REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>
>
>
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

Niset grupi i dytė i nxėnėsve tė Rrėshenit pėr nė SHBA

-Pėrcillet nė mėnyrė ceremoniale vullnetari i Korpusit tė Paqes Patrick O’Brien.

Ėshtė pėrcjellur pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės grupi i dytė i nxėnėsve tė shkollės sė mesme tė Rrėshenit, tė cilėt pėr tė dytin vit radhazi, do tė pėrjetojnė njė nga vizitat e shėnuara nė “Tokėn e Ėndėrrave”, pėrmes njė kampi veror qė do tė zgjasė plot 1 muaj.

Iniciues i kėtij shtegtimi interesant ėshtė sėrish vullnetari i Korpusit tė Paqes Patrick O’Brien, i cili prej dy vitesh jep lėndėn e gjuhės angleze nė shkollėn e mesme tė Rrėshenit por qė ėshtė njohur dhe si njė person energjik, i cili tej lėndės mėsimore, ka angazhuar dhjetėra nxėnės nė veprimtari tė shumta, kurse jashtėshkollore dhe deri tek teatrot nė anglisht apo variete tė ndryshme me skeēe nė kėtė gjuhė, shoė qė u dha pėr qytetarėt para pak muajsh nė pallatin e kulturės si dhe nė Korēė e zona tė tjera.

Vullnetari i Korpusit tė Paqes, ndėr mė aktivėt qė kanė ardhur deri mė tash nė Mirditė, ka ditur tė sjellė dhe aktivizojė energji pozitive tek nxėnėsit anglishtfolės tė kėtij qyteti tė vogėl verilindor duke modeluar njė profil mėsuesi pėr t’iu referuar dhe nga mėsuesit vendas pėr ekspresivitetin dhe saktėsinė e manifestuar qoftė nė njohuritė e dhėna, por dhe organizimin e veprimtarive tė shumta pėr tė formuar tipin e nxėnėsit praktik e aktiv.

E vecanta e kėtij grupi kėsaj rradhe, do tė jetė dhe vetė e ardhmja e vullnetarit tė Korpusit tė Paqes Patrick O’Brien, i cili tashmė largohet nga Mirdita dhe Shqipėria pėr njė specializim tė mėtejshėm nė Bolonja, ndaj ky moment ėshtė pėrcjellė pėrmes njė ceremoniali tė organizuar qė njė natė mė parė pikėrisht nė:

Zyrėn e Kryebashkiakut tė Rrėshenit

Pėrmes njė gjesti protokollar, vullnetari i Korpusit tė Paqes dhe mėsues i anglishtes nė shkollėn e mesme Rrėshen, ėshtė pritur nė zyrėn e kryebashkiakut tė Rrėshenit Gjon Dedaj, i cili e ka pėrgėzuar O’Brien pėr gjithė punėn e bėrė, pasionin e ushtruar jo vetėm nė dhėnien e lėndės sė anglishtes, por mbi tė gjitha pėr gjurmėn e lėnė nė kėtė komunitet, gjurmė tė cilėn e ndjejmė tashmė tė gjithė, nė cdo derė tė qytetit dhe tė Mirditės. Misioni juaj, na ngjan me misionin e njė shėruesi, ėshtė shprehur zoti Dedaj, njė mjek qė fundja na ka shėruar disa plagė tonat, duke e cilėsuar si pjesė e kontributit qė kombi amerikan ka dhėnė pėr Shqipėrin e shqiptarėt, njė pėrpjekje e fortė pėr rizgjimin tone; ju do tė mbeteni pjesė e historisė dhe kulturės nė Mirditė, dhe se vlerat tona tashmė e kanė njė avokat tė fortė. Por dhe pas jush shohim se kemi tė tjerė kolegė tuaj qė do tė na ndihmojnė nė gjurmėt e lėna nga ju dhe paraardhėsit tuaj. Nė kėtė sens kryebashkiaku Dedaj i ka thėnė vullnetarit amerikan se nė njėfarė mėnyre ne po ua kthejmė nderėn pėrmes njė gjesti simbolik kujtese duke i dhėnė medaljen e mirėnjohjes dhe njė pamje tė Katedrales sė Rrėshenit si simbol qė lidh dy qytetėrimet e kombeve tona, kombit tė madh tė qytetėrimit tė krishterė si Amerika dhe atij shqiptarė me rrėnjė tė hershme nė krishterim.

Patrick O’Brien duke marrė dhuratat simbolike dhe mirėnjohjen e adresuar nė emėr tė bashkisė, ėshtė shprehur se janė dhurata tė cilat do t’i mbaj pėrgjithmonė, “duke e patur nė kujtesėn time kėtė periudhė nga mė tė bukurat e jetės sime tė kaluar kėtu nė Rrėshen nė mes kėtij komuniteti tė mrekullueshėm. Suksesi qė kam patur mė jep shumė kėnaqėsi dhe e ndaj me tė gjithė ata njerėz tė mrekullueshėm qė kam punuar me ta. E di qė do tė mė marrė malli shumė pėr Shqipėrinė dhe Rrėshenin, ka thėnė ai”.

Ndėrkaq ka ardhur ditėn e dytė:

Takimi i pėrcjelljes

Pikėrisht ditėn tjetėr nė njė mjedis privat, ėshtė organizuar njė kokteil ku merrnin pjesė 13 nxėnėsit qė do tė jenė nė grupin e kampit veror pėr nė Teksas, si dhe vullnetarė tė tjerė tė Korpusit tė Paqes dhe pėrfaqėsues nga ambasada amerikane.

Mė sė pari ka pėrshėndetur drejtori i shkollės sė mesme Rrėshen Nik Nikolli, i cili vlerėsoj nė meėr tė shkollės punėn e bėrė prej dy vitesh tė vullnetarit tė Korpusit tė Paqes Patrick O’Brien nė kėtė shkollė duke dhėnė kėsisoj modelin e njė mėsuesi dhe organizatori. Po ashtu dhe gjithė aktorėt qė ndihmuan nė kėtė shtegtim tė mrekullueshėm tė kėtij grupi nxėnėsish qė nga ambasada Amerikane qė ka dhėnė plot 10 mijė dollarė, bashkinė Rrėshen, kompaninė Bechtel, bisnesin mirditor e tė tjerė.

Kėtyre donatorėve pėrshėndetje u ka adresuar dhe vetė vullnetari i Korpusit tė Paqes O’Brien e tė tjerė. Nė emėr tė kėshillit tė bashkisė pėrshėndeti kryetari i kėshillit Nikolin Kacorri, si dhe mėsues e tė tjerė tė pranishėm.

Ndėrkohė qė nga ana e nxėnėsve qė do tė shkojnė nė Amerikė, janė performuar disa skece nė anglisht. Tė gjithė tė pranishmėt e pėrshėndetėn grupin pjesėmarrės dhe shtegtues pėr nė Amerikė si dhe uruan pėr punėn e kryer si dhe sukseset qė do ia dėshironin vullnetarit tė Korpusit tė Paqes Patric O’Brien, tė cilit shkolla e mesme i ka dhuruar nė shenjė nderimi e respekti pėr kontributin e dhėnė portretin e Shenjtores shqiptare Nėnė Tereza. 0.6. 07. 08

Gj. M