REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj priti misionin vėzshgues tė OSBE-sė tė akredituar nė Mirditė.

 Rreth orės 12 tė ditės sė shtunė Kryetari i Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj ka pritur nė zyrėn e tij, delegacionin prej katėr anėtarėsh tė OSBE-sė tė cilėt do tė vėzhgojnė tė gjithė procesin e votimit nė zonėn e Mirditės. Ata janė shoqėruar nga shefi i Komisariatit tė Mirditės z. Dedan Gjetaj, ndėrkohė qė kryesuesja e kėtij delegacioni tha se jemi kėtu sot pėr tė bėrė njė vizitė nė Bashkinė Rrėshen pėr tė marrė disa informacione. Ajo ka kėrkuar nga kryetari i bashkisė z. Dedaj qė tė informohet pėrmes disa pyetjeve.

 A ka patur problem dhe si mendoni se do te shkoje procesi I zgjedhjeve?

 Nuk ka patur problem deri tani. Dua tju siguroj se edhe kur Shqiperia kishte mjaft probleme, Rresheni ishte i qete. Ne jemi me fat qe ju kemi ju ketu por edhe ju do te ndiheni me fat qe jeni ne qytetin tone pasi kjo eshte zona me mikpritese dhe ju garantoj qe do te ndiheni mire.

 Si ka qene procesi i fushates keto dite?

 Pergjithsisht ka qene i qete. Ky process eshte i ndryshem nga proceset e tjera. Sot ligji dhe struktura zgjedhore ka ndryshuar. Po kalojme nga nje strukture mazhoritare ne nje struture proporcionale.

 A ka patur qetesi apo ndonje incident keto dite?

 Une ju garantoj qe jemi munduar te ruajme ekuilibrat. Nga kontaktet qe kemi patur ju siguroj qe edhe ne njesi te tjera vendore ka nje fryme bashkepunimi.

 Si eshte barazia gjinore ne kete zone?

 Dua tju them se keni ardhur ne nje treve tradicionale ku femra eshte respektuar gjithmone. Si shkak I varferise, luftrave, gjakmarrjes shpesh here femra ka marre persiper te perballoje te gjitha nevojat e familjes dhe ka zevendesuar bashkeshortin ne qdo gje. Ajo eshte quajtur madje burrnesh. Gruaja ne kete zone eshte respektuar gjithmone.

 A voton ajo njelloj si burri?

 Kjo nuk duhet as te mendohet.

 Si ka shkuar procesi I kartave te identitetit?

 Ne pergjithesi ka shkuar mire. Ne si Bashki kemi ndihmuar ne mbarevajtjen e tij. Mendoj se paisja me karta nuk ka munguar, pasi kater ditet e fundit nuk ka patur njerez per te aplikuar. Ka disa karta qe nuk jane terhequr por nuk jane shume.

 Si eshte marre informacioni nga ata qe ju ka ardhur karta.

 Ne kemi patur tre punonjes te bashkise ne dispozicion te kesaj. Personat jane lajmeruar ose ne menyre verbale, duke ju telefonuar ose per ata qe munden ēdo informacion gjendet ne faqen tone te internetit. Ne kete faqe gjendet adresa dhe tere lista e votuesve te qytetit te Rreshenit. Ne kemi perdorur edhe nje menyre tjeter per lajmerimin e tyre. Kemi shpallur listat e atyre qe duhet te vijne per te terhequr kartat.

Po persa i perket emigranteve? A ka shume emigrante?

 Banore te Mirdites qe kane emigruar ka plot sikurse ne vende te tjera. Ne do te deshironim qe at ate qendronin atje pikerisht per ten a mundesuar ndertimin e maredhenjeve te frytshme me pjese te tjera te Europes. Por ne te njejten kohe do te deshironim qe at ate ishin ne vendin e tyre per ti sherbyer ketij vendi. Per fat te keq levizja e tyre akoma nuk eshte e lire.

 Ne urojme qe shume shpejt te jemi jo vetem toke e Europes, pasi kjo eshte tashme por te behemi qytetare te denje te saj. Kemi dale nga nje diktature mjaft e eger por nderkohe kemi fituar instiktin e mbijeteses. Kjo nuk na ndal te ecim perpara e te bejme progress.

 Ndėrsa shefi i komisariatit tė policisė Mirditė z. Gjetaj ka sqaruar pėr masat e marra per procesin zgjedhor. Ai I siguroi qe do kishte qetesi dhe se policia ishte ne dispozicion per cdo rast.

  1. Gega

Pergj e mardhenieve me jashtė.