|
“N’tel tė
ēiftelisė”…
-Promovohet libri i autorit Nikoll Dedaj-
Pallati
i kulturės MIRDITA rezervoi njė show
impresionues nė promovimin e librit me poezi
kryesisht kėngė popullore tė njė prej
kėngėtarėve mė tė hershėm tė ansamblit
folklorik “Mirdita”.
Promovimi i konceptuar me njė organizim tė
lirshėm dhe tejet komunikues, i pėrngjau njė
spektakli tė mirėfilltė duke krijuar
kėnaqėsi tė dyfishtė pėr autorin dhe
spektatorin. Miq tė shumtė tė kėngės qė nga
Tirana,Lezha e rajone tė tjera erdhėn nė
kėtė ditė tė shėnuar pėr autorin,si dhe tė
ftuar dhe qytetarė tė shumtė, pėr tu bėrė
pjesė e
njė
dite kulturore entusiaste.
Me
fjalė tė kursyera pėr krijimtarinė e Nikoll
Dedaj u shpreh radaktori Bardhok Pulaj si
dhe Ismet Zusi (qe recitoj dhe nje pjesė),
Alma Dedaj,. Bardhok Sulejmani ish drejtor i
kulturės qė solli mbresa interesante nga
ansambli ndėr vite, Mark Dedaj kėngėtar, Lek
Shtinja, Ndue Dedaj, i cili i cilėsoj si
festa pėr qytetin evenimente tė tilla,
kryebashkiaku Gjon Dedaj, qė pos
falenderimit ka pėrcjellė mesazhin pėr tė
patur njė ditė tė shėnuar tė kėngėtarėve
ndėr vite pėr vitin 2010 pėr ta shėnuar si
event tė llojit tė vecantė. Emocione solli
dhe recitimi
i Martin Dedaj, njė nga poezitė pėr nėnėn,
ndėrsa ėshte pritur me ovacione pėrshėndetja
e Sherif Merdanit, duke sjelle emocione te
medha per spektatorin dhe emocioni me i
forte ėshtė pėrcjellė pėrmes vargjeve tė
“NĖNĖS”, kėnduar me aq ngrohtėsi nga
kėngėtari i madh.
Pėrgjatė kėtij show, pėrshėndetėn me
interpretimet e tyre kėngėtarėt
Fran Preēi, Prena Beleshi,
trio e Lezhės: Petrit Dushi, Kol Murrani,
Agron Bardhi, si dhe kėngėtarėt Nikoll
Preci, Kastriot Kola
etj.
Fundi i spektaklit ka ardhur me njė
pėrmbyllje tė bukur nėn ritmet e kėngės “Si
vendlindja jonė nuk ka”.
A. NDOJA
NJĖ ZĖ
NGA GRUPI KĖNGĖTAR I MIRDITĖS
Ansambli
artistik “MIRDITA” mblodhi rreth tij
krijuesit dhe kėngėtarėt mė tė talentuar, tė
cilėt kėngės dhe vargut poetik i dhanė mė
shumė forcė dhe harmoni, duke sjellė nė
“podiumet” popullore qėndresėn, dashurinė
pėr vendlindjen, freskinė dhe bukurinė e
maleve dhe tė burimeve natyrore.
Nė kėtė grup
kėngėtarėsh tė burrave tė Mirditės bėnte
pjesė edhe Nikoll Dedaj, qė me pasion dhe
pastėrti kėndoi krahas Fran Vorfit qė ėshtė
quajtur me tė drejtė “Kapedan i kėngės” nė
Mirditė.
Duke
kėnduar me kėtė grup dhe duke qenė
pjesėmarrės nė festivalet folklorike lokale
e kombėtare, veēanėrisht nė ato tė viteve
1978, 1983, 1988 dhe 2009 nė Gjirokastėr e
nė koncerte tė tjera, u frymėzua pėr tė
kėnduar edhe mė mirė, si dhe pėr tė shkruar
vargje dhe kėngė tė reja.
Nikoll
Dedaj ka lindur nė Malaj, Mirditė, nė vitin
1956, nė njė familje me tradita tė mira
pune, trimėrie dhe kėnge. Me
kėngėn dhe ēiftelinė u rrit, e po me kėtė
vegėl tradicionale e me kėngėn vazhdoi
shkollėn, ku krahas librave, pranė mbante
dhe ēiftelinė, me tė cilėn shpesh herė
argėtonte shokėt e miqtė e tij me ato kėngėt
e bukura tė trimėrisė dhe tė dashurisė.
Kėngės dhe
ēiftelisė nuk iu shkėput edhe nė vitet qė
punoi nė organet e Policisė sė Rendit nė
Mirditė si dhe nė emigracion nė Itali.
Krijimtarinė
e tij nė vargje e pėrmblodhi nė kėtė vėllim:
“N’tel t`ēiftelisė.”
BARDHOK SULEJMANI
|