|
Cekaj, nis shfrytėzimi i bazalteve.
Pėrmes
njė ceremonie simbolike te organizuar nė
kodrėn e Cekajve, nisi nga punimet kompania
e shfrytėzimit tė bazalteve nė kėtė vend,
njė nga mineralet mė tė preferuara pėr
tregun e huaj nė shtrimin e rrugėve dhe
aeroporteve. Me kėtė kompania bashkia e
Rrėshenit ka njė kontratė anfiteoze, tė
lidhur nė fillim tė vitit 2009, dhe merr
disa perfitime si ne punesime, taksa e te
tjera sherbime publike te premtuara nga
administratori italjan.
Kryetari i bashkisė Gjon Dedaj duke i
pershendetur perfaqesuesit e kompanise u
shpreh se ishte rast i vecante qe bashkia qė
ai drejton bashkepunon me kete kompani. Ai
tha se biznesi eshte vazhdė e ndryshimeve te
Mirdites. Uroj qe gjithe komunikimi me ju,
sot te tregoje frytet e tij. Qellimi eshte
qe t’i ofrojme biznesit dhe investitoreve si
vendas dhe tė huaj lehtesimet e nevojshme
dhe dalengadale te jemi me terheqes per ta.
Ky i sotmi eshte nje rast ku Mirdita
transformohet ne menyre pozitive edhe pse
secili prej kolegeve mund ta shohe gjithe
kete pune ne kendveshtrime te ndryshme si
psh ne kendveshtrimin e nje urbanisti, nje
ambjentalisti, juristi etj. Per te qene te
sinqerte, shtjelloj mė tej kryebashkiaku
Dedaj,
kishte ca vite qe vendi yne shkonte
mbrapsht. Ne kemi jetuar per vite mbi dhe
prane pasurive pa e ditur vleren e tyre por
tashme ka ardhur koha qe ato te behen pjese
e perfitimeve tona. Ne e kemi pare
zhvillimin vetem nentoke me minierat qe
hapem pa ditur se kjo toke eshte e pasur
edhe ne siperfaqe. Uroj dhe shpresoj qe ky
aktivitet t’u hape rruge investitoreve te
tjere.
Z. Brunelli Orfeo, drejtor i kompanise
“Grupi i Kerkimeve Minerare Shqiperi”
“Gruppo Minerario Albanese” falenderoi
kryebashkiakun per mundesine e dhene per
investim. Ai sqaroi se ishte administrator i
nje kompanie mjaft te madhe ne Itali qe
zhvillonte nje aktivitet te gjere ne fusha
te ndryshme si mineraret, energjitika apo
menaxhimi i mbetjeve. Ai foli per suksesin
qe kishte ne Sharre ne ndertimin e
vendgrumbullimit te mbeturinave, duke u
shprehur shpreh tejet i kenaqur edhe per
pritjen dhe ndihmesen e dhene nga pala
shqiptare ne lehtesimin e procedurave per te
bere keto investime.
Z.Orfeo sqaroi se kishte pese vjet qe
jetonte dhe punonte ne Shqiperi
dhe
ndryshe nga sa i ishte thene, kishte gjetur
ketu nje toke me pasuri te jashtezakonshme
dhe njerez te shkelqyer gjithashtu. Ai tha
gjithashtu se ne saje te gjetjes se ketyre
njerezve te gatshem per te bashkepunuar
ishte bere e mundur ndertimi i ketij
aktiviteti. Me tej sqaroi se pasi kompania
te mbyllte fazen e shfrytezimit te bazalteve
do te rregullonin token duke e mbjelle
perseri per te paguar kesisoj demet
ambjentale. Ai premtoi qe do t’u jepte
mundesine per te punuar dhe per tu trajnuar
pikerisht njerezve te zones duke krijuar
keshtu vende te reja pune. Ai tha gjithashtu
qe bazalti ( lende afer siperfaqes se tokes
qe perdoret per te shtruar rruge apo
aeroroporte, i ngjashem me ēakullin por
cilesi me e mire, me i forte dhe me ngjyre
te erret), ishte cilesi shume e larte dhe
ishte mjaft i kerkuar ne Itali dhe si pasoje
e kesaj ai do te eksportohej atje. Ai tha se
kishte folur me mjaft biznesmene dhe u
kishte sugjeruar te vinin ne Shqiperi per te
investuar.
Mė tej pjesėtarė tė stafit tė bashkisė bėnė
pyetje pėr tu sqaruar rreth projektit. Ndėr
pyetjet ishte ajo pėrse kompanitė shqiptare
tė ndėrtimit nuk kanė lidhur kontrata pėr
bazalte tė tilla tė cilėsisė sė lartė, gjė
pėr tė cilėn administratori italjan la tė
kuptohet se lidhet me cmimin dhe ndertimi i
rrugeve ketu ne disa raste le per te
desheruar. Ndersa interesimit te te
pranishmeve ne lidhje me mjedisin, ai tha se
do te aplikohet e njejta metode si me
autostraden, ku do te mbillen ne forme
taracash pas punes qe behet si dhe nje
rikuperim ne mbjellje siperfaqesh te tera
aty afer.
Me pas mjetet e punes demonstruan fillimet e
shfrytezimit ne karriere.
Pergatiti: Adelina Gega
|