|
Bashkia Rrėshen deri tani 200 drurė
dekorativė tė mbjellė nė qytet dhe periferi.
Aksioni do tė ri nisė me ndryshimin e motit.
Rreth
200 pemė dekorative janė mbjellė nė qytetin
e Rrėshenit nė harkun kohor tė njė muaji,
ndėrkohė qė me ngritjen e temperaturave ky
numer do tė rritet nė mėnyrė tė ndjeshme,
duke veshur cdo hapėsirė me gjelbėrim.
Bashkia Rrėshen, nė pėrpjekje pėr tė
ndryshuar imazhin e saj pėrsa i pėrket
gjelbėrimit, ka startuar nė njė aksion tė
gjthanshėm qė pėrveq tė tjerash, pėr tė zėnė
cdo hapėsirė boshe qė paraqiste njė imazh tė
rėnduar.
Nė ndjekje hap pas hapi tė punės nė kėtė
drejtim, ėshtė angazhuar edhe kryetari i
Bashkisė z. Ndue Gega i cili shprehet se nė
njė kohė record qyteti do tė ketė njė
pėrmirėsim tė menjehershėm tė imazhit,
gjelbėrim i cili do tė startojė me fillimin
e pranverės kur edhe nis gjelbėrimi nė
pėrgjithėsi edhe i drurėve dekorativė.
Mbjelljet e drurėve dekorativė kanė nisur
fillmisht nė rrugėn hyrėse tė qytetit, aty
ku deri pak kohė mė parė ka qėnė e pushtuar
nga ferrat dhe mbeturinat. Mbjelljet kanė
vijuar nė rrugėt pėr tek lagjia e
ish-pallateve tė fermės, pranė kompleksit
shkollor, prapa godinės sė ish-komitetit
egzekutiv dhe gjykatės, si edhe nė pjesė tė
tjera tė qytetit.
Sipas specialistit agronom z. Gjovalin Jaku
i cili ka me sipėrmarrje gjelbėrimin e
Bashkisė Rrėshen, drurėt dekorativė janė tė
shumė llojshėm, dhe tė pėrzgjedhur enkas pėr
klimėn qė prezanton qyteti i Rrėshenit.
Shumė prej tyre janė me gjelbėrim tė
pėrhershėm, ndėrsa njė pjesė tjetėr janė me
gjelbėrim sezonal, sipas stinėve.
Z. Jaku thotė se njė pjesė e tyre janė tė
pėrfshirė nė efektet e sipėrmarrjes, por nė
njė numėr mė tė limituar. Duke qėnė se unė
jam vetė prodhues i tyre dhe posedoj njė
kopėsht tė madh tė kultivimit tė luleve dhe
drurėve, kam qenė i gatshėm tė ofroj sa tė
jetė e nevojshme dru dekorativė, sipas
kerkesave tė bashkisė dhe kryetarit Ndue
Gega, i cili ka qėnė i interesuar pėr
shtimin nė masė tė gjelbėrimit.
Specialisti Gjovalin Jaku thotė se
megjithėse janė mbjellė rreth 200 rrėnjė dru
dekorativė, aksioni ėshtė ndėrprerė pėr pak
ditė, pasi nuk lejohet mbjellja nė ngrica qė
ka kėto ditė. Me tu rritur temperaturat do
tė rinisė puna pėr tė pushtuar cdo hapėsirė
nė qytet, dhe nė rrugėt hyrėse tė kėtij
qyteti.
A.
Ndoja, 16. 01. 2012
|