REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA RRËSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

TINGUJ BJESHKE, recital i kengetares Prena Beleshi dhe formacionit orkestral te QKF

  Kane perjetuar moment impresionuese spektatoret qe kishin mbushur  sallen e koncerteve ne pallatin e Kultures Rreshen, ne koncertin recital “Tinguj bjeshke” te kengetares se njohur te ansamblit Mirdita, Prena Beleshi me nje kontribut mbi 40 vjeçar me muziken dhe artin ne Mirdite. Nje koncert recital i perbashket me formacionin orkestral te temperuar te QKF, nen drejtimin e te pasionuarit Kol Picaku. Nje nderthurje e qelluar bukur qe krijoi nje mozaik te kendshem artistik.

Ne program kishte valle nen drejtimin e Fran Nikollit, potpuri orkestrale me instrumente te temperuar, bilbil, daulle, linge, etj. Interpretime virtuoze nga instrumentistet qe nga “Minnet” te Sebastian Bah, (la dona mobbile) e Xhuzepe Verdit, “Bromb”, valle hungareze nr.5 (orkestrina e kombinuar, ne kembore) etj.

 Nje moment tejet i bukur i improvizuar per kengetaren ne fjale, ka qene nje “mini-ese”, e poetit Viktor Gjikolaj, per ate qe ai e quan “votra muzikore e Beleshajve”:

Thelle ne viset e Mirdites nje fshat me emrin Kthelle Eperme prej shume brezash ka rritur bard te permendur te folkut, disa prej te cileve e kane prekur panteonin kombetar te kultures tradicionale. Votra e Beleshajve eshte mitra e kanges, e mjeshtrave te veglave popullore dhe e vjershetoreve hokatare.

Po bjen shiu rena-rena

S'ka ç'na ban hasmi me rrena

Pushka jone ka zemren mrena..

Lahutari Simon Beleshi luante ne te gjitha veglat popullore dhe kendonte nen shoqerimin e tyre, por me lahute shkelqente si nje rrem dielli ne agimet bjeshkatare nen nje qiell me bilbila.

 Lauranti i festivalit kombetar te Gjirokastres 1978, u shua shpejt, por drita e amanetit te tij shkeqen fort ne  udhen kanges, e vazhduan dhe e vazhdojne brezat qe la pas ky bard i paperseritshem.

Nje duartroktje homazh per lahutarin e paharruar!

Ky koncert ka frymen e ketij artisti popullor,ka vazhdimin e tij te shkelqyer. Zeri i kengetares se mirenjohur Prena Simon Beleshi, pikerisht kete po deshmon sonte ne kete koncert recital me nje tufe kengesh te percjella me orkestren e Qendres Kulturore te Reshenit nen drejtimin e te palodhurit Kole Picaku”.

Kryetari i Bashkise Gjon Dedaj, ne pershendetjen emocionuese ka çmuar kontributin e kengetares dhe ketij grupi orkestral, duke u shprehur se “Prena Beleshi na beri bashke sot ne kete aktivitet te cmuar me femijet, si per te na thene se ky qytet din te largohet prej etheve elektorale dhe betejave te pafundme, duke u kthyer ne traditen e kesaj Mirdite te kultures. Zeri i nje pushtetari eshte qindra here me i pazot se i nje kengetari.

Per kater vite ajo kurre nuk e mori ne konsiderate ate pjesen e hershme  te mbetjes ne erresire, as shkollimin e munguar jo prej saj, theksoi kryebashkiaku Dedaj.  Me tej ai shtoi, vetem kur politika te behet art, kur te jete me zerin e Prenes, grupit te burrave, duarve te art ate ketyre femijeve, atehere mund te jete e merituar. Per ta lutur me kete rast keshillin bashkiak te nxitoje ne kete buxhet qe ky grup i mrekullushem dhe eseistet te shkojne drejt Austrise per te cuar kulturen dhe traditen tone ne Europe. Jam veshur me kete kostum diten e Korpit te Krishtit, me shpresen se dikush do e vishte me shume, por shohim se jane veshur shume me shume se parashikimi. Nese mendjet tona i veshim ne traditen e kesaj vendi, Mirditen nuk do e ndaloje kush me, dhe arti ka kete privilegj se ne Mirdite eshte burimor, Mirdita si vend ku ka jetu e bukura e veshjes mirditore, e bukura e burrave mirditore qe qeleshen e bardhe nuk e nxijne kurre.Pas koncertit te kendshem te pranishmit kaluan ne nje kokteil mes brezave artiste.

Ameda Pjetri