|
“Ardhsh i bardhė nė Mirditė!”
-Publikohet libri doracak i shtegtimit
turistik “Mirdita turistike 2008”-
Nė
pėrmbyllje tė tėrė veprimtarisė “Mirdita
turistike 2008”, edicioni i parė, doli nė
qarkullim dhe libri guidistik nė formėn e
njė doracaku tregues dhe pėrshkrues nėn
emėrtimin “Ardhsh i bardhė nė Mirditė!”.
Ky ėshtė edicioni i parė i veprimtarisė sė
planifikuar nė kalendarin katėrvjeēar tė
Mirditės turistike, nė pėrshtatje me
politikat turistike tė afishuara pėr kėtė
mandat katėrvjeēar tė drejtimit tė bashkisė
Rrėshen. Ky edicion ėshtė perceptuar nė bazė
tė njė pėrshkrimi tė vendeve historike,
kulturore dhe me pozicion tė lakmueshėm
gjeografik nėpėr ashtin e mesėm tė Mirditės,
qė nis me urėn e Zogut, vazhdon me Kuvendin
Franēeskan tė Rubikut, me Epiqendrėn e
Shtetit tė parė tė Arbėrit nė Ndėrfanė, dhe
mė pas pėr tė kaluar tek Kuvendet e Shpalit,
pėrmes Udhės sė Pajtoneve nėpėr gjurmėt e
Autostradės sė re Rrėshen-Kalimash dhe pėr
t’u ngjitur nga Abacia e Oroshit, Sarajet e
Kapidanatit, Kompleksi Kishtar i Nėnshejtit
dhe deri nė relievin turistik i shpallur si
park nė mbrojtje nė malet e larta tė
Oroshit.
Pėr gjithė kėtė aks shtegtues, pėrmes
ekstrateve ėshtė sjellė njė historik i
shkurtėr qė u bėn me dije tė interesuarve
pėr ta njohur kėtė krahinė dhe pėr tė qenė
turistė tė ardhshėm nė kėtė vend gati mitik.
Nė pėrmbajtje tė librit ėshtė dhe njė
reportazh pėrshkrues i shtegtimit tė bėrė
sipas njė projekti tė pėrbashkėt tė Bashkisė
Rrėshen dhe Axhensisė sė Zhvillimit tė
Zonave Malore (MADA), i cili kurorėzohet me
njė larmi ritesh tė hershme mirditore dhe
degustime tė prodhimeve-bio tė zonės.
Libėrthi guidistik, i stilizuar nė formėn e
gudiave moderne, ka njė faqosje tė kėndshme
si dhe ndėrthurje pamjesh pėrmes fotosh
artistike dhe pėrthyerje shkrimesh tė
llojeve tė ndryshme, qė tė josh pėr ta
lexuar.
Kjo ėshtė dhe nisma e parė e departamentit
tė kulturės nė Rrėshen, e pallatit tė
kulturės “Mirdita”,e cila nė fakt e kalon
cakun e kėsaj bashkie me synimin pėr tė
promovuar dhe territore tė tjera tė komunave
tė Mirditės, ndėrsa pritet qė edicioni i
rradhės tė jetė nėpėr pikat turistike dhe
historike tė bashkisė Rrėshen, i organizuar
nė njė mėnyrė tė veēantė dhe me shumė
kreativitet.
Lexo ne lidhje me kete aktivitet duke
klikuar ne:
Nenshejt, edicioni i
Pare i Guides Mirdita Turistike2008
Gj.M.
|