Njė muze pėr Mat’hauzenin
shqiptar
-Hidhet ideja pėr
burg-minierėn e Spaēit
Pak shėnime…
“….Asgjė mė
reale se pėrfytyrimi i njė fėmije nuk mund tė ta sjellė
nė kujtesėn e kohės Spaēin, kėtė fshat disi tė humbur,
por me njė histori tė kahershme mjaft tė pasur pėr nga
krerė tė zėshėm, klerikė tė lartė si Dom Prend Suli, e
pse jo, studiues tė njohur nė historinė mirditase, por
qė pėr fat tė keq qė nga viti 1968 zėmadhja i erdhi prej
kampit famėkeq, m’u nė Mekuē, aty ku si me porosi dielli
e ndriēonte vetėm 2 a 3 orė nė ditė nė mes tė gushtit
atė “sofėr vend” mbi krye tė kėtij ferri dantesk!
Je veēse 5 a 6
vjec, banor nė anėn tjetėr, nė kėmbė tė maleve, qė
mbėshteten rėndė si njė kurriz gjigand, qė fillon buzė
Repsit e ngjitet pėrpjetė majė Mollėzės pėr tė
pėrfunduar nė formėn e njė harku nė qafė tė Munellės,
kur nė kokė tė ėshtė formuar misteri i njė bote tjetėr
“me armiq”, siē na e tregonin mė tė rriturit. Dhe kėta
tė fundit, nė ato anė, kishin filluar njė punė nga mė tė
ēuditshmet, gjysėm tė lirė, gjysėm tė burgosur. Kėshtu
ritualisht, prej dekadash, njė jetė tė tėrė, gjysh,
babė, bir. Dekada tė tėra kėshtu, qėkurse kish nisur tė
ēahej “barku i pasur” me bakėr e pirit i Spaēit,
fillimisht i shfrytėzuar me karrierė e mė pas pėrmes njė
rrjeti tė tėrė me tunele, galeri, furnele, shembje tė
mėdha ku rehat mund tė vėrtiteshin avionė brenda e deri
traverbangė, gati sa pėr shtegtuar brenda edhe trena
elektrikė. Njė hapėsirė kjo e pėrshkuar prej qindra
kilometrash nga mirditorė, por dhe banorė tė trevave tė
tjera, sėbashku me “armiqtė e popullit”.
Kampi i
tmerrshėm
Sapo kalon
Qershizėn me jeshillėkun e saj, relievi thyhet krejt
papritur nė hone tė pjerrėta, sa duhet tė kesh mendjen
nė ēdo hap qė hedh. Kėto ulje-ngjitje tė thepisura
punėtorėt e lirė, siē quheshin, qė nga fshatrat e Fanit,
Oroshit, Kacinarit, Gjegjanit tė Pukės e mė tej, i bėnin
ditė pėr ditė, tri turnesh. Gati kaq ishte dhe liria e
kėtyre njerėzve, pėrjashtuar orėt nė mes kampit qė
qarkohej nga tela me gjėmba. Natėn
sidomos,
prej kėtu, shfaqej njė det i tėrė dritash, qė kundrohej
qė nga larg. Kampi megjithė fjetore e shpatet e galerive
tė shumta, pėrafrohej me njė qytet goxha tė madh,
ndriēimi natėn bėhej i veēantė, me lloj-lloj dritash e
prozhektorė tė fuqishėm, qė rrotulloheshin peridokisht
nga ushtarėt e vendkomandove pėr tė ndriēuar ēdo kaēube
a gėmushė. Nėse ndėrpriteshin dritat njė stacion i
fuqishėm gjeneratorėsh me rezervat e tij ishte gati,
ndėrkaq nė intervalin nė mes ndezjes sė tyre, dhjetra
fishekzjarre ēanin qiellin e Mekuēit, jo pėr tė zbavitur
e kėnaqur syrin e kureshtarit, por pėr tė ruajtur
“kufirin e burgut” nga shkelėsit armiq!
Kampi pėrbėhej
nga dy ansamble fjetoresh, njėra mė e madhja e ngritur
nė majė tė njė shkėmbi, improvizuar si shesh, ndėrtuar
me mundin e vetė tė dėnuarve, kjo pėr tė burgosurit
politik dhe nė anėn tjetėr, nė pak distancė ndėrtesat
pėrdhese tė ordinerėve.
U zbulua njė
armik nė fshat
Gjithnjė mė
mundonte nė imagjinatėn time fėminore tė atyre viteve,
pėrfytyrimi pėr njė armik, tė dije diēka brenda tij duke
t’u feksur si njė fantazmė, “diēka e egėr”, njė njeri
kundėr pushtetit, diēka si tej njerėzores. Rrėfimet e
prindėrve, mėsuesve, aktivistėve tė frontit etj, ku si
kureshtarė nuk mungonim aty nė rradhėt e fundit tė
mbledhjeve tė kėsilloj, e kishin bėrė tė veten: armiku i
klasės me tė kėqijat e tij na ishte ngulitur nė tru si
simbol i sė keqes sė madhe qė i kanosej pėrditshmėrisė
sonė tė jetės nė “sistemin e lumturisė”!.
Ndaj dhe Spaēi
m
’atanė,
ato njerėz me rroba tė kuqėrremta e me kapela tė bardha
mė sė shumti, qė varg merrnin rrugėn pėr nė turrnet e
punės nga fjetinat e anasjelltas tė tre turnet, na
pėrngjasej me njė botė misterioze me qenie gati
jashtėtokėsore.
Por, ja qė njė
ditė, “armiku i popullit”, na u bė realitet pikėrisht nė
fshatin tonė. Njė banor, tė cilin e njihja mirė, kisha
qenė disa herė tek shtėpia e tij, mėsova se e kishin
arrestuar. “E more vesh pėr Zefin, mė tha dikush. Hė?
Doli armik! Si?! Zefi armik….”.
Po kush ishte
ky Zefi?
Njė marangoz i
mirė, njeri i urtė, i dashur sidomos me ne fėmijėt,
zanatli dhe i pėrpiktė. Nuk kishte ndonjė shkollė, por
ishte i mbarė dhe i qetė, strukur nė punėt e veta.
Ku vajtėn dhe
na e nxorėn armik Zefin?!-shqyenim sytė ne fėmijėt nga
habija, dhe mundoheshim, tė pikasnim diēka tė tillė kaq
misterioze qė ai nuk na paskėsh rėnė nė sy dhe ne tė
vegjėlve. Thjeshtė qe ankuar pėr bukėn-gur tė misrit!
Kush ishte
armiku i vėrtetė?!...
Duhet tė ketė
qenė marsi i vitit 1967 kur Mehmet Shehu me njė grup
shoqėruesish, duke inspektuar minierėn e Spaēit, qė
asokohe punohej me punėtorė tė lirė tė zonave pėrreth e
mė gjerė, pasi i hedh njė sy terrenit perfekt qė tė
kujtonte ishujt izolues tė romaneve me personazhe ku
ngujohen tė rrezikshmit e mbretėrive a tjetėr, duhet tė
ketė thėnė me vete: “po, kėtu e meritojnė armiqtė e
Partisė dhe tė Popullit!”.
Dhe kaq u desh
qė miniera e Mekuēit nė Spaē tė shndėrrohej nė kamp
riedukimi prej punės njėvjeēare tė tė burgosurve
ordinierė, nė kohė rekord ata e bėnė gati bujtinėn e
madhe pėr 400 tė dėnuarit e parė politikė tė ardhur nga
reparti 307 i Valasit tė Elbasanit, e kjo daton dhe
majin e vitit 1968. Kėtė ditė nis dhe historia zyrtare
me “armiqtė e vėrtetė tė Spaēit tė famshėm…!”.
Qė nė vitin e
parė tė ngritjes sė kėtij kampi, pak kilometra tutje
fshatit tonė, pėrveē perceptimeve nga tregimet e
librave, si fėmijė qė ishim po e pėrjetonim dhe njė
mėnyrė tjetėr punėn e armiqve tė klasės! Ngjiste qė nė
mes tė natės, prindėrit tanė tė merrnin pushkėt gjermane
e tė zinin pozicionet e caktuara nė pikėkalime pėr tė
kapur tė arratisurit nga ky burg, kur ngjiste kjo gjė.
Ne dridheshim mė shumė pėr prindėrit tanė, duke i
menduar tė burgosurit jo vetėm si xhindėr, por dhe tė
armatosur mė sė miri, pa e ditur se ata tė mjerė, pėr
t’i rezistuar shijimit tė lirisė, qė e kishin provokuar
nėpėr tunele tė hapur apo ikje nga rrethimet me tela,
kishin nėpėr xhepa veēse nga dy a tri qese sheqer e
biskota 10 lekėshe, shqyer nga rrobat e murme, gjakosur
nga kėmbėt, tretur nga frika.
Dhe historia e
arratisjeve nga ky burg, pavarėsisht pozicionit shumė
strategjik, rrethimeve me tre palė tela, vendkomandave
tė fortifikuara, janė nga mė befasueset, qė nga ato tė
drejtpėrdrejta duke shfrytėzuar netėt me mjegull e deri
tek ato pėrmes galerive tė nėndheshme. Megjithatė liria
e kėtyre guximtarėve nuk vazhdonte mė shumė se 4-5 ditė,
pasi “populli-ushtar”, do t’i fuste shpejt nė ēark pėr
t’ua bėrė dhuratė edhe disa vite tė tjera dėnimi.
Jeta nė kamp
Nė fakt jo
shumė tė dėnuar e sillnin nė mendje arratisjen nga
burgu. Fatin e jetės ata ua kishin nėnshtruar rregullave
tė kėtij burgu, duke u adaptuar me to deri nė
perfeksion, fjetjen e pėrbashkėt nė kapanone, punė,
lexim gazetash, letėrsi politike (sidomos veprat e E.
Hoxhės), koha e lirė dhe mė e shumta nė meditime pėrmes
njė xhiroje qė bėhej nė njė taracė pallati, nga ku ne i
shihnim me habi ēdo ditė nė tė njėjtin orar, thuajse;
ndonjė gatim i vogėl, letra pėr familjet e tė afėrmit,
natyrisht tė dėrguara nė zarfa tė hapur! Pastaj
shoqėritė. Nuk ekzistonin dhe aq shumė tė zgjeruara,
edhe nė ndodhtė nė ndonjė rreth 3-4 vetėsh, pak si e
dyshimtė nė vetvete, hija e spiunėve ishte kthyer nė
instikt vetmbrojtjeje. Ngjiste kjo, siē pohon njė burim
konfidencial i ish-sigurimit, se “nuk mund tė mbaheshin
ndryshe 1000 burra atje...”
“Mbaj mend qė
tė dėnuarit politikė jetonin si nėn hije, -thotė burimi,
nga frika e spiunėve, sepse prej tyre, mbase i kishin
dhe ato vite burg, ata dėshmitarėt “nė tė rrenė”,
profesionistė ama! Po ē’ishin kėta? Vetė burimi
konfidencial vazhdon tė sqarojė se kėta njerėz tė vesit
tė ulėt, duke dhėnė dėshmi tė paqena, stimuluar dhe nga
operativė sigurimi qė kėrkonin karrierė pėrmes kėtyre
farsave, futnin nė rrjetė viktimėn e rradhės. Sidomos
vitet 1976-80 shėnojnė dhe kulmin e kėsaj veprimtarie tė
dėshmitarėve profesionistė.
Siē pėrmendėm dhe mė sipėr tė burgosurit shkruanin shumė letra
pėr tė afėrmit, por ato mė parė i nėnshtroheshin leximit
nga komanda e burgut. Komanda e ndjente veten ngushtė me
letrat qė shkruheshin me metafora apo simbole ose
shprehje lakonike tė mezikuptueshme, ku disa pėrfundonin
dhe nė gjykata dhe nė varėsi tė gjykimit tė ekspertėve
gjuhėsorė, vendosej dhe pėr fatin e letėrshkruesit!
Letra u
bėheshin edhe autoriteteve zyrtare si Kuvendit Popullor,
Kryetarit tė Qeverisė, ministra, por dhe Enver Hoxhės
direkt. Kėtij tė fundit madje i shkruhej mė shumė, sepse
siē thonin ata “po ta dijė Enveri punėn time, unė s’jam
mė nė burg”. Psh, njė letėr iu desh njė tė dėnuari Ukė
Mustafa, shofer nga Puka, duke i treguar Enverit
historinė e njė fotoje tė tij, qė e mbante me dashuri nė
xhamin e pėrparmė tė makinės. Njė ditė xhenerikėt ia
bėnė atė padashje me graso duke ia lerosur fytyrėn
Enverit nė foto, gjė qė e detyroj Ukėn ta griste atė,
por qė u gjendėn menjėherė dėshmitarėt-spiunė, qė
shkruajtėn letra pėr grisjen qė ai na i paskėsh bėrė
portretit tė Enverit. Pėr kėtė u dėnua me disa vite
burg, por letra sqarurese pėr Enverin, bėri qė nga ana e
kėtij tė fundit tė dilte porosia pėr ta liruar nė vend.
Takimet
speciale
Shumica e
kėtyre burrave ishin tė martuar, njė pjesė jo,
megjithėse tė dy palėve fati u kishte kurdisur beqarinė
e pėrjetshme, larg vatrės familjare, thėnė mė shkoqur,
shtratit bashkėshortor. Por takime bėheshin qė nga ato
10 minutėshe, 1-2 orė e deri tek ato tė zgjaturat tė
quajtura speciale. Tė parat bėheshin pa ndonjė burokraci
tė tepruar, por gjithsesi tė survejuara, tė fundit jo,
ato ishin thuajse tėrėsisht intime. Katėr dhoma tė
posaēme qėndronin ēdo natė tė mbushura e madje, kur
rastiste oficeri i rojes shpirtmirė, lironte dhe ca
dhoma tė tjera tė izolimit, qė kėta burra tė paktėn “tė
patredhur” ende fizikisht, tė mund tė shfrynin dhe
epshet e tyre mashkullore, kuptohet tek gratė e tyre.
Ndėrkaq pėrgjuesit ose “ēimkat”, siē thuhej, viheshin
vetėm pėr ndonjė objekt me interes pėr Sigurimin.
Ardhja e grave
tė tė burgosurve, sidomos nga viset joveriore, sepse
burrat namuzli tė kėtyre anėve nuk para i pėlqenin
takime tė tilla, ishte njė odise mė vehte. Si tė ishin
tė damkosura dhe ato, makinat me targa tė vendit nuk i
qasnin, ndaj shpesh ato e bėnin rrugėn nė kėmbė qė nga
Shpali nė Spaē, afro 3-4 orė tė mira, ku dhe shpesh
binin viktima tė dhunimeve seksuale nga shoferė maniakė
seksualė a tė tjerė, por ngacmime seksuale u ofroheshin
edhe prej ushtarakėve apo punėtorėve, qė u siguronin
shtėpi pėr tė fjetur atė natė pritjeje, nė mungesė tė
njė hoteli a bujtine tjetėr shtetėrore nė atė gropė qė
quhej Spaē. Ndėrkaq dhe kthimi prej Spaēit u pėrcillte
tė njėjtin fat.
Kjo ishte njė
vuajtje e madhe pėr kėta njerėz, tė brenda burgut dhe tė
pėrtej burgut, ashtu si dhe mėnxyra tjetėr, qė kur
rastiste qė iks i dėnuar tė vdiste nė burg, nuk lejohej
marrja e kufomės, por varrosej dikund pėr ta vuajtur
dėnimin kokėrr mė kokėrr, ose tej pėrroit tė Seftės, ose
nė kodrėn e Shpalit, kuptohet jashtė rrethimit ku ishin
varrosur ata, tė lirėt!...
Hafiz Sabri
Koēi kthehet nė burg!
Kreu i njohur i
muslimanėve shqiptarė tė pas ’90-sė Hafiz Sabri Koēi ka
qenė pėr disa vite njė prej tė burgosurve politik tė
kėtij kampi. I njohur si burrė i pazė, i bindur nė idetė
e tij antisistem, por i pėrpiktė deri nė ekstrem nė
zbatimin e rregullores, shquhej si njė mekanik-tubist i
zoti nė galeritė e minierės, por punonte dhe nė pjesėn e
repartit tė jashtėm. Vitet e fundit tė pleqėrisė rrėfen,
njė prej drejtuesve tė brigadės sė tij, e kishin lėnė
pikėrisht nė repartin e jashtėm, jo nė galeri. Kur
ngjisnin vdekje tė tė burgosurve, qoftė nga shembjet
aksidentale, apo vdekjet nga sėmundjet dhe vuajtjet e
gjata fizike, tė burgosurit varroseshin kryesisht nė
varrezat e Shpalit, por jashtė rrethojės, aty ku
varroseshin banorėt e ndarė nga jeta tė kėtij fshati.
Varrimi bėhej nė fshehtėsi dhe kryhej pikėrisht nga kėta
punonjės tė repartit tė jashtėm, tė cilėt dėrgoheshin
atje me autoburg, kryhej varrimi dhe ktheheshin sėrish
nė kamp.
Pikėrisht nė
njė rast tė tillė, pasi u bė varrimi i njė tė burgosuri
tė aksidentuar, tek varret e Shpalit, kur i hipėn nė
atubourg tė burgosurit, Hafizi u harrua, ndėrsa
drejtuesi i kėsaj brigade e pikas vetėm kur zbresin tė
gjithė tė burgosurit nė hyrje tė kampit. Mungonte
Hafizi. Mendja u shkoj se ai ishte arratisur, ndaj u
lėshuan nė kėrkim tė tij. Por pikėrisht disa kilometra
nė mes Shpalit e Repsit, rrugės e shohin atė tek po
kthehej vetė nė burg.
1973, revolta e
famshme!
Nė vitin 1973
burgu i Spaēit banohej nga plot 1200 vetė. Nė kėtė masė
burrash bėhej kujdes tė mos ndodhte revoltė a greva qė
zėri tė mos depėrtonte tej rrethimit me tela, por mė 21
maj tė kėtij viti ndodhi e papritura. Kampi u pėrfshi nė
grevė totale, ndėrkaq bateritė e shtetit u drejtuan
pikėrisht nė kėtė gropė tė madhe me emrin Mėkuē.
Si ngjau?
Sipas dėshmitarėve,
tė burgosurve kishte ardhur nė majė tė hundės puna e
rėndė, kushtet e punės, pasi kėtu jo vetėm do tė kryeje
dėnimin si i burgosur politik por dhe tė punoje nė
zgafellat e nėntokės nė tre turne. Disa prej tė
burgosurve e kundėrshtonin punėn, dhe pėrfundonin nė
qelitė e posaēme pėr 30 a mė shumė ditė, ndėrsa mė pas
detyroheshin tė futeshin me zor nė minierė. Kjo ishte
dhe kategoria e mė tė guximshmėve. Njėri prej tyre Pal
Zefi nga Sukthi i Durrėsit, por me origjinė nga Mirdita,
e kishte kundėrshtuar kėtė, por i ishte nėnshtruar
torturave ēnjerėzore nė sy tė tė burgosurve tė tjerė.
Kjo i revoltoj dhe ata, duke ndėrhyrė ndaj policėve
xhelatė, gjė qė precipitoj mė keq. Revolta u zgjerua nė
rrathė koncentrikė, dhe pėr tri ditė kampi i Spaēit
ishte nė duar tė tė burgosurve. Ishin tri ditė qė i
njoftonin botės se liria kishte trimfuar nė njė oaz tė
tmerrshėm tė diktaturės komuniste nė Shqipėri.
Por liria brėnda
burgut nuk zgjati pėr shumė kohė. Forca speciale dhe
reparte ushtarake tė ardhur nga shumė qytete tė vėndit,
nėn thirrjet kėrcėnuese dhe me armėt deri tek ato tė
rėnda si topa e mitrolozė u vendosėn pėrqark burgut.
Vetė Feēor Shehu, eksponenti mė i lartė nė Ministrinė e
Brėndshme tė kohės, ka drejtuar tė gjihė operacionin
deri nė shuarjen totale tė saj.
Mė pas filloj
kalvari i dėnimeve tė organizatorėve. Gjykata e Lartė e
cila instalohet me tė shpejtė brėnda kampit tė Spaēit,
dėnon duke dėrguar pėr ekzekutim tė shpejtė 4 tė dėnuar
tė cilėsuar si mė aktivėt: Pal Zefi, Skėnder
Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko, qė
do tė merrnin dėnimin kapital me pushkatim, ndėrsa
dhjetra tė tjerė do tė ridėnoheshin. Revolta do tė
shtypej, por jehona e saj do tė zgjaste jo pak.
Kjo revoltė, mė e
madhja nė historinė e revoltave antidikaturė nė
Shqipėri, mund tė konsiderohet dhe si pėrpėlitja e
fundit e inteligjencies shqiptare, qė “shihte kah
Perendimi”, nė ato vite tė vetmisė sė madhe, kur shpata
e Hoxhės po priste nė mėnyrė makabėr dhe me mendje
paranojake grup pas grupi puēist. Kjo do t’i shtonte
vendit dhe afro 20 vjet lėngatė kombėtare.
Si e kujtojnė revoltėn ish
tė burgosurit?
Asllan Patrioti,
nga Durrėsi:
Protesta
nisi fillimisht kur njė i burgosur Pal Zefi, nė shėnjė
proteste pėr mbajtjen me tė padrejtė nė birucė erdhi me
shpejtėsi nė oborrin e burgut.
Policėt qė po e
ndiqnin e kapėn dhe filluan ta rrihnin barbarisht. Ne
hezituam pėr momentin por njė i burgosur nė moshė tė
vjetėr, Gjin Doēi thirri duke thėnė: o burra, o burra na
koriti qeni, pasi njė i tillė qė mbante pėr litari
filloi tė lihte me forcė duke tentuar tė largonte
policėt. Menjeherė tė gjithė tė burgosurit si njė ortek,
janė sulur mbi policėt duke i pėrzėnė nga burgu e duke
marrė tė gjithė situatėn nėn kontroll. Pas kėsaj filloi
djegja e kėndeve tė emulacionit me citatet e diktatorit
Enver Hoxha dhe u mundėsuar ngritja e flamurit pėr herė
tė parė pa yllin e kuq komunist.
Fran Gega, nga Mirdita:
Nė
Spaē kam ardhur qė me fillimin e kėtij burgu nė prill tė
vitit 1968, dhe kam vijuar deri nė vitin 1973, pra nė
momentin e revoltės kam qėnė i pranishėm. Njė konflikt
me policinė, kur njė bashkėvujtės i joni i quajur Pal
Zefi
nga Durrėsi, nuk pranoj tė punonte sepse njė i burgosur
politik nuk kishte pėrsė punonte. Pėr kėtė atė e patėn
futur nė birucė disa herė. Rastin mė tė fundit e lanė nė
birucė pėr njė muaj, por qė rregulli nuk lejonte pėr mė
tepėr se njė muaj. Pėr kėtė ai u largua nė mėnyrė tė
dhumshme nga biruca dhe u kthye nė kamp. Nė mėngjes ka
ardhur operativi me 12 policė pėr ta ridėrguar me forcė
nė birucė.
Njė bashkėvuajtės i
yni qė ishte agjent i komandės, edhe ai u sul pėr ta
kapur. Por njė tjetėr i burgosur Pavllo Popa nga Vraka
e Shkodrės, e kapi atė dhe e tėrhoqi. Nė kohėn kur
policia e vuri nėpėr kėmbė, pėrmes njė skene tė
llahtarshme, 12 policė me njė tė burgosur, i gjithė
kampi plasi nė revoltė. Kemi bėrė grusht me policinė tė
cilėn e nxorėm pėrjashta.
Sa ditė zgjati
revolta?
Dita e parė ka qėnė
e rėndėsishme, ndėrsa tė nesėrmen sikur u tulat i gjithė
burgu, e dinim mirė se shteti do tė hakmerrej ndaj nesh.
Gjatė kėtyre orėve pa kontroll, mbbaj mend se tė
burgosurit filluan tė hakmerreshin ndaj disa tė
burgosurve qė ishin spiunė dhe qė kishin dalė dėshmitarė
nė tė rremė nė shumė raste. Nė moment policia e
shfrytėzoi kėtė rast, dhe filloi tė merrte disa nga mė
aktivėt. Kur po merrnin Pavllo Popėn, shpėrtheu njė
revoltė mė e fuqishme dhe gjithēka doli jashtė
kontrollit. Kėtu filluam pėr herė tė parė tė shanim
sistemin pėrmes parullave politike. Situata u bė tejet e
rėndė pasi policia qėllonte pa pushim nė drejtim tė
godinave tė kampit. Ja edhe sot e kėsa dite duken vėndet
ku binin predhat e armėve tė policisė. Pėr ca kohė e
gjithė vėmendja e shtetit u pėrqėndrua kėtu. Gjatė kėsaj
kohe ne pėrcaktuan disa pika tė njė rezolute me disa
pika qė ia dorėzuam komandės.
Po ngritja e
flamurit si u arrit?
Ishte pjesė e
pashmangshme e atij procesi tė atyre ditėve historike.
Dikush u kujtua pėr kėtė. Njė i burgosur solli njė beze
tė kuqe. Mersim Vlashi nga Mati, mundi tė improvizonte
njė shqiponjė pa yll nė tė. Sėbashku me njė tė burgosur
tjetėr, Gjet Kadelin mundėm t’i vinim njė ristelė pėr ta
ngritur. Shumė tė burgosur mbani njėri-tjetrin deri nė
taracė ku ai u vendos. Ishte njė natė e vrullshme qė
kurrė nuk na shlyhet nga kujtesa.
Ndėrsa ajo pati
edhe fundin e saj?
Patjetėr qė ajo do
ta kishte njė fund. Fundi ishte i hidhur pėr tė dyja
palėt. Diktatura mori njė shuplakė tė rėndė, ndėrsa nga
ne u ekzekutuan 4 tė burgosur, dhe 8 tė tjerė u dėnuan
me burg tė pėrjetshėm.
Isa Isufi nga Shkodra:
Jam arrestuar nė
vitin 1962 dhe kam qėndruar nė burg deri nė vitin 1981,
i akuzuar pėr strehim dhe pėrcjellje jashtė atdheut tė
disa
“diversantėve” nė zonėn time tė Postrribės. Isha i
martuar dhe kisha lėnė njė vajzė dy vjeēe tė lindur. Kur
dola nga burgu e gjeta vajzėn time tė martuar, dhe me
njė vajzė tė vogėl po 2 vjeēe. Me dukej sikur kjo ishte
vajza ime dhe koha kishte mbetur nė vėnd.
Bukurie Muho Bala, nga Shkodra:
Kam
ardhur nė moshėn 8 vjeēe pėr herė tė parė nė kėtė kamp,
pėr tė parė babain tim Muho Bala i cili mė kishte lėnė
njė muajshe e gjysė . Kujtoj se rrugėn nga Repsi e deri
kėtu nė burgun e Spaēit e mora nė kėmbė. Erdha dhe e
pashė babain tim tė cilin nuk e kisha parė kurrė, por e
njoha edhe pse polici deshi tė bėnte njė eksperiment
nėse e njihja nė mes tre tė burgosurve tė tjerė. Mė lanė
nė takim me babin tim vetėm 7 minuta. Kam ardhur edhe
njė herė nė moshėn 10 vjeēe dhe mė pas vetėm kur u kthye
nga burgu. Mė gjeti me dy fėmijė tė rritur, pasi ai bėri
rreth 27 vjet nė kėtė burg por edhe nė burgje tė tjera.
Gjok Zefi, vėllai i tė pushkatuarit Pal Zefi:
Pėrse qe dėnuar
vėllaj juaj?
Ne
i vendosėm njė Fletė-Rrufe komitetit qėndror tė PPSH, nė
qėndrėn e fermes sė Sukthit nė Durrės. E bėmė kėtė tė
nxitur nga vetė diktatori sipas tė cilit “cilido pa
frikė mund tė thojė e shkruajė me germa tė mėdha
mendimin e tij”!
Nė fakt
fletė-rrufeja nuk u hoq pėr disa ditė dhe u bė njė
analizė ku ne na u dha tė drejtė. Por vetėm njė javė mė
pas ne u arrestuan qė tė dy dhe pėrfunduam kėtu nė
burgun e Spaēit, unė i dėnuar me 8 vite burg, ndėrsa
vėllai im me 10 vite.
Gjithsesi, e kam
thėnė qė atėhere nė burg: Lum unė qė jam nė burg dhe
mjerė populli qė ėshtė i lirė! Edhe vetė Pali e dinte
dhe e kishte parashikur se do ta vrisnin. Unė e mora
njoftimin pėr vrasjen e Palit pas shtatė muajsh, kur
isha nė burgun e Burrelit, ishte diēka qė e prisja herėt
a vonė.
Nė epilog,
projekti pėr muzeun
Ka mijėra ė mijėra
dėshmi pėr kėtė kamp famėkeq, dhe pikėrisht nga njė grup
i zgjeruar faktorėsh intelektualė e politikė nė Mirditė
ėshtė menduar prej kohėsh tė ngrihet muzeu i rikompozuar
nė detaje kėtu nė Spaē ku gjenden ende nė kėmbė dy
godinat kryesore si fjetore a vende tė tjera tė
shėnuara, gjė qė ėshtė mbėshtetur nga tė gjithė
vuajtėsit e kėtij vendi ferri.
Vetė Ministria e
Kulturės e ka pėrkrahur njė nisme tė tillė dhe e ka
futur nė axhendėn e pėrcaktimit si njė muze tė tillė tė
tipit “Mat’hauzen shqiptar”, dhe pėr kėtė kanė filluar
dhe pėrgatitjet e para, pėr tė rikompozuar me vėrtetėsi
vendin e vuajtjes sė dėnimit, disa galeri, rrethimin me
tre palė tela, me karrakolle tė ushtarėve ruajtės e
prozhektorėt “cikllopė”, siē do tė shprehej vuajtėsi i
dėnimit pėr disa vite Fatos Lubonja, i cili ėshtė
angazhuar shpirtėrisht nė kėtė projekt.
Ai tha se nuk mund
tė ketė tė dytė nė Europė tė kėtij lloji, njė
burg-minierė, qė i kishte rrathet e ferrit nė ēdo hap,
tek bujtinat, birucat, detyrimi pėr tė lexuar literaturė
komuniste, ato ecejeka tre turneshe nga fjetoret tek
galeritė lart disa qinda metra, ku tė burgosurit
lidheshin dyshe pėr dore pėr tė mbėrritur nė vendin e
punės, (njė kėrrusje barbare nė dinjitet), dhe deri tek
galeritė e nėndheshme, nė pesė zona tė bakrit dhe tė
piritit, dhe ku aksidentet ishin permanete, ndėrsa
trupat e tė vdekurve pėrjetėsisht nuk shiheshin mė nga
familjarėt.
Donacionet e para
pėr kėtė projekt ambicioz human dhe njėherit kujtesė e
fortė historike kanė ardhur nga njėsitė vendore tė
Mirditės pikėrisht ditėn e djeshme nė njė takim, por
janė afruar dhe nga humanistja austriake Marianne Graf
si dhe priten dhe tė tjera, pėr tė kujtuar kėtė vend
unikal qė do t’u pėrgjante krematoriumeve naziste.
Gj. Marku
A. Ndoja