|
Ceremoni
pėrkujtimore nė nderim tė Humanistes Nėnė
Tereza. Merr pjesė dhe biografi i shquar i
Saj, Dr. Dom Lush Gjergji.
Humanistja
e shquar shqiptare e mirnjohur kudo nė Botė,
nė 100 vjetorin e lindjes sė saj ka mbledhur
nė sallėn e Qėndės Kulturore tė Mirditės
qindra banorė tė kėtij qyteti, adhurues tė
misionit tė saj tė pėrbotshėm nė ndihmė tė
atyre mė nė nevojė. I gjithė aktiviteti u
organizua nga Drejtoria Arsiomore Mirditė,
nė bashkėpunim tė ngushtė mė Bashkinė e
Rrėshenit. Tė pranishėm ishin drejtues tė
pushtetit vendor dhe drejtorisė arsimore,
prefekti i qarkut Lezhė z. Pal Dajēi,
Ipeshkėvi i Dioqezės sė Rrėshenit Kristoforo
Palmieri. Ndėrsa i ftuari special i kėti
evenimeti tė rėndėsishėm nė Rrėshen ishte
Dr. Dom Lush Gjergji biografi mė i shquar i
Shėn Nėnė Terezės.
Aktiviteti i cili ka nisur rreth orės 10
paradite ka staruar me njė grup fėmijėsh tė
shkollės sė mesme qė kanė recituar thėnie
dhe shprehje lapidare tė Nėnė Terezes. Mė
tej kėngėtari Kastriot Kola ka shtuar
emocionet nė teksa kėndonte njė kėngė
kushtuar Nėnės Terezė.
Nė
fjalėn pėrshėndetėse drejtori i zyrės
arsimore z. Gjon
Kola
theksoi se
nė
botėn pagane, ajo tė kujton njė Promete, por
me njė ndryshim. Prometeu iu kundėrvu
Olimpit, Nėnė Tereza iu mishnue Qiellit:
“Jam njė penė nė dorė tė Zotit”. Nė botėn
monoteiste, ajo tė kujton njė Galileas, qė e
pati zbuluar 2000 vjet mė parė ligjin e
dashurisė, tė dhimbjes e tė flijimit pėr tė
tjerėt. Nėnė Tereza rizbuloi dimensionet e
shpirtit kristian: “Jemi tė gjithė bij tė
njė Ati”.
Nė orvatje pėr tė vlerėsuar veprėn e saj,
mbretėr e presidentė, qeveri e parlamente,
forume e organizma ndėrkombėtare i dhanė
asaj njė mori titujsh nderi. Popujt – qė
dinė tė vlerėsojnė mė mirė se kushdo– i
dhanė titullin mė tė madhėrishėm Nėnė. Nga
njė “Madre” e murgeshave tė bamirėsisė, ajo
u bė Nėnė e tė gjithėve, Nėnė e mbarė botės.
Kush mund tė matet me dashurinė e njė Nėnė
tė tillė?
Pėr mbarė njerėzimin, Nėnė Tereza ėshtė njė
vlerė ekumenike. Pėr ne shqiptarėt, ajo
ėshtė diēka mė tepėr, njė vlerė etnike:
frymė prej trojeve tona, lėndė prej dheut
tonė, plazmė prej gjakut tonė, afsh prej
gjoksit tė fisit tonė. Tė falemi nderit,
Nėnė Terezė ! Do tė tė duam me dashuri tė
pafundme!!!
Mjaft
interes
ėshtė pritur fjala e Dr. Dom Lush Gjergjit.
Pėr minuta tė tėra kleriku erudit ka
pėrcjellė emocione tė forta teksa me njė
dinamizėm tė pa shoq ka shpalosur tek tė
pranishmit emocionet e tij gjatė takimeve me
Nėnė terezėn e Papa Xhon Palin II. Unė sot
falennderoj tė madhin Zot, falenderoj
Ipeshkėvin, falenderoj tė gjithė juve pėr
kėtė pritje vėllazėrore ashtu siē ishte jeta
dhe vepra e nanės Tereze. Unė vij kėtu para
jush tu them se pata fatin e madh qė nė
tetorin e vitit 1968, nė Romė nė vitin e
dytė tė studimeve tė mija filozofike tė
takoja Nanėn Tereze. Mė tej ai foli shumė
gjatė pėr jetėn dhe veprėn e nėnė Terezės
duke theksuar se edhe babai i saj Kol
Bojaxhiu ishte njė pasanik i madh, me 10
shtėpija nė Shkup, por ai jetonte nė njėrėn
prej tyre, ndėrsa nė 9 tė tjera jetonin tė
varfėrit fukarenjtė dhe tė sėmurėt.
Ndėrsa edhe Ipeshkėvi Palmieri foli pėr
vlerat e Nėnė Terezės duke theksuar se ajo
ėshtė mjaft e njohur dhe respektuar nė
Mirditė.
Gjon Dedaj, Kryetari i Bashkisė Rrėshen nė
pėrshėndetjen e tij tha se si askush tjeter,
Nene Tereza vazhdon e do vijoje te na
kerkoje qe qeverisjes ti japim moralin dhe
sensin e drejtesisė pikerisht balancen e
kendveshtrimit katolik te evolucionit prej
ku buron administrimi i pėrgjegjshem i te
mirave materiale , sjellja e pergjegjshme
dhe dorezimi i rregullt i detyres…
Dhe sot kur Mirdites kane filluar ti
ringjallen rrugėt qe politika ia vrau pa
dhimbt, rruget drejt Prishtines, drejt
Tiranes dhe se afermi asaj te kalimit te
lumit Mat per ne Shkup, besoj se kjo treve
qe ka ruajtuar kaq shume emrin e Tereze,
ndėr banore te vet, pavaresisht edhe
dekretit te shtatorit 1975 per ndryshimin e
emrave me lidhje fetare, zor se do te dale
kush te provoje mungesen e lidhjes se gjakut
mes Mirdites dhe Nenes Tereze. Sot bindem
me shume se Rruga Rreshen – Burrel – Klos
, qe shpata politike i vrau uren per
kaskaten e jodrites eshte , ishte dhe do te
jete rruga nga levizi dhe komunikoj ne
vllazeri familja e origjines se Gonxhe
BOJAXHI e bija e Kol (NIKOLL ) dhe Drane…
Kjo dite kaq e vecante eshte nje ftese per
promovimin me efikas te te komponenteve tona
kulturore, dhe per gjetjen e instrumenteve
dhe mundesi te bashkveprimit qe ato ti
sherbejne zhvillimit dhe imazhit qe ne
meritojme …
Nė fund u lexua njė portretizim mbi cilėsitė
kryesore tė Nėnė Terezės dėrguar pasaqėrisht
pėr kėtė takim nga intelektuali me banim nė
Amerikė. Qefa.
A.
A.
Ndoja
|