REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>
>
>
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Kontakti per shitjet dhe prenotimet:   cel. 0692066874, email: ava_shpk@yahoo.com

Rrėshen, merr udhė ndėrtimi i njė kompleksi modern pėr banesa dhe qėndėr tregtare.

 Prej kohėsh nė vizionin e Bashkisė Rrėshen nuk egziston mė modeli i zgjerimit tė banesave tė trashėguara nga sistemi i kaluar, pasi kjo metodė megjithėse nė njė farė mėnyre u vjen nė ndihmė aplikuesve tė tyre, nga ana tjetėr tregon se ndikon negativisht nė zėnien e hapėsirave publike, por edhe prodhon konflikte tė ndryshme sociale, ndonėse ato deri tani kanė qėnė nė kuota tė pa pėrfillshme. Nė kėtė kuadėr, Bashkia ka ushtruar ndikimin e saj pėr stimuluar ndėrtime tė reja, tė cilat tashmė do tė jenė bashkėkohore. Madje pa hequr dorė aspak nga zbatimi me pėrpikmėri i ligjit, drejtuesit e Bashkisė dhe institucioni pėrgjegjės KRRT-ja, kanė qėnė nė avangardė pėr tė krijuar klimėn e pėrshtashme qė ivestitorė seriozė nė fushėn e ndėrtimeve, tė shprehin interesin e tyre nė kėtė drejtim, edhe nė qytetin e Rrėshenit. Pėrpos  angazhimit serioz tė Bashkisė sė Rrėshenit, janė edhe disa faktorė tė tjerė qė e bėjnė kėtė qytet, mjaft tė pėrshtatshėm pėr tregun e ndėrtimit, sidomos pas pėrfundimit tė shpejtė tė rrugės Durrės-Kukės, por edhe nisjes sė rrugės sė re e cila mendohet tė lidhė Rrėshenin me Burrelin, e mė tej me Dibrėn e Madhe e Maqedoninė.

 Nė kėtė frymė ėshtė edhe njė ndėrtim i ri i cili prej mė shumė se dy javėsh ka nisur tė hedhė themelet nė dalje tė qytetit tė Rrėshenit, nė afėrsi tė vėndit “Ura e Jakajve”, pėrballė axhensisė sė vjetėr tė udhėtarėve. Puna nė kėtė kantier ka nisur  me intensitet tė plotė, dhe nė pak ditė punimet e nisura nė thellėsi tė tokės, do tė dalin nė sipėrfaqe.

 Ing. Ardian Gjoka ėshtė drejtuesi ligjor i firmės “AVA-shpk”, i cili ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e njė kompleksi banimi plus qėndėr tregtare nė kėtė sektor. Ai thotė se e ka zgjedhur kėtė vėnd i cili ėshtė nė ekstremin lindor tė qytetit, si njė vėnd mjaft i qetė dhe i bollshėm pėr tė ndėrtuar njė kompleks tė tillė, i cili do tė jetė njė ndėr mė cilėsorėt tė ndėrtuar nė Shqipėri. Ardiani thotė se megjithėse ka lindur ne Rreshen dhe qe prej moshes 6 vjeēare jeton nė Tiranė, origjina e tij mirditore ka bėrė qė prej kohėsh tė mendojė pėr njė ivestim serioz nė vendlindje, edhe pse pėr njė treg tė tillė ende nuk ka tė dhėna tė sakta dhe tė provuara. Por, Gjoka thotė se me tė nisur punimet pėr ndėrtimin e kėtij kompleksi ėshtė shtuar dukshėm interesi i qytetarėve tė Rrėshenit dhe i zonave pėr rreth, si pėr afatin e pėrfundimit por edhe pėr kushtet brėda banesės.

 Ing. Gjoka vlerėson mirkuptimin me pronarin e tokės, mirkuptim i cili ėshtė ndėrtuar nė respektimin e interesave tė pėrbashkėta dhe nė zbatim tė ligjeve pėrkatėse tė shtetit. Pra pas ndėrtimit tė objektit, nuk do tė ketė asnjė pengesė qė blerėsit ta rregjistrojnė banesėn si pronė tė tyre, nė ndryshim me shumė raste ku blerėsit edhe pse kanė paguar miliona lekė, nuk mund tė njihen si pronarė tė ligjshėm tė objekteve tė tyre.

 

Po cilat janė disa tė dhėnė nė lidhje me kompleksin nė ndėrtim?.

 

 Nė planin urbanistik dhe viziv e gjithė zona dhe qyteti do tė pėrfitojė njė ambient tė kulturuar dhe mjaft bashkėkohor. Do tė sistemohet pėrfundimisht pėrroi i Jakajve i cili vitet e fundit me daljet e tij nga shtrati, ka qėnė mjaft problematik pėr banorėt pėrreth. Pas ndėrtimit tė gjithė objektit, zona do tė marrė njė dimension tė ri dhe nuk do tė jetė mė njė periferi e rrezikuar shpesh nga lėvizjet e mjeteve. E gjithė sipėrfaqja e ndėrtimit do tė vijojė nė tre kate, ku i pari do tė jetė parkim nėtokėsor pėr tė gjitha mjetet qė do tė jenė nė dispozicion tė pronarėve tė banesave. Futja e mjeteve do tė bėhet pėrmes njė porte me telekomandė, dhe salla e parkimit tė mjeteve do tė komunikojė me anė tė njė ashensori me katet e tjera tė pallatit.

 Pra, pėr familjarėt do tė sigurohet njė komunikim konfortabėl dhe i sigurtė mes  banesės sė tyre dhe veturave nė pronėsi tė tyre. Ndėrsa dy katet vijues tė komleksit, do tė jenė qėndra tregtare. Nė hapėsira tė konsiderusheshme do tė ketė dhjetra dyqane dhe lokale tė ndryshme, tė cilat tashmė janė pronetuar nga firmat mė tė njohura nė Shqipėri dhe jashtė Shqipėrisė. Konkretisht, me tė pėrfunduar objekti, nė ambientet e tij do tė vendoset njė degė e “Qėndrės Tregtare Univers-QTU”, NEPTUN-SHOP, EUROMAX, dhe emra tė tjerė tė njohur. Pikėrisht nė tarracėn e katit tė tretė do tė shkėputen dy “kulla binjake” me nga shtatė kate tė cilat do tė jenė tė dizenjuara pėr banesa. Ē’do kat do tė ketė nga tre hyrje si 1+1 me sipėrfaqe 75 m2, 2+1 me sip. 95 m2 dhe 3+1 me sip. 119 m2. Ndėrsa sheshi mbi katin e tretė do tė jetė i pėrbashkėt nė shėrbim tė banorėve, kryesisht tė fėmijėve tė cilėt do tė kenė garancitė e nevojshme pėr sigurinė e tyre.

 Sipas drejtuesit ligjor, z. Ardian Gjoka, nė kėtė pallat do tė jetė i sigurtė furnizimi me ujė tė pishėm, pasi pėr kėtė ėshtė menduar tė vihen dy cisterna tė mėdha, njė nė katin e poshtėm dhe njė nė katin e sipėrm, me njė rregullator tejet cilėsor pėr tė shmangur luhatjet e presionit qė janė tė dėmshme pėr rrjetin e shpėrndarjes. Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike do tė jetė i garantuar, dhe me njė rrjet tė garantuar dhe cilėsor pėr tė shmangur c’do anomali.

 Me pėrfundimin e ndėrtimit tė kėtij kompleksi synohet qė lėvizja dhe popullimi i zonės tė jenė nė kuota mjaft cilėsore, dhe parė nga projekti e gjithė zona do tė marrė njė pamje tė krahasueshme me zona dhe qėndra tė zhvilluara tė vėndit, por dhe mė tej. 29. 05. 2008

Tė dhėna teknike:

Vendimi nr. 2 dt. 29.04. 2008 i KRRT Bashkise Rreshen.

Leje ndertimi nr.1131 date 06.05.2008 per objekt:

“Qender tregetare 2 kate,1 kat parkimi nentoke, 2 kulla banimi 7 kate”.

Shoqeria ndertuese AVA-shpk, license  NZ 5819

Drejtues ligjor:                    Ing. Ardian Gjoka

Drejtues teknik:                   Ing. Ilirjan Armiri

Zbatues i punimeve:            Ing. Erion Bleta

Mbikqyrsi i punimeve:        Ing. Pjeter Cupi

Projektues:                           Maksim Kola

Fillimi i punimeve:            qershor 2008

Mbarimi i punimeve:        qershor 2009

 Pike Kontakti:   cel. 0692066874, email: ava_shpk@yahoo.com

A. Ndoja