REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Baca” i Patosit, Pal Nikoll Marku shpallet Nderi i kėtij Qyteti.

 Tre muaj pas vdekjes sė Pal Nikoll Markut, Kėshilli Bashkiak i Patosit me njė votim unanim ka vendosur qė ai tė shpallet Nderi i Qytetit 35 mijė banorėsh. Pikėrisht pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni, njė grup intelektualėsh mirditas tė kryesuar nga Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj, udhėtojnė ndrejt zemrės sė Myzeqesė, aty ku jetoi pėr shumė vite intelektuali mirditas, i mirnjohur nė kėto treva. Nė pėrbėrje tė kėtij grupi ishin publicisti dhe shkrimtari Ndue Dedaj, autori i librit “Skifteri i Munellės” Mark Mesuli, Bardhok Pulaj, Kol Bardhku, Gjon Marku, dhe unė autor i kėtyre rradhėve. Rrugės, grupit tonė i bashkohet edhe rrapsodi i mirnjohur Frrok Haxhia. Pas rreth katėr orė udhėtim gjėndemi nė qėndrėn e qytetit naftėtar tė Patosit. Qyteti ėshtė nė lėvizje dhe sytė i kanė nga Qėndra Kulturore e Patosit, nė pritje pėr tė filluar ceremonia nė nderim tė emrit dhe veprės sė “ambasadorit tė Mirditės nė Myzeqe” Pal Nikoll Markut. I gjithė qytetit i Patosit e njeh me emėr Pal Nikollėn, por askush prej tyre nuk ja pėrmend atė. Kėdo qė tė pyesėsh flet pa pushim pėr “Bacėn” e kėtyre anėve, mikun e tyre i cili prej disa muajsh i mungon rrrugėve tė kėtij qyteti, bibliotekės, promovimeve dhe jetės kulturore. Tė gjithė nė flasim plot pasion pėr Bacėn, por ajo ēfar bie nė sy janė fjalėt e zgjedhura plot respekt dhe dashuri, per intelektualin e mirnjohur i cili kishte lindur rrėzė Munellės nė trevė mirditase, dhe ishte shuar nė zemėr tė Myzeqesė.

Kozma Ēuko thotė se kishte humbur njeriun mė tė mirė tė kėtij qyteti. Ai ishte njohur me Bacėn gjatė viteve tė fundit tė rregjimit komunist. Fotografia na lidhi – thotė Ēuko. Unė isha polic ndėrsa Baca qėndronte i mbyllur, dhe nuk shoqėrohej me askėnd. Ishte i traumatizuar nga rregjimi i cili ishte sjellė shumė keq me tė, edhe pse ishte njė ndėr intelektualėt mė nė zė tė kėtyre anėve. Njohės i mirė i gjashtė gjuhėve tė huja dhe themelues i  shėrbimit metereologjik nė Shqipėri. Kozma Ēuko thotė se ishte koha qė nuk i afrohesh njeri. Unė e shikoja nga larg Bacėn por ai nuk afrohej me njeri aq mė tepėr qė unė isha nė pozicionin e punonjėsit tė policisė, čpor kam qėnė njeri. Unė me kėrkesėn time jam larguar nga policia kur filluan proceset demokratike dhe kam filluar profesionin e fotografit. Baca e ka njohur fotografinė me shkencė, pikėrisht fotografia na ka lidhur.

Toli Shabani ka njė njohje shumė mė tė hershme me Bacėn. Ai thotė se nė vitin 1985 unė jam emėruar drejtor i pallatit tė Kulturės sė Patosit. Natyrisht qė emrin e Bacės, nė vija tė trasha e kisha dėgjuar edhe mė parė. Ditėn e parė qė erdha kėtu jam takuar nė bibliotekė. Kishte njė organizim tė mahnitshėm tė jetės sė tij, sepse ēdo ditė do tė kalonte nga 2 – 3 orė nė bibliotekė. Pas njė jave mua mė kishin ardhur dy libra “Gėte” nėn kėndvėshtrimin e Cvajgut. Meqė mė kishin ardhur dy tė tillė, thashė po ja bėj dhuratė njė Pal Nikollės dhe pa u njohur mirė me tė i dhurova kėtė libėr. Kur i dhurova librin ai u befasua dhe madje mė bėri njė ngacmimin disi drithėrues tek mė tha: Ju shoku Toli jeni komunist apo jo..?- Po i thashė. Po a dini kujt po ja jepni kėtė libėr? –Po ja jap njė intelektuali tė madh siē jeni ju- i thashė. Mos djalė se jeni duke rrezikuar.! Unė nuk i njoh rreziqet Bacė, merreni njė libėr dhe mbajeni si njė kujtim tė vyer prej meje. Nga ajo ditė ai mu gjėnd si njė nga miqtė e mij mė tė shtrenjtė, deri nė ditėn qė dha frymėn e fundit.

Ceremonia!

 Ka nisur rreth orės 11.00, nė hollin e Pallatit tė Kulturės sė Patosit. Nė stenda janė vendosur nė mėnyrė tė kujdesshme me qindra fotografi nga jeta dhe vepra e Pal Nikoll Markut. Pikėrisht pėr kėtė, por edhe pėr krejt ceremoninė nė vijim, ėshtė pėrkujdesuar nė ēdo detaj fotografi Kozma Ēuko. Fotot janė tė shumta si mes aviatorėsh e naftėtarėsh, mes intelektualėsh nga mė tė mirnjohurit nė Shqipėri e nxėnėsish tė shkollave. Shumė foto janė edhe me miq e intelektualė tė vėndit tė origjinės, nga Mirdita e Gjegjani. Njė punė e kujdesshme qė tėrheq vėmendjen e qidra tė pranishmėve.

 Mė tej salla ėshtė tejmbushur. Kanė ardhur nga Mirdita e Gjegjani, por situata nė sallė ėshtė befasuese. Mbi 400 tė pranishėm janė nga Patosi, Fieri e Kuēova. Janė miq e bashkėpunėtor tė Pal Nikoll Markut tė cilėt kanė sfiduar cdo distancė pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni  tė dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi i Patosit”

Nuk vonon dhe zėri kumbues plot emocion i aktores sė mirnjohur Hajrie Rondo lajmėron nisjen e ceremonialit. Aktorja Hajrie Rondo mes tė tjerave thotė se  nė kėtė sallė tė tejmbushur kanė ardhur Mirdita, Fieri, Kuēova, Patosi, Vlora. Janė tė pranishėm edhe shumė figura tė njohura tė artit dhe tė shkencės. Na nderojnė me pjesmarrjen e tyre kryetari i Bashkisė sė Rrėshenit z. Gjon Dedaj, nėnkryetari i bashkisė sė Fierit z. Haxhi Kalluci, Kryetari i Bashkisė sė Patosit z. Bardhi Meli. Na nderojnė gjithashtu intelektualėt Prof. Moikom Zeqo, Artist i Popullit Luftar Pajo, rrapsodi i mirnjohur Frrok Haxhia, shkrimtari Ndue Dedaj, Mark Mesuli autori i librit, analisti dhe gazetari Mustafa Nano, regjizori Kiēo Londo, kryetari i Unionit te Shkrimtareve Fier z. Nuri Plaku  etj.Nderkohe znj Rondo veēoi kontributim e madh ne kete ceremoni te Kryetarit te Bashkise se Fierit, z. Baftjar Zeqo i pranishem ne kete ceremoni. z. Baftjar Zeqo kishte mberritur ne kete qytet sebashku me dhjetra qytetare te Fierit te cilet e kishin njohur Pal Nikollen ne frontin e veshtire te naftes, por edhe ne aktivitete te shumta shkencore e shoqerore.

Duke vijuar nė tej znj. Hajrie Rondo tha se jam e emocionuar nė kėtė prezantim skenik si kurrė ndonjėherė tjetėr, sepse ka tė bėjė me nderimin e njė figure poliedrike. Dhe kjo figurė ėshtė e tė pavdekshmnit Pal Nikoll Marku. Njė aktivitet i tillė vlerėsimi i bėn nder Patosit, intelektualėve, punėtorėve, veteranėve tė luftės dhe tė punės, tė rinjve dhe tė rejave jo vetėm tė Patosit, por tė mbarė Shqipėrisė. Nderim pėr kėtė figurė sa tė thjeshtė e bujare, aq tė fortė dhe intelektuale. Ėshtė  virtyt i ambasadorit tė Mirditės qė diti tė qėndrojė edhe kur mund tė rrėzohej. Diti tė flasė edhe kur gojėn ja kyēėn, buqėqeshi edhe kur duhej tė qante, eci krenar edhe kur duhej tė zvarritej. Figura e Pal Nikoll Markut ėshtė e pa shlyer nė kujtesėn e publikut, ashtu sic mbeti e pa shlyer sinoptika tė cilėn ai e themeloi me dorėn e tij.

Kryetari i Unionit tė shkrimtarėve Fier z. Nuri Plaku.

 "Pikėrisht nga ky takim i tillė kulturash u formua ky intelektual i cili provoi mbi vete sfidat e mėdha tė fushės fizike dhe shpirtėrore".

 Kur flasim pėr Pal Nikoll Markun me kujtohen detyrimisht njė raport i pėrzgjedhur nė mėnyrė tė harmonizuar midis individit dhe shoqėrisė i cili mban brėnda vetes enigmėn e madhe. Cili ėshtė ky njeri qė pėrdor pa ekuivok statusin e njė personi tė veēantė e tė dallueshėm, cili ėshtė kontributi i tij qė sot konvertohet nė vlerė e qė na josh tė gjithėve. Para sė gjithash duhen evidentuar dhuntitė e tij karakteristike tė cilat shfaqen si privilegj i natyrshėm i njerzve tė rrallė. Volumi i kujtesės sė tij dhe koficenti i inteligjencės ishin padyshim bindjet e zakonshme tė njeriut duke dėshmuar pikėrisht kėtė privilegj. Ai i pėrket kategorisė sė atyre njerzve qė kulturat e ndryshme gjejnė pika tė pėrbashkėta duke e bėrė individin bartės tė vlerave tė tyre mė esenciale.

Pėrkundėr tė gjitha tė dhėnave tė tanishme, ai i pėrket atij kontigjenti social tė cilėt sipas pėrcaktimit tė njėrit prej filozofėve tė shekullit tė kaluar, lindin vetėm nga 20 pėrqint e popullsisė. Piėrisht nga ky takim i tillė kulturash u formua ky intelektual i cili provoi mbi vete sfidat e mėdha tė fushės fizike dhe shpirtėrore. Pėrmes kėtyre sfidave Pal Nikoll Marku arriti tė ndėrtonte njė hierarki tė qėndrushme vlerash morale dhe intelektuale, duke e rradhitur veten nė ata njerėz qė bėhet shėmbėlltyra intelektuale pėr mbarė popullsinė.

                                            Analisti Mustafa Nano.

"Unė mendoj se nėqoftėse do tė duhej tė ndėrtohen njė monument tė shqiptarit tė tė gjitha kohėrave, shqiptarit universal , unė do tė zgjidhja Bacėn jo vetėm si portret fizik.."

 Kur mora rrugėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet qė i kushtohet Bacės, mendova se do marr pjesė nė njė aktivitet tė thjeshtė, modest. Jam i befasuar nga fakti qė pjesmarrja dhe pėrmasat e aktivitetit qė i kushtohen kėsaj figure. Mė vjen mirė sepse kjo ka tė bėjė me njė njeri tė cilin unė e konsideroj si njė nga ata pak njerėz qė mė kanė lėnė mbresa, edhe pse kam kontaktuar nė njė hark tė shkurtėr kohor. Unė e kam njohur Bacėn te dera e galerisė sė Haxhi Kallucit, dhe e kam njohur njė rrethana tė pa kėrkuara as prej meje, e as prej atij. Ishte Baca qė mė njohu e qė nė harkun e njė minute e njoha Bacėn mė tepėr se sa ai mė njihte. Mesa duket ishte maxhia e tij qė e bėnte kėtė efekt. Unė mendoj sė nė qoftėse do tė duhej tė ndėrtohen njė monument tė shqiptarit tė tė gjitha kohėrave, shqiptarit universal, unė do tė zgjidhja Bacėn jo vetėm si portret fizik, por edhe si portret jo fizik si tė thuash. Ėshtė jeta e tij qė u shėndėrrua njė simbol patriotik nacional, njeri nga Mirdita nė Myzeqe.

Regjizori Kiēo Londo.

"Sot ky qytet ka bėrė njė katarsisė, njė pastrim jashtėzakonisht tė madh, dhe ėshtė mė i qetė dhe mė i lehtė.."

Ky qytet ka qėnė pikė takimi me Bacėn para viteve 90-tė. Tė kesh qėnė miku i tij tė cilėt fatkeqėsisht gjatė jetės nuk ju bėnė sa gishtat e dorės, ishte privilegj i madh dhe unė e kam pasur njė tė tillė. Sot ky qytet ka bėrė njė katarsis, njė pastrim jashtėzakonisht tė madh, dhe ėshtė mė i qetė dhe mė i lehtė. Ky burrė “nuk ka qėnė i mirė”, nuk ka qėnė as i qetė e as “i dashur” Megjithatė koha ėshtė shumė e shkurtėr nga ndarja me tė. Do tė na duhet shumė mund, shumė punė, pėr ti dhėnė atė monument qė tha parafolėsi Mustafa Nano. Ky njeri i ka mėsuar shumė njerzve nė kėtė qytet jo se si tė jenė tė mirė, por u ka dhėnė shumė njerzeve ēelėsin e jetės, u ka mėsuar se si tė durojnė kur fati nuk ėshtė nė anėn e tyre. Megjithatė qė ne sot nuk e kemi, kemi njė ngushėllim shumė tė madh. Tė nderuar miq! Ai sot ka prekur fytyrėn e zotit dhe kjo na lehtėson.

 

Gjon Dedaj, Kryetari Bashkisė Rrėshen.

 ...pavarsisht rrezimeve,  jetoi  i aftė per tu ringritur ne cdo rast,

 Te nderuar te pranishėm !

 Me lejoni  t’ju percjell 
pershendetjen me te ngrohte te rastit  dhe mirnjohjen e sinqerte te 
mbare mirditoreve qe do donin te ishin me ne ne kete dite nderimi tė qytetarit tė vėrtetė 
Pal Nikollė  MARKU.
Personalisht  mbetem i bindur se sfida  e  politikes eshte Emancipimi  dhe Integrimi 
i cili mund te realizohet   duke levizur apo aty ku je,  por mendoj edhe permes humb
jesh te   medha te tilla si te qenėt pa Bacėn,  ndersa  shumekush shqipton   pse nuk e  
lexuam, pse nuk e mbeshtetem, pse nuk mundėm ta donim, pse e ndalem  malesorin 
 e drejtperdrejte...te arti edhe kur punonte ne fonderi !
 
Dukshem, njeriu qe nderojme sot sebashku ketu ne Patos, ka mundur te provojė dhe
kontribuojė dhe me mungesen e tij  per te  thene se Mirdita ishte e bukur, e mire, e 
dashur, kombetare...por ajo nuk eshte....edhe se  duhet e mundet te jete !!!
Bash per kėtė,  Baca Pal  ėshtė njėri ndėr ata qė  la pas kete  proces familjarizimi Mirdite
 – Myzeqe, perbere prej  bashkive e komunash me emra te ndryshem, sepse ai mbeti 
 ndertuar prej nje vlere te pakembyeshme ndershmerine,  shoqeruar me dije  e jo me
 para,  u nda nga ne  si njė  kerkuės per  nje adminsitrimi jo feudal te Shqiperise,  por 
 per nje zhvillim modern dhe shkencor.
Ne nderojme sebashku  ate,  pse ishte njeriu i idese fisnike te sherbimit ndaj publikut, 
biblotekarit  qe e dinte se injoranca ėshtė nėna e mjerimit, dhe arroganca ėshtė shkurt
uese e jetes, pasi demostroi   plot burime sjelljeje pėr tė motivuar bashkqytetarėt me 
standarte te forta pėrgjegjshmėrie.
Fatlumesisht dhe per meriten tuaj qytetare, ne takohemi ketu ne nje moment  te vecante
 per nje njeri te vecante, ndersa pjese te kesaj historie jane shkruar nga te tjeret, ne po 
shkruajmė njė pjesė tė saj, sot dhe me lejoni te falenderoj sot ēdo qyetar te Patosit, 
keshillin bashkiak,  dhe dy kryetarėt. Kryetarit te Keshilit Maksim Goga Kryetarit te 
Bashkise Bardhi  MELI !
Pavarsisht  paftesine  jot e rralle per te nderuar, kjo dite e shpalljes me publike 
“Qytetar Nderi “  tregon kapacitetin institucional te bashkise suaj, pasi tregon se 
asnje  e mire  nuk mund te fshihet pafundesisht,  se  diktaturat  nuk  munden  me 
 fsheh ne terr ata qė bėnin  nje dritė  te tillė  e qė ishin ngohtėsisht te shoqėrueshėm.
Ne e dime mire tashme se ai ndau dhe  ndan me ju njė histori dhe kulturė tė pėrb
ashkėt  si ceshtje fati dhe joplanifikimi por ne do te donim  te ecnim te bashkuar
 per mireqenin  dhe nderimin e perbashket.
Me shume se kurre i linduri nder male, i kultivuar  brėnda jashtė Shqiperiė dhe
 ruajtes me cdo cmin  te qenit shqiptar, edhe kur u bė humbesi i cdo grade dhe
 i cdo vendbanimi, per te qenė njeherit  myzeqar dhe mirditor i mire,  ai mbeti  i 
furnizuar me energji nga librat dhe dija,  mbeti  i aftė tė  parashikonte  cdo fund, 
pavarsisht rrezimeve jetoi  i afte per tu ringritur ne cdo rast, i zoti te pres dhe i 
mbush mungesen  miqve , te dashurve , vendlindjes  , myzeqes  dhe Shqiperise
 ne cdo kohe  ndaj ai flet per ne  me vdekjen   dhe me se shumti me pasvdekjen
 e tij fizike !
 Jo rastesisht ai ishte vellai  gjenetik i te ngjashmit  “perballues  te cdo ftohtesie “ 
 inxhinierit  gjeolog  qe si trembej  as  polit te veriut,  dukshem per te thene se 
ata i perkasin jo vec ballkanit por mbare globit ,   si mirditor te vellazerise dhe 
miqve te shumte ata munden te bashkojn malet dhe fushat e vendit te vet permes 
dashurise , fisnikerise, virtyteve me veshtiresi te ruajtura .
 Fort i dituri  Pal NIKOLLA,  ky mbartes mineralesh humane  te rralla e plot vlere
 ishte  krijues i nje miniere individuale qe nuk hapet per kedo edhe se ne dere 
shkruhet “Baca Pal “  bir i rralle i  Kimzes- Kalivares  , MIRDITES , sikurse 
ju vete e keni quajtur ambasadori yne ne myzeqe.
 
Deshmitari dhe ndjekesi i shkolles se Oroshit  (konviktit  “MIRDITA” ) dhe  
 shkolles normale te Elbasanit ia del te aftesohet  multidisplinor  politik- aviaci
on –mereologjik – biblotekar pse jo dhe atje ku te tjeret thyheshin tek parmen
da a furrat e fonderise.
Per keto arsye  dhe krej natyrshem per merite dhe te kryetarit te athershme te 
komunes se vendlindjes,  Baca Pal  behet  dhe punuesi i emblemes dhe flamurit 
te Gjegjanit,  lidh mrekullisht vendlindjen me vendbanimin – taman si ne nje Shq
iperi te tere – me intelektualizmin e tij ai  na le sot nje pasuri te vyer bashkpunimi
 jo vetem me  njesive vendore por mes  Mirdites - Pukes dhe Myzeqese...dhe  kjo
 nuk eshte rastesi , por nje bashkim i natyrshem shpirterore sikurse ish-  kryetari i 
Komunes se Gjegjanit  shkruan  monografine e ketij kollosi  me titull “ Skifteri “ i 
Munelles  ndersa    kryetari i bashkise Patos  nenshkruan nje tjeter kapitull mirnjo
hje te ciles une personalisht  dhe bashkia Rreshen  i perulen mirenjohesisht pergji
thnje.
 Simbolikisht  i ngjashem me Skifterin, Pal Nikolle  MARKU, ia del te mbahet a kaca
virret ne rrenjet e drunjta dhe  majat e gurta,  ndersa  mbetet gjithnje i panenshtrueshem 
 ndaj ne   kete  kohe kur te gjithe duan te ngjiten ne maja , mali i tij i dashur,  Munella,
  bashkuese dhe kundruse e perhershme e Mirdites dhe Pukes i fton te gjithe  te ngjiten 
atje te pakten si turiste  dhe pastaj  do te besojne me shume pse mbeti ne kembe   Baca
 dhe pse  duhet te vijojme ta vlersojme kete njeri.
Me lejoni qe  te pershendes publikisht pjestaret e familjes se tij kudo jane  dhe  qe do
  vazhdojne te nderojne Bacen, kete baba dhe  familjar qe larteson familjen  edhe se 
behet pafaj ndalues i shkollimit te te birit thjesht dhe vetem se nuk shkelte mbi veten 
 nuk deformonte historine  dhe besonte ne  drejtesi, ne shkence, moral  dhe  art !
 
E megjithate ai eshte mes nesh, Baca qesh,  shendrit, ndersa ne duam dhe punojme 
per  zhvillimin e qendrueshem  te bindur se  e qendrueshme eshte vetem hyjnorja –
vlerat morale ajo  force  e tij levizese –ide –ideale–idealizem qe e lidhi me ju dhe 
me ne, me te gjithe Shqiperine  kulturore!
Nderim per jete  Pal Nikollė MARKU !
Mirėnjohje per jete te gjithe JU   dhe te gjithe atyre qe  e nderojne Bacen Pal!
Faleminderit!
 

Kryetari i Patosit. Bardhi Meli.

 Gjej rasti tė shpreh mirnjohjen time tė madhe pėr kontributin e tij nė mirėqeverisjen e qytetit tė Patosit.

Tė nderuar familjarė tė Pal Nikoll Markut!.

Ėshtė njė eveniment shumė i rėndėsishėm pėr Bashkinė e Patosit dhe tė gjithė qytetarėt e saj. Ne sot ndalemi pėr tė shprehur mirnjohjen tonė tė thellė pėr njė njeri tė zakonshėm por me njė histori tė jashtzakonshme, nė kėtė qytet tė vogėl me njė histori tė madhe i cili i ka sjellė njė detyrim tė madh moral qytetit, por ka sjellė njė vlerėsim tė madh jo vetėm pėr familjarėt, por tė gjithė qytetarėt tanė. Pal Nikoll Marku ishte njė njeri me shpirt tė madh. Ai sfidoi me njė vullnet tė jashtėzakonshėm kalvarin e mundimeve qė jeta i solli, por nė tė gjitha rastet ai mundi tė mbijetonte pėr shkak tė moralit tė tij tė paepur, pėr shkak tė vlerave tė tij tė jashtėzakonshme, pėr shkak tė dashurisė sė madhe pėr familjen, pėr njerėzit dhe pėr atdheun. Televizioni i Pukės sjell nė vėmendje kėtė dėshmi dhe fakte historike, ku shprehet nė mėnyrė tė skalitur ajo qė ishte emblema jetėsore e tij. Dashuria e madhe pėr lirinė, dashuria e madhe pėr kulturėn, shpresėn qė ai kishte pėr tė pasur njė shoqėri me barazi sociale. Ky shpirt i madh civilizimi, njeri i rrallė na bėn tė ndalemi pėr ta vlerėsuar por edhe pėr ta kthyer atė nė simbol tė nderit pėr qytetin e Patosit e mė gjerė, pėr ta kthyer atė nė vemendjen dhe memorien e historisė sė kėtij qyteti, por edhe tė mbarė kombit shqiptar. Ai do tė jetė padyshim njė pikė e fortė reference pėr ne dhe brezat e ardhėn, pėr tė sjellė vlerat nė pėrmirėsimin cilėsor tė jetesės sonė, por edhe nė vlerat tona morale kombėtare. Mė lejon it ė shpreh edhe konsideratėn time personale. Unė e kam njohur drejt pėrsėdrejti Pal Nikoll Markun dhe e them tė drejtėn ai do mbetet pėr mua njė profesor i ēmuar nė jetėn time. Gjej rasti tė shpreh mirnjohjen time tė madhe pėr kontributin e tij nė mirėqeverisjen e qytetit tė Patosit. Ėshtė njė histori e gjatė jetėsore, njė histori e gjatė e cila pėr cdo njeri present nė sallė por edhe e shumė tė tjerėve tė cilėt janė dashamirės tė modeleve tė tilla, nuk mund tė gjenden fjalė pėr ta vlerėsuar, por ajo qė mbetet tė jetė me e rėndėsishmja ėshtė vepra qė ne sot kemi, trashegimia qė ai la pas, vepra e shhkruar prej tij, vepra historike. Do tė punojmė nė mėnyrė tė palodhur qėe kėtij personalitetit tė madh, ti publikojmė dhe botojmė tė gjithė veprėn e tij tė dorėshkruar, vepėr e cila jam i sigurt se do tė shėrbejė pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen.Unė i jam sot mirnjohės, por edhe nė pozicionin qė jam shpreh konsideratėn mė tė thellė pėr faktin se Kėshilli i Bashkisė vendosi nė unanimitet tė plotė qė ta vendosi Pal Nikoll Markun nė altarin e vlerave tė historisė tė qytetit tonė, duke i dhėnė titullin e lartė “Qytetar Nderi” i Patosit.

Aleksandėr Ndoja.

Patos 28. 12. 2009