REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Njė pėrurim dhe njė promovim:

Biblioteka dhe Profili i Bashkisė.

  Tė pėrmbledhura nė njė ditė, por qė sollėn njė risi nė mėnyrėn e konceptimit tė njė veprimtarie tė pasur kulturore promocionale, kanė qenė pėrurimi i rikonstruksionit tėrėsor tė bibliotekės Rrėshen, hyrja e sė cilės vendoset nga ana e shkollės sė mesme Rrėshen po nė mjediset e pallatit tė kulturės, si dhe promovimi i Profilit tė ri dhe Planit Strategjik tė Bashkisė Rrėshen.

  Pėrurimi i bibliotekės

  Nė prag tė festės sė Vitit tė Ri bashkia ka bėrė dhe pėrurimin e rikonstruksionit total tė bibliotekės Rrėshen, e cila vendoset nė njė pozicion tė ri duke pėrftuar dy salla ekspozimi tė librit me fond tė hapur, kryesisht atė tė fėmijėve, si dhe njė sallė tejet komode pėr lexim dhe ekspozim. Kanė qenė dy mjedise tėrėsisht tė abandonuara prej 10 vitesh qė janė kthyer nė funksion tė qytetarėve, po ashtu duke pėrftuar njė sallė tė re nga ana e portalit anėsor tė skenės, gjė qė ka sjellė dhe modelimin e tėrė kėsaj hapėsire me dy mjedise tė tjera po funksionale pėr anekset e skenės sė madhe tė pallatit. Gjithashtu ndėrhyrje janė bėrė nė fasadėn e jashtme dhe tarracė si dhe dy lulishte tė reja para bibliotekės, e cila qė nga kėto ditė do tė mbajė tė shėnuar nė hyrje tė saj emrin “Gjon Gazulli”, vendosur nga kėshilli i bashkisė pas propozimit tė bėrė nga ana e njė grupi studiuesish, shkrimtarė dhe gazetarė mirditorė.

Fjala pershendetese e pergjegjeses Bardhe Marku.

Investimi rikonstruktues u bė i mundur nė sajė tė financimit qė dha Ministria e Kulturės nė njė shumė prej 2 milion lekėsh tė reja. Por me ndihmėn edhe tė donatorėve privatė, u bė e mundur qė projekti tė mos lihej nė mes, madje u pėrftua dhe njė sallė tjetėr nė pallatin e kulturės, galeria e arteve figurative qė do tė shėrbejė edhe si sallė mbledhjesh minimalisht me 40 karrike.

Nė njė ambient festiv, u bė dhe preja e shiritit tė pėrurimit nga n/prefekti Gjon Pjetri dhe drejtuese e CANGO-s Anduena Shkurti. Mė pas ceremonia u krye nė mjediset e bibliotekės. Fjalėn pėrshėndetėse e mbajti shefi i departamentit tė kulturės nė bashki Alfred Shtinja, i cili nė mes tė tjerash theksoj: “Ēdo pėrurim qė bėhet ėshtė njė kėnaqėsi pėr impaktet dhe shėrbimet mė cilėsore qė sjell pėr qytetarėt, por kur bėhet pėr njė bibliotekė kėnaqėsia vjen e shumfishuar dhe qė sot ėshtė mė e domosdoshme se kurrė. Ne kemi nevojė qė njerėzit t’i afrojmė tek libri, dhe pėr kėtė t’u krijojmė kushte sa mė tė mira, duke nisur nga vetė libri pėr tė mos e lėnė nė mėshirėn e fatit. Ajo qė ėshtė akoma mė e rėndėsishme sot lidhet dhe me faktin, qoftė dhe simbolikisht kjo bibliotekė u afrohet pėrballė nxėnėsve, tė rinjėve qė me domosdo librin duhet ta kenė mikun e tyre mė tė ngushtė. Ndėrsa vetė emri i vėnė kėsaj biblioteke me miratimin e kėshillit bashkiak, qė lidhet me njė nga simbolet unikale tė dijes njerėzore prej qindra vitesh me rrėnjė mirditore, do tė thotė akoma mė shumė pėr kėtė rikonstruksion total tė bibliotekės qė po pėrurojmė sot.

Dukeparė numėrin gjithnjė nė rritje tė lexuesve, dhe prirjes natyrale tė mirditorit pėr tė qenė pranė librit e dijes, jemi tė bindur se me kėtė investim, qoftė dhe simbolik, kemi bėrė mė tė mirėn e mundshme nė drejtimin e duhur. Ashtu si mendojmė se me nxitjen e kėtij projekti do tė vazhdojmė pėr tė pėrftuar njė qendėr libri nė standarte moderne.

Pėr punėn cilėsore tė bėrė nė kėtė objekt tė rėndėsishėm kulturor, falenderojmė Ministrinė e Kulturės qė mundėsoj financimin e kėtij rikonstruksioni, por dhe disa donatorė qė dhanė kontribute pėr tė bėrė tė mundur avancimin e projektit tė nisur. Ndėr ta falenderojmė projektuesin ing.Pjetėr Pjetri,specialistėt e urbanistikės nė bashki Fran Jushi dhe Tonin Picaku, drejtuesin e AVA Shpk Ardian Gjoka, bisnesmenėt Ndue  Shkurti e Rexhep Ruēi si dhe Gjovalin Jakun pėr dy lulishtet e bėra jashtė projektit. Gjithashtu vlen tė pėrgėzohet pėr punėn e mirė firma “Gojani”, e pėrfaqėsuar nga specialisti Sandėr Gjoni si dhe tė gjithė punėtorėt e specialistėt qė pos punės rikonstruktuese kryen dhe punime artistike.

Dhe sė fundi falenderojmė gjithė ata kontributorė qė mundėsojnė pasurimin me libra tė kėsaj biblioteka publike si dhe lexuesit e shumtė e sidomos masėn e fėmijėve dhe tė rinjėve. Le ta gėzojmė kėtė bibliotekė, duke uruar se numri i lexuesve do tė vijė gjithnjė nė rritje.”

Mė pas ka bėrė njė historik tė shkurtėr tė bibliotekės nė vite pėrgjegjėsja Bardhe Marku, duke sjellė shifra, data dhe fakte dhe kryesisht faktin e rėndėsishėm se nga nisja me disa kopje librash sot fondi e kalon shumėn e 70 mijė ekzemplarėve, duke e rradhitur nė bibliotekat e pasura tė vendit.

Kryetari i bashkisė Gjon Dedaj duke pėrgėzuar tėrė faktorėt pėr punėn e bėrė theksoj se si drejtues i bashkisė gjithnjė e ka patur nė fokus tė punės sė tij integrimin e faktorėve kulturorė nė jetėn e komunitetit pėr tė sjellė njė ansambėl tė pasur e dinjitoz objektesh dhe ekipesh qė shėrbejnė kulturalisht nė lartėsinė e duhur pėr komunitetin ku drejton.

Pėrshėndetje bėri dhe nėprefekti Gjon Pjetri duke e uruar bashkinė pėr punėn e bėrė ashtu si dhe gjithė aktorėt qė drejtojnė institucionet e kulturės, tė cilėt kanė sjellė ndryshime tė dukshme jo vetėm nė drejtim tė pėrmirėsimit tė shumė institucioneve e ambjenteve thuajse tė abandonuara prej vitesh, por dhe mėnyrėn e perceptimit pėr t’u shėrbyer banorėve tė kėsaj bashkie e mė gjerė.

Gjithashtu kanė pėrshėndetur dhe pjesėmarrės tė ndryshėm nė kėtė ditė pėrurimi, Ndue Dedaj, Preng C.Lleshi, Gjon Nikoll Dedaj e tė tjerė duke falenderuar pėr kėtė mjedis thuajse tė ri dhe me njė koncept modern sa i pėrket shėrbimit ndaj lexuesve.

Promovimi i profilit tė Bashkisė

  Po kėtė ditė nė mjediset e bibliotekės sė re, ėshtė bėrė dhe promovimi i profilit tė bashkisė Rrėshen dhe plani strategjik i hartuar nė bashkėpunim me Programin e Ngritjes sė kapaciteteve tė Qeverisjes Vendore, CANGO. Ėshtė njė botim serioz nė gjuhėn shqipe dhe anglisht, duke pėrmbledhur njė ekstrat tė dhėnash qė do tė shėrbejnė pėr njohjen mė nga afėr tė bashkisė nga kushdo i interesuar. Janė tė dhėna tė rrjeshtuara nė rubrika tė shumta qė nga hyrja, pozita gjeografike, demografia, resurset, historiku, bimėt dhe bujqėsia, klima, bisneset, buxheti, investimet dhe informacione tė shumta deri tek njė “miniēelės” informativ i bashkisė ku merren informacione tė detajuara. Libri-profil ėshtė dizajnuar larmishėn dhe profesionalisht nga njė studio serioze nė Tiranė dhe vetė stilizimi i saj bėhet joshė pėrmes dhjetėra fotove tipikė nga zona e rrėshenit si nė qytet dhe fshatra.

Falenderimi:

Falenderojmė grupin e punės tė ngritur nga Bashkia Rreshen si dhe ekspertėt dhe stafin e Programit tė Ngritjes sė Kapaciteteve tė CANGO-s, tė cilėt ndihmuan nė procesin e zhvillimit tė Profilit tė Bashkisė Rrėshen dhe mbėshteten teknikisht pėrgatitjen e tij.

Falenderojmė gjithashtu pėr ndihmesėn teknike tė dhėnė agjensine MGS (Urban International Associates – Ortakėt Nderkombėtarė qytetas) nė Bullgari.Pėrmbajtja dhe printimi i ketij Profili nuk do tė ishin mundėsuar pa mbėshtetjen financiare tė CAFOD UK (Fondi Katolik i Anglisė dhe Uellsit pėr Zhvillim pėrtej Detit),tė cilin gjejmė rastin ta falenderojmė

Pėrshėndetja e kryetarit te Bashkise z. Gjon Dedaj

Shumė tė dashur qytetarė!

Bashkia Rrėshen vazhdon tė punojė pėr detyrėn e saj parėsore dhe ka rastin t’ju paraqesė risitė e ndryshimit e zhvillimit dhe tė kontribuojė qė tė jetė e banueshme pėr tė gjithė.

Nė misionin dhe kujdesin e vet tė shėrbimit dhe shėrbesės, nė respekt tė punės sė gjithė paraardhėsve dhe nė situatat e ndryshme konkrete qė po kalojmė sėbashku, Bashkia Rrėshen ju ofron Planin e Ri Strategjik tė Zhvillimit dhe Profilin e saj, si produkte tė njė pune efektive njėvjeēare tė gjithė departamenteve, kėshillit bashkiak, specialistėve tė fushave tė ndryshme, grupeve tė interesit dhe komunitetit, gjithnjė me mbėshtetjen e kėshilltarėve tė CANGO-s.

Ky dokument ėshtė njė mjet i dobishėm pėr tė na ndihmuar tė orientohemi sėbashku drejt mė tė mirės nė kėtė realitet social dhe per tė pėrballuar me forcėn dhe dritėn e moralit e tė ligjit, udhėt e pėrshkrueshme tė drejtėsisė, paqes dhe zhvillimit tė qėndrueshėm.

Jam i bindur se nė kėtė dokument ēdo i interesuar do tė mund tė gjejė elementėt bazė tė domosdoshėm (shkencorė, ekonomik, teknik, socilogjik e psikologjik) pėr tė kėrkuar zgjidhje pėr problemet qė lidhen me jetėn dhe zhvillimin tonė, pėr tė ruajtur vlerat mė tė mira tė sė shkuarės e tė sė tashmes dhe pėr tė qenė mė afėr botės sė qytetėruar, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen dhe fėmijet tanė.

Ky dokument ėshtė bėrė i mundur falė bashkėpunimit dhe ndihmės sė shumė njerėzve dhe falenderimi im iu drejtohet tė gjithėve, me shpresėn dhe urimin qė mbas leximit tė kėtij materiali, akoma mė shumė do tė frymėzohen pėr t’u angazhuar mė aktivisht, pėr tė patur njė bashki mė efektive dhe mė efiēente, nė produktet e sė cilės tė jetė gjithnjė e mira e pėrbashkėt, duke respektuar dinjitetin e gjithėsecilit.

Njė falenderim i detyrueshėm pėr donatorin mbėshtetės CANGO, puna e tė cilėve nuk ka qenė gjithmonė e lehtė, pasi jo rrallė na ka munguar gjuha e informacionit apo termave tė kėrkuar, por besoj se sėbashku kemi hyrė tashmė thellėsisht nė misionin e ngarkuar qė kjo bashki tė jetė nė tė njėjtėn kohė mė shėrbyese dhe mė njerėzore pėrmes dijes dhe respektit.

Ky dokument nuk ėshtė thjesht njė dėshirė apo vetėm njė ėndėrr, por njė bashkim mundėsish dhe njė sfidė qė do tė bėhet realitet pėrmes angazhimit tonė tė pėrbashkėt, mbėshtetjes sė ēdo niveli qeverisje dhe donatorėve pa dallime politike a pozite gjeografike, pėr shkak feje a paragjykimi, pėr njė aleancė tė qėndrueshme qytetarė –qeverisje! Ju faleminderit!...”

Botimin e kėtyre dokumentave e kanė pėrshėndetur dhe drejtues tė CANGO-s, si dhe pjesėmarrė nė kėtė takim, ku ėshtė theksuar se e rėndėsihme mbetet faza e angazhimeve dhe realizmit.  Mė pas nga ana e kryetarit tė bashkisė nė mėnyrė simbolike janė dhuruar libra profil pėr pjesėmarrėsit ashtu si dhe dokumenti i planit strategjik, tė cilėt tashmė e pasurojnė ”bibliotekėn” e dokumentave promocionalė tė bashkisė Rrėshen duke hedhur njė hap  tė sigurtė nė forcimin e institucionit.

Shėnim: Tė dy dokumentet, si profilinm dhe planin strategjik sė shpejti do tė vendosen nė faqen zyrftare tė bashkisė nė gjuhėn shqipe dhe nė anglisht.

Pėrgatiti: Gj.Marku