|
Per nje kulturė jete.
-Lektorium pėr eleminimin e abortit, me
rastin e festės sė 8 Marsit-
Nė
prag tė festės sė Nėnės 8 marsin, takimi i
rradhės mbi vlerėn e jetės dhe ruajtjen e
saj, u zhvillua nė Rrėshen nė mjediset e
Katedrales ku morėn pjesė banorė tė
qytetit,cifte tė shumta tė reja dhe nga
kategori tė ndryshme si dhe pėrfaqėsues nga
shumė zona tė dioqezės, nga Burreli,Ulza,
Fani, Rubiku si dhe nga dioqeza e Lezhės,
vend ku ėshtė zhvilluar takimi i parė.
Takimi ishte nė formėn e lektoriumeve me
publikun e interesuar, ku pos autoriteteve
kishtare dhe atyre vendore, morėn pjesė
lektorė me emėr nė fushėn e mjekėsisė dhe tė
legjislacionit italjan.
Takimin e hapi monsinjor Cristoforo
Plamieri, ipeshkev i dioqezės
Rrėshen,
i cili falenderoj miqtė nga Italia pėr
kontributin e tyre si dhe pjesėmarrėsit pėr
interesimin e treguar pėr njė cėshtje kaq
delikate tė jetės sė sotme nė shoqėrinė
njerėzore.
Mė pas kryetari i bashkisė Rrėshen Gjon
Dedaj duke falenderuar organizatorėt theksoj
se
duke ecur ne kete periudhe rindertimi te
rendit te vlerave dhe duke sfiduar distancen
me Kishen dhe besimin ne teresi, ne duam
te dalim sebashku nga harresa e botes permes
vlerave mirditase duke i kthyar asaj jeten e
deshiruar dhe per kete na duhet nje kulture
e re, na duhet me shume dashuri dhe me
shume edukim perballe lindjeve te mundshme
te qenieve te ardhshme.
Pėr njė kulturė tė re jete kanė ligjėruar
mė
pas lektorėt italjanė profesor G. Stirati, i
cili u ndal nė rėndėsinė e eleminimit tė
faktorit abort nė shoqėrinė e sotme, duke
bėrė analizė shkencore pėrmes pasqyrimit nė
slide.
Profesori i nderuar u ndoq me kureshtje pėr
njė kohė tė gjatė nga tė pranishmit.
Avokati Buongiovanni, ėshtė ndalur mė tepėr
nė nxitjen qytetare pėr tė mbėshtetur femrat
qė pėr motive tė ndryshme i drejtohen
mjekėsisė pėr tė abortuar. Ai theksoj se
respektimi i tė drejtave tė njeriut duhet tė
fillojė qė nė embrion tė qenies
njerėzore,dhe pėr kėtė duhet tė angazhohemi
tė gjithė si shoqėri pėr tė shpėtuar jetė
njerėzish.
Nė fund profesor At Rosseti, ka uruar
auditorin pėr vėmendjen e treguar duke bėrė
ftesė edhe per takime tė tjera informuese
dhe nxitur opinionin pėr tė patur njė
shkallė mė tė lartė nė kulturėn e jetės, pėr
ta mbrojtur atė.
Pėrgatiti: Gj.Marku
Sebashku per nje bashkesi te qendrueshme
urbane.
-Fjala e kryetarit tė bashkisė Rrėshen Gjon
Dedaj-
Me lejoni qe ne fillim te falenderoj
miqte italiane
pėr vėmendjen e tyre ndaj komunitetit tė
Mirditės, nė ndėrtimin e mardhėnieve tė
ndėrsjellta miqėsore edhe sa lidhet me
prezantimet e diskutimet e sotme
“Te mbrojme jeten qe lind
(po vjen )”
Nje falenderim
te sinqerte
dhe te merituar deshiroj t’i
percjell Ipeshkvit tone te palodhur
Monsinjor Cristoforo Palmieri dhe me
pas te gjithe ju te pranishem qe me pranine
tuaj percillni besim se Mirdita te ndjek
te perbashketen e mendimit shkencor dhe
katolik.
Duke ecur ne
kete periudhe rindertimi te rendit te
vlerave dhe duke sfiduar distancen me Kishen
dhe besimin ne teresi, ne duam te dalim
sebashku nga harresa e botes permes vlerave
mirditase duke i kthyar asaj jeten e
deshiruar dhe per kete na duhet nje kulture
e re, na duhet me shume dashuri dhe me
shume edukim perballe lindjeve te mundshme
te qenieve te ardhshme.
Pa dyshim
roli i Kishes dhe besimit ne teresi ka qene
dhe mbetet dominant por
gjej rastin te shpreh vullnetin e
qendrueshem per te bashkepunuar ne kete
drejtim dhe kjo dite sherben per njohur me
mire vlerat e jetes natyrale dhe
shpirterore dhe na duhet sebashku
te krijojme nje mjedis te favorshem per
jeten e individit dhe grupeve te tashme
dhe atyre qe do te vijne.
Me lejoni te
them se pa pranuar te bashkebisedojme, pa
patur durimin dhe mundesine te njohim
arritjet shkencore dhe kontributet e klerit
katolik zor se do “...tė pėrmiresojme
qendrimet e brezave ndaj abortit“,
ketij problemi te ulur kembekryq nder ne dhe
qe nuk kontrollohet me statistika a vetem
me ligje te parlametareve tane.
Ndersa na
perzihen kohet
dhe realja bashkejeton me irealen deshiroj
te biem dakort se sa larg edukimit ligjor
jemi kur lehte verehet se Kushtetuta
e Shqiperise nuk gjendet ne cdo familje dhe
per te nuk bashkebisedohet as sa per nje te
dhjeten e kushtetutes tone te vjeter,
Kanunit, as Bibles a Ungjillit
qe vinjne nga bota e Mitit dhe thellesite e
historise se Mirdites, ēka mbetet pasuria
jone morale etnojuridike.
Por ne jemi tashme ne udhen per nje zhvillim
te qendrueshem e nuk deshirojme te
keqadministrojme fatin apo te humbin pafund
energji, ndaj jemi te hapur te kerkojme
ekspertizen e miqve tane italiane ne
kete drejtim ashtu sikurse kemi ecur
sebashku ne rrjedhe te shekujve ndersa
besimi mbetet pasqyra me e denje dhe me
efektive per te pare dhe mesuar dashurine
per jeten!
Besimi yne katolik
duke qene teresisht shqiptar ne lende dhe
forme, ka qene dhe mbetet jo vetem burim
mburrje por dhe truall per dije dhe sjellje
e denje ndaj jetes, ndaj nenes dhe
femijes dhe me ane te tij dhe ndermjetesve
tane prifterinj dhe sherbetore te fese,
ashtu si te paret tone, ne mund te lexojme
qyteterimin perendimor dhe ne kete fushe.
Duke qene nje komunitet qe nevojitet te
riafirmohet permes mjaft mundimesh shpesh
dhe flijimesh, personalisht jam i bindur se
perparimi yne eshte i lidhur tejembane
me perparimin e vetedijes sone
ēka do te thote se kjo vetedije buron qe ne
vendimet per nje lindje te re dhe shmangien
e abortit.
Pasardhes te nenes Tereza,
nje katolike shqiptare qe realizoj rolin
dhenes ne kultura dhe qyteterime te tjera,
ne i kemi mundesite te mesojme me shume
dhe te realizojme ne fakt mardhenien e
krijimit dhe kontrollit ne rivleresim
te tradites pa dashur te ndryshojme burimet
apo te ndaluar nga pamjaftueshmeritė e
rastit.
Ne kete kuptim, burimet e informimit si
ky i sotmi, na mundesojne te
bashkerendojme interesat bashkeshortore dhe
komunitare perkunder veseve a
ligesive qe krijojne makinen e goditjes se
jetes, ne kete treve rreziku nga te tjeret
dhe gjurmet e vetdenimit bashkejetoj
dukshem pavaresisht frymezimit hyjnor te
ruajtur kaq mrekullisht.
Shumica e dine mire se marrja e vendimit
pėr tė pasur njė fėmijė apo pėr tė
abortuar ėshtė gjithmonė njė zgjedhje e
vėshtirė, aq sa shumė e besojne
kete vetem pas nje aborti te ligjshem o te
paligjshem, ndersa shpesh eshte nė mos
tė pamundur qe nenat tė pėrballonin njė
abort nė kushte spitalore, kirugjikal
apo me perdorimin e medikamenteve te
rekomanduar mjeksisht.
Te gjithe e dime se keshtu
nuk dalin nė jetė disa fėmijė tė
cilėt do tė kishin pasur shumė dėshirė qė
edhe ata tė jetojnė te cilet
pershperisin ne formen e tyre “… sa
do te doja te mbeshtetem ne zemren tuaj
dhe qellimi im ka qene te dua, te degjoj,
te perkedhel,te jetoj, te njoh fytyren
tuaj prinderore dhe te shoqerise... dhe
lene pas rriskun e nenave, infeksione, inde
te pahequr, sterilitet, perjetime te
renda psikosociale, mungesa ne kulturen e
prinderimit deri dhe vdekje.
Deshiroj te theksoj se ne kete fushe na
kane munguar deri tash veprimet edukative te
mirekompozuara apo dhe “ dirigjenti – bindes
“ per miremenaxhim mundesish por ne nuk
kemi zgjidhje tjeter vecse te sfidojme
sfiden, duke rikthyer ne vemendje rolin e
Kishes, Kullave dhe Urave te Mirdites,
Shkolles dhe institucioneve te tjera te
edukimit permes te cilave mbijetuan banoret
e kesaj treve.
Ne kontekstet e sotme morale dhe sociale
Kisha ku ndodhemi dhe Bashkia RRESHEN,
qe me keni besuar te drejtoj ne kete mandat,
bashkohen gjithnje e me shume ne frymen
humaniste te rritjes se vemendjes ndaj
njeriut te zakonshem,dhe individit ne
nevoje, si dhe ne perpjekjen per
paqtimin e natyres me njeriu sipas
trashegimnise kur lendimi me themele
ndertimi kerkonte nje marreveshje per
dhimbjet e tokes, konsideruar si nje
organizem i gjalle apo nene e madhe, ne na
duhet sebashku te rrisim vetedijen per
bashkejetesen ne konflikt, per komunikimin e
vazhdueshem pavaresisht qetesise apo
rrezikut per te ndertuar sebashku nje
bashkesi te qendrueshme urbane !
Sipas Rregullit te mbifuqishem,
te gjithe jetojme jeten dhe vdekjen,
nen thirrjen e Jezusit se shkurtesia
relative e jetes mbi toke eshte e lidhur me
vazhdimesine dhe kjo eshte pertej gjyqit
te mendjeve mediokre, pertej njerezve
te llafeve, inatēinjeve, ambiciozeve a
fanatikeve qe nuk besojne ringjalljen.
Fakti qe sot ne qytetin
tone kane nisur te lartesohen Kulla-pallate
te larta mendoj se eshte nje perpjekje
jo thjesht per perqendrim popullate dhe per
me shume mundesi te nje rregulli te
brendshem ne respekt te territorit, hapsires
dhe pasurive lumore, por dhe per te
ballafaquar me fort te drejtat e babait, te
nenes, femijeve ne nje ambient social qe
tregon me shume besim se keto banore kane
vendosur te mos jene te perkohshem ne kete
qytet duke kapercyer kompleksin e
sakrifices prinderore, kompleksin e
domosdoshmerise se femijes mashkull,
kompleksin e frengjise apo bunkierit,
perdeve ndarese, ndaj duhet ndertuar
nje “Kushtetute ligjesh lokale”, nje
permbledhje rregullash qe i dijne e
kerkojne t’i zbatojne te gjithe, qe i
transmetojme tek te gjithe, dhe qe jane
teresisht ne perputhje me ligjet e
Shqiperise se hapur dhe Europes ku aspirojme
te shkojme sa me shpejt .
Ne fund te kesaj fjale, me se shumti
falenderuese per organizatore dhe mirepritje
per kontributet e ketij takimi, deshiroj te
theksoj se ne gjendjen e papercaktuar
mes jetes dhe vdekjes, emancipimi
personal eshte mundesia e vetme per te
kapercyer cdo dileme, dhe shkolla e
trajnimet permanente pavarsisht ne jemi
mjeke, juriste, punonjes social, ekonomiste
a inxhinier, na duhet te pergatisim veten
per te dale prej sfondit te mjegullt te
momentit duke besuar logjiken e idiomes
angleze “The future is in the past“ (E
ardhmja shihet ne te shkuaren), pra ne
kulturen e sotme, ne dijet e sotme, ne
besimin e sotem qe fitohen me vemendje dhe
komunikim aktiv duke shembur shume iluzione
dhe duke u beret e vetedijshem per misionin
e jetes dhe frymezuar dinjitetin njerezor.
Faleminderit
Gjon DEDAJ
Kryetari i Bashkise RRESHEN
20
Shkurt 2010
|