REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

A duan shqiptarėt tė futen nė Bashkimin Europian?

 “Demokracia, shteti i sė drejtės, mbrojtja e tė drejtave tė njeriut, mbrojtja dhe respektimi i tė drejtave tė pakicave kombėtare”, kėto janė kushtet bazė qė duhet tė plotėsohen pėr tu futur nė Bashkimin Europian. A janė shqiptarėt tė gatshėm ti plotėsojnė kėto kushte? A ka qenė shqipėria ndonjėherė vend tubimesh pėr demokracinė, pėr tė drejtat e njeriut, apo pėr tė drejtat e pakicave kombėtare? A mund tė japė Shqipėria kontribut nė politikėn ndėrkombėtare? Kėto janė pyetjet qė cdo shqiptar duhet ti shtrojė vetes. Ka njė cmim pėr tu bėrė pjesė e BE.Sakrificat e para janė ato qė kanė tė bėjnė me elementėt bazė tė shoqėrisė njerėzore. Cdo njėri ka tė drejtė ta jetojė jetėn e tij ashtu sic do ai, por a jemi ne gati ta respektojmė jetėn dhe zgjedhjet e tjetrit?

Zanafilla e gjithckaje qė ka tė bėjė me aderimin e vendit tonė nė NATO apo BE ėshrė fillimi i viteve 90-tė. Paradoksi i demokracisė shqiptare qėndron nė faktin se si nė tė njėjtėn kohė kur brohoritej shprehja, “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa”, falenderohej edhe presidenti i vendit, Ramiz Alia. Kurrė nuk e kam kuptuar a ishin ato demostrata, pėrpjekje pėr liri e demokraci apo miting pėr mbėshtetjen e ish diktatorit?! Duket sikur pluralizmi erdhi jo se donin njerėzit por sepse keshtu donte politika e asaj kohe, populli si gjithmonė vazhdonte ta mbėshteste. Askush nė shesh nuk mendonte se c’ėshtė ky revolucion pėr tė rrėzuar komunizmin ku gjithashtu pėrshėndetet lideri totalitar i vendit.

            Por ta harrojmė 90-tėn e tė bėjmė refleksion pėr sot. A janė Shqiptarėt gati tė mbėshtesin liritė e tė drejtat e njeriut? A e shohim ne gruan si tė barabartė, kur si lėmoshė vendosen ligje pėr njė kuotė tė caktuar tė femrave nė parlament? A i mbėshtesin shqiptarėt homoseksualėt pėrderisa miratohet ligji qė lejon martesat mes njė seksi, por ku gjithashtu digjet nė kryeqytet lokali i parė pėr kėtė grup shoqėror?  Vetėm kėtu tek ne shikon tė bėhen ligje pėr liritė e njeriut pa protesta e fushata sensibilizuese pėr implementimin e tyre. Duhet tė plotėsohet kushti pėr respektimin e minoriteteve, pakicave kombtare, grupeve etnike, por shumica e romėve jetojnė bashkė nė kushte primitive duke qenė se e kanė tė vėshtirė tė pėrshtaten nė njė shoqėri diskriminuese. Pėr tu futur nė BE duhet tė provojmė se mund tė jėtojmė nė harmoni me popullsi tė kulturave tė ndryshme, por kėtu rrihen e shahen nė stadiumin kombėtar dy qytete se s’mund ta pranojnė garėn,barazinė dhe humbjen.

             Dhe pėr tė arritur tek problemi mė i nderlikuar, politika ndėrkombėtare. Secili shtet i Bashkimit Europian ka njė histori, kulturė autentike tė vetėn, si rrjedhojė e sė cilės ka pasur edhe mjaft konflikte; duke parė qė edhe 2 luftėrat botėrore janė zhvilluar nė kontinentin tonė. E megjithė tė shkuarėn e hidhur, qėndron njė bashkpunim konstant mes ketyre shteteve. Pak rėndėsi ka  nėse bashkpunimi ka interesa ekonomik. Pyetja qėndron se c’mund ti japim ne politikės ndėrkombėtare kur kemi parlamentin gjysmė bosh pėr vete? C’mesazh ka pėr Europėn njė protestė pėr transparencė zgjedhjesh me valle polifonike dhe ushqim falas pėr protestuesit para kryeministrisė, dhe ku paralelisht miratohen ligje pa debat nga shumica? Ne nuk jemi tė zotėt tė zgjidhim problemet tona, e lėre pastaj tė mendosh se mund tė japim sugjerime pėr grohjen globale, apo armėt bėrthamore nė Iran.

            Duhet tė bėhet e ditur pėr tė gjithė se nuk kemi se si te futemi nė Europė kur nuk kemi elementėt bazė tė njė shoqėrie njerėzore. Duhet ta dimė se nėse duam vėrtet tė bėhemi pjesė e kontinentit duhet tė respektojmė femrėn, romėt, homoseksualėt, grekėt, serbėt.

Por sic e shoh unė, Shqiptarėt nuk duan tė futen nė BE sepse jemi shumė krenarė individualisht pėr tė ndryshuar sjelljet, natyrėn, dhe pjesė tė kulturės tonė. Si nė shumė raste nė historinė tonė, po ua lėmė tė tjerėve ta realizojnė kėtė proces pėr ne, duke qenė se nuk na intereson mjaftueshėm pėr tu impenjuar si shoqėri.

Pavjo Gjini

Shkolla e mesme Rreshen

Klasa 12, A

Vendbanimi:Rreshen