REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Imzot Pjetėr Bogdani nė New York”

Mbas 20 vitesh botohet

Mendime rreth botimit tė kumtesave mbi Simpoziumin,

nė librin: “Imzot Pjetėr Bogdani nė New York”

 Tomė Mrijaj, New York

Aktivisti i hershėm i komunitetit shqiptaro - amerikanė ish Kryetar i Kėshillit tė Kishės “Zoja e Kėshillit tė Mirė” (pėr shumė vite nė Bronx NY) z. Tonin Mirakaj, Kryetari i Komisionit pėr organizimin e Simpoziumit, kushtuar figurės sė madhe tė kombit tonė Imzot Pjetėr Bogdanit, u kujdes qė punimet e pesė studiuesve tė shquar tė botohen pėr herė tė parė nė njė volum tė pėrmbledhur mbas 20 vjetėve nė New York.

Ky libėr ėshtė botuar me shpenzimet e z. Mirakaj, duke kryer kėsisoj njė amanet dhe nxjerrė nė pah kontributin e vyer, qė kanė dhėnė albanologėt shqiptarė, pėr tė na dhėnė Arqipeshkėvin Bogdani si personalitet i madh i kombit tonė, qė ndėrroi jetė 320 vjet mė pėrpara.

Pėrmbledhja studimore, qė ofrohet sot pėr herė tė parė pėr lexuesit shqiptarė, ka nė qendėr tė vėmendjes pėrsonalitetet e studiuesit shqiptare, sikurse dhe studiuesit dhe shkrimtarėt, qė pėr shumė dekada kanė jetuar nė botėn e lirė deri sa komunizmi rrėzohet nė Shqipėri.

Me pak fjalė po japim jetėshkrimet e shkurtėra tė studiuesve shqiptarė, qė erdhėn pėr herė tė parė nė New York.

1.      At Danjel Gjeēaj O.F.M. (1913 - 2002), kapelan i katolikėve shqiptarė nė botėn e lirė, njė ndėr shqiptarėt mė tė njohur asokohe pėr vepra fetare dhe kombėtare, shkrime e perkthime etj.

2.      Prof. Arshi Pipa (1920 - 1997), pedagog univesiteti nė Amerikė, shkrimtar disident dhe botues i njė serė veprash tė ēmueshme nė prozė, poezi, kritikė letrare, publicistikė, editor etj.

3.      Dr. Ibrahim Rugova (1944 - 2006), shkrimtar, studiues i apasionuar i figurės poliedrike tė burrit tė madh dhe eruditit Imzot Pjetėr Bogdanit, kritik letrarė, politikan dhe mė vonė udhėheqės i shquar i LDK-sė dhe President i Parė i Republikės sė Kosovės Martirė.

4.      Prof. Martin Camaj (1925 - 1992), albanolog, linguist, shkrimtar modern, pedagog universiteti nė Gjermani, i mirenjohur pėr shumė vepra letrare etj.

5.      Prof. Dr. Engjell Sedaj (1943 - 2006), shkrimtar dhe studiues i begate ne lemin e historise, me nje seri veprash.

Nė librin e ri me 220 faqe, shoqėruar me foto origjinale historike tė vitit 1989, janė pėrfshirė kumtesat shkencoro - historike, qė botohen pėr herė tė parė, kushtuar Imzot Pjeter Bogdanit.

Nė hyrje tė librit botuesi z. Tonin Mirakaj, tregon arsyet e daljes me vonesė tė kumtesave nė fjalė. Ai mbasi thekson rėndėsinė e kėtij Simpoziumi, pėr komunitetin shqiptaro - amerikanė (mbajtur 20 vjet mė pėrpara), e gjen me vend arsyen e botimit tė kumtesave historiko - shkencore, qė i shtohet sot fondit tė artė tė kulturės shqiptare, duke hedhur dritė mbi figurėn shumė tė njohur tė shekullit XVII, qė punoi dhe jetoi pranė popullit tė tij, qė e deshti me mish e shpirt.

E ky bir i denjė ishte e mbeti intelektuali, humanisti, shkrimtari, historiani dhe prelati i lartė i Kishės Katolike Shqiptare Imzot Pjetėr Bogdani, qė gjithnjė mbetet njė burim frymėzimi, pėr tė gjithė atdhetarėt e vėrtetė tė popullit tonė.

Z. Mirakaj e mbyll shkrimin e tij: “Njė botim i vonuar” me fjalėt: “Sėfundi, nėqoftėse nuk janė shumė 300 vjet pritjeje, pėr njė pėrkujtim me kaq dinjitet, atėherė lexuesit do t’a vlerėsojnė kėtė botim, duke gjykuar rėndėsinė dhe jo arsyen e vonesės.” (Mirakaj, f. 16)

Nė fillim tė Seminarit Dom Rrok Mirdita (sot Shkėlqėsia e Tij Arqipeshkėv Metropolitan nė Arqipeshkvinė Metropolitane Tiranė - Durrės), bėri njė pėrshėndetje mirėseardhjeje pėr pesė miqtė ligjėrues dhe bashkėatdhetarėt tanė tė ardhur nga shumė shtete tė Amerikės dhe Kanadaja.

Dom Pjetėr Popaj, bėri paraqitjen e folėsit tė parė At Danjel Gjeēaj O.F.M. i cili, mė pas kumtoi studimin e gjatė: “Jeta e Pjetėr Bogdanit”, tė ndarė nė 12 pjesė (f. 25 - 68) historiko - shkencore dhe tė shoqėruar me njė literaturė shumė tė pasur.

Nė librin nė fjalė, mėsojmė se botuesi Mirakaj, bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr tė shkodranit disident Prof. dr. Arshi Pipa. Duke qenė njė linguist i njohur e studiues i kulturės dhe letėrsisė shqipe, shohim se nė punimin shkencorė me titull: “Bogdani dhe gjuha shqipe” (f. 71 - 94), autori Pipa e trajton nė njė plan shumė mė tė gjerė gjuhėn nė pėrmbajtjen e veprave tė shkrimtarit Imzot Bogdani.  

Profesor Pipa, i referohet me shumė respekt gjatė leximit tė punimit tė vet, Dr. Rugovės, qė sipas tij ėshtė ndėr hulumtuesit mė skrupoloz dhe serioz mbi figurėn poliedrike tė Imzot Bogdanit.

Profesor Emeritus i Minnesota’s Pipa, pėr mė shumė e trajton dialektin gegė dhe futet nė thellėsi tė argumentimeve tė veta. Ai pėr mė tepėr shton, se nė periudhėn e komunizmit (ku po jetonte Shqipėria e Kosova), letėrsia, arti dhe kultura e treves sė plleshme tė shkrimtarėve veriorė gegė, ndėr dekada janė lėnė mbas dore dhe pėrbaltur pa tė drejtė nga ithtarėt e komunizmit dhe tė ashtėquajtur Kongresi i Drejtėshkrimit, mbajtur nė Tiranė nė vitit 1972, nėn kujdesin e drejtperdrejtė te diktatorit Enver Hoxha.

Dr. Ibrahim Rugova, ndryshe nga tė tjerėt nė fillim bėn pėrshėndetje pėr bashkėatdhetarėt e shumtė nė sallėn e Fordham University nė Bronx NY, i cili, ndėrpritet herė pas herė nga duartrokitjet frenetike.

Nė librin: “Imzot Pjetėr Bogdani nė New York”, mėsojmė, se edhe gjatė paraqitjes sė kumtesės tė Dr. Rugovės: “Historia shqiptare nė veprėn e Pjetėr Bogdanit nė vitin 1685”. (f. 99 - 105), duartrokitjet e shpeshta e shoqėruan gjithnjė deri sa ai me buzėqeshje tė sinqertė i falėnderoj dėgjuesit pėr vėmendjen e treguar ndaj pėrmbajtjes sė ligjeratės sė tij.

Nė analizėn e tij argumentuese Dr. Rugova ndalet mė shumė nė rrafshin e kronologjisė historike tė popullit tonė, tė cilat shumė mirė lexuesi mund t’i mėsojė tek lexon me endje ēėshtjet: “Parahistoria dhe antika ilire - shqiptare”, sikurse dhe nė pjesėn e dytė dhe tretė me tituj: “Mesjeta shqiptare – Skėnderbeu” dhe “Nga koha e tij”.

Vepra e Pjetėr Bogdanit nga aspekti i traditės kulturore kosovare” (f. 107 - 122), ėshtė nė kėtė libėr punimi shkencorė i Prof. Dr. Engjell Sedaj, i cili, mė me hollėsi trajton kryeveprėn e Bogdanit me titull: “Ēeta e Profetėve”, qė gjithashtu nė fund e shoqėron studimin e vet me njė literaturė shumė tė pasur.

Linguisti, poeti, romancieri, studiuesi profesori i Universitetit tė Mynihut (Sektorin e Albanologjisė) nė Gjermani, Prof. Martin Camaj, ėshtė edhe kumtesa e fundit e botuar nė librin kushtuar Imzot Bogdanit, me titull: “Pjetėr Bogdani, mjeshtėr i gjuhės e i stilit” (f. 125 - 140).

Dy shkrime shumė interesante janė shkruar nga publicistėt shqiptaro - amerikanė: redaktori i librit: “Imzot Pjetėr Bogdani nė New York” Klajd Kapinova dhe Anton Ēefa me publicistin veteran Tonin Mirakajn, tė cilėt, nė esencėn e tyre trajtojnė kontributin e madh pėr shumė dekada, qė ka dhėnė dhe jep Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Kėshillit tė Mirė” (sot “Zoja e Shkodrės”), e themeluar dhe udhėhequr nga meshtarėt: Mons. Dr. Zef Oroshi (1912-1989) dhe vijuesit e veprės dhe punės sė tij: Prof. dr. Andrea Nargaj O.F.M. (1919 - 1999), Shkėlqėsia e Tij Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkėv Metropolitan Tiranė - Durrės, Dom Pjetėr Popaj dhe Dom Nikolin Pergjini.

Shenim:

Ky punim i mėsipėrm ėshtė mbajtur mė 13 Dhjetor 2009, nė Librarinė e Qytetit Stamford CT. (The Ferguson Library One Public Library Plaza), qė ėshtė organizuar nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro - Amerikanė (The Sociaty of Albanian - American Writers).