|
Pėrmbyllet Java Europiane e Demokracise
Vendore.
-Dita e shtune, veprimtari te shumta te
bashkise Rreshen-
Bashkia
Rrėshen pėrmbylli me njė ditė tė tėrė
veprimtarish Javėn Europiane tė Demokracisė
Vendore pėrmes njė organizimi tė vecantė
ditėn e shtunė mė 17 tetor 2009. Ishte njė
ditė e ngarkuar me veprimtari ndėrkohė qė
kjo jave si organizim i posaēem ne kėtė
bashki, ka shėnuar: njė takim dhe guidė
turistike me Ansamblin e Shtetit; pritje nė
zyra tė bashkisė dhe diskutime pėr planin
urban, takime me qeverinė e nxėnėsve dhe
diskutime me qytetarė, dita e hapur e
kryetarit me qytetaret, marrjen pjesė nė
Takimin nė Tiranė me stendėn e bashkisė,
stendė e cila ėshtė vizituar dhe nga
kryeministri i vendit
Sali Berisha
dhe autoritete tė tjera tė larta, analiza 9
mujore me shefat e departamenteve dhe
punonjėsit e tjerė dhe sė fundi dita-epilog
e kėsaj Jave.
Bashkia me dyer tė hapura...
Orėt e para tė kėsaj dite u janė rezervuar
pritjes qė kryebashkiaku
i Rrėshenit Gjon Dedaj, u ka bėrė homologėve
nėpėr nėjsi tė tjera vendore si dhe ish
drejtuesve ndėr vite tė bashkive dhe
komunave tė Mirditės. Pėrmes njė kokteili tė
thjeshtė nė zyrėn e kryetarit janė pritur
ish-drejtuesit e kėsaj bashkie si Marie
Biba, Gjon Pjetri, ish-drejtues tė bashkisė
Rubik Bardhok Prenga, Gjovalin Prenga, apo
ai sotėm Mark Ruci, si dhe ish-drejtues dhe
drejtues tė njėsive tė tjera vendore si nga
Fani; Gjin Doda, Mark Marku dhe Gjergj
Prenga; nga Kthella Ndok Mrruku, Ndrecė
Doda, Tom Lleshaj, drejtuesit e parė tė
kėshillit tė rrethit Pashk Gjoka e Dod
Pepkolaj; nga Selita Mark Mikeli e Viktor
Gjikolaj.
Biseda, kujtesa nga puna e bėrė nė mandatet
e ndryshme nė qeverisjen vendore si majtas
apo djathtas kanė ardhur lirshėm nė
shkėmbimet e ndėrsjellta tė bisedave shumė
miqėsore.
Promovim libri i njė autori tropojan
“Pasaporta e Majė Malthit...”
Veprimtaria
e rradhės u organizua nė bibliotekėn publike
“Gjon
Gazulli”, ku ėshtė promovuar
libri “Pasaporta e Majė Malthit”, e autorit
tropojan Asllan Osmani. Pos autorit tė
librit qė lidhet me historinė e dhimbshme tė
korrikut tė vitit 1975 kur njė autobus me
vullnetarė, tė gjithė nxėnės e mėsues tė njė
shkolle nė Tropojė, ra nė greminė nė Majėn e
Malthit duke lėnė tė vdekur disa vetė si dhe
shumė tė plagosur e tė gjymtuar, morėn pjesė
autoritete tė shumta vendore nė Mirditė dhe
ata tė ardhur nga Tropoja si dhe dėshmitarė
tė kėsaj ngjare,madje dhe tė gjymtuar nga ai
aksident tragjik.
Bardhe Marku,pėrgjegjėse e bibliotekės i ka
bėrė njė recension tė zgjeruar librit tė
autorit tropojan Osmani,duke theksuar se kjo
ėshtė njė vlerė e shtuar nė dokumentimin
historik tė virtytit tė mikpritjes dhe
humanizmit tė mirditorėve, si dhe njė libėr
dėshmi e njė ngjarje qė nuk mund tė shlyhet
nga mendja e njerezve.
Mė
pastaj kanė diskuttuar lirshėm tė pranishėm
tė shumtė, si
Lek Shtija i cili ka pėrmendur dokumentimin
interesant tė asaj ngjarje pėrmes
dėshmitarėve realė nė shumė drejtime si dhe
narracionin e pėrdorur nė kapituj tė vecantė
e tė tjerė.
Kryetari i bashkisė sė Bajram Currit,
Nuredin Ahmetaj, falenderoj pėr kėtė pritje
tė vecantė,duke rikujtuar dhe njėherė ato
vite dhe pėr kėtė sillte pėrshėndetjet e
Malėsisė sė Tropojės. Ai tha se autori ėshtė
i Tropojės, por ky libėr ėshtė i juaji,i
nėnshkruar me virtytin mė tė mirė tė
shqiptarit pėr t’u ardhė nė ndihmė
vėllezėrve tė njė gjaku nė kohėn mė tė
vėshtirė, ju e bėta asokohe me ne, ndėrsa
pėr vitet e Luftės me Kosovėn pėr tė
ndihmuar vėllezėrit e tė njėjtit komb.
E
mbijetuara
Hajrie
Geci, thkesoj se zoti i madh mė shpėtoj nga
ajo tragjedi, duke falenderuar pėr dėshminė
reale qė ka sjellė pėrmes kėtij libri autori
Osmanaj.
Kryetari i komunės Tropojė e Vjetėr theksoj
se ajo shkollė nga u nisėn fėmijėt dhe
mėsuesit ndodhet nė kėtė komunė,dhe ne i
shrehim popullit tė Mirditės mirėnjohjen
tonė tė thellė, kam qenė mėsues i asaj
shkolle dhe na kutjtohet gjithcka,por mbi te
gjitha dhe bujaria e mirditorėve,qė shpėtoj
dhjetėra jetė tė tjera.
Njėri prej tė mbijeturve solli copėza nga
ajo ngjarje duke rrėfyer tėrė ngjarjen e
ndodhur nė njė orė kur autobusi ishte
pėrmbysur tek shkembi nė Majė Malthi atje ku
sot ėshtė vendosur njė pllakė pėrkujtimore,
pashė Asime Mėrturin (ishte e pranishme ne
kete promovim, e gjymtuar me paterica),
poshtė gomės sė autobusit, me kėmbėn e
kėputur ndėrsa e tėrhoqėm pėr t’i shėptuar
jetėn. Kėshtu dhe mė tė tjerė qė ishin
dėmtuar rėndė,
ndėrsa
kujton me lot nė sy kur nė pak minuta tėrė
spitali i Rrėshenit u boshatis edhe nga tė
sėmurėt me serume qė shkuan nėpėr shtėpira,
pėr t’ua lėnė shtretėrit tė plagosurve tė
kėtij aksidenti tė rėndė, pastaj kujton
dhjetėra qytetarė qė vinin e jepnin gjak pėr
tė shpėtuar jetėt e reja tė kėtyre nxėnėsve,
dukej se gjithė populli i Mirditės atė ditė
ishte veshur me bluza tė bardha,duke sjellė
ndihmėn mjekėsore, termuse me caj apo uji e
akull tė ftohtė e gjėra tė tjera tė
nevojshme nga shtėpitė e tyre.
Autori
i librit Asllan Osmani duke pėrgėzuar
bashkinė Rrėshen dhe faktorin kulturor pėr
kėtė pritje tė mrekullueshme,theksoj se
gjaku i dhuruar nga mirditorėt na bėri
vėllazėn dhe motra,nė njėfarė mėnyrė Mirdita
“ia la vetes”! Nuk e kisha menduar se njė
promovim do kishte pėrmasa tė tilla, une ju
pėrshėndes shumė,dhe sidomos drejtuesin tuaj
si njeri i letrave.
Gjon
Dedaj, kryebashkiaku i Rrėshenit solli
nė vėmendje tė pranishmėve faktin e
pėrbashkimit jo thjeshtė koncidencial tė njė
ditė tė tillė tė shėnuar tė Autominisė
Vendore me atė qė ai e quajti “vėllaznimi
Mirditė-Tropojė”, kur ne po pėrmbyllim njė
javė tė tėrė veprimtarish pėr kėtė ngjarje
tė shėnuar pėr pushtetin vendor,me
promovimin e njė libri qė lidhet me Mirditėn
dhe Tropojėn,me cilėsitė dhe virtytet e
pasura tė njerėzve tė kėtyre krahinave. Kam
patur lidhje tė ngushtė me kryebashkiakun e
Bajram Currit,por tashmė kėsaj iu shtua dhe
miqėsia e fortė me tropojanėt, unė jam i
lumtur kur dėgjoj fjalė tė tilla prej zemre
nga ju pėr ato vlera tė qytetarėve tė
krahinės sime,dhe tashmė nderimi kalon nga
brezi nė brez, mbase sot kėtu nuk janė
dėshmitarėt e atij kontributi, por fėmijėt e
tyre dhe ky transmetim mirėnjohjeje ėshtė
gjėja mė e vyer e cilėsive tona tė
pėrbashkėta.
Tryeza e rrumbullakėt nė mes drejtuesve
vendorė
Veprimtaria
e rradhės ishte njė vizitė nė muzeun
entografik tė ansamblit Mirdita dhe kujtesa
e fiksuar pėrmes fotove tė shumta,ndėrsa
takimi tjetėr lidhej me njė “kuvend
drejtuesish vendorė” ndėr vite,organizim i
parė i kėtij llonji nė Mirditė pa ngjyresa
politike.
Mė pas ka
vazhduar tryeza e rrumbullakėt nė formėn e
njė “kuvendi mirditor”. Pashk Gjoka,
drejtuesi i parė i kėshillit pluralist tė
rrethit ka risjellė nė vėmendjen e tė
pranishmėve menyrėn sesi filloj tė ndėrtohet
ky pushtet nė vitet e para tė demokracisė.
Mbi mėnyrėn e funksionimit tė
pushtetit,rritjes sė decentralizimit folėn
dhe drejtues tė tjerė vendorė duke u ndalur
nė vėshtirėsitė e para pasi vinim nga njė
sistem i centralizuar e ku gjithcka
vazhdohej tė pritej nga shteti, mungonte
inisiativa e njerėzve, gjithashtu nuk kishte
asnjė rregullator ligjor qė tė garantonte
mbarėvajtjen e kėtij pushteti nė demokraci.
I
pari ka folur z. Pashk Gjoka ish Kryetari i
Kėshllit
tė
Rrethit Mirditė nė vitet e para tė ngritjes
sė pushtetit vendor.
Ai
ka falenderuar z. Gjon dedaj pėr njė nismė
tė tillė pėr tė mbledhur drejtuesit e
Mirditės ndėr vite. Z. Gjoka tha se kjo na
sjellė nė vėmendje ato momente tė vėshtira
92-96, kur mungonte buka, uji e sapuni, por
mbi tė gjitha mungonte perceptimi i
qytetarėve pėr kėtė lloj qeverisje. Ne tha
ai patėm pėrshtatur njė ligj tė huazuar nga
jashtė, por qemė tė detyruar ta pėrshtasim
me situatėn nė vėndin tonė. Ai tha se kemi
punuar me pėrkushtim, duke e pėrdorur ligjin
si llastikun, duke e afruar deri afėr qafės,
por pa e kaluar pas koke pasi ai tė merrte
me vete. Z. Pashk Gjoka foli edhe pėr
reformėn e ardhshme tė pushtetit vendor,
duke qėnė i sigurtė se nė zgjedhjet e
ardhshme lokale Mirdita do tė ketė njė
konfigurim tjetėr pėrsa i pėrket komunave
dhe bashkive.
Po
ashtu edhe ish drejtuesi i Komunės
sė Fanit z. Gjin Dodaj tha se falenderoj
pėrzemėrsisht pėr kėtė nismė.
Preng
Toma ish-kryetari i Bashkisė Rrėshen
tha se ėshtė hera e parė qė mblidhemi nė
kėtė lloj takimi, ku vlerėsohet kontributi i
gjithėsejcilit. Ai solli nė vėmndje
vėshtirėsit qė paraqiste ligji 7501 etj.
Bardhok Ndreca ish-kryetari i Komunės sė
Kaēinarit tha se ėshtė privilegj qė
mblidhemi nė njė aktivitet tė tilla, madje
tha se ka qėnė e vėshtirė por edhe privilegj
qė qeverisėm nė kohė tė vėshtira 1996 –
2000, kohė kur ndodhėn edhe situatat e
vėshtira tė viteve 97-98, ku pushteti vendor
pati njė peshtė tė madhe nė pėrballimin e
situatės.
Z.
Ndreca shkoi mė tej duke propozuar
krijimin e njė forumi konsultativ me ish –
drejtues tė pushtetit vendor ndėr vite, qė
tė kenė njė pėrgjegjėsi pėr Mirditėn.
Nė
kėtė takim ka folur edhe Kryetari i bashkisė
sė Tropojės i cili tha se duhet kuptuar se
autonomija lokale nuk mund tė ketė suksės pa
njė bashkėveprim si ai i ditės sė sotme. Ai
tha se mė vjen mirė qė drejtuesit e
pushtetit vendor nėr vite takohen dhe
shkembejne pėrvoja me njėri tjetrin me njė
respekt tė ndėrsjelltė edhe pse u pėrkasin
forcave tė ndryshme politike.
Nė fund tė
takimit pėrshėndeti kryetari i bashkisė Gjon
Dedaj,duke e quajtur me fat faktin se i
takoj tė ishte sėbashku me gjithė
pushtetarėt vendorė ndėr vite tė demokracisė
nė Mirditė.
Koncerti i “Jehona e Shkodrės”
Ky
ishte grupi i cili solli freski nė njė
aktivitet nė sallėn e pallatit tė
kulturės,me kėngė dhe humor tipik shkodran.
Dhe mė pas kryetari i bashkisė Rrėshen
Dedaj,shtroj njė drekė pėr pushtetarėt
vendorė dhe miqtė nga Tropoja tek lokal
“Kosova”,perballė hyrjes se autostrades per
Kosove.
Ky
ishte dhe finishi i nje dite te ngarkuar me
veprimtari te bukura e te larmishme,duke
shenuar dhe epilogun e nje jave te tėrė
veprimtarish nė kuadėr tė Javės Europiane tė
Demokracisė Vendore.
Ky
aktivitet ka perkuar dhe me nje pune shume
serioze qe gazetarja e njohur Tefta Radi qe
lidhet me nje dokumentar per Mirditen,duke
fokusuar nder te tjera dhe kete eveniment
interesant ne Mirdite.
A.
Ndoja
Gj. Marku
|