|
Nisin aktivitetet e festes se Korpit te
Krishtit.
Kjo
javė po i kushtohet ditė pas dite Festės sė
Korpit tė Krishtit nė Rrėshen. Ėshtė njė
program i zgjeruar nė vazhdim tė traditės sė
krijuar si bashkėpunim nė mes Dioqezės
Rrėshen dhe Bashkisė Rrėshen,me veprimtari
tė shumta kishtare dhe civile.
Janė zhvilluar disa konkurse e olimpiada si
nė matematikė e lėndė tė tjera nė mes
nxėnėsve tė shkollave Rrėshen dhe Rubik,etj.
Ndėrkaq 1 qershori, qė pėrkonte me kėtė javė
veprimtarish, u festua bukur tek fėmijėt e
cerdhes Rrėshen,nė grupin qė drejton Mrikė
Pėrgega, njė veprimtari tejet e kėndshme ku
edhe pse aq tė vegjėl, 3 vjecarėt recituan
dhe kėnduan kėngė tė moshės sė tyre.
Qendra Kulturore e fėmijėve,shfaqi koncertin
e dhėnė nė Festivalin Mbarėkombėtar tė Fushė
Arrėzit ku mori cmim tė parė,duke sjellė
kėnaqėsi pėr qytetarėt e shumtė qė kishin
mbushur sallėn e pallatit tė kulturės. Nė
kėtė koncert tė larmishėm, nėn drejtimin e
Kol Picakut dhe koreografit Fran Gjergji, u
performuan live kėngė dhe intetpretime nė
instrumente tė ndryshme.
Po
kėtė ditė qė u hap nė mėnyrė ceremoniale
festa e
Korpit tė Krishtit nė pjesėn civile tė
veprimtarive, Dod Pepkolaj, shef i
departamenti tė kulturės nė bashki ka
prezantuar dhe programacionin e gjithė kėsaj
jave.
Kryetari i bashkisė Gjon Dedaj, pėrshėndeti
grupin e fėmijėve dhe gjithė aktorėt qė po
realizojnė njė javė tė bukur tė kėsaj feste
tė shėnuar tashmė pėr bashkinė qė ai
drejton, duke theksuar se ka rėndėsi
komunikimi pėrmes artit si konvencioni mė
pėrbashkues i tė gjithė ne qytetarėve tė
kėtij vendi qė pėrpiqemi ta bėjmė krahihėn
tonė sa mė tė jetueshme.
Nė
koncertin e fėmijėve tė kopshtit,nėn
drejtimin e drejtoreshės Elida Marku,
pėrshėndeti dhe drejtori i zyrės arsimore
Gjon Kola,duke pėrgėzuar stafin qė ka punuar
dhe gjithė prindėrit e fėmijėve.
Ekspozita
e piktorėve dhe duarve tė shkathėta
Nė
sallėn e galerisė sė arteve nė pallatin e
kulturės Rrėshen ėshtė hapur dhe ekspozita
me piktura e nxnėnėsve tė shkollės 9 vjecare
tė Rrėshenit,ku ranė nė sy punėt plot
kolorit tė piktorėve tė vegjel nėn drejtimin
e mėsuesit Viktor Cupi,dhe ku nė vecanti
shquhen pikturat e Senajda Marku.
Fėmijėt e fillores „duart e shkathta“ nėn
drejtimin e mėsueses Tefta Lleshi ekspozuan
punimet e tyre interesante,punuar me gjėra
tė pėrdorimit tė pėrditshėm, duke sjellė
objekte shumė tė pėlqyera pėr vizitorėt e
shumtė.
Veprimtaritė vazhdojnė.
Pergatiti: A.Ndoja
|