REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Qytetar Nderi Lajmi i Fundit Dioqeza e Rreshenit
- Mirdita.net
Qershor Rreshen
H M M E P SH D
        1 2 6
4 5 6 7 8 9 13
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29    
             

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
> Plani i Rregullullues i Qytetit
>Discovery MIRDITA
 
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Policia Bashkiake
> Tatim-taksat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

Discovery Mirdita!...

 

Gjithnjė mė ka tėrhequr vendlindja jonė, Mirdita, e mrekullueshme nė gjithēka. Tek shėtit nė historinė e saj, nė jetėn e trazuar qė ėshtė jetuar kėtyre maleve, tė vjen si jehonė nga lashtėsitė jo thjeshtė si njė joshje ekzotike, por pėr faktin se kėtu ėshtė mbrujtur mė sė miri ajo qė mund tė quhet shqiptari!

Jo mė kot udhėpėrshkrues tė huaj nuk e kanė menduar Shqipėrinė ta njohin pa kaluar nėpėr kėtė trevė tė magjishme. Tė magjishme pėr nga historitė, doket, zakonet, rregullimi pėrmes kodit vetqeverisės, mėnyra e jetesė, folku, gojėtari, urtia, trimėria, pozicioni gjeografik i lakmueshėm, terreni i vėshtirė por i sfiduar nga kėta njerėz tė paepur pėr tė jetuar majė shkrepave...

Ato oshtima mė vijnė gjithnjė e mė afėr dhe mė trokasin nė vesh si njė kėmbanė, si pėr tė thėnė: ej, evokoni kėto histori, kėto mrekulli! Miqtė e mij tė mrekullueshėm, studiues, letrarė, filatelistė, etnografė, historianė, projektues, sociologė, gazetarė etj, e kanė parė secili Mirditėn tonė nga kėndi i vėshtrimit qė ua ofron profesioni, mjetet e laboratorit krijues tė tyre. Mua mė ka pėlqyer gjithnjė soji i reportazhit, ai qė tė vė nė lėvizje dhe jo qė shkruhet thjeshtė nga njė zyrė apo dhomė shtėpie, por me impresionon atje nė relievėn e bukur e tė papėrsėdytur nė Shqipėri.

Ja, kėtė po mendoja, kur vendosa tė vijoj njė cikėl reportazhesh nėpėr Mirditėn tonė tė bukur. E mendoj si njė kontribut tė nevojshėm dhe pėr faqen e sit-it tė bashkisė Rrėshen, e cila ėshtė nė plotėsim e sipėr, por qė me kontributin e tė gjithėve mund tė bėhet e pikėreferuar pėr tė nteresuar, vendas apo tė huaj.

Atėhere ju ftoj tė lundrojmė sėbashku nėpėr trevėn tonė pėrmes reportazheve tė “Discovery Mirdita!”....  

 

Fshati me emėr shenjti, i dyti nė Europė.

MIRDITĖ. Nėnshejt!E quajnė tė tillė se gjendet pak metra poshtė Malit tė Shenjtit nė bjeshkėt mė tė larta tė Mirditės verilindore. Fshati mė i bukuri nė Shqipėri, padyshim mė joshėsi, thonė njė grup turistėsh amerikanė, qė kanė vendosur ta kalojnė fundjavėn e njė dite tė nxehtė vere tek i takojmė njė ditė vere atje lart nė malet qė nga pėrfund luginės sė Fanit duket sikur “takohen” me qiellin.

Fshati i vogėl me fare pak shtėpi ndodhet nėn “sqetullėn” e kėtij mali me emėr shenjtorėsh. Dy male tė tillė njihen nė Europė; njė nė krahinėn baske tė Spanjės dhe i dyti, kėtu nė majė tė Oroshit.

Mali i Shenjtė nė bjeshkėt e Oroshit shėnohet si kryetempulli i Krishtėrimit nė Mirditė, njė nga qendrat benidiktine kishtare mė tė famshme tė vendit dhe mė gjerė. Ndue Dedaj studiues ynė i njohur, nė librin e tij eseistik “Toka e Katedraleve” thotė se ndoshta kėtė tempull e themeloj ndonjė nga shenjtorėt shqiptarė, qė u sakrifikua aty. Gjithēka ėshtė “pronė” e shenjtit: Shkalla e Shenjtit (aty ai pat vėnė kėmbėn e mbarė), Qafa e Shenjtit (pat kryer mbase ndonjė sakrificė sublime a heroizėm krishtėror), Kujt e Shenjtit, Qafa e Qirit (ndizeshin qirinjtė e kremteve tė mėdha), Nėnshejti (fshat turistik nė prehėr tė malit hyjnor) dhe mbi tė gjitha vetė Mali i Shenjtit.

Nuk ėshtė e lehtė pėr vizitorin tė parashikojė se ē’ngjet me tėrė qenien e tij kur ngjitet nė atė mal tė shenjtė dhe viziton fshatin nė gjirin e tij. Jemi nisur pikėrisht pėr atje njė ditė mesgushti nė pikėn e mėngjesit.

Por ndalesėn e parė do ta kemi nė Shpal, sepse nuk mund tė kuptohet tė mos ndalesh aty, jo thjeshtė se historitė janė kaq tė lidhura nė mes Shpalit dhe Oroshit, porse tė duket si njė pikė marrje energjishė pėr t’u ulur mė pas deri nė Reps, tė ecėsh tej luginės dhe pėr t’iu ngjitur kurrizit tė maleve qė vijnė e formėsohen kaq pėrsosmėrisht me njėri-tjetrin.

Prej Shpalit tė historive mitike mund tė kundrosh si nė pėllėmbė tė dorės malet, kodrinat, lėndinat dhe livadhet e pafundme tė Blinishtit, i jep tė drejtė hovjes sė brendshme tė njė gazetari tė njohur, qė e ka origjinėn e lindjes nė Blinisht, tek thotė kėtu e ca vite mė parė se ky fshat ėshtė njė mrekulli e veēantė. Nė njė prej lėndinave afėr Kishės janė bėrė kuvendet e famshme tė Shpalit; miss Durham ka bėrė njė foto asisoj qė flet shumė nė kėtė vend para 100 e ca vitesh. Por pėr gazetarin historia dhe bukuria e kėtij vendi kanė qenė njė simbiozė interesante, aq sa ia shtie paksa zilinė pėr Oroshin, qė i rri “mbi krye” kėtij vendi pėrsosmėrisht tė bukur: “Nuk e di pėrse Blinishti nuk ėshtė vėnė nė rradhėn e peisazheve mė tė mira tė vendit tonė? Gjithnjė kam menduar se i bėn hije Oroshi. Oroshi ėshtė fshati qė ēdo mėngjes zgjat dorėn dhe nga prapa Malit tė Shenjtit merr lėmshin e ndezur tė diellit dhe i thėrret Blinishtit “Ej, ja ku e ke diellin, gėzohu tani!”. E pra nė kėtė ditė vere dielli nė lindje ėshtė vėrtetė magjepsės.

 

Orosh, aty ku oshėtijnė legjendat kishtare

 

E lėmė Blinishtin e bukur pėr t’iu afruar fshatrave mė tė afėrt tė Oroshit. Ka dy rrugė pėr tė vijuar; njėra, ajo tradicionale pėr nga ku vite mė parė ngarkoheshin skodat e mėdha me trupa pishe, ahu, bredhi e arneni dhe uturima e tyre ēante nė mes pyjesh tė larta e tė harlisura, por qė tashmė fatkeqėsisht ngjajnė tė pėrzhitura si sheshe lufte. Rruga tjetėr, ėshtė ajo nga shumė e shumė vite mė parė kalonte rruga e pajtoneve, mbase mėse 600 vjeēare, qė lidhte Shkodrėn, me abacinė e mė tutje pėr Fanė e Prizren. Gjurmėt e saj duken ngado.

Rruga fillon aty ku ndodhen si tė lidhur dorė pėr dorė tetė lisa tė gjatė shumshekullorė. Quhen lisat e Marpepajt. Mund tė jenė 2 a 300 vjeēarė, si njė simbol vendkuvendesh. Nuk dihet si ka ardhur kjo toponimi, thjeshtė si njė kodėr a sinor i dikujt, apo tė sjellurit e faktit tė njė legjende, kur kėtu ishin mbledhur njerėzit e urtė tė bajrakut pėr tė kuvendur se deri ku mund tė shtrihej marrja dhe dhėnia e vajzave pėr martesė. Kaloj aty pari Mara e Pepės, me njė barrė dru nė shpinė dhe tha vetėm kaq fjalė “a u lodhėt, vllazėn?!”, kaq sa mė pas konstitucioni pleqėsor ta zgjidhte problemin: nė bajrakun e Oroshit nuk do merrej e jepej! Kėshtu i mbeti Lisat e Marpepės. Kėta nuk janė prerė, por nuk duket gjėkundi nėse janė apo jo monumente natyrore, asgjė tė shėnuar nuk ka aty.

Rruga pėr kodėr Kolike ėshtė bėrė kohėt e fundit dhe lidh Repsin me Grykė Oroshin. Ėshtė njė rrugė dosido, por ka njė pamje befasuese, teksa ngjitemi me makinė nėn pėrkundjen e saj nė gropa e karagjata. Dikund jemi ndalur pėr tė filmuar luginėn e Fanit tė Vogėl; poshtė kėsaj kodre shtrihet Mashtėrkori me tri lagjet e tij; Mashtėrkorin vetė, Zajsin dhe Shmrinė, pamja ėshtė ndjellėse, kėsaj lugine pritet tė kalojė dhe autostrada pėr tė vijuar pėr Fan e mė tej pėr Thirrė e Kalimash, Kukės e Kosovė. Inxhinerė anglezė dhe francezė duken me instrumente nė duar tek pėrcaktojnė “gjurmėn teknike” tė rrugės sė re.

Mė tej vjen abacia e Oroshit, sot ėshtė njė kishė e ngritur mbi rrėnojat e tė parės, aty ku dikur u pėrdor pėr zyra kooperative dhe stallė bagėtish. Ka qenė unikale nė tė ndėrtuar, por dhe me njė bibliotekė shumė tė pasur, qė u shkatėrrua dhe u dogj. Mund tė jetė ndėr kishat qė ndjekja dhe plaēkitja e ka shoqėruar si kurrė ndonjė tempull tė tillė. Nga rikonstruksioni i vonshėm, duket se origjinalitetin e ka ruajtur disi kėmbanorja qė rri pėrkundruall Grykė Oroshit dhe Bulsharit nė njė vijė prerjeje tė pjerrėt nga lart me rrėnojat e Sarajeve trekatėshe  tė Gjomarkajve, derės sė njohur tė kapidanatit tė Mirditės dhe nga poshtė me ish-internatin. Aty tashmė nuk qėndron askush, qoftė dhe pėr faktin se atributet e hershme i ka marrė katedralja e re Rrėshenit, por sidoqoftė historitė ėshtė pak zor tė zbresin prej kėtu.

Duke u ngjitur prej kėndej gjithēka tė vjen si njė oshėtimė legjendash kishtare dhe se malet e sipėrme tė Nėnshejtit, kėtij vendi tė papėrsėritshėm mbase nė Ballkan, e kanė zbukuruar veten e tyre me mbiemrin “shenjti”. Ngjitemi sipėr rrugės sė re tė hapur nga vetė ata pak banorė qė i kanė mbetur kėtij fshati piktoresk. Pamja sipėr malit me shkėmbenj tė bardhė dhe poshtė nė luginė, qė zgjatet e zgjatet drejt Fanit, janė njė mrekulli mė vete. Dikur kjo rrugė kėmbėsorėsh fshihej e tėra nėn hijen e pishave tė larta me trupin kavall tė drejtė, pyje tė moēme e kroje freskuese ndėr udhnaja, dhe bash pėr kėtė, udhėtari nuk e ndjente lodhjen dhe udhėn e gjatė tė pėrpjetės. Krejt ndryshe ėshtė tani, rrėnimtarėt i kanė vajtur me sopatė dhe pishės sė fundit, mijėra ha pyje janė shuar si pa ndjerė. Vetėm dy a tri pisha aty nuk i kanė prekur, sepse shenjat e kryqit i kanė shpėtuar kėto dy pemė. Kryqe qė janė stampuar me rifitimin e lirisė sė besimit.

 

Fshat i kullave alpine

 

Pak metra na ndajnė nga Nėnshejti, atje ku ne duam tė rrijmė gjatė. Fshati duket i heshtur. Fare pak frymė kanė mbetur aty. Dimri, thotė njė banor ėshtė ende mė i trishtė nga tymi i pakėt qė del tek-tuk nė ndonjė oxhak tė kėtyre kullave. Nėnshejti dallohet pėr kullėn tipike dykatėshe; numėrohen tetė kulla tė mėdha, tė tjerat janė shtėpi alpine pėrdhese, ndėrsa thuajse tėrė kullat mbulohen me fruxha, me pėrjashtim tė njėrės qė ka pėrdorur tjegullėn.

Kanė mbetur nė fshat vetėm tė moshuar, tė rinjtė janė larguar. Edhe ndonjė dorė qepė a hudhra mbillen nga pleqtė, qė nuk e kanė dėshirė tė shkulen nga dheu i tė parėve. Por njė gjė nuk arrin ta kuptosh kėtu; edhe pse njerėzia ka zbritur nė qytete a fusha, rrethimet me tela me gjemba tė copave tė arave ėshtė gjėja mė e padėshėruar pėr syrin e vizitorit. Ato sikur ua kanė vjedhur lirinė livadheve tė bukura.

Por edhe pse banorė tė shumtė u kanė ikur kullave e shtėpive nė njė vend kaq piktoresk si Nenshejti, ka tė tjerė qė vijnė e kalojnė tėrė verėn e freskėt si kėtu. Njėri prej tyre ėshtė Gjovalin Ndoj, njė mėsues i nderuar nė pension. Ka ardhur nga Tirana me gruan dhe mbesėn e vogėl Algidėn. Ai bėhet shoqėruesi ynė me njohjen e admirueshme qė ka pėr fshatin e tij tė lindjes, ndėrsa Algida e vogėl zė shoqėri me ne pas disa minutash heshtjeje. Duhet pėrmendur njė fakt, kėtė shtėpi Gjovalini e ka bėrė me lekėt e pensionit, njė shtėpi e thjeshtė alpine, ku gjithēka e ka sajuar vetė me drurin e veēantė tė kėtyre anėve. Ėshtė njė bisedues i kėndshėm, ndėrsa pasioni i lexohet lehtė pėr kėtė vend, qė me freskun, ujin, bulmetin, qetėsinė joshėse, po ia mban larg sėmundjen qė vuan, ashtu sikundėr i ka dhėnė udhė frymėzimit tė tij pėr t’i dhėnė kėtu dorėn e fundit njė romani.

Ne vijojmė t’i biem kryq e tėrthor fshatit dhe nuk dijmė ku tė ndalemi mė parė, qoftė aty ku ka apo ku nuk ka njerėz; edhe ato kullat e kyēura “na presin” me shumė dashuri, na presin si dėshmitare tė njė jetė tė bėrė kėtu e dhjetėra shekuj, anipse ky vend u popullua mė sė pari nga barinj tė ardhur nga fshatrat poshtė tė Oroshit pėr t’i vendosur stanet e tyre kėtu nė prehėr tė Perėndisė! Mbase pa e ditur se po vinin nė kėtė vend me shumė histori, me histori qė fillonte prej murgjish tradicionalė, e qė mė vonė me reformimin e institucionit tė kultit u bėnė pastorues tė denjė pėr besimtarėt.

Kullat e kėtij fshati, pos ndėrtimit me gurė tė bardhė dhe tavanet karakteristike, tė veēantėn e kanė patur tek dyert, nuk dihet pėrse u ėshtė kushtuar kaq rėndėsi atyre. Ustallarė tė pėrmendur e kanė latuar e gdhendur mjeshtėrisht gurin e fortė tė kėtyre viseve. Kėtė na e shpjegon dhe Gjet Ndoj duke pėrmendur ustajn legjendė tė ardhur nga Fani, Ded Halili, ndėrsa na e servir njė gotė “raki vendi” nė oborrin e jeshiltė tė rrethuar me gardhe karakteristike. Gjeta e ka organizuar jetėn saktė dimėr-verė, ndonėse djemtė kanė rėnė poshtė, ata nuk harrojnė tė vijnė tek prindi i tyre, dhe kjo mbetet lidhja mė e mirė e breznive me dheun e tė parėve.

Nėnshejti shquhet pėr livadhet, era e luleve tė tyre ėshtė tejet e kėndshme. Kemi ardhur tamam nė ditėt kur mbi barin e livadheve bie kosa e kostarit nėnshejtas. Nė kėtė livadh janė katėr prej tyre tė vėnė nė njė vijė tė drejtė. Ėshtė profesion i lodhshėm, por i bukur dhe shumė special, jo kushdo mund tė kosisė. Nė mes katėr vetėve vetėm njė i ri e preferon kosėn. Sidoqoftė njė bisedė me ta aty nė livadhin barėplot ėshtė shumė tėrheqėse.

Por fshati ka problematikė tė theksuar, qė nis nga rruga, qendra shėndetėsore dhe arsimi. Janė tre komponentė qė e  kanė zbrazur me pa tė drejtė kėtė fshat. Zef Biba, njėri prej banorėve na i thekson mė me forcė kėto probleme, duke shtuar se thjeshtė pėr njė rrugė mė tė mirė 15 fėmijė nuk e vazhdojnė mė tej se filloren.

 

Mikpritja, traditė e hershme

 

Gjovalin Prenga ėshtė nga ata djem, qė i gjendet fshatit, mėsuesi i dikurshėm, mė pas biznesmeni i lėndės drusore, tepėr i kujdeshėm nė prerjen e pyjeve sipas “zonave tė damkosura” nga organe kompetente. Ai ngjitet shpesh kėtu nė fshat. Nuk e ka harruar kullėn dhe pleqtė qė jetojnė kėtu. Ėshtė pikėrisht ai qė na pret tek shtėpia e tij, me njė ndjenjė miqėsie tė thellė dhe bujarie tipike mirditase. Rruga na ka lodhur dhe tė hamė diēka tė rastit e kemi tė nevojshme; buka qė gatuhet nė furrėn e oxhakut aty nė odėn e ndenjes, duket sikur na e bėn me sy dhe e shoqėruar me qumėsht tė ngrohtė tė sapo mjelur e mjaltė vendi apo djathi i dhive, janė njė ushqim shumė i shijshėm me cilėsitė bio.

Kemi shtruar muhabetin me tė atin, Gjonin, i cili pėr sėmundjen qė e mundon prej kohėsh gjysmėn e vitit e kalon nė Tiranė afėr spitaleve, ndėrsa muaj tė tėrė veron kėtu nė kėtė “spital” tė madh natyror. Bora ėshtė mė e vogla e shtėpisė dhe hapat e para i ka hedhur nė kėto lėndina tė buta si njė qilim i hijshėm bjeshkor. Gjovalini flet me aq pasion pėr fshatin e tij tė lindjes, duke na kujtuar se fillesat turistike duken dhe me kėto ardhje tė bijėve tė tyre. Ėshtė vend qė mund tė frekuentohet shumė tani verės, por dhe nė dimėr pėr fushat e gjera pėr ski apo vende tė tėra pėr alpinistė.

Tė mbetet merak qė nuk arrin tė takosh njė njeri, bir i kėtyre anėve, piktorin dhe aktorin e njohur Llesh Biba, i cili ka blerė njė tokė kėtu dhe ka krijuar njė ansambėl surrealist natyror ku shkėmbi i bardhė alternonet me ca baraka me dėrrasė pishe, goma makinash, njė bunar uji, dhjetra arra “tė lidhur” dorė pėr dore tė mbjella ndanė gardhit rrethues, dhe njė “ekspozitė” me trungje pemėsh tė mėdha. Duken si njė muze pemėsh, sepse kėto lloj pemėsh me trashėsi tė tilla tipike pėr kėto bjeshkė, tashmė nuk gjenden kėndej, ato janė asgjėsuar nga sopatarėt pa pikėn e mėshirės. Me kėtė qė dikur mund tė shėrbejė dhe si njė muze natyral i fshatit, piktori qė duket se vjen nga legjendat, mbase don t’u tregojė tė ardhurave se pyjet e kėtij vendi tė kėtyre pėrmasave kanė qenė.

Duke u ngjitur pak mė sipėr fshatit, kėtu bukuria natyrore flet vetė. Dominuese janė livadhet dhe pak mė lart njė krua, qė ėshtė vėnė mbi lugjet pėr t’u shuar etjen bagėtive. Tė pishė kėtu duhet tė matesh mirė, uji i kristaltė ka ftohtėsinė e njė shisheje tė kallkanosur nė frigorifer. Kanė ardhur kėtu para dy ditėsh njė ekip turistėsh amerikanė me helikopter dhe janė mahnitur nga kėto pamje, pa mėdyshje e kanė rradhitur ndėr fshatrat mė tė bukur tė Europės.

Fshati tashmė ėshtė i tėri poshtė nesh ndėrsa dalin mė nė pah hiret e tij si njė nuse e bukur, tek tė duhet fare pak tė zgjatėsh dorėn si pėr “t’u takuar” me qiellin. Banorėt e fshatit na thonė se keni bėrė shumė mirė qė keni ardhur nė kėtė fshat. Kjo tė ēudit vėrtetė, pėrse njė gazetari, njė grup tė rinjsh, njė grup studiuesish a njerėz tė qeverisė e tė pushtetit, u dashka thėnė se “paskan bėrė mirė” qė kanė parė njė vend qė do ta kishte zili dhe Zvicra pėr pamjen unike qė paraqet. Prej kėtu nė majė tė Nėnshejtit me Tiranėn shėnohet kilometri i 123! Imagjinojmė sa afėr jemi e nuk njohim viset e vendit tonė. Na kujtohet njė shėnim i njė studiuesi korēar kėtu e 80 vite tė shkuara kur pikėrisht kėtyre udhnajave nė mes tė dimrit shoqėron dy antropologė amerikanė, burrė e grua. “Shqiptarė jemi, po Shqipėrinė nuk e njohim mirė!” Dhe reportazhi ynė vjen si njė lloj apeli pėr t’i kthyer sytė nga kėto bukuri tė virgjėra.

 

Tek Shpella e Akullit

 

Gjithsesi, kėtu nuk ėshtė fundi i udhėtimit tonė, sepse pikėrisht duke u ngjitur nė majėn e Shenjtit, fillojnė dhe surprizat, me histori, e sidomos monumentet e shumta natyrore tepėr befasuese. Njėra prej tyre ėshtė Shpella e Akullit. Gjendet nė mes Breshtės sė Oroshit; ka histori me kėtė masiv tė stėrmadh malor, qė lidhet me pyjet e dendura, sa tė hyje aty nė mes tė ditės, nuk e merrje vesh nėse je njė orė tė ditės apo tė natės. Kjo i ka ngatėrruar jo pak herė udhėtarėt lurianė, ndonjėri pėr tė rėnė dhe pre e vdekjes nga tė ftohtit, mundimi nėpėr labirinthet, ujqtė dhe arushat. Por tani pylli, dikur aq i dendur, ėshtė zvillatur, sepse ahet, arneni dhe pishat janė prerė pamėshirshėm dhe gropat karstike duken pa jetė, pasi mungesa e bimėsisė nuk ua jep mė mundėsinė e mbajtjes sė ujit. Minilivadhet e kėtushme kanė gjithė llojet e luleve, por manadredha e egėr alpine ėshtė fruti karakteristik shumė medicinal dhe i shijshėm. Nuk rrijmė dot pa mbledhur prej tyre.

Mė pas i afrohemi Shpellės sė Akullit, deri tek buza e saj e fshehur tutje njė livadhi nė mes shkurresh tė larta. Tė futesh brenda ėshtė aventurė, gjithsesi Pali, shoferi ynė, guxon mė tepėr dhe bie deri teposhtės sė thiktė pėr tė bėrė dhe filmime. 7 metra dėborė ėshtė e brezuar aty poshtė, ndėrsa tutje nė njė kthinė shpelle fshihen akullnaje nė formė stalagtitesh e stalagmitesh. Janė njė mrekulli qė dhe ne i shijojmė pėrmes pamjeve qė ka mundur tė filmojė kamera. Na thanė se jemi tė vetmit pas njė grupi amerikan qė kemi filmuar aty, por amerikanėt patėn me vete shkallare e litarė. Pra sa vlen pėr tė vėnė ca shkallė deri poshtė dhe pėr tė thithur turistė nė kėtė vend?!

Mė tutje ėshtė shpella tjetėr, ajo e Stėrēokėve, ka njė thellėsi shumė tė madhe dhe fundi i saj takon me njė rrjedhje lumi qė bie nė Urakė, provojmė tė hedhim gurė qė kėrcasin pas disa sekondash, aty ėshtė vėshtirė tė eksplorosh. Janė shpella qė kanė shumė histori dhe legjenda tė vėrteta e tė stisura. Por njė gjė ėshtė e vėrtetė, tė quajturit komitėt e maleve e kanė shuajtur etjen nė dėborėn e shpellave nė mes tė verės, ashtu siē dhe njihen masakrat e serbit mbi 11 burra lajthizakė, kur trupa malėsorėsh tė pafajshėm u copėtuan aty brenda.

 

Nėnshejti, njė dekor tėrė hijeshi

 

Ngjitemi me makinė qė ēan nė mes livadheve aty ku dhen, lopė e dhi tė shumta, i janė lėshuar njomėzes sė shijshme tė malit. Jemi ndalur nė Shkallėn e Shenjtit para njė peme tė lashtė me shumė histori. Quhet ULTI. Kanė qenė dy tė tillė, por njėri nga binjakėt iu dorėzua sfidės sė jetės. Ato pėrbėjnė dhe dėshminė mė autentike pėr moshėn e kuvendeve. Sipas gojėdhėnės 6 ultinjtė u sollėn nga Roma si fidanė tė njomė nga themeluesit e kuvendit benediktin para ndo 900 vitesh Tani rron vetėm ky ulti me shumė degė, pritės dhe pėrcjellės tė njerėzve, stinėve dhe moteve, si njė predikues i mirėsisė njerėzore, si njė kronikan i historisė dhe mrekullisė sė Malit tė Shenjtė predikator.

Ansambli kishtar i kompozuar nė mėnyrė perfekte, abacia e vjetėr e Shėn Llezhdrit, kisha e Shėn Gjergjit, kisha e Shėngjinit, Kisha e Shėlbuemit, Kisha e Petkut (pėr vendosjen e petkave tė tė vdekurve), akademia e hershme gjysėmlaike, aty ku mendohet tė jetė ndėrtuar me xhama kristal, shenja tė tė cilėve janė gjetur deri vonė, qelat, kambanoret, rezidenca verore e abatit etj, etj, kroje dhe livadhe tė pafundme...

Ky ėshtė Nėnshejti, njė dekor plot hijeshi dhe madhėshti, njė qytezė e rrallė e krishterimit, qė tė thėrret dhe sot tė ngjitesh tė shijosh kėto mrekulli tė vendit tonė, anipse asgjėkundi ky vend nuk ėshtė shėnuar si Park Kombėtar apo Park Muzeal nga mė tė rrallėt nė Shqipėri.

Gjergj Marku