|
Kryetari i Bashkisė Rrėshen z. Ndue Gega
pret Presidentin e Republikės z. Bamir Topi
i cili akordon dekorata pėr dy meshtarė dhe
njė mėsues.
-Gega: Lutemi tė rrikthehet gjykata,
prokuroria dhe institucionet e tjera-
9
vite mė parė nė qytetin e Rrėshenit nė njė
ceremoni madhėshtore u pėrurua Katedralja e
Dioqezės sė Rrėshenit, njė vepėr madhėshtore
e ndėrtuar falė impenjimit dhe kujdesit tė
drejtpėrdrejtė tė Admistratorit Apostolik
tė Dioqesės sė Rrėshenit, sot Ipeshkėv,
imzot Kristoforo Palmieri. Ndersa me heret,
po ne Rreshen u themelua Dioqeza e Rreshenit
me nje shtrirje me te madhe se sa Mirdita e
sotme administrative. Sot nė
pėrvjetorin e 15-tė saj, Presidenti i
Republikės z. Bamir Topi, me propozimim tė
Bashkisė Rrėshen akordoi medaljen “Nėnė
Tereza” pėr Ipeshkėvin Palmieri, dhe Atė Lino
Nikolai. Gjithashtu Presidenti i Republikės
ka akorduar medaljen “Naim Frashėri” pėr
mėsuesin e mirnjohur Preng Pjetėr Filopati,
pas vdekjes, me propozim tė Shoqatės sė
pėrndjekurve Politikė tė Mirditės.
Pikėrisht me rastin e kėtyre eventeve tė
rėndėsishme pėr qytetarėt e Mirditės, sot
Presidenti i Republikes se Shqiperise z.
Bamir TOPI ishte ne nje vizitė nė qytetin e
Rrėshenit. Nė cilėsinė e postit qė mban, z.
TOPI dekoroi me urdhėrin e lartė “Nėnė
TEREZA” dy meshtarė tė Kishės Katolike,
Imzot Kristoforo Pamieri dhe Padėr Lino
Nikolai, per kontributin e tyre shumė vjecar
nė Mirditė. Po ashtu Presidenti TOPI ka
dekoruar me urdhėrin e lartė “Naim Frashėri”
mėsuesin rilindas tė Mirditės, z. Preng
Pjetėr Filopati, pas vdekjes.
Z. Bamir Topi i cili prej tre vitesh ėshtė
edhe Qytetar Nderi i
Rrėshenit,
ėshtė takuar me z. Ndue Gega nė zyrėn e tij,
ku kanė shkėmbyer mendime mbi zhvillimet nė
Rrėshen dhe ė gjerė. Nė kėtė takim dhe gjatė
gjithė ceremonive kanė qėnė tė pranishėm
edhe Nunci Apostolik nė Shqipėri, Imzot
Ramiro Moliner Ingles, Ipeshkvi Imzot
Kristoforo Palmieri, Konsulli i Italisė nė
Shkodėr, Roberto Andreoti, etj.
Ajo c’far ra nė sy ėshtė se nėse qyetarėt e
Rrėsheni dolėn masivisht pėr tė pritur
Njeriun e Parė tė Shtetit, drejtuesit e
pushtetit vendor qe dirigjohen nga partia ne
pushtet, pa piken e turpit nuk e pritėn dhe
as nuk e shoqėruan Kreun e Shtetit, kur
protokolli shtetėror e kėrkon kėtė. Tė
gjithė u fshehėn si struci duke u distancuar
nga tradita mikpritėse e trevės tonė, por
edhe nga detyrimet protokollare. Pėrjashtim
ka bėrė deputeti i parlamentit z. Ndrec
Dedaj i cili ka qėnė i pranishem gjatė gjithė
ceremonisė.
Pas takimit me banorė tė shumtė qė kishin
dalė pėr tė pritur, z. Bamir Topi zhvilloi
njė takim nė zyrėn e Kryetarit tė Bashkisė
sė Rrėshenit, ku u prit nga Kryetari Ndue Geg
Kolaj. Pas shkėmbimit tė pėrshėndetjeve tė
ngrohta, z. Ndue Gega nė njė panoramė tė
shkurtėr para Presidentit dhe autoriteteve mė
tė larta kishtare nė vend, theksoi se Bashkia
Rrėshen ka 9 mijė banorė, ka 14 fshatra.
Pra problematika ėshtė gjėrė pasi ėshtė
bashki dhe komunė. Kjo ėshtė specifike pėr
bashkinė tonė. Ka njė shkollė tė mesme me
700 nxėnės, ka dy shkolla 9 vjecare mė 1500
nxėnės. Ka njė bisnez tė vogėl, ndėrsa
problematika ėshtė pothuajse e njėtė nė tė
gjithė qeverisjen vendore. Megjithatė
Rrėsheni ėshtė afėr Tiranės, kėshtu qė
qytetarėt nuk i kanė humbur shpresat pėr njė
jetė mė tė mirė, pėr njė standard mė tė mirė
jetese. Ėshtė njė qytet pėrgjithėsisht i
qetė dhe bujqit kanė filluar ti kthehen
punimet tė tokės, tė jenė mė tė kujdeshėm,
tė investojnė, sidmos nė vershtari. Kemi njė
fshat kėtu afėr, Bukmira, qė i ėshtė rikthyer
traditės sė vreshtarisė, por edhe tek
preriferia e qytetit po vėrehet njė tendencė
e tillė.
Avantazh i mirė pėr ne ėshtė padyshim
autostrada Durrės-Kukės, por edhe njė rrugė
tjetėr qė sė shpejti do tė lidhė Mirditėn me
Matin, e cila do jėtė njė ndihmesė e madhe
pėr banorėt e zonės tonė. Problematika ėshtė
edhe mė e gjerė, por ky ėshtė njė pėrshkrim
i shpejtė i situatės.
z. President ka ndėrhyrė duke theksuar se
unė ju falenderoj shumė, ju falenderoj z.
Kryetar pėr pritjen e ngrohtė, falenderoj tė
gjitha autoritetet kishtare tė pranishėm
kėtu. Z. Topi tha se tė jeni tė sigurtė se
pėrveq tė tjerash jam edhe Qytetar Nderi, unė
marr gjithnjė informacion, bile ndjehem
jashtėzakonisht mirė nė kryeqendrėn e
Mirditės, nė Rrėshen nė njė krahinė pėr tė
cilėn mund tė flasim me orė. Ju flisni kėtu
si drejtues i kėtij qyteti, por pėr Mirditėn
flasin historianėt, flasin shumė qytetarėt
qė janė tė apasionuar me historinė, me
traditėn e kėtyre banorėve, natyrisht pėr tė
gjithė specifikat qė ka kjo krahinė e cila
fillon me njė emėr qė ėshtė thellėsisht
autokton dhe tingėllon shumė bukur nė
shqip..MIRDITA. Pra nė cdo moment ka
sinjifikatin e vet tė jashtė zakonshėm.
Pra jemi sot kėtu pėr tė pėrkujtuar 15
vjetorin e Dioqezės. Pa dyshim qė kjo zonė
ka qėnė e lidhur me katolicizmin dhe me tė
gjitha vlerat e mira qė ky drejtim i fesė ka
inspiruar tek banorėt e kėsaj zone, pėr ti
bėrė ata njerėz besimtarė, njerėz paqėsorė.
Kėtė ju e dėshmuar vetė nė periudhat mė tė
vėshtira tė tranzicionit, dhe nė periudhėn e
97-s. Ky qytet sikurse unė e kam
informacionin shumė mirė ka mbetur i pa
prekur nga asnjė lloj elementi si nga
pikpamja e dhunės fizike apo psikologjike,
pra duke demonstruar tek tė gjithė qytetarėt
e Shqipėrisė, virtyte qė janė rrėnjosur
shumė tek popullsia e kėsaj krahine. Ne do
kemi rastin tė pėrkujtojmė nė mėnyrė
specifike pėrvjetorin e Dioqezės, ndėrkohė
ju falenderoj pėr kėtė mikpritje tė veqantė
qė mė rezervuat.
Pas kėsaj presidenti Republikės z. Bamir
Topi i shoqėruar nga Kryetari i Bashkisė
Rrėshen z. Ndue Gega vijuan ceremoninė nė
sallėn e Qėndrės Kulturore e cila ishte
tejmbushur me qyetarė tė shumtė. Nė fillim e
ka marrė fjalėn z. Ndue Gega i cili ka
thėnė:
I nderuar z. President i Republikės!
z. Ambasador i Vatikanit!
I nderuar z. Konsull!
Tė nderuar misionarė
Tė nderuar Priftėr e Motra
I nderuar imzot. Kristoforo Palmieri
I Nderuar Imzot Lino Nikolai!
Tė
gjithė ne jemi tė gėzuar qė midis nesh, nė
ditėlindjen e dioqezės sė Rrėshenit merr
pjesė Presidenti i Republikės por
njėkohėsisht edhe qytetar nderi i qytetit
tonė, i Bashkisė Rrėshen. Mirdita e
historisė, Mirdita e respektuar dhe e
nderuar, Mirdita e Katedraleve, sic e
pėrshkruan nė librin e tij kolegu ynė,
studiuesi Ndue Dedaj, ėshtė kthyer pėrsėri
nė Tokė tė Katedraleve. Dhe nė kėtė mision
kontributi i misionarėve ka qėnė mjaft i
madh.
Sot me tė drejtė Presidenti i Republikės ka
ardhur kėtu pėr tė shpėrblyer nga pikpamja
morale dy misionarė, Kristoforo Palmieri dhe
Lino Nikolai. Ne i jemi mirnjohės pėr
ardhjen e Tij. Sot ėshtė festė, megjithatė
edhe nė emrin Tuaj unė do ti bėj njė kėrkesė
Presidentit tė Republikės….Qė mirdita ta
ruajė natyrėn e vet autentike, natyrėn e vet
autoktone, edhe si president, edhe si
Kryetar i KLD-sė, qė Mirdita tė mos mbetet
vetėm si njė ndarje administrative,
nėnndarje e Qarkut, ju lutemi tė rrikthehet
Gjykata, tė rrikthehet Prokuroria dhe disa
institucione tė tjera ku qytetarėt tė marrin
nė kohė shėrbimet.
Edhe njė herė ju uroj
punė tė mbarė misionarėve, ju uroj
ditlindjen Dioqezės dhe meqė jemi nė prag tė
festave tradicionale, Ju uroj tė kaloni
gėzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Mejėherė nė podium ėshtė ngjitur presidenti
Bamir Topi i cili nė pėrshėndetjen e tij ka
theksuar:
“I nderuar
zoti Gega, Kryetar i Bashkisė sė Rrėshenit,
I nderuar
Shkėlqesia Juaj Ramiro Moliner Ingles, Nunci
Apostolik.
Tė nderuar
autoritete vendore,
Tė nderuar
klerikė,
Imzot
Kristoforo Palmieri,
Tė nderuar
bashkėqytetarė,
Ndihem
jashtėzakonisht i nderuar dhe i privilegjuar
qė marr pjesė sot nė njė ceremony
jashtėzakonisht tė bukur, shumė kuptimplote,
pikėrisht nė kryeqendrėn e Mirditės. Dhe
besoj nuk ka gjė mė tė bukur se tė
pėrshėndesėsh ‘Mirdita!’ pikėrisht nė
Mirditė. Ndėr vite, pavarėsisht angazhimit
profesional apo politik, por sidomos sot, si
President i Republikės, jam ndjerė dhe
ndihem nė Mirditė, si nė shtėpinė time.
Natyrisht qė kėto nuk janė fjalė qė vijnė
thjesht pėr shkak tė njė komunikimi, tė njė
fjalimi, por kėto janė fjalė qė vijnė nga
njė lidhje e hershme me kėtė zonė nėpėrmjet
mjaft shokėve tė mi dhe kolegėve, banorėve
tė kėsaj zone, tė cilėt kanė kontribuar nė
mėnyrė konstante nė tė gjitha sfidat,
qofshin kėto sfida tė profesionit tė tyre,
por qofshin kėto sfida pėr demokracinė.
Unė dėshiroj t’i pėrshėndes tė gjithė, t’ju
pėrshėndes juve qė jeni tė pranishėm kėtu
dhe nėpėrmjet jush, tė gjithė banorėt e
Mirditės! Pėr mua natyrisht qė ka qenė njė
gėzim i veēantė, por i kthyer nė detyrim,
qysh nga momenti kur autoritete vendore tė
kėtij qyteti, tre vite mė parė, mė propozuan
dhe mė miratuan si “Qytetar Nderi”. Kėshtu
qė jam njėsoj si ju, ndihem njėsoj si ju, me
tė gjitha gėzimet qė keni ju, dhe natyrisht
me tė gjitha hallet. Pra, ju pėrshėndes
bashkėqytetarėt e mi! Tani, unė dėshiroj tė
shpjegoj pse Mirdita ėshtė kaq e
pėrzgjedhur. Mirdita me historinė dhe
njerėzit e saj ėshtė njė binom unik qėndrese
e madhėshtie. Qė nė agimin e historisė, ajo
u identifikua me emrin qė ka sot, duke
ruajtur lirinė, besimin, doket, dinjitetin
dhe kanunin e saj legjendar.
Pas epopesė sė ndritur tė Gjergj Kastriotit,
mirditorėt luftuan pareshtur e si luftėtarė
hijerėndė do t’i njihte gjithė Evropa, tė
gjitha kronikat e historianėve tė saj! Ju i
qėndruat ēdo pushtuesi duke dhėnė shembullin
e madh tė krenarisė dhe identitetit kombėtar
tė patjetėrsueshėm. Mirditorėt, princat e
tyre, Gjomarkajt e deri tek Preng Bib Doda,
kanė lėnė gjurmėt e tyre nė Rilindjen
Kombėtare dhe deri tek Pavarėsia e
Shqipėrisė. Tė tjerė mirditas, si Abati
Preng Doēi apo At Ambroz Marlaskaj, ecėn
ngjitmas me fatin e Shqipėrisė duke u
shndėrruar nė ikona tė qėndresės, tė
kulturės, tė alfabetit shqip, tė Kishės
Shqiptare tė mbarė kombit!
Nė panteonin e Atdheut, aty ku pėrjetėsia
dhe mirėnjohja e brezave bėhen njė, burrat e
sojit, Mirdita i pati me shumicė, priftėrinj
katolikė, intelektualė e malėsorė tė
zakonshėm, tė cilėt, sė bashku nė epokėn e
modernitetit, organizuan njėrėn prej
qėndresave mė heroike ndaj komunizmit nė
krejt Lindjen evropiane, jo pak, por nė gati
10 vjet, pothuajse ēdo fis i Mirditės i
dhuroi historisė sonė njė martir. Me pushkėn
e qėndresės dhe me emblemėn e identitetit
shqiptar, me flamurin kuq e zi nė dorė,
bijtė e kėsaj familje fisnike do tė
shndėrrohen nė udhėheqės e dėshmorė kundėr
dhunės dhe diktaturės komuniste! Nder pėr
jetė tė gjithė atyre qė bėnė kaq shumė pėr
Shqipėrinė!
Mirdita juaj, Mirdita jonė dhe Mirdita e
gjithė Shqipėrisė simbolizon
traditėn
mė tė vyer shqiptare, ligjet autoktone qė
frymėzuan At Shtjefėn Gjeēovin tė mbledhė
monumentin kulturor tė Kanunit, qėndresėn
ndaj ēdokujt qė kėrkonte ta dhunojė, besimin
e fortė e tė patjetėrsueshėm, identitetin
evropian, fuqinė e fjalės sė shkruar,
urtėsinė e saj, fuqinė e fjalės qė shpreh
besė dhe burrni.
Me kėtė respekt dhe frymėzim pėr historinė,
jemi sot sė bashku pėr tė festuar
15-vjetorin e Dioqezės sė Rrėshenit, njėrės
prej simboleve tona kulturore mė tė bukura.
Ėshtė rasti pėr tė theksuar se klerikėt
katolikė tė Mirditės, gjithmonė, dje e sot,
janė shfaqur si elitė e lidhur me banorėt
dhe gjeografinė e vendit! Gjatė persekutimit
komunist, ashtu si edhe mė pėrpara, u bėnė
martirė tė besimit dhe fjalės sė lirė, aq sa
tashmė kanė ndėrtuar kultin modern e
pozitiv, kultin e pashkatėrrueshėm tė
klerikut shqiptar!
Po ashtu, nė periudhėn e tranzicionit,
gjithsecili prej jush ka patur rast ta
ndiejė dorėn e tyre, forcėn e besimit,
pėrmasėn e humanizmit, jo vetėm me fjalė,
por edhe me gjeste konkrete nė pėrputhje me
nevojat dhe kėrkesat qė keni patur! Unė dua
t’i pėrgėzoj gjithashtu institucionet fetare
nė Rrėshen, si dhe klerikėt e tyre, pėr
kontributin e vazhdueshėm nė konsolidimin e
harmonisė fetare nė vend, vlerė dhe pasuri e
jashtėzakonshme e shoqėrisė dhe e kombit
tonė.
Me kėtė vetėdije, kam kėnaqėsinė dhe nderin
sonte tė rri, tė takoj, tė komunikoj dhe tė
dekoroj tė tjera personalitete tė Mirditės,
qė me veprėn dhe punėn e tyre, i kanė bėrė
nder zonės sė tyre, Kishės Katolike dhe
besimtarėve tė saj. Prandaj, nė cilėsinė e
Presidentit tė Republikės i falenderoj ata
nga zemra pėr kontributin e tyre tė vyer.
Zoti e bekoftė Mirditėn dhe gjithė
Shqipėrinė!”
Aktiviteti
vijoi me ceremoninė e dekorimit tė tre
personaliteteve tė rėndėsishme qė kanė dhėnė
kontribut tė ēmuar pėr Rrėshenin, ku
Presidenti Topi i dorėzoi pėrkatėsisht:
Imzot Kristoforo Palmierit, Urdhrin “Nėnė
Tereza”, me motivacionin: “Pėr kontributin e
ēmuar si misionar i fesė katolike nė
Dioqezėn e Rrėshenit e mė gjerė, veēanėrisht
me ndėrtimin e njė sėrė kishave, si dhe me
ndihmėn e dhėnė njerėzve nė nevojė pėr
strehim, arsimim dhe jetesė”; At Lino
Nikolait, Urdhrin “Nėnė Tereza”, me
motivacionin: “Pėr kontributin e ēmuar qė ka
dhėnė si misionar i fesė katolike, nė
pėrhapjen e vlerave humane tė paqes e
dashurisė njerėzore dhe pėr ndihmėn nė
ndėrtimin e njė sėrė kishave nė Dioqezėn e
Rrėshenit”, si dhe familjarėve tė Preng
Pjetėr Filopatit (Pas vdekjes), Urdhrin
“Naim Frashėri” i Artė, me motivacionin:
“Mėsuesit tė nderuar qė me pėrkushtim dhe
sakrificė vuri gjithēka nė shėrbim tė
pėrhapjes dhe zhvillimit tė arsimit nė
Mirditė e zonat pėrreth, duke e vlerėsuar
atė si njė faktor themelor tė vet progresit
tė vendit”.
Imzot Kristoforo Palmieri, duke i shprehur
mirėnjohjen e thellė Kryetarit tė Shtetit
pėr vlerėsimin, theksoi se kjo vizitė, nė
kėtė qendėr rrethi, pikėrisht nė ditėt qė
pėrkojnė me pėrvjetorin e themelimit tė
Dioqezės, konsiderohet si njė dhuratė jashtė
mėse e vlefshme. Gjithashtu janė shpehur
mirnjohės pėr kėtė akt tė presidentit edhe
atė Lino Nikolai dhe Bardhok Filopati,
pasardhės i mėsuesit Preng Filopati.
Aleksandėr Ndoja
06. 12. 2011
|