirditė, solli njė ditė veprimtarishė mė 8
qershor nė Tiranė. Veprimtari qė nisėn me promovimin e librave tė Mark
Tirtės dhe Gjon Markut. U promovuan dy ėebsite, mirdita.net dhe
mirditaonline.net, njė ekspozitė pikture e krijuesve mirditorė.
Aktiviteti tjetėr masiv ishte njė shoė nė skenėn e
teatrit tė operės dhe baletit nė Tiranė, si njė rekuiem i aktivitetit
fokloristik tė ansamblit “Mirdita” me dhjetėra krijues, kėngėtarė e
valltarė.
Gjithė ky spektėr i gjėrė veprimtarishė dhe mirėpritja e
publikut, pas njė pjesėmarrje tė gjerė komunitare nė to, e angazhon
ekipin organizator pėr ta vijuar dhe krijuar traditė tė pėrvitshme si
njė urė lidhėse shpirtėrore tė mirditorėve kudo ata jetojnė e banojnė.
Disa nga veprimtaritė mė tė spikatura kulturore
1.
“Mirdita nė Histori dhe etnokulturė”
-Sesion
shkencor pėrgatitur nga Dr Nikoll Toma
-Koncert Artistik nga nje grup artistesh
Pjesmarres:
Prof.dr Mark Tirta, Prof.dr Hysen Kordha, dr Pal Doēi, Pro.asoc.dr Pal
Nikolla, Prof.dr.Lirim Hoxha, Prof.Dr Ilia Telo, Prof.ass. Dr.Kol Cara,
Dr.Zef Rakacolli, Prof.Dr.Ethem Ruka, Dr.Nikoll Toma dhe studiues te
tjere vendas. Nga kjo Konference u botua edhe libri “Mirdita ne histori
dhe etnokulture .
Materialet e konferencės u botuan ne librin :Mirdita ne
histuri dhe etnokulture”
”Gjilanasit ne Mirdite”28-30 nendor 2001
-Koncert e ansamblit “ Gurra e Gjilanit “ .
-Pasdite kulturore ne kishėn e Rubikut.
-Takim me kuadrot drejtuese te Bashkise Rreshen dhe te
komunės Gjilan
-Mbremje tematike
“Mirditasit nė Gjilan”, 19-21 dhjetor 2001
-Koncert i ansamblit Folklorik “Mirdita “ nė Gjilan e
Dardanė
-Ekspozite vetiake pikture e piktorit Pjeter Marku ne
mjediset e Teatrit te Gjilanit.
-Takim ne Bibloteken e Gjilanit
-Ne Shoqaten e TMK
-Ne Komunen e Gjilanit dhe te Dardanes
-Ne shkollen e mesme te qytetit.
-Promocion i gazetes “ Mirdita”
Me
akademikun Mark Krasniqi nė Rrėshen
-Promovim i librit “Rrėnjėt tona etnike “
-Vizite ne Bibloteken e shkolles se mesme
-Ekspozite pikture e pėrbashket
-Marrin pjese: Prof.Ylli Popa, Prof. dr Mark Tirta,
shkrimtari dhe deputeti Pjeter Arbnori
-Koncert i shkurtėr nga artistet mirditore.
“Kontributi i Mirditės pėr pavarėsi”
-konference Shkencore 25 nentor 2002
-Konferenca shkencore me trajtesa
-Ekspozite tematike pikture
-Koncert nga nje grup artistėsh
-Ne Konference kumtuan: Dr Nikoll Toma, Dr.Pal Doēi, Prf.
dr.Agron Xhangolli, dr.Shefqet Hoxha, dr Jorgo Bulaj dhe studiues
vendas.
-Materialet e konferences u botuan ne librin “Kontributi
i Mirditės per pavaresi”.
“Miq nė Mirdite”
Me Profesor Dr Neritan Ceka
-Promovim i librit ” Ilirėt”
-Paraqitje e Veprave te zgjedhura te Migjenit-
Pėrgatitur nga Angjelina Ceka.
-Ekspozite pikture e piktorit dibran Hamdi Kaci.
-Koncert i grupit artistik.
Dega e Lidhjes se Shkrimtareve dhe e artisteve ne
Mirdite.
4 tetor 2002
-Promovim Libri: ”Kendej Kaloi Koha”, autor Ndue Dedaj
dhe “Nė udhe lindi njė kenge”, autor Preng Cub Lleshi
-Nje ekspozite pikture
-Vizitė e shkrimtareve ne bibloteken e qytetit dhe te
shkolles.
-Koncert artistik.
-Moren pjese: Limos Dizdari, ish-kryetar i LSHA te
Shqiperisė, shkrimtaret: Dhimiter Xhuvani e Kiēo Blushi.
Dita e luleve: ”Lulja ne ēdo familje”.
-ekspozite me agronomin Gjovalin Jaku-
-Pjesmarrje e gjere e qytetareve.
Duhet shėnuar se pas kėsaj ekspozite tė vecantė, filloj
njė interes komunitar nė rritje pėr gjelbėrimin e mjedisve publike dhe
atyre familjare.
Ekspozita qėndroj e hapur pėr tri ditė.
Veprimtari e perbashket e Q.kulturore me shoqatėn
Agimi-Otranto
-Konference arritjesh
-Koncert tradicional
-Vizita ne vepra kulturore
-Vizita ne galerinė e artit
-Sofra e traditės .
”Mirdita ne Metropol”, edicioni i parė
8 qershor 2004.
-Ekspozite e perbashket e piktorėve nė Muzeun Kombėtar
-Panair i librave te botuar nga Shtepia botuese” Mirdita”
-Paraqitje panair i botimeve te shtypshkronjes “Geer”
-Promovime libri: Mark Tirta: “Mbi etnologjine e
Shqiptareve” dhe Gjon Marku: “Mirdita Intervista I dhe II”.
-Speciale e gazetės “Mirdita” pėr kėtė ditė kulturore.
-Paraqitje e kultures mirditore nepermjet internetit.
-Koncert i madh ne Teatrin e Operas dhe te Baletit.
Per herė te parė tė ansamblit ” Mirdita” jep te plote
nje program ne sallė te tille prestigjioze.
Koncerti regjistrohet i plotė “live” dhe
transmetohet disa here ne TVSH.
Me 40 shkencėtarėt nga 9 universitete italiane
qershor 2005.
-Sfilate etnografike-kostume dhe instrumente popullorė
-Koncert folklorik i ansamblit “Mirdita”.
-Sofra tradicionale
Vizite ne galerine e artit
Vizite ne Katedrale
Vizite ne Kishen e Rubikut
“Dita e trashėgimise kulturore”
Me
pėrfaqėsues tė ambasadės amerikane
4 tetor 2005
-Refleksione aktuaristike: “Pėr njė Mirdite tė sė
ardhmes”, nga Gjon Dedaj
-Koncert artistik nga ansambli
“Mirdita“
-Ekspozite personale e piktorit Pjetėr Marku ”30
ditė nė SHBA. Impresione e pėrshtypje”,.
-Paraqitje e traditės kulinare, sfilatė etnografike dhe
koncert tradicional.
“Ditėt e Podrimjes nė Mirditė”
–poetit
te shquar Kosovar. (8 qershor 2006)
-Mbi krijimtarinė e Podrimjes (takim nė sallėn e
pallatit)
-“Koncert i i grupmoshave”
-Poezi tė Podrimes nga nxėnės tė shkollės sė mesme
-Me pjesėmarrjen e qendrės kulturore te fėmijeve.
Grupet mikse.
-sofra tradicionale
Ditėt kulturore nė Rubik
”Festa e Shelbumit”,bashkepunim me Bashkinė Rubik e
gazeten” Mirdita”
-Peligrinim tek kisha e Rubikut
-Ekspozite e piktoreve Pjeter Marku e Gjok Pepa
-Koncert i kombinuar.
-Paraqitje e artit kulinar te tradites.
Ditėt e personazheve tė vitit nė afrim tė
Krishtlinjdjeve.
Dita e emigrantėve.
Dita e donatorėve.
Takime brezash sportistėsh, me mjeshtrin Panajot Pano.
Projekti mediatik njė vjeēar me gazetėn “Mirdita”:
“Bashkia dhe komuniteti hapa sėbashku”
Veprimtari kulturore nė komuna
-Fan.
Pėrurime pėrmes afishimeve kulturore.
Prill 2006
-Kaēinarė,
dita e zgjeruar kulturore,
tetor 2006.
-Orosh,
6 maj 2007
Dita kulturore “Oroshi nė udhėn e ndryshimit”
Ditė kulturore nė Klinė tė Kosovės
Ditė promovimesh dhe bashkėpunimi me klubin e
shkrimtareve dhe artisteve nė Klinė.
-Promovimi i tre librave poetik te don Bardhec Zymit.
-Koncert artistik.
-Fjala artistike
-Takim artistėsh dhe shkėmbim pėrvojė.
Vlerėsime nga juri profesionale
Grupi dhe artistėt e Mirditės kanė qenė tė preferuarit nė
ftesat qė janė bėrė nė disa veprimtari kombėtare dhe mbarėkombėtare. Aq
sa ato u kthyen nė njė nevojė tė organizatorėve, pėr tė shijuar kulturėn
e veēantė mirditase pėr vetė specifikėn qė ajo e ruan nė ashtin e saj.
Gjithė vėmendje nuk ka shkuar edhe pa u vlerėsuar me
ēmime tė larta, qoftė pėr individė tė vecantė apo grupin nė pėrgjithėsi.
Le tė sjellim disa prej tyre, tė akorduara nga juri profesionale tė
pėrbėrė nga artistė e studiues tė njohur tė flokut, entongarfisė e
kulturės kombėtare nė pėrgjithėsi.
1. Veprimtaria tipologjike mbarėkombėtare “Hasi 2001”,
grupi pėrfaqėsues i Mirditės merr ēmim tė tretė. Marrin pjese: Kastriot
Kola,Bardhok Deda,Mark Deda
2. Festivali tipologjik “Oda dibrane” 2001, ēmim tė
dytė.
3. Takimi i rapsodėve nė Lezhė 2003, grupi i Mirditės
vlerėsohet me ēmim tė tretė.
4. Festivali tipologjik mbarėkombėtar “Sofra Dardane
2004”, Grupi i Mirditės vlerėsohet me ēmim tė parė me kėngėn ”Dheu i
huaj s’ka varr pėr mue”, kėnduar nga Kastriot Kola e shoqėruar nga grupi
i burrave.
5. Festivali tipologjik Oda Dibrane 2004, pėrsėri ēmim tė
tretė
6. Festivali tipologjik i Rapsodėve nė Lezhė 2005,
rapsodi Nikoll Preēi vlerėsohet me vend tė parė.
7. Pėrsėri vlerėsim nė “Odėn Dibrane 2005”
8. “Oda Dibrane 2006” grupi pėrfaqėsues i Mirditės
vlerėsohet mė i miri.
Pjesmarrje dhe ēmime nė veprimtari mbarėkombėtare
1. Nė Vitojė-Drume-Malėsi e Madhe –Mali i Zi 2005 grupi
i Mirditės merr ēmim tė Dytė 2. Nė Kosovė nė festivalin e Vitisė 2005
ansambli Mirdita merr ēmim te tretė dhe kėngėtari Bardhok Deda
vlerėsohet kėngėtari mė i mirė.
3. Nė Festivalin folklorik mbarėkombėtar nė Klinė tė
Kosoės mbajtur me 6 deri 8 qershor 2007 Ansambli Mirdita merr njė nga
ēmimet mė tė tė larta tė tij nė veprimtaritė mbarėkombėtarė pas
Festivalit FK tė Gjirokastrės tė vitit 1978. Vlerėsohet me ēmimin e
madh “Mujė Krasniqi” mes 60 grupeve konkuruese.
Promocioni: Qendra kulturore Mirditė
Gjimnazistėt luajnė
nė skenė Jul Qesarin nė anglisht
Ky grup
do tė niset pėr Amerikė nė njė tour 1 mujor, mundėsuar nga Ambasada
Amerikane, kompania e ndėrtimit tė autostradės Bechtel-Enka dhe Bashkia
Rrėshen-
Ajo ēka kam marre persiper ne kete numėr gazete
nuk eshte bere per te derdhur boje te zeze mbi flete te bardhe,
por per te treguar nė pak rreshta pėrkushtimin dhe aftesine qe kane
nxenesit e shkolles se mesme Rreshen ne dy aspekte: e para ne
pėrvetėsimin e gjuhes se huaj dhe e dyta ne interpretimin skenik tė njė
pjese klasike. Keta nxenes, pse jo dhe aktore nė hapat e parė, kane
interpretuar ne nje menyre tė admirueshme, madje te spikatur dramen e
famshme JUL QEZARI tė Shekspirit, e cila u interpretua nė Rrėshen dhe
ne Rubik, nga ku sė fundi shikuesit artdashės rubikas e priten kete
shfaqje mė shumė interes. Vlen per t’u theksuar aftesia e tė
shprehurit ne gjuhen e huaj dhe ne interpretim sepse pa
gershetimin e ketyre dy aspekteve nuk ndodh nje shperthim i tille
aftesish dhe nuk realizohej njė shfaqje nė nivelin e kėrkuar.
Regjisor i shfaqjeje ishte Patrick O’Brien, mėsues i
gjuhės angleze nė gjimnazin e Rrėshenit, ardhur kėtu para njė viti si
misionar i Korpusit tė Paqes, i cili punoi disa muaj me trupėn pėr tė
realizuar njė shfaqje dinjitoze. Ndihmuan dhe nxėnėsit Evis Marku dhe
Antonio Kaēorri. Kostumet u pėrgatiten nga Liljana dhe Anxhelina Ndoj.
Akustika u realizua nga Emily Young.
Si aktorė nė role tė ndryshme ishin nxėnėsit e apasionuar:
Ervaldo Ndoka, Armonel Molla,
Endrit Lleshaj, Ardit Toma, Pavjo Gjini,
Ledjon Kola, Armando Haxhia, Elidon
Lleshi, Dorentina Prenga, Antola Filej, Oltjana Beleshi, Klevis Paloka,
Eliola Pulaj, Fabiola Topollai, Jonilda Guri.
Shfaqja nė Rrėshen u ndoq dhe nga njė grup i ardhur nga
Tirana nga Korpusi i Paqes, ku me atė rast u shtrua dhe njė koktej, ku
pėrshendeti koordinatorja Diana Keēi, Pjetėr Marku etj. Falenderime u
dhanė dhe pėr drejtorin e shkollės Nik Nikolli, mėsuesit Pal Reēi,
Donika Dona, Marie Bardhi, si dhe Bashkinė Rrėshen.
Ndėr opinionet e dhėna nga shikuesit pas shfaqjes
shkėputėm njėrin si mė me interes, atė tė njė mėsuesi letėrsie, i cili u
shpreh se ėshtė e mundur tė vihen dhe drama nė shqip, kur kjo gjė u
realizua kaq mirė nė anglisht, gjė qė ka ndodhur dhe vite mė parė, ku
shfaqja e fundit e dhėnė nga gjimnazistėt ishte drama: “Ku vemi?”,
kundėr dukurisė sė gjakmarrjes.
REZARTA KOLA, nxėnėse
DONES, nė Veri me virgjėrat e malėsive
MIRDITĖ.
Afro njė muaj ka udhėtuar nė pranverėn e vitit tė kaluar
shkrimtarja e njohur Elvira Dones, e cila qė prej vitit 1988 jeton dhe
punon nė Zvicėr dhe Amerikė. Gruaja shtathedhur, hokatare dhe sportive
qė nuk e jep aspak moshėn, ka pėrshkruar disa krahina tė Shqipėrisė sė
Epėrme, duke nisur nga malėsitė e Tropojės, tė Malėsisė sė Madhe, ėshtė
ulur nė qytetin e Shkodrės dhe mė pas ka kaluar luginės sė Fanit tė
Mirditės. Objekti: njė dokumentar pėr virgjėrat e Veriut shqiptar, njė
fenomen i jashtėzakonshmė dhe shumė grishės pėr publikun evropian,
ndėrkohė njė temė jo aq e rrahur nė gazetari apo letėrsinė artistike. E
shoqėruar dhe nga njė kineast amerikan, Dones ka takuar 6 virgjnat e
malėsive dhe ka pėrjetuar histori reale nga jeta e tyre, por ka vėzhguar
nga afėr histori tė panumėrta, pėr t’i sjellė nė muajin tetor nė ekranin
e televizionit publik zviceran.
Pėr gazetėn “Mirdita” ka rrėfyer tipologjitė e
virgjėrave, por dhe punėn e bėrė nė sheshin e xhirimit, ndėrkohė qė nuk
e fsheh se ky kalim i saj nėpėr kėto histori ka bėrė qė “tė bjerė nė
dashuri” me to.
Zonja Dones, ka disa kohė qė ju kaloni malėsive tė Veriut
tė Shqipėrisė duke u fokusuar nė jetėn e virgjėrave, ėshtė njė temė
hulumtuese qė ju ka qėndruar nė kokė prej kohėsh, apo thjeshtė njė
joshje artistike?
Ishte thjeshtė nga ato gjėra qė mund tė quhen tė
ēuditshme dhe nė tė njėjtėn kohė kishin njė domethėnie tė tyre, pėrse
kanė ndodhur, si kanė ndodhur sepse nė thelb dimė shumė pak pėr to
kėshtu qė ėshtė njė joshje imja shumė e vjetėr, qėkur mora vesh pėr herė
tė parė qė ekzistonin.
Tė dish qė ekzistojnė dhe tė shkosh pastaj tė hulumtosh,
si janė, pėr ēfarė arsyesh e kanė bėrė, cili ka qenė konteksti
historiko-social pėr tė cilin e kanė bėrė dhe kjo ėshtė njė tjetėr punė,
kėsisoj m’u desh tė kalonin 20 vite dhe tė rritesha dhe unė personalisht
nė shumė drejtime qė tė vija tė hulumtoja pėr kėtė gjė.
“Takimi” juaj me virgjėrat ka qenė pėrmes librave, pėrmes
studimit tė kėsaj dukurie apo pėr diēka mė konkrete?
Ka qenė njė rast akoma mė konkret, njė fqinj i prindėrve
tė mij, isha e vogėl fare atėhere, e kishte nė njė foto tė familjes
njėrėn syresh. Qe njė foto e njė fisi tė madh, foto e pėrgjithshme nė
dasėm dhe unė pashė aty njė grua me veshje prej burri, fytyra e saj
ishte burrėrore. Ishte nga Kosova, sepse fqinji i prindėrve tė mij ishte
kosovar me origjinė dhe ai mė tha se ėshtė grua, por ėshtė e veshur si
burrė dhe quhet virgjėreshė. Qė atėhere u ndez tek unė njė shkėndijė e
vogėl qė mė ka vėnė nė mendime rreth asaj gjėje.
Por ju sa keni qenė nė Shqipėri, me sa dimė nuk para keni
marrė ndonjė nisėm pėr tė shkruajtur ose pėr ta ekranizuar diēka tė
tillė, pikėrisht kur shkuat jashtė atdheut u ngacmua ajo shkėndija e
kahershme?
Jo, unė atėhere nuk merresha me dokumentarin, isha tepėr
e re, vėrtetė kisha nevojė tė rritesha nė gjithēka, pastaj nėn
komunizmin ne nuk e udhėtonim vendin tonė. Kam patur fatin e madh tė
studioja gjuhėt dhe tė shoqėroja grupe tė huajsh, ose kur punoja mė vonė
nė televizionin shqiptar, kėsisoj duhej krijuar dhe njė “bagazh” pas
shpatullave pėr tė ardhur dhe pėr t’u marrė me njė temė tė tillė.
Po shkrimtarė tė huaj, kineastė apo studiues me sa njihni
ju, janė marrė me kėtė temė?
Kineastė jo, ndėrsa ėshtė marrė njė antropologe angleze
qė quhet Antonia Jang, unė e lexova librin e saj para disa vjetėsh,
ėshtė libėr serioz pa pretendimin tė njohė gjithė fenomenin sepse po
vinte nė njė territor tė panjohur duke qenė e huaj, por ama tė gjithė
personazhet qė ajo ka takuar, fotografuar, hulumtuar dhe kataloguar nė
njėfarė mėnyre dėftejnė pėr njė punė shumė serioze tė saj.
Atėhere ju nga imazhet qė keni patur fillimisht dhe
njohjen mė pas etj, keni menduar qė tė merreni nė njė mėnyrė shterruese
me kėtė fenomen shqiptar?
Varet ēfarė do tė thotė kjo, nuk ekziston asnjė studim i
saktė nė territorin tonė rreth kėtij fenomeni, nuk kemi njė “censis”,
unė do tė vazhdoj tė hulumtoj sepse nga natyra mbetem si ai njeriu qė
vazhdon tė “kruajė”, si ai “miu i bibliotekės”, nėse e arrij dot deri nė
fund apo jo, u takon dhe studiuesve tė merren pastaj. Nga njė herė
shkrimtari paraprin ose ngjet e kundėrta qė njė studiues ka filluar dhe
shkrimtari bėn diēka qė tė jetė letrare. Nė rastin tim unė i kam bėrė tė
dyja, dokumentarin ende nuk e kam mbaruar, jam nė xhirimet e tij, por
kam shkruajtur njė libėr para se ta bėja kėtė, mė pėlqejnė shpesh herė
operacionet e dyfishta. Njė libėr, qė ėshtė njė hulumtim gazetaresk
kthehet nė njė vepėr artistike ose e kundėrta. Pra nė rastin e
virgjėrave shkrova njė roman duke marrė njė personazh hipotetik,
natyrisht ėshtė i fiksionuar, niset nga Bjeshkėt e Nemura tė Shqipėrisė
dhe pėrfundon nė Amerikė, ėshtė njė vepėr artsitike, por ama mė pėlqejnė
pikvėshtrimet e ndryshme, pikvėshtrimi i shkrimtarit dhe i gazetarit.
Pasi mbarova punėn letrare vendosa t’i futesha punės gazetareske pėr ta
parė e njohur disi mė mirė fenomenin nga afėr.
Po tė krahasosh nė vetvete imazhin hipotetik tė
mėparshėm, pra nga ai percepsion i parė, me kėtė tė tashmin kur keni
kaluar nė disa zona tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe jeni takuar me to, si i
perceptoni ato, jetėn e tyre?
Njė dashuri e plotė, dua tė them. Kur bėj njė vepėr
dokumentari “bie nė dashuri” me personazhin dhe ėshtė e paevitueshme,
sepse po nuk krijove njė afrim me personazhin do tė ishte diēka e ftohtė
dhe e shkėputur, pa kuptim; sa mė shumė qė i pashė nga afėr aq mė tė
bukura janė secila prej tyre, pesha qė kanė mbi shpatulla ėshtė e madhe.
Ato mund tė duken tė gjitha njėsoj kur i sheh me paragjykim nga jashtė,
sepse duke folur me njerėz dhe kolegė nė Tiranė thonė: “si, ekziston
njė fenomen i tillė nė Shqipėri, ku dreqin i gjen kėto personazhe?!”.
Dhe nė njė farė mėnyre ka njė paragjykim qė ėshtė thjeshtė bardh e zi,
ėshtė diēka primitive.
Nė fakt, ėshtė diēka primitive?!...
Jo, por dhe e kohės nuk mund tė quhet, por ama ēdo gjėje
para se t’i vihet njė targė, duhet parė se nė ē’kushte ekonomiko,
historike dhe sociale ka ndodhur kjo gjė. Kanė qenė arsye ekonomike nė
rradhė tė parė pse kanė ndodhur, sepse duke shkuar e studiuar Kanunin,
gruaja, “linja e tamblit”, ose “linja e qumėshtit” nuk ka patur asnjė tė
drejtė mbi pronėn nė familje. Kėsisoj kryefamiljari duke mos patur asnjė
djalė nė trungun e tij ka sakrifikuar njėrėn nga vajzat duke e kthyer nė
mashkull, nė mėnyrė qė ajo tė blente dhe tė shiste tokė, ose tė martonte
motrat e tjera pas saj, pra ka patur njė arsye ekonomike tė fortė.
Primitive apo jo?! Sot Shqipėria ka ndryshuar shumė gjėra, qė nga
regjimi, ka ndryshuar femra, sot njė femėr vendos pėr jetėn e saj. Unė i
kam bezdi targat.
Secila prej gjashtė grave mbart njė botė mė vete, tė
gjitha kanė karakteristika tė vetat. Psh njėra prej tyre ka qenė
“brigadier”, kishte nėn vete 300 burra, vėllai i saj kishte qenė
sekretar partie, me ndryshimin e regjimit dhe plakjen e saj ajo varet
nga tė tjerė njerėz, ja pra ku u ndryshuan gjėrat. Ndėrsa njė tjetėr nė
fshatin Tpla, ajo ka qenė familje kulaku, kėshtu qė e ka vuajtur, e ka
pėrjetuar tė qenit burrė tė saj nga njė pikė mė e ulėt, nga pika e tė
persekutuarit nė njėfarė mėnyre. Tė gjitha kėto gjėra krijojnė nė
karakterin e personit gjėra tė veēanta. Njė tjetėr bėn shoferin dhe
ėndėrron tė ikė nė Amerikė, ėndėron tė rifillojė njė jetė si grua, sepse
ėshtė e vetmja e virgjėn, qė thotė “po, ėshtė tė shkosh kundėr
natyrės!”. Sepse njė femėr ka tė drejtė dhe detyrė tė japė dashuri nė
kuptimin e plotė tė fjalės. Jo vetėm pėr motrėn, mbesėn, nipin a tė
tjerė tė afėrm, por dhe njė mashkulli, pra gjysmės tjetėr tė njerėzimit,
pra ajo ėshtė shumė e qartė, e kthjellėt nė tė gjitha mendimet e saj,
dhe ndjen se po tė kishte patur tjetėr rrjedhė familjare do tė kishte
marrė rrugėn normale tė njė gruaje. Ėshtė pak anakronikė, kjo po, nė
kuptimin qė jemi nė 2006, jemi nė Evropė, jemi nė Shqipėri, njeriu ka mė
shumė pėrzgjedhje pėr jetėn e vet.
Ndėrkohė keni ardhur nė Mirditė pas takimit tė gjashtė
personazheve pėr t’u “takuar” me historinė e veēantė tė Virgjnės sė
njohur tė Gėziqit qė u vra nga gjermanėt nė tetor tė vitit 1944 nėn
rrobat e njė burri, emocioni juaj?
Pata lexuar njė shkrim nė tė pėrditshmen “Shekulli” pėr
“Gjergja Bibėn” dhe m’u duk njė rast sinjifikativ pėr kėtė hulumtim qė
unė po bėj, sepse nė njėfarė mėnyre ėshtė kujtesa historike, pra kėto
gra nuk janė sot, nuk janė tė nxjerra nga kapelja si sensacionalizėm,
kanė qenė gjithmonė sidomos nė Veriun e vendit, ka patur nė Kosovė,
Maqedoni, Malin e Zi. Ishte nė njėfarė mėnyre “La memoria storika”, qė
mė interesonte shumė kujtimi i saj qė u vra nga gjermanėt dhe nuk tha se
ishte njė grua sepse ajo e identifikonte veten me njė mashkull dhe ishte
krenare me kėtė lloj gjėje, m’u duk njė rast vėrtetė pėr t’u pėrfshirė
nė kėtė dokumentar.
Kur do tė jetė ky dokumentar i juaji pėr publikun?
Do tė jetė pėr publikun zviceran pasi unė punoj nė atė
televizion, por dhe atė evropian e mė gjerė, do te shfaqet nė Amerikė
dhe do tė jetė nė dy versione, ky ėshtė njė bashkėprodhim i imi me
televizionin publik zvicerian, kėshtuqė do tė jete nė anglisht,
italisht, variantin francez dhe gjerman.
Ndėrkaq shqiptarėt ku dhe si do ta shohin, nuk do tė
ishte e udhės tė pėrshtatej nė shqip dhe nga ndonjė televizion shqiptar
me audiencė?
Kam qenė gjithnjė e hapur sepse Shqipėria ėshtė djepi im,
nėse dikush do tė jetė interesuar pse jo, janė gjėra qė bėhen lehtė,
intervistat janė nė shqip, tekstin vėrtetė do ta shkruaj nė anglisht,
por njė pėrkthim nuk ėshtė i vėshtirė, pra nėse dikush nga televizionet
do tė jetė i interesuar, pse jo....
Gj.M.
Njė
ēmim i artė pėr Klarencin nė Poloni
Klarenc Simoni, si piktor tashmė ka filluar tė marrė emėr tej Mirditės,
madje dhe mė tej Tiranės. Pėrveēse njė nxėnės i talentuar (flet shumė
mirė anglisht dhe italisht), nuk e harron pikturėn, si njė talent i tė
ardhmes.
Pjetėr Marku, piktori qė ėshtė marrė me tė, duke ia vėnė nė dukje
publike talentin e pikturės, thotė qė prej moshės 3 vjecare, qėkur
shfaqi ato dhuntitė e para, tashmė ka njė pjekuri pėr tė vijuar mė
pėrpara.
Ėshtė nga ata qė talentit i ka shtuar punėn, me orė tė
zgjatura nė libra dhe para telajove. Mundėsia e shfrytėzimit tė gjuhėve
tė huaja pėrmes internetit dhe shumė librave ka bėrė qė tė njihet me
piktorė tė kohės dhe ata qė kanė bėrė histori nė kėtė art
Nėse kur ishte nė klasėn e dytė u paraqit para publikut mirditor me njė
ekspozitė me 600 punime, tashmė ka kaluar nė njė stard mė tė lartė, dhe
ballafaqimi me metropolin dhe me ekspozimet jashtė shtetit. I
pėrshėndetur tashmė nga piktorė brenda dhe jashtė vendit qė nga USA,
Italia, Zvicra etj. Shkollimin e mėtejshėm e vazhdoj nė kursin "Syri
Magjik" nėn drejtimin e piktorit Bashkim Dervishi. Vetė Bashkimi
shprehet i kėnaqur me Klarencin.
Klarenci tashmė i ka kaluar kufinjtė e Shqipėrisė. Ėshtė pjesmarrės nė
disa konkurse ndėrkombėtare. Nė Poloni mes 32000 punimeve, tė vlerėsuara
900 prej tyre me diplomė ėshtė edhe Klarenci njėri prej tyre. Nė
Sllovaki nė fund tė muajit Maj 2004 vlerėsohet me ēmimin "B.I.B" Kemi tė
bėjmė me njė talent mirditor, i cili kėrkon kujdes tė mėtejmė nė
kultivimin e talentit tė tij.
Diana: kam thėnė jam mirditore me plot gojėn!
Si ju lindi ideja pėr t’u “burgosur” nė Kafazin e Artė?
Po shikoja lajmet nė televizor, reklamėn pėrkatėse, isha
me shoqen time Enkin, dhe i thashė vetes: kot ta provoj! Nė fakt ka qėnė
njė gocė tjetėr pėr t’u pėrzgjedhur dhe jo unė. Se ēfarė kishte ndodhur
pati ikur aj, ndėrkaq mė merr stafi nė telefon duke mė thėnė se je
caktuar. U habita disi dhe kėshtu pėrfundova nė kafaz.
Ti ishe me idenė se njė vajzė 25 vjeēe, mirditore, mund
tė bėnte emėr aty?
Kam thėnė qė jam mirditore me plot gojėn, biles Gerta
drejtuesja e emisionit, mė tha nėse doja tė prezantohesh si njė vajzė
nga Veriu, apo si mirditore. Kam kėmbėngulur qė tė them se jam mirditore
dhe pikė.
Nuk e menduat se duke qenė nga Veriu, nga Mirdita, do tė
adresoheshin jo pak epitete?
Nuk e kisha kėtė frikė. E parandjeja se do tė kisha goxha
fansa, por tė them tė drejtėn nuk mendoja se do tė kisha kaq shumė. Nė
fakt nuk e dija se do tė kisha nė kafaz dhe njė personazh me origjinė
nga Veriu, ėshtė fjala pėr Benin.
Jeni akuzuar pėr Benin se ju e njihnit mė parė, cila
ėshtė e vėrteta?
Beni ėshtė shok i vėllait tim, e kam thėnė disa herė, nuk
ėshtė aspak e vėrtetė se unė e kam njohur mė parė. Mė vjen mirė qė Benin
e kam njohur nė kafaz. Pasi nėse do e kisha njohur mė parė do e kisha
njohur si shokun e vėllait, por jo mė shumė. Mė pėlqen se Benin e kam
bėrė shumė shok, mė shumė se do e kisha bėrė si shokun e vėllait.
Ishte momenti kur ti mendove t’i marrėsh njė surprizė
jetės, pasi jeta, sipas thėnieve tua, nuk iu ka afruar dhe aq kėnaqėsi?
Me thėnė tė drejtėn fėmijėria ime nuk ka qėnė njė
fėmijėri kush e di se ēfarė, pasi prindėrit i kam pasur tė divorcuar. E
kam thėnė edhe nė kafaz, kur kam folur me banorė kur thonin qė Diana
ėshtė ndikuar nga Beni tė them kėshtu apo ashtu. Unė e them se jam tip
qė nuk ndikohem dhe zgjedh atė qė mė duket mė e drejtė.
Njė vajzė nga Mirdita. Pėrgjithėsisht vajzat prej kėndej
vuajnė nga komplekset, nga mentaliteti. Nė fakt qė nė momentet e para ju
thatė se unė kam prindėrit e divorcuar, ishte njė dhimbje?
E kam thėnė kėtė pa drojė pėr tė vetmen arsye qė kam
thėnė qė nė fillim se do hyj dhe do tė them se jam ajo qė jam. Do tregoj
gjithēka nga jeta ime, qė ėshtė personale, ēfarė mė ka ndodhur nė jetė
me tė mirat dhe me tė kėqiat.
Ėshtė interesant se ti e fillove rrėfimin e jetės tuaj me
njė ēedim fizik, kur nė fakt dukeni njė vajzė simpatike, ishte diēka qė
ju mundonte?
Ėshtė e vėrtetė qė unė i kam thėnė tė gjitha nė kafaz,
defekti qė kam ėshtė pika e dobėt tek unė. Nė fakt “pika e dobėt” pėr
mua janė vėllezėrit e mij, por tek vetja imė ėshtė pikėrisht defekti qė
kam dhe qė nuk e fsheh. Pikėrisht pėr kėtė edhe kam bėrė shumė sherre mė
njerėz kur mė ėshtė cilėsuar ajo, qė e ke kėtė shenjė dhe duhet tė
dallohesh nga tė tjerėt. Kjo gjė mė ka ndodhur mė shumė kur kam qenė
fėmijė. Tani nuk e kam problem sepse jam rritur me kėtė fakt. Por nė
fakt unė e kam thėnė nėse dikush do ma pėrmendėte kėtė nė kafaz do tė
bėhesha shumė e keqe, shumė e egėr. Nė kafaz nuk ma ka pėrmendur kush,
por e di se nga jashtė ma kanė thėnė, shokėt e Albanit.
Mė kanė thėnė qė ty ta kanė prerė fytyrėn, dhe gjėra tė
tjera krejt absurde, tė pavėrteta. Unė e kam thėnė pėr kėtė se kush tė
dojė mund tė shkojė nė Mirditė, mund tė shkojė nė Reps, mund tė pyesė
pėr fatkeqėsinė qė mė ka ndodhur kur kam qėnė e vogėl, dhe t’u tregojnė
shumė mirė se si ka qėnė e vėrteta.
Njė vjazė qė lind dhe rritet nė Reps, nė njė provincė tė
vogėl. Po fėmijėria?
Fėmijėria ime! Ka qėnė tejet e vėshtirė pėr mua. Divorci
i prindėrve ėshtė paragjykuar shumė nė Reps. Por e them se jam shumė
krenare pėr vete dhe pėr prindėrit e mij, pasi nuk dolėn asgjė nga disa
profeci. E them kėtė se kur kam qėnė e vogėl, dėgjoja shumė shpesh qė
thonin- hė mo se kėta janė jetimė, dihet rruga qė do marrin! E kam
dėgjuar shumė kėtė kryesisht nga gratė dhe jo nga meshkujt.
Ju keni jetuar shumė tek dajat, pra nuk keni jetuar shumė
nė Reps?.
Po 14 vjeēe kam shkuar tek dajat nė Lezhė, nė Shėnkoll ku
edhe kam mbaruar edhe shkollėn e mesme. E vetmja arsye qė kam ikur ishte
se nė Lezhė, kisha gjyshen qė kishte nevojė shumė pėr mua, pėr tė cilėn
mė vinte shumė keq ta lija vetėm. Arrita tė lej nėnėn time pėr gjyshen,
dhe tė jetoja nė fshat. Pra unė jam rritur nė fshat ndėrkohė qė Enki mė
ka akuzuar se i kam thėnė Arturit fshatar! Nė fakt unė ia kam thėnė kėtė
pėr tė menduarit si ato fshatarėt qė nuk logjikojnė, jo pėr ata qė
jetojnė nė fshat. Unė vetė kam jetuar pėr 5 vite nė fshat me shumė
kėnaqėsi.
Mendon se gjyshja juaj ka ndikuar nė formimin e Dianės?
Shumė, shumė. Prindėrit e mij mė kanė dhėnė aq edukatė sa
kanė pasur mundėsi, por mendoj se edukatėn ma ka dhėnė Zoti dhe Kisha.
Besoj shumė. Ka qėnė njė murgeshė qė mė ka pagėzuar nė Shėnkoll. Mė ka
mėsuar shumė gjėra pėr jetėn. Shumė njėrėz mė thonė se jam shumė e
ashpėr, arrogante e ku di unė. Mendoj se mė ka bėrė jeta disi tė tillė.
Por edhe gjyshi dhe gjyshja mė kanė ndihmuar shumė nė formimin e
karakterit tim. Jam krenare qė gjyshi im dhe gjyshja mė kanė mėsuar qė
tė jem shumė punėtore. Qė fjalėn “pėrtoj” tė mos ma dėgjojė askush,
asnjėherė.
Mirė tė vazhdojmė me “kurikulėn jetėsore” tė Dianės, psh
shkollimin?
Kam mbaruar arsimin e mesėm, por dhe disa trajnime tė
tjera. E cfarė mė dallon; sė pari, aftėsia pėr tė mos hargjuar shumė
kohė pėr tė bėrė diēka. E them do e bėj kėtė punė dhe e bėj. Kam punuar
nė njė kompani telefonike pėr shumė kohė deri sa ajo u mbyll, tash pėr
momentin jam pushim. Nuk mė mungojnė vullneti dhe guximi.
Hyre nė kafaz, ēfarė humbe dhe fitove?
Kam fituar njė shoqėri shumė tė mirė, Enverin, Glorian,
sidomos Benin. E them nė veēanti pėr kėtė se Benit i kam ndenjur shumė
afėr dhe mė ka ndenjur. Nėse i kam ndenjur diēka mė shumė unė, e kam
parė se ka pasur mė shumė nevojė, pasi ai ėshtė paragjykuar, madje
shpesh ėshtė fyer rėndė. Shumė njerėz kanė thėnė se Diana e ka mbrojtur
Benin ngaqė ėshtė nga Veriu. Absolutisht jo, por kam mbrojtur diēka qė
ishte e drejtė. Atė arritėn ta fyejnė deri edhe tek familja, dhe tė
prekėsh njė mashkull nė kėtė pikė ėshtė shumė e rėndė, nuk ka rėndėsi nė
ėshtė nga Veriu apo jo.
Flitet pėr karaktere, si u ndanė ato nė kafaz?
E kam thėnė gjithnjė se ai qė ka vendosur pėr t’na futur
nė kafaz ka qėnė shumė i zgjuar, pasi ka futur tipa shumė tė ndryshėm.
Isha unė shumė e fortė, ishte Gloria shumė e butė dhe me zemėr shumė tė
madhe qė shumė njerėz ja morėn pėr dobėsi. Beni me njė shpirt shumė tė
madh. Unė qė ditėn e parė qė e kam njohur e kam konstatuar kėtė dhe
ashtu mė doli. Albani ka thėnė se Diana mė ka sulmuar kot. Absolutisht
nuk ėshtė e vėrtetė sepse e dija se ai sulmonte njė tjetėr pa e njohur
aspak.
Pse Albani tė quante burrėreshė, nė ē’farė kuptimi?.
Ai mė ka thėnė je burrneshė, unė nuk i kam thėnė direkt
faleminderit, por “e di” faleminderit. Ai e bėnte qė tė mė merrte nga
ana e vet. Kur ai ka hyrė nė kafaz i kam bėrė njė pyetje: pse ke hyrė nė
kafaz?! Mė tha se kam hyrė nė kafaz pėr tė sfiduar kampionin e kafazit,
Benin, dhe pėr tė rrėmbyer Dianėn dhe pėr ta bėrė pėr vete.
A keni pasur njė strategji nė kafaz?
Kam ndjek rrethanat siē kanė ardhur ato. Kur jamė futur
nė kafaz pas dy ditėsh kam parė se vetja mė ėshtė dukur mė e fortė. Ka
pasur ndoshta mė tė zgjuara se unė, por mė tė forta jo.
Nėse flasim pėr Albanin apo pėr Enkin?...
Unė mendoj se ai person apo dikush si ai, nuk duhej futur
nė kafaz, nuk kishte formimin e duhur. Mendoj akoma se nėse do tė kisha
njė djalė, i cili nuk do tė mėsonte fare, futbollist si Albani nuk do e
bėja kurrė.
Ai nuk kishte fansa por thjesht tifozė futbolli se nė
kafaz e dinte qė nuk do tė bėnte tė tillė. Pra ai e shfrytėzoi kėtė,
sepse e dinte qė shqiptarėt vdesin pėr futboll. Mjafton qė tė luash mirė
topin dhe kaq, ndonėse edhe si futbollist nuk ishte i mirė pasi edhe nė
topat e javės, Enveri e mundi. Mendoj se Albani ėshtė i dėshtuar nė
futboll, i dėshtuar nė kafaz, i dėshtuar edhe nė jetė personale. Fare
thjesht ai prezantoj arrogancė dhe idiotėsi.
Pėr Enkin mendoj se nuk ishte vetvetja fare. Nuk ishte
Enki qė ėshtė pėrjashta, pasi aty mundohej tė shfaqej e urtė. Enkin e
kam pasur shoqe dhe ajo shoqėri tashmė ka mbaruar.
Nė kafaz sikur u ngjiz edhe njė romancė?
Dashuri thuaj. Gloria dhe Enveri mendoj se kanė lidhur
njė dashuri tė cilėn e kam pagėzuar unė. Biles kundėrshtarėt kanė thėnė
se Diana ka xhelozi pėr Enverin. Unė i kam thėnė Glorias se njė djalė si
Enverin do e kisha pėr nder ta kisha. I kam thėnė se po tė ishte Enveri
mbi moshėn time do e kisha marrė, por unė kurrė Enverin nuk mund ta
shikoja me atė sy, pasi ėshtė 4 vite mė i vogėl se unė. Edhe moshėn time
nuk e preferoj pasi do tė ishte i papėrshtashėm.
Nėse do e shikonit tė plotė sjelljen tuaj nė kafaz a do
tė korrigjonit gjė nė tė?
Ndoshta do tė duket se po lavdėroj veten, por mendoj se
nuk do tė ndryshoja asgjė. Kam qėnė tėrėsisht vetvetja me tė mirat dhe
tė kėqijat. Isha shumė e lumtur qė nuk kemi pasur tutor, pasi kam parė
vitin e kaluar se mund tė ketė qėnė ndonjė kafazier kot, por qė ka
fituar falė tutorit ose anasjelltas. Unė dua pikė nga vetja ime dhe jo
nga tutori, pasi mund tė ndodhė qė ai tė mos jetė gjė.
Si e preferoni ju mashkullin ideal?
Duhet me qėnė pak i ashpėr. Ndoshta nga qė unė jam disi e
ashpėr. Babai im shpesh herė mė thotė se ti Diana nuk do tė martohesh
asnjėherė pasi mė thotė se do tė kesh probleme me atė ashpėrsinė tėnde.
Ndoshta ka edhe tė drejtė, por duhet tė gjėndet njė person mė i ashpėr
se unė. Se po tė jetė mė i butė, i bie qė tė bėjė ligjin gruaja.
Pse, Diana nuk ėshtė e dashuruar?
Jam e “dashuruar” me Medėn atė kėngėtarin. Kėngėt e tij
janė parajsa pėr mua. Kėnga popullore tallava ėshtė mė e preferuar pėr
mua. Atė e kėndoj dhe e kėrcej sido qė nuk ėshtė shumė e njohur.
Po cili ėshtė njė profesion mė i preferuar pėr ju?
Kam hobi bisnesin. Kur merrem me tė mė ecėn pa problem.
Po edhe kafazi ishte njė biznes?!...
Edhe pėr para mund tė hysh, por pėrpara miqėsisė nuk e ve
kurrė paranė. Edhe po ti merrte ato para Enki kurrė nuk do tė mė vinte
inat, por them se sikur t’i fitonte ajo i binte qė Albani tė kishte tė
drejtė mbi Benin dhe Enki mbi Dianėn. Vetėm se kam thėnė se Zoti ėshtė i
madh, dhe ai i din mirė ato punė. Them pa drojė se ato para qė kam
fituar do i ndaj mė Benin.
Ti kishe parė njė ėndėrr njė natė mė parė?
Po ėshtė e vėrtet qė kam parė njė ėndėrr tė cilėn nuk
mund ta them. Ua kam thėnė miqve mė tė mirė tė mi, por nuk dua ta bėj
publike. Thjesht e dija se kafazin e kam pasur tė fituar. Atė ditė kam
kėnduar, kam kėrcyer, kam dalė nė tarracė, kam folur me banorėt, me
regjizorin i cili mė thoshte biles, se “si ėshtė e mundur?!”. Edhe atij
i kam thėnė se kafazin e kam tė fituar, pasi kisha njė parandjenjė shumė
tė fortė.
Ē’ndjeve nė momentin kur u tha se fituesja ėshtė Diana?
Unė nuk e di veēse kam parė veten time nė ajėr. Mė
peshuan njėrėzit e mij mė tė dashur. Mė pas kontaktin e parė e kam pasur
mė babin. Komunikova nė telefon pasi kisha 2 muaj pa i ndjerė zėrin.
Ėshtė e vėrtetė se babin nuk e shikoj shpesh pasi punon larg, por
komunikoja ēdo ditė.
Cili ka qėnė momenti mė i vėshtirė nė kafaz?
Kam pasur momente tė vėshtira disa, por mė i vėshtiri ka
qėnė kur ka dalė Beni jashtė, pasi u ndjeva shumė keq. Edhe kur doli
Gloria thashė qė tashmė i mungon buzėqeshja kafazit.
Po mė pas ēfarė ndodhi nė momentin qė dolėt nga kafazi?
Sapo u takova me njerėzit mė tė dashur pėrfunduam nė njė
festė tė gjatė nė njė pub. Kam tre ditė pa gjumė. Nė fakt krejt
rastėsisht pata bėrė publik nr. tim tė celularit, dhe kjo bėri qė nė
momentin qė dola nga Kafazi kam pasur 58 mesazhe qė vinin zinxhir, pa
pushim. Mė thonin nderove veten, nderove Mirditėn, nderove Veriun etj.
Ato vinin nga Durrėsi, Kuēova, Kavaja, nga Vlora ka pasur shumė, por mė
shumė ka pasur nga Mirdita, por edhe nga Tropoja, Puka nga pothuajse e
gjithė Shqipėria. Me kėtė rast edhe njė herė tė gjithė i falenderoj mė
shpirt.
Tė gjitha mesazhet pėr karakterin apo edhe ndonjė
sensual?
Edhe ashtu mund tė ketė pasur. Mė ka bėrė pėrshtypje
diēka. Gjithmonė vinte kėtu poshtė njė djalė, unė akoma nuk e kam takuar,
do kisha dėshirė ta njihja dhe vinte Medėn nė artopolant tė madh nė
makinė, dhe mė thoshte se jam nga Austria, a nuk e mbaj mend mirė.
Ai thėrriste se do tė tė
marr pėr nuse. Unė thosha me shaka nga kamera, se nėse po mė shikon X,
unė jam e dashuruar me Medėn dhe jo me ty. Shaka. Mė ka marrė njė person
nga Shkupi ku mė thoshte se “oj ēikė malsie unė o vdes o do e sjell
Medėn pėr ty nė Shkup”.
A ishte brenda parashikimeve tuaja kalimi sot nėpėr
Mirditė?
Jo sot jo. Unė kam thėnė se do tė shkoj nė vėndim tim nė
Mirditė, por nuk e kisha parashikuar se pikėrisht sot. Por mė duhet tė
them se atė qė kam ndjerė sot nė Mirditė, kurrė nė jetėn time nuk kam
pėr ta ndjerė. Kur mė bėtė ofertėn pėr tė ardhur kėtu, mendova nėse do
tė ketė njerėz pėr tė mė pritur.
Mendoja, nėse mirditorėt e kishin apo jo mundėsinė pėr tė
ndjekur kafazin, a kanė digitale kaq masivisht? Por kur kam vėnė kėmbėt
kėtu, m’u duk se nė Rrėshen kishte ardhur e gjithė Shqipėria. M’u duk
vetja disi si Shote Galica, pasi unė nuk jam bėrė e njohur pėr kėngėn,
por pėr “burrėrinė”.
Mė ka ardhur mirė. Pėr Mirditėn nuk kam fjalė tė them.
Mendoj se njė pritje e tillė nuk i ėshtė bėrė asnjė njeriu deri mė sot.
Gjithė Shqipėrinė e falenderoj me shpirt, por veēanėrisht Mirditėn. Nuk
ua kthej dot. E pėr mė tepėr kur e mėsova se mė kanė votuar deri dhe
njėrėz mė pėrkrahje sociale. I siguroj se e ndjej veten si bijė e tyre
Gloria: Mirdita, e mrekullueshme!...
Ju sot ishit nė Mirditė, a keni qėnė ndonjėherė mė parė?
Ėshtė hera e parė qė vij nė Mirditė. Nuk e dija se pritja
kishte me qenė kaq madhėshtore. Jam shumė, shumė e mahnitur.
Ēfar konstatuat kėtu nė pak minuta qė qėndruat?
Konstatova se Mirdita ishte vėndi mė mikpritės, njė vėnd
i mrekullueshėm me njerėz tė mrekullueshėm.
Dhe e fundit kė do tė uronit me kėtė rast?
Uroj Dianėn qė fitoi pasi sipas meje fitoi drejtėsia. Jam
aq e lumtur sikur ta kisha fituar vetė atė titull. Gjithashtu pėrshėndes
grupin tim, Benin Enverin dhe Genin. Dhe kryesorja uroj tė gjithė
popullin e Mirditės dhe e falenderoj pėr pritjen qė na bėri.
Biseduan: Gjergj Marku & Aleksandėr Ndoja.
Programi i koncertit
1. Hyrja,
instrumentale e performuar nga orkestra burimore dhe e kultivuar nė
vitin 1983.
2. ”Jam shqiptar e
s’shuhem kurrė” (Fran Preēi, Prena Beleshi
3. “Falmi Zot edhe
dy sy” (Bardhok Deda)
4. “Djalit
falmeshėndet” (Prena Beleshi)
5.
“Instrumentale...” (Llesh Lleshi, Paulin Pali)
6. “Njė tufė
Pėllumbash” (Kol Zefi)
7. Valle: “Mirdita
ime” (grupi i valleve)
8. ”Larg m’ke tret
moj nanė!” (Arinda Gjoni)
9. Kėnge e Sherif
Dervishit
11.”Dardani lirinė
fitove”, (Gjin Dona)
10. Duet, (Kastriot
Kola, Afėrdita Lala)
12. “Valėt e detit”
(Gjovalin Filopati)
13. Prena Beci,
kėnga “M’ka qit nana mbrėma njė fli”
14. Instrumentale
live nė frymore, Gjovalin Ndreca
15. “Legjenda
kosovare” (Fran Preci)
16. “O sa mirė me
qenė shqiptar!” (valle, grupi i valleve).
17. “Rrijnė shtatė
shkronjat nė 12 male (Kastriot Kola)
18. Gjela Duka,
kėnga “njė vocėrrak ngujua nė kullė”
19. “Tash kam met
pėr me luajt derėn!”- (Nikollė Preci)
20. Afėrdita Lala,
kėnga “Mos m’u idhno”
21. Valle e Kukėsit,
pėrshėndetje vėllezėrit Allaraj
22. “Ēifteli o kėnga
ime” (Anton Gjoka)
23. Artan Kola,
pėrshėndetje me “Dasma malėsore”
24. Duet, Gjin Dona
25. “Xhamadani i
trimėrisė” (Mrikė Trumshi, grupi i burrave)
26. “Buzė Valmorit”,
(kėnga pėrmbyllėse)
Respekt pėr sponsorėt e veprimtarisė nė Tiranė
Sadri Abazi,
Dod Doēi
Bardhok Prenga
Bardhok Jushi
Ndue Shkurti
Pal Tusha
Vladimir Lleshi
Preng Filopati
Bardhok Filopati
Lek Toma
Tonin Topollaj
Falenderim i veēantė dhe pėr drejtuesin e Pallatit tė
Sportit “A.Rusi”, sh.a nė Tiranė Perikli Dhales, i cili mundėsoj me ulje
tė tarifės pjesėmarrjen e gjerė tė mirditorėve nė kėtė koncert
madhėshtor.
Veprimtari
nė tė ardhmen
1. Gudia
turistike “Nga Ura e Zogut tek Bjeshkėt e Oroshit”, nė
bashkėpunim me Ministrin e Kulturės dhe Turizmit, deputetin e zonės,
kompaninė Bechtel-Enka dhe pushtetet vendore tė Rubikut, Rrėshenit dhe
Oroshit. Njė nga promocionet mė tė fuqishme tė turizmit natyror,
kulturor, historik. (gjatė kėsaj vere)
2. Dita
kombėtare e lirikės shqipe (tetor) me poetė kombėtarė, nė bashkėpunim me
LSHA.
3. Dita
e traditės
4. Njė
ekspozitė e pėrbashkėt pikture.
5.
”Mirdita kėndon” me kėngėtarė tė shquar nga Mirdita etnografike.
6. Tur
koncertesh nė disa rrethe tė vendit.
7.
Personazhe tė shėnuara pėr vitin nė mbyllje nė prag tė Krishtlindjeve,
me bashkinė Rrėshen.
|