REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Padėr Emidio D’Errico, nderohet “Miku i Qarkut” 

-Po shuhet si qiriri per te ndricuar mendjen e te rinjeve te Mirdites e me gjere-

Atė Emidio D’Erricos, drejtuesi pasionant i qendrės profesionale “Shėn Jozefi punėtor”, nga mė modernet nė vend, ku mblidhen tė rinjtė mė nė nevojė tė Verilindjes pėr tė marrė njė zanat tė vyer pėr jetėn e tyre, pak e nga pak duket se po i shuhet jeta nga njė sėmundje paralizuese e padiagnostikuar edhe nė klinikat mė moderne italjane. Fillimisht i ka kapur duart,krahėt,dhe me rradhė qafėn, ndėrsa tashmė mezi bėlbėzon italishten. Ka muaj qė reziston pėr tė qenė po ai drejtues korrekt,i dashur,i pėrpiktė,model perfeksioni i njė drejtuesi arsimi,qė do ta kishin zili shkollat shqiptare. Edhe pse me sėmundjen e tmerrshme mbi trup tė tij, ai pėr muaj e muaj,nuk e dha veten,dhe nuk preferoi t’i linte vetėm  fėmijėt e varfėr tė kėtyre zonave qė vinin tė merrnin zanat nė kėtė qendėr. Me kėshillat,dituritė e gjera qė zotėron,gjithnjė u ka ndejnjur pranė,deri sa qėndrimi tashmė po bėhet krejt i pamundur. Ndaj nė pėrcjellje tė tij kėto ditė,kėshilli Qarkut e nderoj me “Miku i Qarkut”, ashtu si dhe prefektura e Lezhės me mirėnjohje.

Nė pėrcjellje tė tij nė kėtė prag feste tė 7 Marsit, Ditės sė mėsuesit, nderuan me pjesėmarrje autoritetet vendore,tė bashkisė, qarkut dhe prefekturės etj. I konceptuar si njė pėrcjellje ceremoniale me elementė pėrshėndetės, nderimi dhe kėngė kishtare, kjo ditė u shėnua si shumė e vecantė nė jetėn 7 vjecare tė qendrės Profesionale “Shėn Jozefi Punėtor”.

Bardh Rica, kryetar i kėshillit tė qarkut Lezhė,i dorėzoi padėr Emidos nderimin e akorduar “Miku i Qarkut”,duke falenderuar pėr misionin e bukur dhe fisnik tė kėtij njeriu me zemėr tė madhe. Mirėnjohje iu dhurua edhe nga prefektura, nga nėnprefekti Gjon Pjetri. Ndėrsa kryetari i bashkisė Gjon Dedaj, duke pėrshėndetur padėr Emidion dhe gjithė misionarėt, theksoj kontributin nė njė qendėr tė nivelit modern qė kėta njerėz tė pėrshpirtė i dhuruan Mirditės dhe Verilindjes nė pėrgjithėsi,duke na e bėrė mė tė lehtė dhe ne shėrbimin ndaj shtresave mė nė nevojė. Ai shtoj se ky bashkėpunim do tė vazhdojė dhe puna e Padėr Emidos,do tė jetė nė mendjet tona si simbol mirėsie dhe humanizmi tė paepur njerėzor.

Iku pėr tė mos ardh mė nė Mirditėn qė e deshi aq shumė,i ndjesuar thellė nė zemrėt e tė rinjėvve dhe familjeve tė tan Verilindjes. Iku si njė qiri qė ndriti pėr 7 vite, pėr t’u shuar nė vendin e lindjes nė Itali.

Qendra Profesionale, “Cerdhja e zanatit” pėr tė rinjtė

Qendra Profesionale “Shėn Jozefi Punėtor”, njė realitet qė funksionon qė nga viti 2004 nė qytetin e Rrėshenit, e krijuar nga Dioqeza e Rrėshenit dhe e drejtuar nga Etėrit Somaskė tė Shėn Jeronim Emilianit, nė pėrsonin e Atė Emidio D’Errico, dhe duke qenė tė vetėm nė Shqipėrinė veri-lindore, ka patur dhe vazdon tė ketė njė impakt pozitiv qoftė pėr  numrin e tė rinjve qė frekuentojnė, vit pas viti, nga Mirdita e varfėr, nga zona dhe rrethe tė tjera si Puka, Mati, Kurbini, Lezha, Durrėsi e deri nga Elbasani, por dhe pėr atė cfarė ata pėrfitojnė kėtu nė kėtė “cerdhe zanati” tė modelit mė tė avancuar tė shkollimit profesional gjerman.

Nė kėtė Qendėr, qė nga fillimi i aktivitetit tė saj, janė ofruar kurse elektrike, hidraulike dhe informatike, dhe pėrballė nxėnėsve qė mbaronin 8-vjeēaren, apo tashmė 9-vjeēaren, qė nuk kanė kapacitete mesataresh pėr tė ndjekur gjimnaze apo shkolla tė tjera, drejtohen me kėnaqėsi nga familjet e tyre nė kėtė qendėr, ku ėshtė pozitiv fakti qė kėta tė rinj jo vetėm hiqen nga rruga dhe nga drejtime kriminale, marrin edhe njė profesion pėr tė punuar dhe fituar pėr jetėn e tyre dhe pėr mbėshtetjen e familjeve tė tyre, dhe kėtu kemi shembull ku nė autostradėn Rrėshen-Kalimash, shumė prej nxėnėsve tė dalė nga kjo qendėr, kanė punuar si elektriēistė dhe hidraulikė apo ndoshta edhe si punėtorė tė thjeshtė, por tė formuar nė botėn e punės dhe tė pėrgjegjėsisė sė jetės…kėshtu edhe nė shumė ente private, firma ndėrtuese, banka, grupe elektrike, administratė lokale, jo vetėm nė zonat pėrreth Rrėshenit, por edhe nė Tiranė apo Durrės ku jetojnė me familjet e tyre…. Ndėrsa nė kursin e informatikės, 1-vjeēar, brenda tė cilit ofrohet gjuha angleze dhe italiane, kjo qendėr ėshtė frekuentuar mė shumė nga nxėnės tė dalė nga bankat e gjimnazeve nė pritje tė regjistrohen nė degėn e fakultetit tė dėshiruar. Shpesh janė organizuar kurse tė pėrshpejtuara, nė informatikė, pėr zyrtarė apo nėnpunės, privatė dhe shtetėrorė, qė kanė nevojė pėr formimin kompjuterik…

Kjo qendėr, e themeluar nga Dioqeza e Rėshenit nė personin e Cristoforo Palmierit, dhe e ndėrtuar me investimin e Renovabis-ent bamirės gjermano-austriak,dhe shoqata OTAA e Zvicrės, iu dha pėr drejtim Kongregatės tė Somaskėve, tė njohur nė formimin e tė rinjve qė nga shekulli i XV, nė personin e Atė Emidio D’Errico, i cili me njė dashuri dhe punė tė palodhshme, edhe fizike, arriti ta shndėrrojė qė nė vitin e parė tė aktivitetit, njė qendėr formimi model dhe njė pikė edukimi e rėndėsishme pėr tė rinjtė e zonės veri-lindore tė Shqipėrisė. Deri mė tani nė kėtė qendėr janė kualifikuar mbi 600 tė rinj sipas kurseve pėrkatėse, dhe vit pas viti ka fluks regjistrimesh.

Duke parė kėtė impakt efiēent, vetė drejtori Atė Emidio D’Errico, i propozoi Dioqezės Rrėshen dhe investitorit RENOVABIS ndėrtimin e njė strukture tė re tė kėsaj qendre, pėr hapjen e kurseve tė reja, si nė elektronikė mekanike, zdrukthtari dhe mekanikė industriale, dhe tashmė ėshtė nė fazėn pėrfundimtare kompletimi i ndėrtimit tė kėsaj strukture tė dytė.

Vit pas viti, Atė Emidio ka iniciuar dhe organizuar edhe takime ndėrinstitucionale apo ndėrkombėtare tė biznesit dhe tė firmave ndėrtuese italiane dhe shqiptare, me mbėshtetjen e Ambasadės Italiane dhe Institutit tė biznesit Italian (ICE), pėr krijimin e mundėsive tė punėsimit pėr kėta tė rinj qė dalin nga bankat e kėsaj qendre dhe pėr zhvillimin industrial tė zonės.

Arsyet shėndetėsore e kanė penguar Atė Emidion tė ēojė pėrpara kėtė vepėr dhe aktivitetin e saj, por do tė jetė e njėjta Kongregatė e Somaskėve, me laikė dhe meshtarė tė tjerė, qė do tė vazhdojė kėtė punė tė jashtėzakonshme nė formimin profesional tė tė rinjve nga zona e Mirditės dhe rretheve tė Shqipėrisė veri-lindore.

Nė njė intervistė pėr njė gazetė italjane ai tregon arsyet e qenies sė tij nė Shqipėri,dhe lidhjes shpirtėrore qė ka ka krijuar pėr vite me njerezit e kėtij vendi,vecmas tė rinjtė.

                                                         INTERVISTA

P. Emidio, pas 7 vitesh qėndrimi nė Shqipėri, tė provojmė tė ndėrrojmė dy llafe rreth kėtij qėndrimi. Pėr tė filluar, cili ėshtė konteksti social nė tė cilin ke punuar?

 Unė kam njerėz tė familjes mė tė rinj se unė nė Itali dhe kur shoqėrojnė fėmijėt nė shkollė, takohen me familje shqiptare. Mė tregojnė se kur u thonė atyre qė kemi njė vėlla nė Shqipėri, nė Rrėshen, personat nga Shqipėria u pėrgjigjen: “ēfarė bėn atje? Shqipėria ėshtė e varfėr”.

Tamam kėshtu: tokė malore e ashpėr; tokė me pyje dhe minerale; tokė e agrikultorėve tė vegjėl tė humbur nėpėr male ku jetojnė nga prodhimet e kopshtit dhe tė atyre pak tė imtave qė mbajnė; tokė e shkatėrruar sepse nėn regjimin komunist ishte tokė bijsh kundėrshtarė tė atij regjimi, tė cilėt u dėnuan nė punė tė rėnda nė minierat e bakrit, ose edhe ta vrarė, nė mesin e tyre ishin edhe priftėrinj e ipeshkvinj; tokė e ditėve tė sotme, e njerėzve qė emigrojnė, nė masė, brenda dhe jėshtė vendit. Tokė ku unė jetoj, tamam siē nga ana tjetėr e horizontit, ku kam jetuar fėmijėrinė nė vitet ’50, nė Puglia tė Italisė, ku herė pas here na zhdukej njė shok klase pasi familja emigronte nė veriun e Europės.

Harrova pyetjen, ah, ēfarė bėj kėtu? Vazhdoj tė bėj atė qė bėja nė famulli, pėr t’u dhėnė tė rinjve, tė cilėt nė jetė nuk do tė ndihmoheshin nga askush, njė sens krenarie tė shėndoshė, njė sjellje korrekte, njė shtyllė kurrizore, pėr tė mundur tė pėrballojnė jetėn, ndonjėherė edhe mes paaftėsisė tė atyre qė u jetojnė pranė.

Ēfarė shėrbimi i ofron komunitetit, Qendra qė ti drejton?

 Nė Qendrėn tonė profesionale ofrojmė: 

Njė kurs informatike, me programe tė ndryshme: tashmė njėvjeēar, sepse asnjė nxėnės nuk ka kompiuter nė shtėpi dhe sė pakut nė laborator kanė mundėsinė tė ushtrohet mjaftueshėm.

Njė kurs dyvjeēar pėr termo-hidraulik.

Njė kurs dyvjeēar pėr elektriēistė civilė dhe industrialė.

Qendra jonė Profesionale ėshtė e vetmja nė veri-lindjen e Shqipėrisė, zonė e thellė, malore dhe e thepisur. Pėr tu bėrė ballė kėrkesave tė shumta tė regjistrimit pas hapjes edhe tė autostradės Rrėshen-Morinė, qė pėrshkon gjithė rrethin ku jemi, po pėrgatitemi pėr tė shtuar ofertėn e formimit edukativ: ėshtė nė fazėn ndėrtuese njė strukturė e re pėr krijimin e laboratorėve dhe klasave tė reja. Mendojmė tė hapim kurse pėr automjete, elektroaut dhe mekanike, dhe kurs nė mekanikėn industriale: frezatorė, tornitorė dhe saldatorė.

Ndėrkohė kemi rreth 100 nxėnės dhe, mes mėsuesish dhe punonjėsish, u ofrojmė punė 13 personave.

Nė mbarėvajtjen e mėsimit nė Qendėr jemi tė mbėshtetur nga dy Qendra Formimi Profesional qė Etėrit Somaskė administrojnė nė Itali:

Pėr pjesėn Hidraulike: Nga Qendra e Albates – Como;

Pėr pjesėn elektrike: Nga Qendra e Albano Laciales – Romė, e cila ėshtė vėnė nė dispozicion pėr laboratorėt e ardhshėm tė mekanikės.

Nga njėra dhe nga tjetra Qendėr periodikisht vijnė instruktorė laboratori pėr azhornimin e instruktorėve tanė shqiptarė.

 Ku duket lidhja e karizmės sė traditės Somaske me aktivitetin qė ofroni nė Rrėshen?

 Neve, Etėrve Somaskė, qė Ipeshkvi i Rrėshenit Mons Palmieri ka dashur qė tė jemi si drejtues dhe edukatorė nė kėtė Qendėr Formimi Profesional, na duket se po vazhdojmė traditėn e Shėn Jeronim Mianit, themeluesit tė Kongregatės sė Somaskėve. Ai mblidhte tė rinj qė nuk kishin tė ardhme tė sigurtė, dhe me higjenėn, me formimin e krishterė, me studimin dhe pėrfitimin e njė zanati, i pėrgatiste pėr tė pėrballuar jetėn me dinjitet.

Edhe ne shohim sesi na mblidhen rreth nesh tė rinj qė zbresin nga malet me kallo nė duar, dhe kėrkojnė tė mund tė mėsojnė njė profesion me tė cilin jo vetėm nė Shqipėrinė qė ndryshon, por edhe pėr shumė tė tjerė nė emigrim, tė mund tė gjejnė njė punė pėr tė patur njė jetė mė pak tė vėshtirė.

Jetojnė me ne, nė konvikt, 24 tė rinj: sa shumė ushqehen! Ėshtė bukur ti shohėsh kur nisen pėr pushimet e Krishtlindjes, tė shėndetshėm dhe tė fuqishėm, por pas pesėmbėdhjetė ditėsh, kur kthehen, i sheh tė dobėsuar shumė. Ndonjėherė duket se insistimi i disa familjeve pėr tė pranuar fėmijėn e tyre nė konvikt, ndoshta vjen nga dėshira qė ti garantojė tė birit njė pjatė tė mirė.

Ah, njė koinēidencė?! Nė vitin 2008 si datė pėr ceremoninė e bekimit dhe vėnies sė gurit tė parė pėr ndėrtimin e strukturės sė re, ishte menduar pėr datėn e 1 majit qė pėrkon me festėn e Shėn Jozefit Punėtor, qė mban emrin Qendra Profesionale. Por nė pamundėsinė e pranisė sė Ipeshkvit Palmieri nė atė datė, u vendos njė datė tjetėr, pikėrisht 29 prilli: nė kėtė datė ne Etėrit Somaskė festojmė ditėlindjen e Kongregatės. Dukej tamam njė dorėzim: nga inisiativė e bamirėsisė dioqezane, u shndėrrua nė pjesė tė shėrbimit tė karizmės tonė.

 Me ēfarė burimi ekonomik mbėshtetet aktiviteti qė zhvillohet?

 Meqėnėse Shteti nuk kontribuon akoma aspak dhe duke parė kushtet e familjeve, nxėnėsve u kėrkojmė njė kuotė minimale mujore bashkėpunimi pėr tė frekuentuar kurset, madje shumė prej tyre ndihmohen nė kėtė pagesė nga miq tanė bamirės italianė me adoptim nė distancė.

Me kėtė hyrje nuk arrihet tė mbulohet as materiali i konsumit nė laboratore. Pėr pagesat, ushqimin, ngrohjen, etj, kemi patur nė ndihmė bamirės tė ndryshėm tė shumtė me bujarinė e tyre tė madhe nga Italia, Gjermania, ēekia, Zvicra, derisa Provania e Zotit do tė mendojė.

 Nė kėtė pikė dikush mund tė thotė: “Nėse kjo ėshtė situata, kjo shkollė kaq moderne, a mos ėshtė njė katedrale tjetėr nė shkretėtirė?

 Sigurisht jo! Nė radhė tė parė sepse paratė qė emigrantėt dėrgojnė, u mundėsojnė familjeve tė ristrukturojnė shtėpitė, gradualisht ti arredojnė, tu ndryshojnė pajisjet, tė shtojnė ambjente tė tjera, tė krijojnė kuzhina dhe banjo, ku do tė thotė punė pėr nxėnėsit qė dalin nga bankat e kėsaj qendre.

Nga ana tjetėr, autostrada e re e Kosovės do tė shtojė lėvizjen, rrethi do tė mund tė dalė nga roli periferik qė deri mė tani ka patur dhe mund tė jetė e favorshme pėr hapjen e industrive tė shumta dhe ku natyra e mrekullueshme mund tė ftojė turizėm tė madh.

Dhe pėr mė tepėr: nė periferitė e qytetit pallatet lindin si kėrpurdhat dhe duhet tė shtrohen rrugė, tė modernizohen linja elektrike dhe telefonike, tė koalidohen dyqane me pajisje kompjuterike dhe kasa fiskale, duhet tė informatizohen zyra publike, shkolla, magazina... dhe gjithė kėto sjellin vetėm vende pune tė reja.

Kėshtu, mendoj qė nuk ėshtė e nevojshme tė shohim tek kėmbėt, por tė shohim pėrpara, tek e ardhmja, dhe tė punojmė pėr ta bėrė sa mė tė prekshme. Edhe sepse, pas hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO dhe pas heqjes sė regjimit tė vizave me Europėn, duket mė e afėrt data e hyrjes nė Bashkimin Europian.

 Atė Emidio, a don tė evidentosh ndonjė frut tė kėsaj pune?

 Nė traditėn e mbėshtetjeve tė shumta mė ėshtė dashur tė pėrsėris vazhdimisht duke rilexuar tekstet e traditės mė antike nė italisht, apo nė dialekt tė lashtė, ose nė shqip: ka qenė pėr mua njė kurs azhornimi.

Nė dritėn e eksperiencės sė gjatė shkollore dhe baritore nė zona tė varfėrisė ekstreme, qė kam takuar kėto vite nė Shqipėri, kam mundur tė rinjoh dhe tė vlerėsoj mė tepėr pedagogjinė e Shėn Jeronimit tė mbushur me dashuri, sigurisht, por edhe plot me impenjim, jo fort e pranuar nga tė rinjtė e sotėm, por shumė e vlefshme pėr tė rriturit e nesėrm me pėrgjegjėsi qė jeta do t’ua kėrkojė.

Nga goja e personelit tė Qendrės, nga drejtues tė shkollave publike, nga prindėr tė nxėnėsve dhe nga bashkėpunėtorė baritorė pranė katedrales, ėshtė bukur tė dėgjosh komente mbi stilin e veēantė edukues dhe mbi vėmendjen plot durim tė ofruar ndaj tė rinjve... dhe kjo ėshtė mė shumė se tė jesh i lumtur.

Pėrgatiti: Gjergj Marku