|
Njė
studiues korēar pėrmes Mirditės nė dimrin e 1930-s
Duke vijuar me reportazhet e
“Discovery”, menduam tė vijmė para lexuesit me njė udhėpėrshkrim tė para
80 viteve tė njė studiuesi tė njohur korēar qė u prin viseve tė Veriut
dy antropologėve amerikanė, burrė e grua. Kalon malėsinė eLezhės, mė
pastaj i bie tėrthor rajonit tė Mirditės dhe mė tej. Por nga shėnimet e
mbajtura preferon qė tė shėnojė nė njė libėr tė vecantė Mirditėn, duke e
kalėruar nė kuaj a nė kėmbė mepėrmes atė nė njė dimėr tė acartė. E
gjitha kjo nuk sillet pa synim, kur sot pikėrisht udhėtime tė tilla mund
tė jenė nė kėrshėrinė e mėtejshme tė tė huajve e vizitorit vendas .
Jemi mėsuar qė nėpėr
udhėpėrshkrime, studime apo hulumtime, vendin tonė tė para shumė viteve,
ta njohim vetėm pėrmes shėnimeve tė tė huajve, qė kanė qenė aq tė
interesuar pėr doket, zakonet, kulturėn e jetesės dhe tė sjelljes sė
kėtyre njerėzve nė kėtė cep mistik tė Europės. Duket se Shqipėria e
Epėrme, ka qenė kėrshėria ndjellėse pėr shumė syresh nė hulumtimin e
miteve, doket, ritet, vetqeverisjes pėrmes Kanunit tė Maleve, gjuhės dhe
antropologjisė. Ndėr ta pėrmenden Hahn, De Grand, Durham, Nopēa e tė
tjerė. Por ndėrkohė shėnohen nė kujtimet e njerėzve dhe plot emra tė
panjohur sidomos antropologėsh tė huaj dhe kryesisht amerikanė, qė i
ranė kryq e tėrthor viseve tė Veriut, Mirditės, Pukės, Zadrimės,
Malėsisė sė Madhe, Lurės, Dibrės, Lumės, Hasit, Malėsisė sė Gjakovės dhe
Dukagjinit.
Nė kėtė aradhė ardhėsish aty
nga vitet ’30 tė shekullit tė kaluar, bien nė sy dhe dy
“matės-antropologė” tė tillė, dy dijetarė irlandezo-amerikanė, burrė dhe
grua, tė cilėt vijnė nė Shqipėri me kėrshėrinė pėr t’u vėnė nė gjurmė tė
Eposit tė Kreshnikėve. Janė pikėrisht kėta, qė shoqėron studiuesi i
njohur korēar, Stavri Frashėri. Por, pėrpos shoqėrimit, ky i fundit,
ndalet dhe kundron me kujdes nė ēdo vatėr malėsore, shtėpi, kullė, dasmė
a morte, pėr tė sjellė detaje tejet jetėsore mbi organizimin e jetės
shoqėrore, kulturės popullore dhe materiale autentike pa kurrfarė stisje
a ngjyresa ekzotike, duke e qėmtuar faktin direkt nė burim, pėr ta
mbledhur me kujdes nė ditarin e tij qė mė vonė do tė botohej si trajtė
monografike e njė udhėpėrshkrimi nga kėto vise. Pas pak kohėsh, Stavri
Frashėri, nė kolanėn e botimeve tė tij, ėshtė ndėr tė paktėt shqiptarė,
qė i shton njė libėr monografik bibliotekės sė varfėr tė librit shqip
pėr “Vendin e Shqipeve”.
Nė kėtė shoqėrim qė Frashėri u
bėn antropologėve amerikanė, burrė e grua, nėpėr trevat e Veriut nė
vitet ’30, tė cilėve u intereson thjeshtė antropologjia e njerėzve tė
kėtejshėm, Stavri Frashėri shtyhet mė tej nė shėnimet e tij, nė relievin
e pėrgjithshėm historik, dokėsor, social e kulturor tė Mirditės, ishte
njė qėllim shumė fisnik i tij, tė njiheshin krahinat e vendit me njėra
tjetrėn, pasi ta zėmė Veriu me Jugun nė mes veti dukeshin si dy botė tė
largėta, falė dhe prapamabejtjes dhe varfėrisė sė tejskajshme qė
pėrjetonin njerėzit e maleve.
Mitrush Kuteli nė njė
“shoqėrim” qė i bėn librit tė tij nė botimin e para 75 viteve, duke
falenderuar autorin, por dhe shoqėrinė e Grave tė Korēės qė ndihmuan
daljen nė dritė tė njė libri tė tillė thellėsisht shoqėror, duke
shpresuar se ky do tė jetė njė manifestim jo i izoluar e sporadik,
konkludon se pėrtej maleve zgjaten tė tjera male dhe midis tyre janė
vėllezėr, tė cilėt fatkeqėsisht as i njohim e as i dimė. Koha me
karvanin e brengave tė ndryshme, mjegulla e hedhur prej shumė armiqsh
dhe mungesa e mjeteve tė udhėtimit na kanė shtrydhur formėn e egėr tė
njė individualizmi egoist kundrejt vėllezėrve. Njohim vise tė huaja si
asnjė tjetėr popull, por pėr malet tona nuk kemi pėrveēse dijeninė e njė
ushėtime legjende.
Kush ėshtė Stavri Frashėri?
Lindi nė qytetin e Korēės mė
1900, me prejardhje nga Frashėri i Pėrmetit. Kryen shkollėn fillore nė
Selanik, tė mesmėn nė Janinė nė gjimnazin “Zosimea”, ku dikur kishin
mėsuar dhe vėllezėrit Frashėri e figura tė tjera tė shquara tė Rilindjes
Kombėtare.
Nė 1920 familja kthehet nė
atdhe dhe ai punon si shkrues nė bashki, deri mė 1923 kur merr njė bursė
studimi nga Fondacioni amerikan “Near East” pėr nė “Robert Kolege” tė
Stambollit, studime qė i kryen nė 1927 duke u diplomuar si inxhinier
mekanik. Degėt e letėrsisė dhe shkencave humanitare i kishte shumė pėr
zemėr. Punon nė Korēė disa vite dhe dėrgohet nga Ndėrmarrja Elektrike e
asaj kohe pėr specializim nė Angli pranė firmės “Ruston”, mė pastaj
kthehet dhe vendoset nė Durrės, aty emėrohet mėsues i lėndėve
profesionale nė shkollėn amerikano-shqiptare bujqėsore tė Golemit ku
punon nga vitet 1930-1940. Gjatė luftės u muar me mėsuesi, ndėrsa pas
luftės do tė provojė burgjet komuniste, pas daljes nga burgu, punoi si
inxhinier mekanik deri sa mbylli sytė mė 25 tetor 1965.
Stavri Frashėri, sipas
studiuesit tė njohur tė mitologjisė prof. dr Mark Tirta, ėshtė njė nga
intelektualėt mė tė mirėnjohur tė kohės sė tij, shkroi pėr ēėshtje tė
natyrės sociale, pėr histori e tradita popullore, la shkrime nė fushė tė
poezisė e tė prozės artistike.
Pos librave udhėpėrshkruese e
studimore, me vlerė ėshtė vepra e tij “Folklor shqiptar”, librin me
poezi “Lule dhe gjemba”, disa metoda pėr mėsimin e anglishtes, librin
“Kėtej kaluan hordhitė gjermane”, shkruar gjatė luftės, librin e
shkruajtur nė Angli “Anglia nė syrin e njė tė huaji”, ndėrkohė qė ka
shumė dorėshkrime tė fushės kulturore, shkencore, poetike e pedagogjike,
qė presin dritėn e botimit nga bijtė e tij nė Korēė.
Libri “Pėrmes Mirditės nė
dimėr”, ėshtė risjellur pėr lexuesin e sotėm nga shtėpia botuese
“Mirdita”, nėn drejtimin e studiuesit tė njohur mirditor Ndue Dedaj,
ndėrsa botimi i tij i parė ka qenė nė vitet 1930, nėn kujdesin e
bashkisė Korēė dhe Shoqėrisė sė Grave tė kėtij qyteti.
Pėrmes
Mirditės nė dimėr
Parathėnia
e studimit, si njė prolog
“Ku po shkoni?
Do tė vdisni nga tė ftohtit, do t’u hanė ujqtė dhe ėgėrsirat nėpėr ato
male tė nalta, dėbora ka vajtur njė bojė njeriu dhe do tė mbeteni udhės,
ushqimet mungojnė, ethe ka plot!”, mė thoshin shokėt dhe miqtė e mij kur
u zija nė gojė se do tė veja nė malėsi sėbashku me njė zonjė dhe njė
zotėri amerikan, tė cilėt shkonin atje pėr studime antropologjike.
Dėshira e
prej shumė vitesh mė erdhi dhe rasti e solli tė vizitoja vendin e
trimėrisė shqiptare,
duke mos marrur parasysh rreziqet qė mė shfaqnin miqtė, ca mė tepėr kur
mėsova se nė viset e dėborės sė madhe tė ujqėve, arushave dhe tė
diskonfortit tė madh po vente dhe njė grua e pamėsuar nė kėsilloj
vendesh.
Shqiptarė
jemi, po Shqipėrinė nuk e njohim mirė, thotė ai. Informatat e dhėna nga
njė i huaj mund tė kenė avantazhin qė mund tė jenė tė paanshme nė
shfaqjen e tyre, kurse nga ana tjetėr mund tė jenė dhe jokorrekte nga
shkaku i mos tė diturit tė gjuhės, ashtu dhe nga pikpamja sentimentale.
Ekzagjerimet, qofshin nė favor ose kundra njė kombi, kurdoherė humbasin
vlerėn e njė studimi. Psh: ē’mund tė themi kur dėgjojmė prej njė tė
huaji se nė Shqipėri ndodhen njerėz me bisht, ose tė njė tjetri
shkrimtari, i cili ka thėnė se shqiptarėt pėrgjithėsisht rrojnė nė
kasolle?...
Prej tėrė
krahinave tė Veriut qė vizitojnė nė fund tė viteve ’20, ata i tėrheq
Mirdita, ndaj dhe autori bėn njė pėrshkrim tė gjatė, ėshtė mė unike se
krahinat e tjera, ka njė karakter tė veēantė dhe sistemi i saj social
shtė edhe primitive, thotė ai.
Pėr ata qė s’dijnė
gjėsendi pėr Malėsitė tona, sidomos pėr shqiptarėt e Jugut dhe tė
mėrgimit, shpresoj se ky studim do tė jetė interesant. Kur qeshė nė
kryeqytet u kėndova njė pjesė tė madhe tė dorėshkrimit tim disa miqve
mirditas, tė cilėt thanė kėto fjalė pasi mbarova sė kėnduari: “Pėr Zotin,
bash kėshtu asht!...”.
Amerikanėt
habiteshin me lirinė e madhe qė gjenin nė vendin tonė, ku, ndonėse kėta
mbanin revole nė brez, asndonjėri s’pyeste pėr leje ose pėr gjė tjetėr.
Kudo qė venim na sillnin lehtėsira dhe sidomos xhandarmėria, e cila na
shėrbeu pa masė.
Origjina
dhe organizimi shoqėror i mirditasve
Prej pyetjeve
qė kam bėrė andej-kėtej (pyeta dhe kapidanin e Mirditės), besohet se
mirditasit kanė ardhur nė vendin e sotėm nė kohėn e Mbretit tė Marinės,
vend i cili tani ėshtė nėn sundimin Jugosllav. Cili mbret ka qenė, nė ē’kohė
kanė dalė qė andej dhe ē’popull kanė gjetur nė kėtė vend, nuk dihet. Mė
pastaj studiuesi Korcar sjell nė kujtesė legjendat qė qarkullojnė mbi
origjinėn
Studiuesi i
njohur korēar, sjell fakte domethėnėse sa i pėrket organizimit shoqėror,
duke e cilėsuar kėtė krahinė si e vetmja krahinė qė ruan edhe sistemin
primitiv shoqėror. Mirditasit i kanė konsideruar tė pesė Bajrakėt si njė
njėsi. Oroshi, Spaci dhe Kuzhneni, konsiderosheshin si njė familje dhe
nuk martoheshin ndėr vete, kurse Fani e Dibri, janė tė mbėshtetur (tė
ardhur mė vonė), dhe mund tė japin e marrin nuse nė ato bajrakė.
Vllaznitė dhe
fiset janė njėshat kryesorė dhe mund tė pėrmbledhin shumė shtėpi, tė
cilat janė pėrndarė nė katunde tė ndryshme. Mirditasit kurrė nuk
marrin
nė fis sikur tė kenė kaluar edhe nja dhjetė brezni. Fisi ka luajtur njė
rol tė madh dhe pėr mė tepėr sa i pėrkiste marrjes sė gjakut.
Njė ditė njė
xhandar, atje ku ishim nė njė shtėpi pėr tė ndenjur njė natė, mė thotė
se nusen e shtėpisė e ka motėr. Kur i kėrkova hollėsira pėr kėtė gjė, mė
thotė se nuk ishte motėr e vėrtetė, por njė vajzė prej fisit tė tij! Jo
vetėm nė fiset dhe nė katundet nuk marrin dhe japin mirditasit, po dhe
brenda nė bajrak. Pėrjashto pesė bajrakėve bėjnė krushqi me Pukėn, Lurėn,
Selitėn, Lezhėn dhe Zadrimėn tė cilat i kanė rreth e pėrqark. Oroshi
ėshtė vėllai mė i madh dhe konsiderohet si i pari bajrak, ndonėse ka mė
pak shtėpi se tė tjerat, atje ėshtė shtėpia e Kapidanit tė Mirditės dhe
ky ka qenė qeveritar i vėrtetė i saj.
Mund tė themi
se forma e qeverimit nė Mirditė ka qenė Republikė Aristokratike.
Kapidani, i cili ka qenė kryetar i saj, bashkė me pesė bajraktarė, me
pesė pleq tė Mėdhenj dhe me pesėmbėdhjetė stėrpleq, pėrbėnte trupin
qeveritar. Ēdo bajrak kishte nga njė bajraktar, njė plak tė madh dhe njė
numėr strapleqsh, numėr i cili varej nga rėndėsia e fiseve. Tė gjitha
kėto ofiqe kanė qenė trashėgimtare dhe djali i madh merrte titullin e
babės sė tij. Po tė qe se ofiqari nuk kishte djem, vėllau i madh e
trashėgonte titullin pas vdekjes.
Kuvendi i
Pėrgjithshėm bėhej nė Kishėn e Shpalit ose nė Grykėn e Oroshit dhe kėtu
merrnin pjesė tė 25 burrat qė pamė mė lart si dhe vegjėlia, domethėnė
nga njė burrė pėr shtėpi. Atje merreshin vesh pėr pajtimin e gjaqeve,
pėr ndonjė luftė, ose pėr ndonjė ēėshtje tjetėr me shumė rėndėsi tė
bajrakėve. Kapidani kryesonte kėtė mbledhje dhe ēdo vendim komunikohej
me anė tė tij. Vegjėlia ka patur rėndėsi tė madhe, sepse ēdo vendim i
marrė prej krerėve nuk mund tė zbatohej nėse kėta, pėrfaqėsues direkt tė
popullit, kishin njė mendim tė kundėrt. Fjalėn e fundit pėr ēdo
mosmarrėveshje e thoshte Kapidani, megjithėse dhe ky ka patur fuqi tė
kufizuara.
Pėr
rregullimin e ēėshtjeve lokale kanė qenė pleqtė, stėrpleqtė dhe “Halia”.
Ligj tė shkruar nuk ka patur dhe drejtėsia zbatohej nė bazė tė Kanunit
tė Lekė Dukagjinit, i cili ėsht mbajtur brez pas brezi. Sot Qeveria e
Zogut po mundohet tė vėrė nė zbatim ligjin e ri, mirėpo ėshtė e vėshtirė
tė vihet nė veprim plotėsisht nė njė vend ku mentaliteti nuk piqet me tė.
Sipas ndarjes
sė sotme politike Mirdita ėshtė n/prefekturė, me qendėr Repsin dhe ka
gjashtė komuna. Qetėsia mbahej me anė tė Xhandarmėrisė, e cila ka
ngrehur posta nė pika tė rrezikshme. Nė kohėn e sundimit turk Mirdita
nuk paguante ndonjė taksė, pėrveē tė 100 pareve pėr shtėpi, tė cilat
“ishin shkruar nė derė tė Stambollit”. Edhe sot ky vend i bekuar nuk
paguan ndonjė taksė, kurse mund t’i japin qeverisė nga njė burrė pėr
shtėpi nėse e lyp nevoja.
Kur u ndodhėm
nė Mirditė komunat i kėrkonin ēdo shtėpie nga njė pagesė tė vogėl (njė a
dy korona), pėr numėrin e ri qė do tė vinin mbi tė, dhe burrat e Dheut
nuk kishin qejf ta paguanin. Njė ditė njė malėsor mė thotė: “S’kena qef
me pague se na bahet zakon…”.
Banesat
dhe jeta familjare
Duke
pėrshkruar banesat e mirditasve, Stavri Frashėri, vėzhgon me kujdes se
katundet, qė janė grefur pėrgjithėsisht afėr ujit, ndėrsa shtėpitė nga
frika e vrasjes me sho-shoqin, janė ndėrtuar larg prej njėra tjetrės,
njeriut i duhet njė kohė e gjatė tė ecė nga njėra shtėpi tek tjetra. Kam
parė shtėpi nė majė tė shkėmbit, nė vendet e izoluara, dhe mendja e
njeriut habitet se si mund tė rrojė n’atė vend ku komunikacioni ka qenė
kaq i vėshtirė.
Mbrojtja
dhe toka pėr tė mbjellė caktojnė pozitėn e shtėpive tė tyre, stabiliteti
s’ėshtė marrė parasysh sepse ēdo shtėpi ka qenė e pavarur nga njėra
tjetra.
E rrethuar
prej ndonjė copė toke tė mbjellė qėndron shtėpia e mirditasit; pėr t’u
bėrė ballė luftrave e fortė prej guri, dritaret i ka tė vogla, pėrmbi
portė pėrgjithėsisht ėshtė “ēikmaja” me njė dritare tė vogėl dhe me disa
frėngji pėr tė bėrė luftė. Nėpėr qoshe tė shtėpisė vėrehen vrima tė
tjera tė cilat e mbrojnė shtėpinė nga tė gjitha anėt. Shtėpisė me dy
kate i thonė kullė, mbulojėn e ka me plloēa, me qeramidhe ose, atje ku
ka pyje me pishė me dėrrasė. Qė pėr sė largu duken si kutija prej
shpirtoje. Ka dhe shtėpi pėrdhese prej guri ose prej dėrrase tė mbuluar
me qeramidhe, me dėrrasa, me plloēa ose kashtė. Kėto janė tė klasave tė
fundit.
Ngjitur me
shtėpinė do tė vėsh re kosharin pėr misrin, ndonjė a dy mullarė me
misėrishta a me barė, ndonjė kasolle, dhe njė bashtulkė tė mbjellė me
lakra, ose me tė tjera barishte. Kulla mund tė ketė tre, katėr ose mė
shumė oda. Atje ku mungon kasollja, oda pėrdhese pėrdoret pėr bagėtinė.
Njė shkallė e ngushte posa hyn tek dera tė shpie nė odėn e burrave ku
priten miqtė. Posa hyn brenda vjen oxhaku, lloj-lloje. Nė shtėpitė
pėrdhese vatra ndodhet nė mes dhe buariu pėr tė hequr tymin mungon. Mbi
zjarr ėshtė varur poēja prej balte me zingjir. Pishtari, njė lloj rrjete
prej teli, varet nga tavani dhe shėrben pėr tė vėnė pishėn e ndezur qė
ndrit odėn.
Oda nuk ka
shumė mobilje, nėpėr kėnde ėshtė shtrirė ndonjė mutaf ose ndonjė lėkurė
deljeje, andej-kėndej, nėpėr odė sheh shkaminj trekėmbėse e tė shkurtėra,
ndonjė fron tė moēėm tė skalitur dhe fort tė bukura dhe ndonjė sėnduk tė
vjetėr tė skalitur. Nė qoshen e kėndit mund tė vėsh re ndonjė “cung” (trup
druri), i cili pėrdoret nė vend tė jastekut. Nė tė dyja anėt e oxhakut
dhe nė mur mbi dy kėndet janė kamaret tė mbyllura nė dėrrase tė skalitur,
kanė pamje tė bukur dhe i zoti i shtpisė vė takėmet e kafesė. Kafenė
taze mirditasi e ka alla minut.
Dritaret janė
tė vogla dhe pa xhama, mbyllen me kanata dėrrase tė trashė, muret tė
lyer me gėlqere dhe pa dekoracion, dikund shikon ndonjė pushkė tė varur
(kur kanė leje prej Qeverisė), ndonjė ēifteli, ndonjė kryq a ndonjė korė
ose ndonjė fotografi tė tė zotit tė shtėpisė qė mund tė ketė dalė nė
Shkodėr a Tiranė. Pakėz nėn tavan duken disa ēengela ku varen pushkėt e
trimave, njė lloj i tillė gjenden edhe tek dera e jashtme. Tavani mund
tė jetė i ndėrtuar me dėrrasė ose trinė. Pėrmbi vatrėn varin pastėrmanė,
e cila qėndron mbi njė lloj rrjete prej trene. Jo shumė larg kėsaj
rrjete eshtė dhe njė dru horizontal dhe mbi atė thajnė rrobat e lagura.
Pėr tė larė
duart kanė ibrikun dhe koritėn ose mund tė vesh tek sqolli qė ėshtė mė
njė anė tė odės nė mur, uji derdhet nga njė vrimė pėrjashta. Nevojtorja,
si njė kutiēkė e ngjitur nė mur, ėshtė nė katin e dytė, muret i ka tė
forta.
Nė familjen
mirdtase ekzsiton seistemi patriarkal: plaku i madh ėshtė i zoti i
shtėpisė, ky pret e pėrcjell miqtė, ky bėn nisjen nė bukė, ky flet mė
parė mbi ndonjė ēėshtje dhe fjala e tij dėgjohet fort. Shtėpia mirditase
mund tė ketė dhjetė, njėzetė a deri nė dyzet vetė, gjithsecili aty din
pozicionin e tij dhe respekton
mė
tė madhin. Nėnės i bėhet resepekti i duhur, ajo mban kyēet e shtėpisė
dhe ka nėn komandė tė gjitha nuset. Edhe nuset kanė njėfarė klasifikimi
nė mes tyre, e vogla ėshtė nė njė shkallė mė tė ulėt se tė tjerat dhe
duhet, sikundėr nderon pleqtė, tė nderojė dhe nuset e mėdha. Pas vdekjes
sė plakės kunata e madhe ia zė vendin.
Nė shtėpitė e
mėdha burrat hanė veē, gratė veē dhe fėmijėt veē. Nusja e re u shtie ujė
burrave pėr tė larė duart dhe kjo gjė konsiderohet si njė privilegj. Nė
kohėn e tė ngrėnit gratė rrijnė nė kėmbė pėr t’u shėrbyer burrave, i
vogli duhet tė presė qė mė parė tė fillojė mė i madhi. Aty ku mungojnė
djemtė, plaku ose gruaja mė e madhe zė vendin e burrit dhe rregullon
punėt e shtėpisė.
Tė larit ose
tė fėrkuarit e kėmbėve tė plakut dhe tė plakes dhe tė citosurit e tyre,
i bie nuses sė vogėl, e cila e quan kėtė si privilegj. Burrat nuk i
thėrrasin gratė e tyre me emėr, po kjo gjė bėhet edhe me gratė. Por
dėgjon tė thėrrasin: “O gjyshe! O gru! O nuse!”. Duket se gruaja nė
Mirditė nuk ėshtė lindur qė tė nderohet. Habiteshin me ne kur shikonin
se gruas i jepnim kafenė ose rakinė mė parė dhe i linim kėndin mė tė
mirė. Kjo gjė ishte njė kryengritje pėr mendjen e tyre. Gruaja lodhej
shumė, bėn gjellėn, pastron shtėpinė, shikon fėmijėn dhe bagėtinė, vete
nė arė, prźt dru nė bjeshkė dhe i shpie nė shtėpi, kurse burri pret e
pėrcjell miqtė, nget qetė, mund tė vejė nė bjeshkė me bagėtinė, dredh
cigare gjithė ditėn, “luan gishtin” ose mund tė merrej me politikė!
Ja njė
bashkėbisedim qė kemi patur me njė grua nė zonėn e Kallmetit, kur ndonja
katėr katundare po zbrisnin nga mali tė ngarkuara me dru nė shpinė, kush
duke bėrė ēorape dhe kush duke tjerr lesh.
Qėndruan
pakėz dhe po shikonin me kuriozitet zonjėn amerikane qė ishte veshur si
burrė. I avitėm njėrės dhe e pyes: “Ė, si tė duket, burrė a grue ashtė
ai njeri i veshur me pallton prej lėkure dhie?!”. Malėsorja mė
pėrgjigjet: “Ajo asht grue dhe ka le ditėn e bardhė. “ Po pse?”, i
thashė. Ajo me pėrgjigjet prapė: “ nuk mė shef mue si jam ngarkue me
dru? Kam gjashtė sahat tue ec dhe duert me janė ba cope nė bjeshkė. Shif
duert e mija, pa shif tė asaj, kqyri sa tė bardha i ka. Mė shikon mue,
nuk jam ma tepėr se 26 vjeē, po puna e randė mė difton ma tė madhe…”.
Kėshtu po fliste bravarja e ngratė dhe gjithnjė po shikonte zonjėn tonė,
sė cilės po i fėrkonte pallton.
Mirėpo i
thashė: “Pėrse burrat nuk venė nė mal tė bėjnė dru? Si, u pėrgjigj, tė
venė burrat me bajt dru?! Jo, burri mė ka ble me pare dhe don qė tė
punoj unė. Nuk punoj, po masandaj mė thotė se ha bukėn haram, dhe kur
vjen nata, bi dajaku!
Gruaja
mirditase ėshtė trime, edhe pse e vuajtur nė kuptimin e plotė tė fjalės,
ėshtė si burrė se kryen punė qė lypin fuqi burri, ėshtė shumė mė e
pastėr se burri dhe rrobja e saj ėshtė mė “unike”, ėshtė “serbese”, e
zonja e fjalės, tė pamit e ka mė mirė dhe mbahet mė mirė se burri
megjithėse punon mė tepėr se ai. Veshja e saj ėshtė shumė e bukur.
Shamisė nė kokė i thonė facoletė, dhe gratė e martuara e shkojnė mbi
vesh, kurse vajzat e lidhin nėn mjekėrr, nė mes ngjeshin qemerin e kuq
dhe njė stravecė tė kuqe, e cila ėshtė tėrė xhufka tė lėshuara, vajzat e
kanė me ngjyrė tė zezė. Nė brez mbėrthejnė njė “fille drynit”, njė
kėmishė e bardhė dhe e gjatė mbulon njė pjesė t’antarisė, kurse pėrmbi
opingat kjo ka formėn e njė balloni tė fryrė. Pėrmbi kėmishė hedhin
xhupin, njėlloj pallto prej leshi tė bardhė, tė gjatė dhe me dekoracione
artistike pėrmbi supe dhe prapa, gjatas tė qepurave. Xhurdia e zezė i
ngjan asaj tė burrave dhe vishet pėrmbi xhupin. Krahanorin e zbukurojnė
paret e qafės, tė cilat mund tė jenė pesė korona bashkė tė ngjitura mbi
njė qostek prej sermi. Ndonjė qostek tetėr prej sremi mė njė kryq ėshtė
njė tjetėr send qė zbukuron qafėn, gishtėrinjtė e trashė dhe kėta janė
tė mbuluar me tri-katėr unaza t’argjenda, bukurija e tė cilėve varet nga
shijet e pronares. Veshėt nuk bien mė poshtė, mbi ta varen vėthka prej
sermi nė forma tė ndryshme. Kėmbėt i zbukurojnė me opinga prej lėkureje
dhe me ēorape tė bukura dhe pėrmbi to mbathin njė palė ēorape tė
shkurtėra qė janė qendisur me tel, tė cilat i quajnė shputa.
Burri
mirditas vjen shtatmesėm, fytyrėgjator, mustaqeli, hundėhollė, flokė dhe
sygėshtenjė, mes-hollė dhe pėrgjithėsisht i thatė. Tjetėrsoj ėshtė i
zgjuar, e rrėmben fjalėn menjėherė, ka njė fytyrė tė qeshur ndonėse rron
njė jetė tė mjerė. I pėlqen shakatė, ėshtė i shpejtė nė llaf, s’ka shumė
fjalė, ėshtė i nxitueshėm, ka tolerancė, ndėrron shpejt pas qarkut,
ėshtė fanatik por shpirtin nuk e ka fetar, ėshtė luftėtar i mirė dhe
mjaft i shpejtė nga kėmbėt. Nga vobegtėsia nuk pashė ndonjė mirditor tė
veshur mirė dhe tė kishte njė kostum komplet, atje kam gjetur setra prej
t’ushtrisė italiane, amerikane, austriake, nga koha e Princit etj.
Pazari i Shkodrės bėn ēudira se e mbush Mirditėn me lloj-lloj petkash tė
tilla.
Kostumi i
mirditasit pėrbėhet nga: xhurdina e zezė, tirq i zi a i bardhė me
gajtanė tė zinj rreth xhepave, pėrpara prapa dhe anėve; xhamadan i
stolisur me ar, kėmishė me ngjyra tė ndryshme, brez me vija, ēorape me
shume lloj ngjyrash dhe opinga tė holla prej lėkure. Kėsula mund tė jetė
si e krutanėve ose si e dibranėve, dmth, e rrumbullakėt, ndonjė tepsi e
vogėl dhe e pėrmbysur. Qosteku prej sermi me ndonjė sahat tė moēėm,
ndonjė pistolle me dorė tė skalitur, ndonjė ēubuk sermi., ca sumbulla
prej sermi dhe tė tjera antika mund tė zbukurojnė gjoksin e tij, i cili
merr njė pamje serioze kur ėshtė i ngarkjuar me tė tilla gjėra. Kėtė
veshje e mban kėmbėsi, kurse dorėholli ka brekushe tė linjta nė vend tė
ēakēireve dhe mban njė kėmishė tė bardhė e tė gjatė.
Vend i
mikėpritjes dhe i trimėrisė sė madhe
Mikpritja,
pėr tė cilėn ne jemi kryelartė, thotė korēari i dashuruar tashmė me
Mirditėn, dhe e cila fatkeqėsisht po zhduket nė qytete, nė Mirditė ka
themele tė shėndosha. Dhe kėtė e lidh me shumė arsye, qoftė me
organizimin shoqėror tė lashtė, mugesėn e haneve dhe tė hollave,
moslėvizja e popullit nga mungesa e rrugėve, fakti ėshtė se miku do tė
gjejė njė derė hapur ku do t’i thonė: “Mir se erdhe, or mek! Mir se tė
pru Zoti. Or mek!” Pėr mirditasit pritja dhe pėrcjella ėshtė e shenjtė.
Venė deri atje mirditasit sa nė shtėpi tė pritet dhe gjaksi. “Ka hangėr
bukėn teme”, thotė burri i dheut dhe me kėtė mėnyrė nuk e shkel ligjin e
moēėm. Nėse dikush dėmton mikun qė ai e pati nė bukėn e tij, dėmtuesi
ėshtė pėrgjegjės kundrejt tė zotit tė shtėpisė sepse ka shnderuar mikun
e tij, natyrisht dhe shpin’ e tij.
Mikpritja
ėshtė virtyt edhe atij mė tė vobegtit. Njė natė nė Ungrej kam vizituar
njė shtėpi pėrdhese, gjendja e se cilės ta kėput zemrėn. Kemi ndenjur
rreth zjarrmit qė ish nė mes tė dhomės, tymi i pishės dhe i zjarrit na
mbytte, kafe s’kishin se ishin tė vobegtė, pa e ndjenin kėtė dhe u vinte
keq, mirėpo tė gjitha kėto nuk e humbnin vlerėn e mikpritjes. Plaku i
shtėpisė na nxjerr njė mollė nga sėndyqi dhe ma jep duke mė thėnė kėto
fjalė: “Na kėtė mollė, se s’kam gja tjetėr me tė dhanė”.
Nga ana
tjetėr mirditasi shquhet pėr trimėri, sepse syri i ka parė shumė gjėra
qė lypin kurajo dhe kėshtu nuk trembet aspak. I duhet t’u bėjė ballė
shumė sendeve qė kontribuojnė nė forcimin e kėtij virtyti si egėrsia, tė
kaluarit pėrmes ndonjė lumi, dėbora e madhe, shiu i keq, tė ecurit vetėm
nėpėr pyje, tė fjeturit natėn pėrjashta, tė bėrit luftė me armikun, etj.
Mos tė harrojmė se dhe vobegtėsia e bėn njeriun guximtar. Nuk duhet
shumė kurajo tė vesh tė grabisėsh ndonjė lopė, ndonjė ka a dhi, kur e
din se mund ta paguash me lėkurėn tėnde?! Se ishte dhe ėshtė trim,
prandaj nė kohėrat e para pėrdoreshin si mercenarė duke marrė njė pagė
tė vogėl. I rritur nė tilla rrethana mirditasi ka qenė kurdoherė gati tė
mbrojė lirinė e tij, nderin, tė drejtat qė ka patur prej stėrgjyshėrve
tė tij. Bukuria e trimnisė sė tyre shfaqet mė mirė nė kėngėt popullore,
tė cilat janė pasqyrė e shpirtit malėsor.
Njė malėsor
mė tha njė ditė, i dėshpėruar nga njė veprim i qeverisė sė asaj kohe: “U
muer pushka, na iku trimnia”. Njė tjetėr mė qante hallet duke mė thėnė:
“Na i kanė hek armėt e na kan ba si plaka!”. Kėto tregojnė se nė kėtė
vend i madh e i vogėl kanė ditur t’i pėrdorin armėt, e cila ka qenė shok
i tyre i pandarė. Besoj se dhe sot ata duhet tė kenė nga njė pushkė tė
fshehur. Syri u mbetej nė pushkėn e gjatė dhe nė revolverin qė amerikani
kishte me vete, dhe nuk qetėsosheshin deri sa t’ia merrnin e
pėrkėdhelnin nė duar. Njė fjalor i tėrė ekziston kėtu pėr armėt: hutė,
allti, nagant, pushkė maxhare, karajfile, pushkė e gjatė, dallap,
shejshane, mazere, martinė, pushkė latine, etj, etj. Pritėn ose pusinė,
nė Mirditė nuk e quajnė gjė tė ndershme. Ata admirojnė atė qė thonė:
“jam Marku qė ju dal ballė pėr ballė”. Edhe trimi i vėrtetė flet nė kėtė
mėnyrė: “Prit se mrrina!”. I dyti pėrgjigjet: “Hajt se tė pres!”. Bam,
kercėt alltija dhe bie pėrdhe kush ta ketė kismet. Njė tjetėr burrė i
thotė hasmit tė tij: “Pse nuk dole fushė nė fushė/ tė puthshim hutat
buz’ nėr buzė…”
Shėndetėsia dhe arsimi
E merr lumi
njerinė po tė sėmuret nė Mirditė dhe ca mė tepėr kur kjo ėshtė serioze.
Doktorėt, barnatoret dhe tė tjera sende pėr mjekim mungojnė. Ku tė ecė i
sėmuri dy ditė udhė gjer nė Lezhė pėr tė parė mjekėsinė!
Po nė rast
epidemie, kushedi ē’bėhet? Kam dėgjuar shumė njerėz tė thonė se malėsia
ėshtė e mbytur me sėmundje veneriane. Dėshiroja ta vėrtetoj kėtė
pandehmė, prandaj vėzhgoja me kujdes burrat qė na vinin pėr t’u matur.
Prej atyre qė kemi ekzaminuar mund tė them se as dy pėrqind nuk kanė
patur shenja sifilizi. Dhėmbėt pėrgjithėsisht i kanė patur tė
shkatėrruar, kam vėnė re mjaft tė lijosur, tė verdhė nga ethet dhe me
shpretkė tė madhe, nuk kish vend ku tė mos na kėrkonin bar zemre, bar
ethesh, bar koke etj. Pandehnin se ishim mjekė dhe na pyesnin mbi
sėmundjen qė i kishte rėnė ndonjė malėsori tė ngratė, pa na kėrkonin
edhe barna. Tė rrojturit keq nga vobegtėsia, mungesa e mjekėsisė dhe e
barnave, dhe mosdhėnia e parimeve elementare tė mjekėsisė shkaktoi tė
humburit e njė numėri tė madh njerėzish, tė cilėt mund tė ishin tė
dobishėmn nė njė kohė tė pritshme. Ėshtė nevojė e madhe qė tė krijohen
dy ose tri posta infermierie, qė populli i mjerė i kėtyre anėve tė mos
lihet nė dorė tė magjistarėve, qė i pėrcjellin njerėzit nė botėn tjetėr
njė orė e mė parė. Kėtė punė e bėn sot ndonjė prift shpirtmirė, por kjo
nuk mjafton, vdekja e kalamajve pėr mungesė tė ushqyeri e tė tjera arsye,
ėshtė vėrtetė e trishtueshme.
Dukė sjellė
nė mendje gjendjen e mjerė tė arsimit tė kėtyre anėve, studiuesi korēar,
thotė se tėrė kohės qė ndenjėm nė Mirditė, ja gjetėm pesė njerėz qė
dijnė tė kėndojnė e shkruajnė, ja s’gjetėm. Njėri nga kėta ishte njė
ushtar, i dyti njė djalė i vogėl qė e kishte mėsuar frati, i treti
katundari qė pamė nė Kalivare dhe tė tjerėt qė ishin mėsuar andej-kėndej.
Tė dish kalem nė Mirditė ėshtė fat, pandehnin se mos shkronjat kishin
magji. Shikonin qė zonja amerikane shkruante fjalėt qė thoshte burri i
saj nga vėzhgimet qė bėnte, pa thoshin: “Kqyre, kqyre, grueja din me
shkruejt shkaf flet burri!”.
I vetmi burim
dritėdhėnės ėshtė Internati i Oroshit i cili mund tė ketė nja 100 nxėnės.
Fatkeqėsisht nga ky institut kanė pėrfituar ata qė kanė gjetur mik,
kėsisoj tė zotėt dhe tė vobegtėt kanė mbetur jashtė dyerve. Nė shumicėn
e katundeve tė Mirditės, me afro 18 mijė frymė, ndodhen kisha,
priftėrinjtė e tė cilave janė njerėz me edukatė tė naltė. Kėtyre burrave
tė ndershėm mund t’u ngarkohet barra e tė ndriturit tė popullit. Stavri
Frashėri nė shėnimet e para 80 viteve, sjell nė kujtesė shembullin e
Norvegjisė kur vite e vitė mė parė, kishin praktikuar “mėsuesin shėtitės”
nėpėr malėsi tė thella. Dhe jo se kėta njerėz nuk e donin diturimin e
fėmijėve. Ja ca fraza qė dėgjoja nė njė vend tė ngratė: “Kam frikė se
mos mė mbetet fėmija pa shkollė!”, mė tha njė nėnė nė Spaē, “Merrmė nė
shkollė nė Tiranė”, mė thoshte njė djalosh; “Ēomė nė shkollė synė e
vetėm”, fliste njė burrė i moēėm dhe populli zbraste fjalėt: “nuk kena
shkolla”. Ėshtė fatmirėsi se populli malėsor ka zėnė tė ndjejė se koha e
pushkės kaloj dhe se shpėtimi i tyre do tė vijė nga shkollat.
Mė tej ai
studion me kujdes me se merren mirditasit, kur koha e tė luajtmit tė
gishtit kishte perenduar. Toka e pakėt, mungesa e ujit vaditės, deri sa
moto e tė kamurit nė atė vend ishte: I lumtur ėshtė ai qė bėn bukėn e
motit. Nė disa vende mund tė bėheshin patatet, por atje thonin “s’jena
mėsue me ngran kortollat”. Mund tė mbilleshin pemė tė shumllojshme si
mollė, kacka, gėshtenja, bajame. Rogoveckat mund tė mblidheshin pėr t’u
pėrdorur si ushqim pėr derrat. Edhe bagėtia e imėt kėndej kėtyre maleve
bėhet.
Mė pastaj ai
trishtohet pėr gjendjen e pyjeve, sikur tė kishte rrugė kėtyre anėve, do
tė ish njė pasuri e madhe kjo. Sheh drurė tė prerė vend e pa vend.
Ndonjė sharrė me ujė nuk ekziston dhe dėrrasat priten me sopatė, mė
shumė se gjysma vete firo; barinjtė dhe rrufeja janė tė tjerė faktorė
shkatėrrues sepse padashje u vėnė zjarrin atyre, mos tė harrojmė se dhe
dhitė janė tė zonjat qė tė humbin njė pyll tė ri.
Mirditasit
zotėrojnė disa mjeshtėri, kovaē, zdrukthtarė, puna e xhandarit i pėlqen
mirditasit meqenėse pashė shumė njerėz tė kenė zgjedhur kėtė degė.
Bukuria ėshtė se ruajtėsi i tanishėm i ligjit mė parė mund tė ketė qenė
kundravajtėsi i saj. Mirditasit nuk e kanė dėshirė migrimin, largohet
nga shtėpia e tij vetėm pėr ndonjė luftė, mirėpo sot e sheh nė Mat si
sharxhi, si bulk etj, e shikon tė punojė rrugėt, tė bėhet mjeshtėr, tė
vejė hyzmeqar, tė nxjerrė mademe, etj. Ky vend ka plot egėrsira, qė nga
ukju, dhelpėra, arusha, thinj tė egėr, shqjer, etj, dhe kėto i japin
rast tė mirė gjahtarit me zė.
Ka dy lumenj
kryesorė, dhe njė numėr tė madh zallesh. Tė pėrdorurit e fuqisė sė ujit
nuk ėshtė zhvilluar aspak ndonėse ka shumė mundėsi. Mullinjtė primitivė
pėr tė bluar drithin mund tė shikohen gjithandej dhe vetėm nė Fanė pamė
njė valanicė. Veglat bujqėsore qė pėrdor mirditasi janė primitive, qė
nga shatėrkaz, kazėm, tėfurk, parmendė, kėrrabė, lestėr, trin, hunj,
vigj, ēeser, sakicė, kmesė, kosė, kizė etj. Mirditasit ushqehen jo mirė,
por tė mos vrarit e mendjes dhe se tė qėnurit nė ajėr tė freskėt i bėn
tė duken tė fortė e tė shėndetshėm. Ushqehen kryesisht me kallamoq, mish,
qumėsht, djathė, mish thiu, fasule, lakėr jeshile, zarzavate tė ndryshme
dhe me brumėra (petė me kungull a hithė). Kėto pėrmbledhin elementė tė
mirė, mirėpo varet nga sasia qė pėrdorin. Mishi nuk hahet rėndom sepse
duan tė shtojnė tufėn.
Shto njė mijė
vėshtirėsi tė bariut nė male etj, mos tė zemė nė gojė dhe nė ē’gjendje
ndodhet malėsori kur i ka qėlluar tė jetė nė gjak me ndonjė
bashkėfshatar. Jeta plot vėshtirėsi dhe lėkura e tij ėshtė mėsuar me tė
kėtilla gjėra, pa qesh me qytetarin qė tutet prej ndonjė gjėje pa
rėndėsi.
Mjerimi i
Mirditės shfaqet nė forma tė ndryshme, tė zbathur e tė zhveshur, tė
pangrėnė e tė papirė, njė dimėr i gjatė dhe i keq do tė ishte i mjaftė
qė tė pėrlajė njė numėr tė madh nga ky popull i ngratė.
Nė fund
strudiuesi i prekur nga kjo gjendje, jep ato pėrfundime, qė mund ta
pėrmirėsonin jetėn e kėtij populli, kur konkludon se kjo gjendje e mjerė
do tė zhduket vetėm atėherė kur nė tokėn e keqe tė mbillen tė lashtat e
pėrshtatshme, kur tė ēelen rrugėt dhe shkollat, kur burrat tė merren mė
pak me politikė dhe t’i pėrvishėn punės me mish e shpirt. Pėr shkolla,
rrugė dhe punėtorė idealistė ka nevojė “Mirdita e kuqe”.
Mė tej autori
korēar ėshtė ndalur tek kleri dhe kryetarėt, por mirditasi ėshtė finok
dhe nuk do ta prishė punėn me personin qė ka nė dorė “hyzmetin e Fesė”,
por zemėrohet kur sheh njė malėsor plak duke udhėtuar prej Kalivares pėr
nė Qafėn e Rrapėsit, i leckosur, ku vende-vende i dukej mishtė, i dobėt
nga tė pangrėnėt, i zi nga tė palarėt dhe nga tymi i pishės, i cili i
spjegon nė udhė se “isha t’uj la borxhin Priftit, i dhashė 25 kile
kallamoq”. “Ėshtė e mundur?!”, thashė me vete, prifti tė marrė kallamoq
nga ky njeri! Pastaj mė erdhi nė mendje Qela e Kalivares e pajisur me tė
gjitha tė mirat, mish, lakra, kallamoq, djath, verė e mirė etj. Ē’kontrast
me shtėpinė e plakut! Mund tė mos revoltohet shpirti i njeriut kur
shikon njė gjė tė kėtillė? Ē’do tė bėnte Krishti po tė ishte gjallė?
Dhe
paralelisht me priftėrinjtė veprojnė dhe kryetarėt, tė cilėt kanė
pėrfituar nga tė qenėt e njė “dere Mirdita ėshtė njė fushė ku Prifti
idealist dhe kryetari i mirė mund tė bėjnė ēudira.
Humori
mirditas
Edhe pse
mirditasi rron ligėsht, prapė nuk rri si njė njeri qė i ka ngrėnė qeni
brumin. Kjo mė sjell ndėrmend shakatė qė bėnin nė mes tyre kur vinin tė
mateshin. Njė ditė pyeta njė burrė “sa herė ėshtė martuar baba yt?”, dhe
ai mė pėrgjigjet “kurrė nji herė!”. Njė tjetėr kur e pyeta si mė nalt,
mė thotė “Baba ėshtė martue nji her me zor”, ata qė e dėgjojnė plasin sė
qeshuri.
Njė
shkurtabiq na vjen tė matet dhe njė malėsor mustaqelli hidhet pėrtej:
“Baba i tij ka pas njė djalė e gjysėm, ky asht tamam!”.
Amerikani
bėnte vėzhgimet e tij, mbi burrin qė po matej, dhe ia thoshte shokut tė
tij me njė zė uniform si ndonjė prift qė nxjerr meshėn. “Asht tue thanė
meshėn”. Viktimat i thoshin kėto fjalė: “Tash zotnia po tė bekon si
frati dhe s’kan me tė kap ethet.
Venja veshin t’tan fjalėve”.
Vinte ndonjė plak dhe i thoshin: “Tash ke mbarue, ke sharru! Tash po tė
bjen dhambė tė ri! Tasht po tė marrin ushtar, tash po tė ēojnė petka
prej Amerike, qysh i do tė kuqe a tė bardha?!”.
Shfaqeshe
ndonji i ri dhe e tallnin nė kėtė mėnyrė: “Rri si dhanėrr se Zotnia po
tė merr pėr Amerikė! S’ka kivet se e ka fik martesa! Ulu poshtė si zotni
se tash po tė bien njė kafe!...”. Qerosėt e shkretė gjenin belanė dhe
kishin tė drejtė qė nuk donin tė mateshin para publikut. “Ja ka marė
dreqi mustaqet! E ka lan grueja! Nuk asht burrė tamam!
Tė liosurit i thoshin se ia
kish ngrėnė krimbi surratin! Njė
burri me njė sy qelqi i thoshin se i kanė vu synin e qenit! Tė mos kish
dikush prej tyre ndonjė tė metė trupore sepse menjėherė do t’i gjenin tė
tallurat.
Zakoni i
mortes, do njė trajtesė mė vete, Frashėri ka ndjekur me vėmendje disa
morte qė i ka qėlluar atje, duke sjellė nė shėnimet e tij dhe tė qarat e
vajtojcave etj. Njė kapitull mė vete i ka kushtuar dhe martesės, ku
thekson tė fejuarit nė Mirditė qė bėhej qė nė djep, duke dhėnė dhe
gjithė ritualin e dasmės, por dhe histori tė virgjėreshave, qė pėr njė
arsye a tjetėr nuk martohen.
Bujtės
nėpėr shtėpi mirditase
Studiuesi
korēar Stavri Frashėri, sėbashku me dy amerikanėt antropologė burrė e
grua, kalojnė fshat mė fshat nė Mirditė, qė nga nisja prej Zadrime e
deri nė dalje nė Pukė. Kalojnė nga maja e Velės, nė Ungrej, Frekėn,
ndjekin ujin e Dibrrit, dhe flen nė njė han. Kalojnė njė natė tė
mrekullueshme nė mes bisedave me tė zotin, tė pritur me mish tė kuq tė
skuqur, mollė, arra, me lugė prej druri, njė e ngrėnė shqiptarēe. Pas
disa ditėsh kalojne nė Rras, ku flejnė nė njė kullė, nė odėn e burrave
mblidhen thuajse tėrė fshati qė shikojnė me kureshtje tė madhe
amerikanin, dhe sidomos gruan e tij, qė ishte veshur me rroba burri. Pėr
darkė, nusja e re na solli koritėn dhe ibrikun tė lajmė duart, i zoti i
shtėpisė solli rakinė, ushqimin e pasur deri tek petullat me mjaltė, por
futen dhe nė njė shtėpi tė varfėr ku kalojnė njė natė tė vėshtirė, nė
mes tymit, pa rraqe fjetjeje dhe mungesė ushqimi, por mes njerėzish
shumė mikpritės.
Njė pėrshkrim
tė rrallė i bėn pritjes nė shtėpinė e Kapidanit nė Orosh, e ndėrtuar nė
majėn e njė kodre me njė pamje piktoreske. Nė njė dhomė tė pastėr dhe tė
mbajtur, qėndruam nė frone dhe jo kėmbėkryq si tjetėrkund. Njė trim na
solli kafe, mė pastaj na rehatuan nė njė dhomė tjetėr ku hėngrėm
sėbashku darkėn e pasur me supė, pulė tė zier, mish thiu tė fėrguar,
djathė tė bardhė gjalp, pilaf dhe verė tė mirė. Mbaruam darkėn,
falenderuam Kapidanin, lamė duart mirė e mirė pastaj iu avitėm zjarrit,
i cili tė vinte nė mendime dhe folėm pėr historinė e Oroshit, tė kėsaj
dere, tė vendit dhe deri tė Amerikės, pėr tė kaptuar tė nesėrmen
shkallės sė mrekullueshme tė Shenjtit, nė Fan e mė pas pėr nė Pukė.
Prapė mė ranė
ndėrmend fjalėt e miqve nė fillim tė nisjes sime pėr kėndej: ujq, arusha,
dėborė e madhe, mungesė ushqimesh, diskonfort i madh! Sa larg ishim prej
kėtyre gjėrave!
Pėrgatiti:
Gjergj Marku
|