REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>
>
>
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

17 gusht, “Dita e kujtesės”

-pėr tė vrarėt pa varr-

Aktivitet pėrkujtimor i organizuar nga Shoqata e tė Pėrndjekurve dhe Bashkia Rrėshen.

  17 gushti, e njohur si masakra komuniste mbi Mirditėn, ėshtė pėrkujtuar nė njė mėnyrė tė veēantė ditėn e sotme nga shoqata e tė pėrndjekurve politikė tė Mirditės, duke e perifrazuar tashmė si “Dita e kujtesės”. Familjarė qė i mbijetuan terrorit tė pazakontė qė u ushtrua mbi prindėrit e tyre tė varur e tė pushkatuar 50 vite mė parė, kanė ndezur qirinj nė pėrshpirtje tė dhjetėra tė masakruarve, qė sot e asj dite ndihen pa varr, e qė tashmė i simbolizon njė memorial kujtese i ngritur pranė muzeut historik nė Rrėshen.

 Sėbashku me ata tė shėnuar nė memorialin e Shpalit, janė mbi 80 vetė qė u futėn nė varr kolektiv, e pėr tė cilėt familjarėt e tyre kanė gjetur si vend amshimi, pemėn qė quhej nė toponiminė popullore si “Mani i Lal Ndreut” nė Rrėshen. Tek ky man nė mėnyrė sistematike prej vitit 1949 deri nė vitin 1953 janė vrarė e pushkatuar njė dyzinė mirditorėsh nga familje tė dėgjuara me tradita atdhetare e patriotike si njė masakėr e kalkuluar pėr tė vėnė nėn zap Mirditėn antikomuniste.

 Ky man ishte dhe vendi i ekspozimit tė kufomave tė atyre qė vriteshin nė male nga forcat e ndjekjes, ndėrsa trupat e tyre silleshin kėtu dhe liheshin pėr ditė tėra qė tė grumbullohej tėrė populli i Mirditės pėr t’i parė sesi dėnoheshin “armiqtė e popullit”! Kufomat liheshin pėr ditė tėra duke u kthyer nė kėrma pėr korbat e zinj dhe mė pas tėrhiqeshin rrėshqanazi nė breg tė Zmesė ku ishte hapurr njė varr kolektiv. Nuk mungonte dhe djegia e kufomave. Rrjedhja e furishme e Zmesė i merrte me vete kufomat dhe eshtrat e tyre dhe tashmė mbi 80 burrave tė masakruar tek ky man a nė malet e Mirditės, nuk u dihet varri.

 Thonė se vite mė vonė mani u tha nga gjaku qė u derdh nė atė vend nga viktima tė pafajshme, ndėrsa sot krah monumentit tė tė rėnėve tė genocidit komunist nė Mirditė, u mboll njė man i ri si kujtesė e atyre viteve tė errėta tė njė terrori tė pashembullt. Ritin e mbjelljes e kreu kryetari i shoqatės Gjon Nikoll Deda dhe drejtori i drejtorisė sė integrimit tė tė pėrndjekurve politik Simon Miraka qė ishte i pranishėn nė kėtė Ditė Kujtese.

 Tubimin e sotėm e hapi ekretari i degės sė kėsaj shoqate Lek Shtinja, i cili ftoj deputetin Gjovalin Prenga dhe kryetarin e shoqatės tė tė pėrndjekurve e tė persekutuarve politikė Mirditė Gjon Nikoll Deda, tė cilėt ndezėn dhe qirinjtė e parė nė shenjė pėrshpirtje ndaj tė rėnėve si njė amanet pėr prehjen e qetė tė shpirtit tė tyre.

 Mė pas kanė pėrshėndetur pėrfaqėsues tė ndryshėm, nė mes tė cilėve kryetari i shoqatės Gjon N.Dedaj, i cili ndėr tė tjera tha se kjo shtresė e vuajtur gjithnjė ka ditur tė falė por qė kėrkon drejtėsi dhe integrim real nė shoqėri. Ndėr tė tjera ai theksoj se shoqata kurrė nuk ka parė me sytė e urrejtjes dhe ne veprimtaritė e saj gjithnjė ka qenė e hapur pėr njerėzit qė tė kuptojnė realisht mbi vuajtjet e kėsaj shtrese.

 Njė pėrshėndetje tė vecantė ka sjellė dhe kryetari i shoqatės sė tė tė pėrndjekurve tė Tiranės z. Simon Mirakaj.

Duke pėrshėndetur tė pranishmit deputeti i zonės Gjovalin Prenga ka theksuar nevojėn e pėrkujtimit si njė gjest fisnik i brezit tonė pėr brezin qė dha jetėn pėr njė ideal shumė tė madh, dhe kėtė shoqata e Mirditės po e bėn shumė mirė. Ėshtė detyrė e shtetit dhe e shoqėrisė qė tė kthejė sytė nga kjo shtresė e margjinalizuar pėr t’i respektuar dhe pėr t’u dhėnė gjithfarė ata e meritojnė. Ėshtė njė plagė qė rri e hapur pėr shoqėrinė ndaj detyrimi ėshtė tė ushtrojmė kujdesin e duhur pėr ta mbyllur atė.

Kryebashkiaku i Rrėshenit Gjon Dedaj duke i bėrė njė analizė asaj cfarė ka ndodhur me Mirditėn dhe me familjet e nderuara tė saj qė kishin nė gen atdhetarinė, besėn dhe virtytet mė tė mira tė shqiptarit, ka dhėnė mesazhe tė shikimit nė horizontin e progresit tė brezit tė sotėm e tė mirditorit qė do tė vijė nė kėtė copė tokė qė thirret Mirditė: “ Ne mirditoret e sotem kemi nevoje te dijme rrugen nga vijme dhe me siguri duke e ditur do te rritemi me te forte dhe me te afte te ndjekin e mbrojne rrenjet  tona, sepse jetojme sipas vazhdimesise se trashegueshme, dhe varret jane si sinjalistika rrugore qe po i ndoqe te tregojne ku eshte qyteterimi dhe si mund te vazhdojme te jemi  kontribues dhe pjesėmarres !!

Nė pėrshėndetjen e tij drejtori i Drejtorisė sė integrimit tė tė pėrndjekurve dhe tė persekutuarve politikė nė Ministrinė e Punės, Simon Miraka, duke iu referuar historisė sė shėnuar tė Mirditės, ka theksuar se kjo ditė kujtese ėshtė e dobishme dhe e lavdishme. Para dy javėsh ishim nė Bilisht nė pėrkujtim tė 120 tė rėnėve tė Dervollit nga masakra komuniste ndėrsa sot nė kėtė vend ku masakra ka qenė po aq e tmerrshme ndaj obligimi ynė pėr t’i pėrkujtuar me dinjitet ata njerėz qė dhanė jetėn pėr idealin e njė shoqėrie demokratike, bėhet akoma mė i madh.

Drejtori Miraka e ka pėrgėzuar shoqatėn e Mirditės pėr kėto veprimtari duke e cilėsuar si ndėr mė aktivet nė vend, ndėrsa ka falenderuar dhe kryebashkiakun Dedaj pėr bashkėpunmimin serioz me shoqatėn, po ashtu deputetin e zonės Prenga pėr qėndrimin qė ka mbajtur nė Kuvend nė lidhje me problemet qė ka kjo shtresė tė vuajturish e tė pėrndjekurish nga diktatura komuniste.

Disa vargje kushtuar tė rėnėve pa varr janė lexuar pėr tė pranishmit, nga krijuesi Gjet Doda.

Mė pas ėshtė bėrė njė takim nė pavionin e genocidit komunist nė muze, i cili nėn kujdesin dhe sponsorizimin e drejtpėrdrejtė tė shoqatės dhe tė njėrit prej antarėve tė kryesisė, Gjergj Marku, aktualisht drejtor i ujėsjellėsit nė Rrėshen, ėshtė bėrė e mundur tė rifillojė konfigurimi i tij me reliket dhe fotot dhe stendat e para.

Ndėrsa mė pas tė pranishmit kanė qenė pjesėmarrės nė njė kokteil ku janė shkėmbyer kujtime e biseda tė lira.

Moderatori i kėsaj veprimtarie sekretar i shoqatės Lek Shtinja tha pėr mediat se njė veprimtari e tillė vjen si njė risi nė pėrkujtime tė tilla, qė ka nisur dhe me Ditėn e Kujtesės nė ish-kampin famėkeq tė Spaēit nė pėrkujtim tė revoltės sė vitit 1973 ku u vranė dhe pushkatuan disa tė burgosur dhe u ridėnuan tė tjerė. Ndėrsa dita e sotme u kushtohet jo vetėm atyre dhjetėra tė vrarėve qė nuk u dihet varri, por dhe qindra familjeve mirditore qė kaluan kalvare tė tėra vuajtjesh nėpėr burgje e kampe internimi po pėr shkak tė vrasjeve pa gjyq tė tė parėve tė familjeve tė tyre.

Kjo ėshtė minimumi i asaj qė duhet tė bėjė shoqėria jonė sot, pasi nė kėtė tubim pati dhe intelektualė e njerėz tė tjerė, dhe pėrkujtimi ėshtė gjest fisnik i shoqėrisė, nga ana tjetėr presim tė na kėrkohet falje nga kampi i majtė i politikės, gjė qė fatkeqėsisht nuk e kanė bėrė deri tani, ndėrsa qeveritė dhe politika nuk duhet tė bėjnė lojė me shtresėn tonė.

I pyetur pėr dėmshpėrblimin e kėsaj shtrese, drejtori i integrimit nė ministrinė e Punės Simon Miraka, ėshtė pėrgjigjur se gjithēka ėshtė nė pėrgatitje dhe se muaji shkurt 2009 do tė jetė momenti finalizues i dėmshpėrblimit tė kėsaj shtrese tė vuajturish pėrgjatė viteve tė diktaturės komuniste, muaj kur parlamentit do t’i dorėzohet dhe fatura e plotė e shpenzimeve nga ana e organizmit shtetėror tė kėsaj shtrese siē ėshtė Drejtoria e Integrimit tė cilėn ai e kryeson. Pėrgatiti: Gj. Marku

 

 

Nderim pėr ata qė humbėn jetėn dhe energji nė kėrkim tė lirisė.

-Pėrshėndetja e kryetarit tė bashkisė Rrėshen

z.Gjon DEDAJ-

 

Te nderuar te ftuar !

Te nderuar te aferm te te pushkatuareve dhe te denuarve!

 Me lejoni te shpreh se qe ne fillim te ketij mandati qe Ju ma mundesuat, te jeme kryetar bashkie, kam patur nje dileme  dhe pasiguri te madhe qe me rendonte  me sa lidhej me gjendjen e ketij ketij memoriali dhe muzeu ku jemi mbledhur sot. Shpejt fillova te mendoj  se ne keto vitet poskomuniste  muzeu kishte rene i pari, por pas tij mund te binte  dhe qyteti…

Ndaj jorastesisht jemi mbledhur ketu sot me 17 Gusht per tė kujtuar sakrificat e medha te mirditoreve qe rane per nje Mirdite te lire dhe Shqiperi te bashkueme duke rezistuar si rralle komunitet per me shume se 10 vite (1943 -1954) aleancen komuniste sllavo-shqiptare. Por me pas, per arsye qe dihen, nenat mirditore do te rritnin femije jetime pasi baballaret ishin vrare e ekzekutuar pa iu ditur varri ose do te ishin denuar me burgime marramendese.

Ndaj jemi sot ketu per te nderuar te gjithe ata qe nga nacionalisti  Pjeter Mark Shqalshi (qe humbi jeten ne Priske te Tiranes ), familjeve te  masakrave te Rubikut, te  Fanit, vrasja e djemve te familjeve te nderueme Perbrunga, Frrok Gjet KOLA, Lleshaj  (tre djemve te rinj ne Prosek...),aq shume sa ketij muzeu do t’i duhe pune dhe kohe  t’i kujtoje.

 Te nderuar pjesmarres !

 Sikurse e dini, Mirdita perjetoj shume tmerre nga pushteti komunist, duke filluar me kapidan  Mark GJOMARKAJ dhe nga njerezit e lirise Pjeter Gjin BAJRAKTARI, Preng  Dod  GJINI, Gjin Kros  BUNA, Mark  MELYSHI e shume te tjere qe me gjakun e tyre thane kete peme te dhimbjes  dhe  “Manin” qe ishte  ketu ku jemi mbledhur  sot .

Ndaj historia  nuk mund te harroj sado qe integrimi yne eshte kaq i ngadalte !

Mirdita me historite e saj te vona  jetoj e tretur pa kishen e vet ndonese kishte shume burime, ngjante si shkretire tamam si vend i ndalimit–burgut te tmerrshem-dhe jo i lejimit, si vend i vdekjes dhe jo i jetes edhe pse dielli  binte aty me shpejt e me ngrohte se shumekund tjeter… Treva qe  kishte dhene jete qe te merrte pavaresi e paqe e  dukshem  skeleti i saj tregonte miqesi dhe mishi i saj shfaqte bujari, ajo rrezikohej per gati 60 vite te harrohej mes maleve te saj krenare!

Historia thoshte se MIRDITA  kishte patur shtetin e saj, shejtoret e saj, librat dhe shkollat, Kishat dhe  besimin ne Krisht, duke mos u  bashkuar kurre me fene e pushtuesit. Askund me shume se ne MIRDITE  nuk kishte jetuar ne paqe Krishti dhe shqiptari pa e tradhtuar njeri- tjetrin.

Mirditoret kishin  kufijte e njohur sakte, vijat e tyre te ujit, cezmat, kalldremet Orosh –Shkoder, pajtonet, rrugen e inxhinierve italiane dhe urat  permbi Mat, makinat,  udhet e pazareve per Prizren tamam si nje Kala e Krishtere qe e  lidhte ne te gjitha anet dhe qe nuk kishte braktisur  fene e vet as me detyrimin e shpates, takses apo pushkes anipse  koha rriste  numrin e fleteve ne librin e vdekjeve.

 -         2 –

 Mbase per kete Mirdita si rralle krahine tjeter ecte ngadale ne histori pasi e dinte se kush fluturon bie, dhe duke qene nje toke afer qiellit dhe detit mbetej nje bashkuese e drejtesise, bukurise dhe fuqise duke kerkuar t’ju gjente nje motiv njerėzor gjerave qe bente .

Mirdita ka vuajtuar  aq shume per te ruajtur emrin e saj dhe bijte e vet  u maturuan heret pavaresisht moshes, prej luftes dhe vuajtjes  edhe se rregulli zakonor dhe brezat  lindin njeheresh mirditor dhe shqiptar..

Kesisoj kjo bashkesi malesh Mirdite kishte cdo gje qe duhej per te jetuar e per te mbrojtur nderin, paqen, faljen, dashurine, si rrallekund ajo kishte  lumenj qe rrinin me rregull, me ligje dhe neper Shqiperi! Mirdita  eshte tamam bashkim i Kishave dhe Kullave qe rrine hapur per vizitorin  dhe organizimin  politiko-social. Ajo  prihej nga truri i Prifterinjeve , shqisat e se bukures dhe shpirti i luftetarit  duke mbetur e paster  fale diplomacisė dhe rezistences  shumeshekullore !

Mirdita kujtonte prijesit e saj qe kishin ditur te benin paqe me kushtet e veta me perandorite e  kishte luftuar  pa kompromis te dy perandoritė e se keqes, turkun dhe komunizmin. Por nese me turqit  fitorja kishte qene e pacenueshme me komunizmin ajo kishte humbur perballe atyre qe nuk dinin se ku shkonin dhe bash per kete arsye burrat e saj te menēem dhe trima shkuan drejt varrit … drejt ketij mani dhe gropave te tjera bashke me guret e kishave dhe shkollave …  Me 1990 kesaj treve i kishin mbetur themelet dhe bashke me to varret  qe ketu te rimbinte fisnikeria  ne gjurme te veprave te medha te lashtesise dhe krishterimit!!

Dimri komunist …era e kuqe … kishte ardhur nga te gjitha anet dhe Mirdita u gjend e rrethuar nga njerez qe mendonin me shume per te te tashmen se te ardhmen dhe as rezistenca e as denimi i saj nuk e ndalen perhapjen e semundjes se shekullit te XX.

Mirditoret nuk mund te duronin  ta ngrinin boten e tyre mbi kete themel te ri marrezie… duke degjuar kur hidheshin themelet qe do te thoshte se lufta u fitua nga komunistet qe shkaterronin dhe humben te pakten perkohesisht ata qe donin te mbronin vlerat njerezore.

Ne mirditoret e sotem kemi nevoje te dijme rrugen nga vijme dhe me siguri duke e ditur do te rritemi me te forte dhe me te afte te ndjekin e mbrojne rrenjet  tona.. sepse jetojme sipas vazhdimesise se trashegueshme, dhe varret jane si sinjalistika rrugore qe po i ndoqe te tregojne ku eshte qyteterimi dhe si mund te vazhdojme te jemi  kontribues dhe pjemarres !!

 Te vdekurit nuk bejne hije  dhe  ne kete drejtim  vetem ato ngjajne me Zotin dhe femijet ne barkun e nenes ! NDERIM PER TA !

Te nderuar bije te vuajtjes !

Ne na duhet te ngrihemi  pastaj te ecim, pasi trupi yne ka aq shume plage nga brenda dhe  ne mendje kemi me shume lot se ne syte tane… atėhere nese nuk besojme se Mirdita eshte ngritur ne vendin e gabuar duhet luftuar injoranca  qe e rrethon ate per vdekje. Te vraret, te pushkatuarit , te denuarit jane trari i madh ose kulmi i  shtepise mirditase  dhe  ata qe  mbijetuan per liri dhe besim jane pjesa me e dhimshme dhe me e bukur e saj!

Deshi Zoti qe  sistemi qe drejtonte kunder ligjeve te Mirdites te zhbėhej per te gjithe vendimet e padrejta dhe vrasese dhe kjo nuk mund te behet me, por miresia a falenderimi nuk mjaftojne per te ndertuar paqen dhe kjo eshte e qendrueshme kur  demshperbleheni ju qe vuajtet  dhe kur ndertojme  sebashku  me pune e dije.

 Mos harrojme se ne qe  mbijetuam ne mungese te lirise dhe drejtesise,  nuk jetojme dot pa njeri - tjetrin….

 Te nderuar te pranishem!

Demokacia  dhe  Mirdita  me duken  nganjehere si nje martese e bere pas vdekjes. Por kushdo veren se Mirdita  eshte   komuniteti qe ka lindur gjithnje vajza dhe djem qe duan vendlindjen e vet dhe qe kane mundur  kohen, prandaj   asnje regjim politik nuk mund t’i caktoje diten e vdekjes  ketij cifti te  vetmesuar te ecin vetem, fillikat. Mirdita  ka kryer gjithnje lindjet e duhura dhe ne na duhet te mbrojme  e rrisim familjen e madhe mirditore,  qytetare dhe perendimore siē i shkon per shtat.

Tashme jemi ne nje beteje per te gjetur paqen me njeri-tjetrin e jo me Zotin, ndaj nuk duhet te vonohemi duke gjetur gabimet e te tjereve pasi boll vonesa kemi ne jeten tone per gabime te atyre qe kaluan para nesh, por  meqenese  rruget e  medha te shqiptareve kane filluar te na gjejne  ketu, ne i duhemi perseri Shqiperise.

Ata qe do vijne  permes Rruges per PRISHTINE a  SHKUP, do sjellin boten ne MIRDITE dhe me siguri sipas sjelljes sone kur te ikin do shperndajne MIRDITEN neper bote…

Ja pse na duhet:

                      te ruajme kete memorial

                      te mbjellim e rrisim kete Peme -Man

                      dhe te pasurojme kete muze !

Te nderojme per jete  17 Gushtin dhe gjithe ata qe i bene balle diktatures  e humben jeten dhe energji ne kerkim te lirise !

 

Ju faleminderit !