|
Nis puna pėr kthimin nė gjėndje normale tė
varrezave tė Dėshmorėve.
Puna
pėr sistemimin e qytetit tė Rrėshenit ka
vijuar me varrezat e Dėshmorėve tė
Mirditės. Prej mė shumė se 20 viteve ky vėnd
ku prehen ata qė mbajnė titullin Heronj dhe
Dėshmorė tė Atdheut, ka qėnė lėnė nė mėshirė
tė fatit. Pėrpos ndonjė shėrbimi tė vogėl,
sa pėr tė kaluar rradhėn nė raste tė
ndryshme, nuk ėshtė bėrė asnje ndėrhyrje
serioze. Pėr pasojė situata ka qėnė mjaft e
rėndė nė kėto hapėrsira, aq sa ka qėnė mjaft
e vėshtirė pėr tė dalluar nėse aty ishin
varreza apo toka tė lėna djerr prej
dekadash.
Njė situatė e tillė ka marrė fund pikėrisht
pak ditė mė parė, kur Kryetari i Bashkisė z.
Ndue Gega ka urdhėruar nisjen e aksionit tė
menjwhershėm pėr ndryshimin e gjėndjes nga
firma nėnkontraktore. Prej disa ditėsh kjo
firmė ka
angazhuar kapacitetet e saj teknike dhe
fizike, pėr tė kthyer nė identitet kėtė
vend. Ėshtė e pa besueshme qė nga ky vėnd
janė hequr dhjetėra makina me mbeturina,
dhera dhe ferra, dhe pas kėsaj edhe vetė
punėtorėt janė habitur se tė gjitha ato
ambiente kishin qenė tė shtruara me pllaka.
Gjatė procesit janė prerė dhe djegur
sipėrfaqe tė konsiderueshme me ferra dhe
barishte tė egra, ndėrkohė qė po punohet pėr
sistemimin e tė gjitha hapėsirave brenda
rrethimit tė tyre. Aksioni do tė vazhdojė
nėn monitorimin e rreptė tė bashkisė, deri
nė kthimin e plotė nė identitet, me qėllimin
e mirė qė mė 26 tetor, kur mbushen plot 67
vite nga clirimi i Mirditės nga okupatori
nazist, dėshmorėve tu jetė hequr plotėsisht
pluhuri i harresės gjatė 20 viteve tė
fundit.
Ndėrsa
vijon puna e brigadės sė shėrbimeve nė
bashki falė kėrkesės sė plotė tė llogarisė
nė pėrputhje me detyrimet qė ka cdo punonjės
me institucionin. Megjithėse kjo brigadė ka
njė numėr tė reduktuar prej 5 punonjėsish,
puna ėshtė fokusuar nė riparimin e cdo metri
trotuar nė qytet. Filimisht janė
identifikuar nė mėnyrė tė kujdeshme cdo
dėmtim, dhe mė pas po punohet pėr riparimin
e tyre. Kjo brigadė ka lyer dhe riparuar tė
gjitha vendpushimet nė hapėsirat e qytetit,
ndėrkohė qė angazhimi i tyre ka qėnė mjaft i
madh nė reabilitimin e ambienteve shkollore
gjatė nisjes sė procesit qė nė muajin
shtator.
A. N 14.
10. 2011
|