|
Ndue
Gjonmarku (1914-2011) pinjoll
i
krenarisė sė historisė 7 shekullore tė
Kapidanėve tė Mirditės
-Nga Tom
Mrijaj, New York-
Ditėn
e marte, me 4 Janar 2011, nė Spitalin “North
Shore” Forest Hills, Queens New York, nė
moshėn 97-vjeēare (nė orėn 11:00 natės), u
nda nga jeta Kapidani i Mirditės Ndue
Gjomarku, i rrethuar nga familja, vėllai
Kapidan Nikollė Gjonmarku, djali Gjoni dhe
vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra.
Ishin tė pranishėm meshtari Dom Pjetėr Popaj
dhe miqte e ngushtė tė familjes Gjomarku:
Dr. Gjon Buēaj Kryetar i Federatės
Panshqiptare “Vatra” dhe Sekretar i Blokut
Indipendent, Tomė Mrijaj Sekretar i
Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit etj. Nė
momentet e fundit tė jetės sė tij Dom Pjetėr
Popaj bėri salikimet e rastit pėr aktivistin
nacionalist, Kryetarin e Blokut Indipendent
dhe besimtarin e devotshėm tė Kishės
katolike shqiptare nė New York, Kapidan Ndue
Gjomarku.
Kush
ishte Kapidani Ndue Gjonmarku?
Nė Orosh tė
Mirditės para 97-tė vjetėve, do tė lindė mė
29 shtator tė vitit 1914 Ndue Gjonmarku, qė
i shton gėzimin prindėrve tė vet dhe vėllait
tė parė Markut. Kjo familje e madhe
oroshase, do tė ketė 10 fėmijė, pesė djem
dhe pesė vajza.
Aty lindėn
fėmijėt njėri mbas tjetrit, duke filluar me
Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u
lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda,
Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila
dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga
nėna ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i
Gjok Pjetėr Pervizi, njė pėrsonalitet i
njohur askohe pėr besė, burrėri, zakone e
tradita tė hershme e bashkėkohore
shqiptare.
Babai Gjoni
pėrkujdeset qė djemtė tė ndjekin shkollėn
fillore, ku midis tyre edhe Ndue Gjomarku
vijon pesė vitet e para fillore dhe
gjimnazin pranė shkollave private katolike
tė Fretenve Franēeskanė dhe Jezuitve nė
vitin 1934 nė qytetin e lashtė kulturdashės
Shkodėr, nė kohėn kur Ministėr i Arsimit nė
Qeverinė e Mbretit Zog ishte Dr. Mirash
Ivanaj.
I prirur pas
botės sė librave dhe kulturės civilizuese
perėndimore, adolishenti Ndue niset nė vitin
1937 pėr studime tė larta sėbashku me
vėllaun Lleshin nė Universitetin (College)
nė Terezianum tė Vjenės nė Austri. Pas disa
vitesh kthehet nė Shqipėri dhe pas disa
muajsh shkon nė Universitetin e Firences
(Itali) pėr tė ndjekur studimet e larta nė
Jurisprudencė. Ai pėr asnjė ēast nuk e
shkėputi lidhjen me vendlindjen, miqte e
huaj dhe vendas, tė cilėt e donin dhe
respektonin, mbasi gjithnjė Dera e Kapidanit
tė Mirditės ka respektuar popullin e
Mirditės dhe krahinat tė tjera tė Atdheut.
Me anije i riu Gjomarkaj nė vitin 1943
kthehet nė Shqipėri. Jeta studentore, miqtė
e rinj dhe shokėt nė vendindje bėjnė qė ai
tė zgjerojė rrethin e tė njohurve. Kėshtu
sikurse kujtojnė disa bashkėkohės qė ende
jetojnė sot nė qytetin e Shkodrės dhe nė
Orosh tė Mirditės, familja dhe ai vetė ka
pasur nderin, fatin, privilegjin dhe
kėnaqėsinė tė marrė pjesė nė shumė ngjarje
dhe evenimente atdhetare, fetare dhe
kulturore nė qytetin e njohur tė Shkodrės
dhe qytetet e tjera, duke kuvenduar me
krerėt, parinė e qytetit, klerikė tė lartė
katolikė, konsuj dhe udhėtarė tė huaj, qė
vinin shpesh nė Shqipėri dhe nė veēanti nė
trevėn e Veriut.
Gjatė
bisedave tė lira e pyes Kapidanin, se a keni
pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn tuaj, njė ēast
i cili ju ka mbetur thellė nė kujtesėn tuaj.
Dhe ai me njė buzėqeshje fisniku m’u
pėrgjigj: “Isha shum i ri, rreth
16-17-vjeēar e m’kujtohet casti kur
n’Shkoder po pergaditej nga Kleri Katolik
shugurimi i Ipeshkvit tė qytetit dhe Primat
i Shqipnis imzot Gaspėr Thaēi (1882-1946).
Paria e Shkodres vjen nė shtepin time dhe me
thon t’ju prij nė ket rast ceremonie tė
randsishme pėr qytetin dhe besimtart e
devotshėm katolik. U thash se baba gjindet
n’Mirdit. Ata me than qė Ju mund ta
zavendsoni Kapidan Gjonin. Un me shum knaqsi
mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e
qytetit, ku banin pjes krent e familjeve ma
tė njohuna tė qytetit, si: Ēoba, Muzhani,
Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin
n’krye tė sofres n’mesin e dy konsujve atij
Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri tė
merrja pjes nė at rreth tė madh, nė mesin e
atyne figurave tė nderueme tė qytetit, por e
kalova mir proven e par, pasi nė Kullen e
Oroshit kishim mėsue tė dėgjonim e jo tė
flasim…”.
Edhe
studiuesi i njohur nė diasporėn
shqiptaro-amerikane Idriz Lamaj, nė shėnimet
biografike pėr Kapidanin Ndue Gjon Marku
shkruan, se: “…Ndojt i paraqitėn raste me
pritė e pėrcjellė pėrsonalitete tė shqueme
shqiptare dhe tė hueja dhe me perfaqsue
oxhakun e tij tė njoftun… Por simbas tij, nė
Mirditė nė kontakt me popull e krenė, dhe tė
krahinave tė ndryshme, formohet nė pikpamje
tradicionale e kanunore. Tė gjitha kėto
kontakte e formojnė moralisht e politikisht
me kuptue realitetin e gjendjes tė
ndėrlikueme tė kohės”. (Idriz Lamaj, “Komiteti
Kombėtar “Shqipėria e Lirė” 1949-1956”,
New York, USA, 2000, fq.101).
Nė bisedė e
sipėr e pyes me interes Kapidanin, se si e
kalojshe kohėn nė ato male tė pashkėluna tė
Mirditės. Ai si zakonisht me njė buzėqeshje
fisnike mė pėrgjigjet: “Mirdita pėr mue
asht vendi ma i bukur nė botė e ma i
dashtuni. Populli fisnik i krahines sė
Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma
shum. Na nuk kena prit asnjiher qi populli
me na pershndet ne, por na i kena pershendet
pėrpara tė gjithė, pavarsisht se a kan ken
tė rij apo ma tė vjetėr se ne. Na kena shkue
shum mirė me popull dhe kena ken tamam si
nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan
krahina e Mirditės asht gjithēka pėr mue
e Deren ton”.
Kapidani
Ndue Gjonmarku
ishte
alfa dhe omega nė luftėn kundėr komunizmit
E gjithė
treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e
shoqėrore tė komunitetit shqiptar nė atdhe
asokohe e kanė njohur e vlerėsuar lart
figurėn e madhe tė Kapidan Gjon Marka Gjoni
dhe tė birit tė tij tė madh Dr. Mark
Gjonmarku (Ministėr i Brendshėm) dhe Llesh
Gjonmarkut, kanė qenė shumė aktiv dhe janė
marrė pėrherė me politikė, kurse Ndoja
sikurse e thotė edhe vetė ka pas mė shumė
kėnaqėsi nė jėtėn private e familjare.
At e bir,
duke nuhatur afrimin e furtunės sė tėrbuar
komuniste, qė kishte bėrė kėrdi nė Europėn
Lindore dhe kryesisht nė Rusi, fillojnė tė
pėrgatisin terrenin pėr tė rizgjuar
ndėrgjegjėn e forcave nacionaliste, qė t’i
bėjnė ballė komunizmit, qė ishte njė
ideologji e shkatėrrimit, moral, material,
filozofik, ateist dhe paatdhe tė njerėzve qė
jetojnė historikisht nė trojet stėrgjyshore
autoktone.
Koha
kėrkonte, qė bijtė e shqipes mė shumė se
kurrė tė tregojnė atdhetashurinė, pėr tė
ruajtur vlerat e lėnė trashėgim nga tė
parėt, dinjitetin e shqiptarit, fenė,
pasuritė private tė individit, pluralizmin e
mendimeve, pėrparimin ekonomik dhe lidhjen
shpirtėrore, ekonomike dhe politike me
vendet e Europės Perėndimore.
Pėr tė bėrė
njė politikė mė tė konsoliduar Kapidan
Gjoni, nė pranverė (mars) tė vitit 1944 i
jep jetė themelimit tė “Grupit Nacional
Indipendent”, ndėrsa i biri Dr. Marku,
duke gjetur pėrkrahje dhe mbėshtetje nė
nismen e vet krijon “Lidhjen e Shkodrės”,
duke mbledhur rreth vetės tė gjithė
eksponentėt kryesorė antikomunistė, qė ishin
rreshtuar nė organizatat e mirėnjohura
nacionaliste “Legaliteti”, “Balli Kombėtar”
dhe “Grupi Nacional Indipendent”.
Jo
rastėsisht, por interesat e larta
patriotike, e bėjnė Ndojėn qė tė pėrfshihet
menjeherė nė politikė dhe sapo merr vesht se
forcat e ashtėquajtura partizane po i
afrohen vendlindjes sė tij tė dashur
Mirditės, lajmėron vėllain e vet nė Tiranė,
se krahina dhe e gjithė Shqipėria e Veriut
po sulmohet nga bisha e kuqe, qė pėr fat tė
keq kishte emėr e gjak shqiptari. Ai ndėr tė
tjera kėrkon tė lėshoj kushtrimin e
qėndresės me vullnetarėt e vendosur
antikomunist. Menjėherė i vjen pėrgjigjja
pozitive dhe inkurajuese e vendosmėrisė nga
i vėllai Dr. Marku, qė ishte shumė i
shqetėsuar pėr fatet e brishta tė vendit.
Ai, sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku
dhe shkruan edhe studiuesi Idriz Lamaj pėr
kėtė cėshtje, i thotė se: “Ndue i
dashtun, sot fillon nji kthesė e re nė
historinė e Derės sonė, tė Mirditės e
Shqipnisė mbarė. Mbledh sa mė shumė
vullnetar e fillo qėndresėn kundėr brigadave
komuniste. S’kemi rrugė tjetėr”. (Idriz
Lamaj, Vep. e cit., fq.102).
Organizimi i
forcave politike dhe luftėtarėve
nacionalistė bėnė qė njė ditė Ndoja tė
takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė
grupimeve nacionaliste tė “Legalitetit”
dhe “Ballit Kombėtar”, tė cilėt gjatė
pėrleshjeve tė tyre tė mėparshme kishin
pėsuar humbje nė forca, por qė nuk iu
dorėzuan komunistėve.
Ata tashmė
kishin arritur nė Veri tė Shqipėrisė.
Udhėheqėsi i Organizatės “Balli Kombėtar”
patrioti Mit’hat Frashėri dhe drejtuesi i
“Legalitetit” Abaz Kupi, kishin mbėrritur nė
shtėpinė e Gjon Fushės nė Bulger tė
Mirditės. Mit’hat Frashėri, qė mbetet nė
Mirditė, sėbashku me ballistėt e tjerė
shkojnė nė Sh’Pal, ku i pret Ndue Gjomarku
atė natė dhe tė nesėrmen i pėrcjellė me
besnikėt e tij pėr nė Shkodėr. Me
shėrbestarin e kombit Mirt’hat Frashėrin (i
biri i patriotit tė flaktė tė Rilindjes
Kombėtare Abdyl Frashėrit), Ndoja do tė ketė
edhe takime tė tjera dhe bashkėpunime tė
frytshme nė luftėn e rezistencės kundėr
komunizmit nė Shqipėri, Europė dhe ShBA.
Ngjarjet
asokohe zhvilloheshin me shpejtėsi. Si
gjithnjė truri dhe kryet e lėvizjes
antikomuniste mbetėn nė Veri tė Shqipėrisė
me seli nė Mirditė. Nga ana e tjetėr Dr.
Mark Gjonmarkaj, me tė gjithė forcat
vullnetare qė kishte nėn kontroll, duke mos
u demoralizuar mė 26 nėntor 1944 len qytetin
e Shkodrės dhe merr rrugėn drejt malėve tė
Veriut. Tashmė Ndoj me bashkėluftėtarėt e
tij pėr pesė muaj nė shi e dėborė, luftojnė
pa u mposhtur me tė gjithė brigadat
partizane tė drejtuara nga Mehmet Shehu me
urdhėr direkt tė gjeneralit e komandantit
asokohe Enver Hoxha.
Forcat e
brigadave komuniste, duke pasė ushtri tė
madhe nė numėr dhe tė armatosur mirė
pushtojnė krahinėn e Lumes dhe Lurėn, duke
iu afruar shumė pranė trevave tė Mirditės.
Forcat nacionaliste, tė drejtuar nga Ndue
Gjonmarku gjenden para njė rrethimi shumė tė
vėshtirė, kur brigadat komuniste sulmojnė nė
tre drejtime menjėherė, pa i dhėnė mundėsi
nacionalistėve qė tė organizohen mirė. Nė
kėtė situatė tė rėndė tė krjuar, sikurse
kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti
asgjė tjetėr vecse tė ngujohet nė Sh’Pal.
Kėshtu fillon njė luftė e ashpėr midis
komunistėve, qė kėrkonin tė gjunjėzonin e
pushtoin me dhunė krenarinė e historisė sė
lavdishme tė Mirditės dhe nacionalistėve, qė
kėrkonin tė mbronin vlerat demokratike dhe
lirinė e popullit nga njė robėri
internacionalistėve proletarė, qė ishin pėr
njė botė pa Zot dhe robėri, nata e zezė e sė
cilės filloi mė 29 nėntor 1944 nė tėrė
Shqipėrinė.
Megjithė
rezistėncėn e madhe pėr tre ditė me radhė,
duke parė edhe humbjet e mėdha nė radhėt e
forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep
urdhėr pėr tėrheqje nė drejtim tė Shkodrės,
njė qendėr e madhe e rezistencės
antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe
Ndoj takohen dhe zhvillojnė bisedėn e fundit
pėr planin e ri qė kishte menduar Dr. Marku.
Kėshtu, ai kishte vendosur sipas logjikės sė
tij tė shėndoshė, qė i ati Gjon Marka Gjoni
dhe vėllai i tij i dytė Ndoja, duhet tė
largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se
nuk duhet tė shuhet dera e tyre nga
pėrpjekjet luftarake qė do tė bėhen me
forcat komuniste. Vėrtetė e dhimbshme, por e
domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shumė
mirė nga Dr. Marku, tė cilėn pas 9 dekadave
mbi supe Kapidani Ndue Gjonmarku e kujton me
dhimbje, kur flet pėr momentin e ndarjes me
antarėt e tjerė tė familjes. Ka qenė
pikėrisht Kisha e Kastratit nė Malėsi tė
Madhe, kur Ndoj ka shtrėnguar dorėn pėr herė
tė fundit me Dr. Markun.
At e bir
nisėn prej Kastratit nė Tuz, Kolashin,
Vishegrad, Sarajevė, Zagreb, nė Vjenė, Linz
dhe nė Insbruk, nė njė dimėr tė ashpėr dhe
nėn breshėrinė e bombardimeve tė shpeshta
nga forcat e aleatėve. Nga qėndrimi pėr disa
ditė nė Insbruk me njė makinė udhėtojnė
drejt Italisė, duke kaluar nė “Passo di
Resia” afėr kufirit tė Zvicrės. Pėr pesė
muaj ata qėndruan nė Merano deri nė gusht tė
vitit 1945 dhe mė pas morėn drejtimin drejt
Romės, qė mbetet edhe stacioni i fundit i
tij.
Me tė
mbėrritur nė Perėndim (Itali), Kapidani Ndue
mendoi pėr tė bashkuar forcat nacionaliste
dhe antikomuniste, pėr tė hedhė bazat e
krijimit tė njė organizate tė mirėfilltė
politike kundėr rregjimit tė kuq tė Tiranės
zyrtare, qė po e zhyste popullin nė mjerim.
Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ėshtė edhe krijimi
i partisė politike me emrin “Bloku
Kombėtar Indipendent” nė vitin 1946 e
cila do tė ketė jetėgjatėsi deri me
pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri mė 13
dhjetor 1990, duke i qėndruar me dinjitet
deri nė fund, ku e mbylli me nderė e
njerėzi.
Gjatė vitit
1948, nė bashkėpunim me aleatėt perėndimore
anglo-amerikanė, Kapidanit Ndue i paraqitet
rasti pėr tė dėrguar vullnetar pėr tė
pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, duke
krijuar nė kėtė mėnyrė Komitetin Kombėtar
“Shqipnia e Lirė”, ku bėnin pjesė shumė
antarė tė Blokut.
Nė lidhje me
kėtė mision Kapidani kujton: “Nė
pikėpamje morale ishem kryenalt, tue marrė
nė konsiderim luftėn kundėr rregjimit
komunist, vendosa me ftue dy luftarė besnikė
tė cilėt pranuen pa kurrfarė kundėrshtimi.
Kėshtu filloi ndėrmarrja e jonė kundėr
rregjimit komunist nė Shqipni”.
Bloku bėri
hapin e parė dhe ruajti linjėn e pėrpjekjeve
qėllimmirė pėr tė bėrė bashkimin e tė gjithė
forcave antikomuniste shqiptare nė mėrgatė,
qė ishin ndarė dysh nė Komitet dhe jashtė
Komitetit. Kjo inisiativė synonte afrimin e
grupeve tė ndryshme dhe harmonizimin mė tė
plotė e tė qartė tė veprimtarisė sė tyre nė
dobi tė atdheut dhe nė njė front tė
pėrbashkėt kundėr komunizmit. Mirėpo rruga e
nisur nuk ishte e kollajt mbasi fillojnė
polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit tė
saj mirditor.
Pėrpjekjet e
Kapidanit Ndue Gjonmarkut hasin nė pengesė,
pėr mospranimin e tij nė Komitetin e parė
nga ana e pėrfaqėsuesve tė organizatės Balli
Kombėtar, qė zotėronte asokohe tė gjitha
postet e organizatave. Ndėrhyrja energjike e
diplomacisė angleze dhe amerikane (ku
pėrfaqėsuesit amerikanė kėmbėngulėn qė
Kapidani tė pranohet pa kushte), bėri tė
mundur qė tė zgjidhet ky problem dhe kėshtu
Kapidani i Mirditės bėhet njė ndėr
drejtuesit e Komitetit, falė kulturės sė
shėndoshė perėndimore, vizionit largpamės
pėr tė ardhmen, origjinės me emėr shumė tė
mirė tė familjes nga ai vinte, kontributi me
armė nė dorė qė kishte dhėnė drejtpėrdrejtė
kundėr komunizmit etj.
Ndue do tė
ketė takime tė rėndėsishme nė Itali, me
ushtarakė tė lartė italianė, sikurse ishte
admirali i marinės italiane zotin Talarigo
dhe tė misionit anglo-amerikan, pėrfaqėsues
tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme Italiane.
Takime tė
tjera ka pasur edhe me z. Herbert, njė
pėrsonalitet i njohur britanik pėr ēėshtjen
shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj.
Gjithashtu Ndoj kėmnguli, qė nė kėtė Komitet
duhet tė pėrfshihet patjetėr edhe
intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva,
mbasi ai ishte njė njeri me influencė tė
madhe nė Kosovė dhe nė malėsitė e Shqipėrisė
politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar
hedhjen e parashutistėve tė grupit tė ing.
Xhafer Devės nė Shqipėri.
Kapidani
kishte dhe ruan ende sot njė respekt tė
veēantė pėr atdhetarin e flaktė Mit’hat
Frashėri. Pėr figurėn dhe veprėn e tij
Kapidani flet me njė admirim tė vecantė, pėr
arsye sikurse thotė se “ishte nji njeri
me nji prestigj tė naltė kombtar dhe pinjoll
i nji familje me merita tė mėdha atdhetare”.
* * *
Duhet venė
nė dukje se gjithnjė shqiptarėt nė mėrgatė
nuk kanė gjetur gjuhėn e bashkėpunimit tė
pėrhershėm me njeri tjetrin dhe grupin apo
partinė, ku bėnin pjesė, ēka ka sjellė pėr
pasojė edhe mungesė serioziteti dhe
besueshmeri nga ana e qeverive perendimore
dhe asaj amerikane pėr krijimin pse jo mė
pas tė njė qeverie paralele nė azil, qė me
pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri, do tė
kishin marrė frenat e pushtetit nė dorė.
Kėshtu ėshtė
vepruar shpesh herė me shtetet e tjera
ish-komuniste apo diktatoriale asokohe. Kjo
shpiegon edhe njė nga arsyet pse komunizmi u
rrėzua i fundit nė Shqipėri dhe se populli
duhet t’i besonte e mbėshteste mė shumė
forcat nacionaliste se sa fjalėt e bukura tė
ideologjisė ateisto-komuniste mbi kurrizin e
sė cilit ra shtypja, varfėria, mjerimi, qė
zgjati pėr 50 vjet me radhė.
Nė vitin
1956 Kapidani Ndue Gjonmarku hap familje tė
re, duke u martuar me zonjushėn romane Maria
Teresa Agustini, njė vajzė e diplomuar nė
gjuhėt frėngjisht dhe anglisht nė
Universitetin Internacional “PRO DEO” nė
Romė.
Ēifti i ri
do tė gėzohet me lindjen e tre vajzave
Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali
i vetėm, qė ruan emrin e gjyshit tė vet
shumė tė mirėnjohurit Kapidanit Gjon Marka
Gjonit.
Kapidan Ndue
u interesua qysh nė fillim tė shkollojė
fėmijėt nė tė gjitha nivelet. Kėshtu vajzat
dhe djali mbasi pėrfundojnė shkollėn e
mesme, ndjekin dhe pėrfundojnė me rezultate
shumė tė larta kolegjet mė tė njohura nė
ShBA.
Me vdekjen e
prindėrve tė gruas sė Kapedanit dhe tė
babait tė tij Kapidanit Gjon Marka Gjoni, nė
vitin 1966, familja e tij emigrojnė nė ShBA.
Edhe kėtu fillon njė etapė e re e lėvizjes
antikomuniste, ku aktiviteti i tij zgjerohet
dhe respekti pėr kontributin e tij rritet
edhe mė shumė kur zgjidhet si Kryetar i
Blokut dhe pėr vetė faktin tjetėr, se ai
tashmė ėshtė trashėgimtar i Derės si Kapidan
i Mirditės, krenari dhe nder tė cilėn e
mbajti deri nė moshėn 97-vjecare ku ai kaloi
nė amshim.
Nė New York
Kapidani humb bashkėshorten, dhimbje e cila,
nuk e mposht nė luftėn kundėr komunizmit.
Veprimtaria e Kapidanit ėshtė shumė e madhe
me shkrime publicistike nė organet zyrtare
tė Blokut, gazetat: “L’Albanie Libre”
dhe “Lajmėtari i tė Mėrguemit”, qė
asokohe botoheshin nė New York dhe Rome.
Famlja do tė
ruajė marrėdhėnie shumė tė mira me klerikėt
katolikė shqiptarė nė emigracion, njė
traditė e trashėguar edhe nga tė parėt e
kėsaj Dere brez mbas brezi dhe shekuj pas
shekujve nė Mirditė.
Kėshtu qysh
nė Itali, ruajti lidhje tė ngushta me
atdhetarėt e antikomunistėt konseguentė,
studiesin e meshtarin e palodhur nė
“Fe-Atdhe e Pėrparim” At Daniel Gjecaj OFM
dhe bashkėvendasin e bashkemigrantin,
klerikun e nderuar nė tė gjithė komunitetin
shqiptaro-amerikan, nacionalistin e madh, qė
luftoi me pushkė e pendė, themeluesin e
Kishės sė parė shqiptare nė ShBA, tė
nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef
Oroshin (1912-1989).
Gjatė kėtyre
viteve, ai po merret me saktėsimin e disa
interpretimeve tė gabuara, qė janė bėrė
gjatė kohėve tė ndryshme veprės sė At
Shtjefen Kryeziu Gjecovit me titull: “Kanuni
i Lekė Dukagjinit”, tė cilin e ka nė
dorėshkrim dhe shumė dorėshkrime tė tjera qė
priten sė shpejti tė dalin nė botim. Fryt i
kėtyre hulumtimeve serioze ėshtė edhe botimi
nė vitin 2002 nė New York tė veprės sė parė
me titull kuptimplotė: “Mirdita Dera e
Gjomarkut Kanuni”.
Ajo qė mė
nxiti si shtysė, qysh nė fillim edhe tė vetė
titullit tė shkrimit tim: “Mirdita
krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė
Kapidanit”, ėshtė vetė historia e pasur
e Mirditės dhe Derės sė Kapidanit bijtė e
nderuar tė sė cilės njeri mbas tjetrit bėnė
njė epokė tė lavdishme gjatė shekujve. Ata
sėbashku plotėsojnė njeri-tjetrin dhe janė
dy anė tė sė njėjtės medalje tė ēmuar nė
xherdanin e pasur tė historisė sė popullit
shqiptar.
Tomė
Mrijaj
New
York, 4 Janar 2011
|