REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Pėrfaqėsuesi mė i lartė i Selisė sė Shėnjtė viziton Mirditėn. Mons. Ramiro Igles: Ėshtė vizita e parė jashtė Tiranės pas marrjes sė kėsaj detyre.

 Vizita e parė  jashtė Tiranės e pėrfaqėsuesit tė Vatikanit pranė qeverisė shqiptare e Mons. Ramiro Igles, i cili njihet me emėrtimin Nunci Apostolik, ėshtė bėrė nė qytetin e Rrėshenit. Nunci apostolik i Selisė sė Shenjtė, Mons. Ramiro Igles ėshtė pritur nga kryetari i bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon Dedaj, deputeti i zonės z. Gjovalin Prenga si edhe tė gjithė drejtuesit e komunave qė pėrbėjnė Mirditėn. Njė vizitė e tillė e pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Selisė sė Shenjtė nė Mirditė, ėshtė vlerėsuar si njė eveniment i rėndėsishėm pėr Mirditėn. Ndėrkohė qė vetė pėrfaqėsuesi i Vatikanit ka theksuar se para sė gjithash ju falenderoj tė gjithėve pėr kėtė mikpritjen e ngrohtė, dashamirėsine, akoma mė shumė edhe zyrtare nė tė njėjtėn kohė. E falenderoj shumė kryetarin e Bashkisė sė Rrėshenit dhe deputetin, pėr fjalėt, si edhe tė gjithė tė pranishmit nė kėtė pritje. Dua tė shpreh lumturinė time qė jam me juve nė kėtė mėngjes, duke ju dhėnė edhe pėrshėndetjen kordiale tė Papės sė Shenjtė pėr tė cilin jam pėrfaqėsues nė Shqipėri.

Nunci Apostolik Ramiro Igles tha se para se tė vija nė Shqipėri kam kaluar pesė vite nė Etiopi, Afrikė dhe kur kam marrė lajmin pėr emėrimin nė Shqipėri, zemra mė ėshtė gėzuar, sepse nuk e njihja personalisht kėtė pjesė tė botės. Por dija qė ka qėnė ndėr zonat e para qė ka pranuar krishtėrimin nė Botė. Jo vetėm pėr kėtė, por edhe se para 15 vitesh kur jam emėruar Arqipeshkėv, Papa mė pati emėruar edhe Arqipeshkėv tė Dioqezės sė Sapės e cila ėshtė nė Shqipėri.

Ndėrkohė qė Kryetari i Bashkisė sė Rrėshenit ka theksuar se jam kėtu sėbashku me tė gjithė autoritetet lokale tė Mirditės, tė mund tė bėjmė mė shumė pėr njė hummanizėm tėrėsor. Natyrisht jemi tė privilegjuar nga dy fakte qė banojmė dhe shėrbejmė nė njė Mirdit, nė njė trevė qė bashkon Shqipėrinė e moēme me tendencė drejt njė Shqipėrie moderne, por gjithėsesi nėn kujdesin e Ipeshkėvit tė Dioqezės tonė, i cili na ka ndihmuar drejt pėrdrejt tė bėjmė reflektimet e duhura, tė kemi kriteret e duhura tė gjykimit, qė tė mund tė bashkėpunojmė jo vetėm pėr tė drejtat sociale, por nė njė frymė tė krishterė tė mund tė realizojmė detyrat e shtetit. Unė mund tė them se jemi njė familje tėrėsisht katolike, dhe jemi nė pėpjekje qė kjo familje ti pėrkasė jetės dhe dashurisė. Dhe nė kėtė periudhė ndryshimesh jo vetėm pėr Mirditėn dhe Shqipėrinė, por edhe pėr Ballkanin, ne jemi nė pėrpjekjen pėr tė qėnė sėbashku,  pėr tė bashkuar fatet tona, pėr tė qėnė koherent me bashkimin e popujve, dhe pėr ti shėrbyer gjithnjė dinjitetit njerėzor, krijimtarisė njerėzore, pėr njė qytetėrim dashurie.

Pas tij ka pėrshėndetur edhe deputeti i Mirditės z. Gjovalin Prenga. Ndėr tė tjera ai ka thėnė se edhe nga ana ime ju uroj mirseardhjen. Si tė gjithė shqiptarėt edhe ne mirditorėt, mund tė krenohemi me mikpritjen. Ne fakt si zonė krenohemi pėr trashėgiminė qė na kanė lėnė prindrit tanė, ne veēantinė tonė qė jemi katolikė. Por nė historinė e afėrt, ne kemi kaluar komunizmin, e pėrpos ateizmit, edukonte kulturėn e urrejtjes dhe tė inolerancės. Kėshtu qė misioni qė imzot Kristoforo dhe meshtarėt e nderuar qė kanė mbjellur, do ta kthejnė ateizmin kulturė tė dhunės dhe urrejtjes, nė kulturėn e dashurisė dhe mėshirės. Dhe unė ju them Shkėlqesi, qė imzot Palmieri e bėn mirė. Pėr ēfar ju pėrfaqėsoni, unė jam i obliguar qė tju falenderoj Ju, Selinė e Shenjtė,  pėr cilėsinė e Ipeshkėvit tonė, pėr cilėsinė e tė gjithė meshtarėve, sepse na shėrbejnė shumė mirė duke na dashur. Ndėrkohė qė pėr pjesėn civile mund tė themi nuk mund tė rrimė pa pėrmendur asistencėn e madhe qė Kisha ka dhėnė nė jetėn sociale tė komunitetit. Ne kemi projekte me tė cilat krenohemi, tė cilat janė realizuar nga Kisha Katolike. Janė projekte qė kanė tė bėjnė me arsimin, edukimin e tė vegjėlve,  ne asistencėn pėr tė pa mundurit dhe tė varfrit, dhe nė shumė projekte tė tjera qė shteti shqiptar nuk ka mundėsi ti asistojė njerzit. Nė fund tė fjalės sė tij deputeti z. Gjovalin prenga ka falenderuar edhe njė herė pėr vizitėn e Tij nė Mirditė.

Nė vijim tė fjalės sė tij, Nunci Apostolik ka vijuar me fjalėn e tij duke theksuar se para se tė vija nė misionin tim nė Shqipėri, kam pasur njė takim tė gjatė me Papėn. Ai mė ka thėnė qė tu transmetoj tė gjithė popullit Shqipatr, tė gjithė besimtarėve tre fjalė qė mund tė jenė pėrmbledhje e asaj qė Papa, ka dashur qė tė transmetojė pėrmes njė mesazhi pėr juve.

Fjala e parė ėshtė –Shpresa-

Mos u ngutni asnjėherė nfa dėshpėrimi sepse shpresa ėshtė gjithmonjė njė dhuratė qė na vjen nga HYJI. Momenti mė i vėshtirė qė ka qėnė komunizmi qė ju pėrmendni, ka qėnė shpresa virtyti qė ka mbajtur gjallė besimin, sidomos pėr ata qė kanė dhėnė jetėn pėr besimin e tyre.

Fjala e dytė qė ati i Shenjėtė mė ka drejtuar pėr juve ėshtė  -Bashkimi- nuk duhet tė bėjmė si tė tjerė qė janė munduar tė na mbajnė tė ndarė ose duke na krijuar urrejtje apo dhunė. Nuk duhet tė duam vetėm miqtė, ata qė na bėjnė mirė, por duhet tė jemi tė aftė tė duam edhe ata qė na kanė bėrė keq dhe tė jemi tė aftė ti falim. Vetėm me kėtė sjellje duhet tė vazhdojmė tė jemi sėbashku pėr tė bashkėpunur pėr njė shoqėri e komb mė tė mirė.

Fjala e tretė qė Papa mė ka dhėnė pėr juve ėshtė fjala –Paqja- . Mė ka thėnė qė ju duhet tė jeni lajmėrues e mesazherė tė paqes, por edhe ndėrtues tė saj. Ėshtė kjo paqė qė Jezusi u ka dorėzuar Dishepujve tė tij.

Jam i lumtur qė ju a jap juve kėtė mesazh. Kam patur rastin qė kėtė mesazh tu a jap edhe Kryetarės sė Parlamentit, Ministrit tė Jashtėm etj, por edhe gjatė vizitės nėpėr Dioqeza dhe nė konferencėn Ipeshknore. Jam shumė i lumtuar qė mu dha rasti qė ta adresoj edhe te juve kėtu nė Mirditė. Jam i sigurtė qė me kėtė sjellje do tė mund tė jeni ndėrtues tė paqes.  Falemnderit pėr mikpritjen dhe urime pėr paqe, prosperitet dhe zhvillim. Faleminderit!

Ndėrsa Ipeshkėpi i  Dioqezės sė Rrėshenit imzot Cristoforo Palmieri tha se jam i sigurtė qė tre fjalėt e Papės do ti bėjmė realitet. Unė ju siguroj njė konferencė publike rreth kėtyre fjalėve. Janė thėnė shumė fjalė tė mira drejtuar pėr mua. Por unė dua tu shtoj atyre njė tė vetme, qė tė punojmė sėbashku. Kemi bashkėpunim tė mirė me Bashkinė Rrėshen pėr festa siē ėshtė ajo e Korpit tė Krishtit, po ashtu edhe nė Rubik pėr festat qė bėn kryetari i Bashkisė sė Rubikut. Kanė qėnė tė shumta vėshtirėsitė qė kemi kaluar sėbashku, sidmos ato tė viteve tė para, por tė gjithė kryertarėt e bashkive dhe kominave qė kanė kaluar, nė veēanti me n/prefektin e sotėm qė gjatė luftės sė Kosovės ka qėnė kryetar i Bashkisė, i cili ka punuar shumė me neve.  Edhe me kryetarėt e komunave kam njė raport tė mirė edhe nėpėrmjet priftave qė punojnė nė zonat e tyre. Ėshtė bėrė njė festė e madhe edhe tani me rastin e shugurimit tė dy meshtarėve tė rinj.

Ndėrsa atė Lino Nikolai ka theksuar se kur hyri komunizmi Nunci Apostolik u detyrua qė tė largohej nga ky vėnd, dhe pėr disa kohė kėtė detyrė e kreu Abati i Oroshit Frano Gjini i cili mė vonė ėshtė pushkatuar. Duke ju drejtuar Nuncit aktual, atė Lino tha se do tė ndjehej i lumtuaruar nėse ky abat tė shenjtėrohet. Shpresėn e kemi, Nunci mund tė bėjė diēka. Ndėrsa Numci tha se nuk ėshtė i gjithė pushtetshėm por atė qė mundet do ta bėjė. Ne fund Kryetari i Bashkise Rreshen i ka dhuruar nje dhurate simbolike ne shenje mirnjohje per misionin e tij dhe Seline e Shenjte.

        Nunci apostolik Ramiro Igles, vizitė nė autostradė dhe abacinė e Oroshit.

  Pas Rrėshenit, Nunci Apostolik i shoqėruar nga ipeshkvi i dioqezės Rrėshen monsinjor Cristoforo Palmieri, ka bėrė udhėtimin e rastit nė drejtim tė komunės Orosh, ku mė parė ka bėrė njė kalim nėpėr trasenė e autostradės nė segmentin Ura e Fanit-Gėziq, pėr t’u ndalur nė njė seksion tė kėsaj rruge ku dhe i ėshtė spjeguar pėr ecurinė e punės aty. I gjendur pėrkundruall kishės sė Ndėrfandės, Epiqendrės sė Shtetit tė Parė tė Arbėrit, ai ėshtė mahintur nga vepra gjigande ne ndėrtim e sipėr dhe ka pėrgėzuar punonjėsit e kompanisė pėr punėn e bėrė.

Emocionet e kalimit nėpėr trasenė qė tashmė ka marrė formė tė autostradės dhe urat e mėdha tė Repsit, janė shpalosur nė njė takim qė u zhvillua me drejtues tė kompanisė ndėrtuese Bechtel-Enka nė kampingun e Repsit. Nga ekipi inxhinierik i kompanisė shkėlqesisė sė tij Nuncit Apostolik, i ėshtė bėrė njė ezyme e punės sė bėrė, progresit tė arritur nė tėrė kėtė aks tė rėndėsishėm, punimet e vėshtira nė njė terren tejet tė thyer, dhe sidomos tek vepra mė e madhe inxhinierike infrastrukturore nė Ballkan, tuneli 5,5 km i gjatė nė Kalimash, i cili pritet tė mbarojė nė fund tė muajit mars. Nė shaka e sipėr, nuncit i ėshtė pėrcjellė pėrpikmėria e punimeve teksa ėshtė thėnė se gjithė “gabimi” i deritashėm kur duhet dhe afroi 1 km punė pėr tė bėrė takimet e dy tuneleve nga ana e Thirrės dhe e Kalimashit, mund tė jetė vetėm 5 cm!

Monsinjor Cristforo Palmieri, duke pėrgėzuar pėr punėn e bėrė tha se kjo rrugė ėshtė dhe pjesė e fatit qė jam ipeshkv i kėtyre zonave dhe se nuk mund tė harroj vuajtjet dhe lodhjet pėr tė inspiruar ngritjen e objekteve kishtare nė zona tė thella kur i duhej tė ecte nėpėr rrugė tė vėshtira, qė nuk do tė jenė mė, pasi autrostrada i lehtėson punėt tona, ndaj me mbarimin e saj kjo rrugė do tė marrė dhe bekimin tonė.

Ndalesa e rradhės ishte nė komunėn e Oroshit nė  pritje tė veēantė nga kryetari i komunės Orosh Aleksandėr Lala, i cili ka bėrė njė panoramė tė gjendjes sociale tė zonės, duke pėrmendur tre shtyllat qė e bėjnė tė dallueshme kėtė zonė nė tėrė trevat e Shqipėrisė, si qėndresa, dija dhe besimi, tė cilat janė tė ravijėzuara dhe nė punėn qė bėn komuna. Nga ana e komunės nuncit apostolik i janė bėrė disa dhurata simbolike.

Pėrgatitėn: Gjergj Marku, Aleksandėr Ndoja