REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Misioni i OSBE/ODHIR vlerėsime pozitive pėr procesin zgjedhor ne Mirditė.

 Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj priti njė mision tjeter vėzhgues tė OSBE/ODHIR tė pėrbėrė nga vėzhguesit afatgjatė Annie – Lise MJATVEDT dhe Nicholas ALEXANDER. Qėllimi i kėsaj vizite sipas vetė vėzhguesve tė OSBE/ODHIR, ishte nė njė farė mėnyre pėr tė shkėmbyer idetė dhe mendimet mes palėve nė lidhje me procesin e zgjedhjeve nė zonėn e Mirditės. Edhe Mirdita ėshtė vėzhguar pėr gjatė gjithė diteve tė votimeve nga njė mision fakt mbledhės i OSBE/ODHIR, ndėrkohė qė nė fillim tė bisedės pėrfaqėsuesit e OSBE/ODHIR, Annie – Lise MJATVEDT dhe Nicholas ALEXANDER, kanė kėrkuar nga Kryetari i Bashkisė z. Dedaj tė bėnte njė ekspoze tė kėtyre ditėve.

Z. Gjon Dedaj ia ka falenderuar pėr vizitėn e tyre, ndėrkohė qė ka bėrė tė ditur tė gjitha masat qė ka marrė Bashkia Rrėshen nė funksion tė njė procesi sa mė tė pa kontestueshėm.

Ndėrkohė qė dy pėrfaqėsuesit e OSBE/ODHIR, kanė vlerėsuar maksimalisht mbėshtetjen qė Bashkia Rrėshen dhe partitė politike i kanė dhėnė anėtarėve tė kėtij komisioni qė kanė qėndruar pėr disa ditė nė Rrėshen. E rėndėsishme sipas delgacioni tė ditės sė sotme, ėshtė se nė Mirditė votimet ishin tė qeta dhe pėrgjithėsisht nė kushtet e kėrkuara.

Z. Nicholas ALEXANDER shtoi se misioni ynė ka pasur disa takime tė ngjeshura me komisionin qėndror zonal dhe me shumė komisione tė tjera nė qėndrat e votimit. Nė kėtė kuadėr janė bėrė takime mė drejtues vendorė tė pushtetit dhe me partitė politike. Edhe sot vijmė nė Rrėshen pėr tė bėrė tė ditur qėndrimin tonė pėr ditėt e qėndrimit kėtu.

Pėrpos faktit se nė Mirditė zgjedhjet kanė qėnė mjaft tė qeta dhe pa probleme, delegacioni ka evidentuar edhe disa probleme tė vogla por qė gjithėsesi nuk kanė ndikuar nė proces. Nicholas ALEXANDER evidentoi se nė disa zona rurale janė konstatuar votime familjare nė grup, mospaisja e plotė me karta identiteti, por edhe thirrja qė bėnė ditėt e fundit tė gjitha partitė politike pėr tu drejtuar nė pikat e paisjes me karta identiteti, bėri qė tė shtoheshin rradhėt dhe procesi tė vėshtirėsohet. Si pėrfundim z. Nicholas ALEXANDER tha se probleme tė tilla nuk janė vetėm pėr Mirditėn por janė konstatuar nė shkallė vėndi.

Kryetari Gjon  Dedaj duke ju pėrgjigjur kėtij shqetėsimi tha se kėto shqetėsime i kam ndjekur nga afėr, por kur mendoj se sa shumė ėshtė bėrė qė ky proces tė jetė i suksesshėm, probleme tė tilla janė mjaft tė vogla por qė gjithėsesi nė tė ardhmen do tė eleminohen totalisht. Ėshtė e vėrtetė qė zgjedhjet e shkuara kanė mbjellė frikė pėr manipulime, ndaj edhe kėtė rradhė shumė nga ne nuk kanė besuar nė teknologjinė e afruar nė kėtė process.

Besoj se ky ka qėnė njė mėsim i mirė pėr tė besuar se pėr njė proces tė suksesshėm duhen njerėz qė bashkėpunojnė me tkenologjinė dhe jo vetė njerėz tė besuar. Jam i bindur se kėto probleme nuk do tė egzistojnė falė pėrmirėsimit tė teknologjisė.

Mė tej kryetari Gjon Dedaj, tha se qytetarėt kanė marrė njė shėrbim tė kualifkuar pėrmes faqes sė internetit tė bashkisė www.bashkiarreshen.com . Kėtu ēdo qytetar me njė klik tė shkurtėr mund tė gjente emrin e tij nė listat e zgjedhėsve, dhe adresėn e qėndrės sė votimit.

Por edhe ditėn e zgjedhjeve cdo qytetar mund tė telefononte nė numrat e lėnė nė dispozicion nga bashkia, dhe pėrmes punonjėsve qė gjėndeshin ēdo moment para kompiuterave, mėsonin adresėn e qėndrės sė tyre tė votimit.

Kjo u ka tėrhequr vėmendjen delgacionit tė OSBE/ODHIR tė cilėt vlerėsuan kėtė fakt.

Mė tej z. Deda foli edhe pėr detaje tė tjera duke veēuar faktin e Bashkia Rrėshen ka avantazh tė hershėm nė njė votim cilėsor.

Nė fund vėzhguesja afatgjatė Annie – Lise MJATVEDT, tha se e vlerėson opinionin e kryetarit tė bashkisė, njėkohėsisht falenderoi pėr pritjen nė njė ditė pushimi zyrtar siē ėshtė e shtuna.

A. Ndoja