REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
>  


 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Mbyllet dita e pestė e takimeve publike nga bashkia Rrėshen

Nė mbrėmjen e kėsaj tė premte u mbyll dhe takimi i pestė publik qė ishte dhe epilog i kėtij organizimi tė veēantė nga ana e kėsaj bashkie me komunitetin. Prej pesė ditėsh, pos punės zyrtare, ky institucion e shpėrnguli punėn pasditeve nė pallatin e kulturės, duke krijuar njė traditė tė re transparenciale me qytetarėt qė u shėrben. Pėr pesė ditė qytetarėt kanė parė mėnyrėn sesi funksionon bashkia duke kaluar thuajse nė “lupė” tėrė departamentet, ndėrkohė qė nuk kanė munguar pyetjet nga pjesėmarrėsit qė kishin tė bėnin me shėrbimin ndaj tyre. Nė esencėn e tyre tėrė kėto takime janė vlerėsuar pozitivisht nga pjesėmarrėsit ndėrsa kanė qenė tė frytshme si pėr banorėt dhe pėr administratėn.

Nė njėfarė mėnyre mund ta pėrceptojmė si njė llogaridhėnie tė hapur, por dhe si njė trajnim i brendshėm duke sjellė njohje mė efikase, sesi bashkia mund tė funksionojė me furnizim kapilar ndėrsektorial.

Nė natėn e fundit, fillimisht, ėshtė dhėnė njė imazh videoprojektiv nga takimet e netėvė tė kaluara, duke filluar me:

1.Nata e parė iu rezervua kulturės si paraprijėse e kėtyre takimeve, ku ra nė sy logoja: Mirdita, vendi ku banon pėrjetėsisht e bukura.

2. Mė pas ka qenė departamenti i shėrbimeve nė bashki qė solli pėrvoja, eksperienca dhe risitė e aplikuara nė organizimin e kėtij sektori, duke iu atashuar nė thelb logos: “Shėrbim me duar tė pastra dhe tė lira”

3. Mbrėmja e tretė ka qenė nė dispozicion tė promocionit tė punės sė sektorit tė programim-zhvillimit, ku pak a shumė, u krijua vizioni publik sesi do tė jetė e ardhmja e kėsaj bashkie, projektet dhe programet strategjike.

4. Dhe nata e katėrt, qė mund ta quajmė dhe “mbrėmja e thesit” nė gjuhėn popullore, ishin nė paraqitjen e tyre administratorėt  e financės dhe taksave.

Me logon: qytetarėt orientojnė qeverinė dhe jo qeveria qytetarėt, nė njėfarė mėnyrė u njohėm se sa e ka mundėsinė t’i shtrijė kėmbėt kjo bashki sa i pėrket gjendjes financiare.

Tė veēanta:

Janė disa elementė qė bien nė sy gjatė kėtyre prezantimeve publike:

-Konciziteti i programeve, paraqitjet dhe mėnyrės funksionale.

-Interesimi i publikut me pyetje interesante.

-Paraqitja e dizajnit nė slajter me modele tė larmishme dhe tė prekshme pėr publikun.

-Afishimi i shpejtė nė faqen e internetit.

-Dhe po tė shohim regjistrimi viziv i tėrė kėtij aktiviteti qė mund tė quhet risi nė kėtė bashki apo shumė simotra tė tjera.

-Mbėshtetja fonike dhe skenografike e kėndshme.

Nata e pestė

Nuk ka patur ndonjė department tė pėrcaktuar, por kanė qenė tė ftuar disa zyra dhe nėnkryetari i bashkisė.

1. Fillimisht me atė qė quhet audit i brendshėm. Kur e pėrmendim kėtė term mendja na shkon tek kontroll revizioni, por nė njėsitė vendore ka njė organizim krejt tjetėr. Gjithsesi cfarė ėshtė ai, cilat janė detyrat, nga varet, sa i shėrben bashkisė pėr tė qėndruar nė kokė si “gardian” i shėrbimeve cilėsore dhe prerjes udhė abuzimeve etj, ka folur audituesja e kėtij institucioni Vjollca Baloj.

2. Ēfarė ėshėt policia bashkiake, historia e shkurtėr e formimit tė saj qė prej vitit 2002 kur u ngrit si strukturė, detyrat specifike qė mbulon dhe cfarė synon pėr tė ardhmen, e mori fjalėn zoti Zef Doda, shef i policisė bashkiake.

3. Para se tė fillonte prezantuesi i rradhės u sollėn disa statistika:

-Bashkia e Rrėshenit, qytet dhe fshatra ka aktualisht 14310 banorė. Qyteti: 8020 dhe fshati 6290. Nė qytet janė 4009 meshkuj ndėrsa nė fshat 3174, nėj raport thuajse i barabartė me femra.

Numėri i lindjeve ėshtė 150, nga kėta 56 nė emigracion. Bėhen 65 martesa, nga kėto 5 me tė huaj. Ka patur 4 divorce pėr kėtė vit.

Pėr kėto shifra e shėrbimet qė shėrben zyra e gjendjes civile, u ftua zonja Angjelina Margjini, pėrgjegjėse e zyrės sė gjendjes civile nė kėtė bashki.

4. Nė strukturėn organizative tė administratės sė bashkisė ka dhe njė nėnkryetar bashkie, i cili nuk se ėshtė nė njė rol komplementar formal me kryetarin, por mbulon dy departamente, ndėrsa e ka tė kanalizuar punėn e tij nė njė sėrė projektesh vizionare pėr njė bashki ndryshe.

Do ta kemi kėtu para jush sonte, u tha, duke na zbėrthyer disa prej prerogativave dhe linajve qė ka parashtruar nė pozicionin funksionues tė tij:

-Do tė na flasė pėr njė sociogramė qė shpėrfaq gjithė bashkėlidhjet e bashkisė nė sensin e marrjes dhe dhėnies ekonomikisht.

-Do tė ndalet kryesisht nė disa disa linja strategjike tė zhvillimit tė bashkisė ku evidentohen 4 veprime:

-Zhvillimi urban nė kuadėr tė njė projekti me APRODEL-in spanjoll.

-Zhvillimin e vreshtarisė e pemtarisė intensive nė bashki e mė gjerė.

-Zhvillimi i blegtorisė dhe bletarisė.

-Zhvillimi i turizmit familjar malor.

Ndėrsa do tė shohim nė simbolin e “peshores” faktorėt e rrezikut dhe tė suksesit.

Dhe njė shifėr e nxjerė kohėt e fundit si njė nevojė jo vetėm statistikimi, nė bashki futen ēdo vit nga emigrantėt vendas mė shumė se 500 mijė euro.

Pėr kėto e tė tjera foli nėnkryetari i bashkisė zoti Dod Pepkolaj.

 Pas kėtij prezantimi u vazhdua me pyetjet, tė cilėt u arshivuan mė pas nė njė dosje tė vecantė..

Disa pyetje i janė drejtuar dhe kryebashkiakut Gjon Dedaj si dhe kryetarit tė kėshillit Nikolin Kaēorri. Kryebashkiaku e pėrgėzoj stafin qė pėrgatiti kėtė prezantim dinjitoz duke porositur qė puna do tė jetė e kėtij ritmi, ndėrsa pėr publikun gjithnjė do tė ketė transparencė maksimale si kusht i mbarėvajtjes sė punės sė institucionit qė drejton.

Nė pėrmbyllje tė tėrė kėtyre takimeve, nėn efektin e shkrepjeve nė celuloid prej vitesh tė gazetarit Gjergj Marku, specialist i turizmit nė departamentin e kulturės tė kėsaj bashkie, u dhanė pamje nga Rrėsheni qė me zanafillėn e tij nga arkivat familjare si dhe Rrėsheni sot nė njė ditė vjeshte, nėn njė kolonė tė bukur zanore, duke pėrmbyllur kėsisoj dhe njė prej aktiviteteve mė cilėsore qė njė bashki i servir publikut tė vet.

 Flavia Maca, Najada Buna

Olta Beleshi, Dorontina Prenga