|
Intervistė e
Kryetarit tė Bashkisė z. Gjon DEDAJ, dhenė gazetės sė Shoqatės sė
Bashkive tė Shqipėrisė.
Si ndihet kryetari I Bashkisė sė Rrėshenit pas njė viti e gjysėm nė
krye tė qytetit? Keni qenė njė menaxher i mirė nė punėt e mėparėshme
ēka ju ndihmon nė rolin e kryetarit tė bashkisė po ēfarė ėshtė e
veēanta nė punėn aktuale?
Duke Ju falenderuar per intervistėn
ju pershėndės pėr kontributin kordinues evident dhe tė domozdoshėm
tė Shoqatės sė Bashkive dhe Gazetės sė Bashkive.
Gjej
rastin tė shpreh se sikurse cdo aktivitet tjetėr dhė drejtuesi
lokal gjendet i lidhur me mjaft detyrime e shpresa dhe njėherit i
rrezikuar tė ndalet nga mungesa e aftėsive menaxheriale. Prandaj cdo
kryetar bashkie i nevojiten mė shumė dije shkencore , politike dhe
psiko-sociale pėr njė menaxhim tė sukseshem vendor.
Personalisht perpiqem qe veprimet
praktike ti paraprije nje analize e vemendshme dhe e kujdesshme
konforme variablave te situates duke njohur dhe percaktuar sakte
problemin , mundesuar komunikim efektiv dhe zgjidhjen e konflikteve
me qellim negocimin e marreveshjeve dhe ndertimin e zhvillimin te
qėndrueshėm pėrmes strategjive efektive.
Pėr kėto dhe tė tjera arsye, stafi i
bashkisė RRESHEN tashmė ėshtė organizuar sipas njė strukture
departamentale c’ka mė sė shumti ndihmon ecurinė dhe zhvillimin
normal te karrierės dhe jep mundėsi delegimi tė autoritetit duke
fuqizuar konceptet bazė.
Si kryetar bashkie duhet tė jeni pranė komunitetit, shqetėsimeve e
gėzimeve tė tij. Si e arrini kėtė?
Natyrisht , prej ketej buron
domozdoshmeria te identifikojme shqetėsimet, te bėjme
prioritarizimin e problemeve, te zgjedhim stilet e menaxhimit, dhe
te gjejme kohe e mundėsi tė jemi ndėrtues dhe pjesmarres nė gėzime
komunitare.
Ndjehem me fat qė po kaloj ditėt mė
tė privilegjuara te jetės time nė shėrbim tė bashkisė Rrėshen, dhe
vendlindjes time Mirditės, trevės qė ka qenė dhe mbetet faktor
qyteterimi gjitnjė e paisur me bukuri morale dhe materiale. MIRDITA
eshte vendi i fjalės se drejtė te cilėn e zbukuron dhimbja, vuajtja
dhe kalimi pėrmes dijes.
Si gjithnjė aktiviteti
administrativ i kėsaj bashkie ėshte i lidhur ndėrvartesisht me
identitetin, vlerat, statusin, nivelin e zhvillimit, vetė-vlersimin
dhe shpėrblimet materiale te individėve dhe komunitetit mirditor,
ndaj mendoj se tė qėndruarit pranė ka tė bėjė me aftėsitė e pėr tė
kapėrcyer boshllėkun a ngėrcin e quajtur e mosrakordimit te
situatave.
Dhe per te qene prane
komunitetit me duhet te ve ne dispozicion shume kohe dhe gjithe
energjite e mija pse jo deri ne “dhunim” tė jetės private dhe
familjare.
A mund tė na thoni
ēfarė do tė ndryshojė nė Rrėshen nė vitet e ardhshme nė shėrbim tė
komunitetit dhe zhvillimit tė qytetit?
Ėshtė detyrė e pushteve, vendoreve ne
vecanti, tė minimizojnė segregacionin (izolimin) social, tė rrisin
nivelin e administrimit dhe planifikimit tė territorit, duke vėnė
anėn njerezore para gjithshkaje pėrmes krijimit te hapsiarave per
tė zgjidhur me sukses problemet me anė te nje procesi vijues ide -
strategji – implementim.
Padyshim se ky mandat e ka gjetur
bashkinė RRESHEN nė udhėn e ndėrgjegjesimit gjithnjė e mė tė
lartė tė nėpunėsve, tė klienteve dhe qytetareve por nevojitet
promovim i mundėsive, arritjeve dhe specialisteve te lidhur me
psikologjine e grupeve dhe individeve me vizione e objektiva tė
qarta. Peėrmes bashkėpunimit dhe ndryshimit, ne mund te arrijmė
pėrdorim efektiv tė burimeve njerėzore, shpenzim optimal i burimeve
tė ndryshme duke shmangur komunikimin joefektiv , humbjen e kohes
per sherbimet e garantuara ligjerisht me nje performance gjithnje ne
rritje.
MIRDITA ėshtė treva qė bashkon
kryeqytet e shqiptareve pėrmes udhėve tė traditės dhe atyre moderne
dhe padyshim, nė vitet qė vijnė bashkia Rrėshen do tė ketė me shumė
projekte te implemtuara, me shumė shėrbime bashkohore, mė shumė
tranferta monetare, mė shumė aktivitete kulturo-arsimore, dhe mė
shumė aftėsi menaxhimi territori dhe atij demografik.
Bashkia RRESHEN paraqet tashmė njė
mardhenie efikase gjithnjė nė rritje kulturore, turistike dhe
ekonomike dhe posedon tė gjithė resurset pėr urbanizim, punėsim dhe
shkollim bashkohore me qėllim pasjen e njė filiali universitar.
Duke qenė i kualifikuar nė shkencat sociale, kini kryer master nė
kėtė fushė, do tė ishte e dobishme t’i paraqitej lexuesit puna e
kryer nė kėtė drejtim, veēanėrisht pėr tė luftuar kundėr dhunės nė
familje. Konkretisht cili ėshtė roli I bashkisė suaj nė zbatim tė
Ligjit kundėr dhunės nė familje?
Me siguri se cdo studiues i shkencave
sociale ka avantazh shtimin permanent te aftesive identifikuese ,
percaktimin e qarte te aktiviteteve sociale , me shume mundesi
seleksionimi , trajnimi dhe zhvillimi administrativ permes nje
monitorim efektiv.
Personalisht mund te shpreh se
njohurite e mia nga studimet ne inxhinieri dhe shkenca sociale a me
gjere me ndihmojne ne pozicionin e kryetarit te bashkise dhe
tentojne nje imperativ te tille:
“ Komuniko dhe motivo –
kontrollo rendesine e problemit – identifiko
Objektivat - percakto
Qellimet – Planifiko dhe
organizo burimet e mundeshme dhe te duhura ! “
Per aq sa pyetja juaj lidhet me
luften kunder dhunes ne familje mendoj se pergjegjesite ligjore
rrjedhin nga ekspertiza profesionale dhe cilesite individeve e
grupeve te interesuara ne nje bote ku kufijte tradicionale te dhunes
transformohen dhe vetem fleksibiliteti e te qenit i paisur me me
shume durim, me njohuri per ligjin dhe me aftesi nderhyrjeje mund te
jene pikembeshtetje per sukses vijues.
Mendoj se nevojitet dicka hibrite
mė shumė se aftėsite thjesht teknike. Tė gjithėve na kėrkohet njė
orientim dhe kontribut real pėr barazi gjinore, kėsaj objektive tė
mijėvjecarit, rritje e zotėsisė pėr tė punuar nėn presione dhe nė
konflikte tė grupeve te vlerave, nė njeė stres nė avancim.
Kėsisoj pėr tė qenė individ te
pėrshtatshėm, “inxhinieret ne avancim” sygjerojne se duhet parė
pėrpara dhe jo prapa, ndaj mbetet e domosdoshme qė trajnimet dhe
kurset profesionale tė vazhdueshme tė mbeshteten nga komponentė
universitare.
Bashkia Rrėshen e ka tashme kete
favor sepse po aplikon projekte me shoqata prestigjioze (UNIFEM,
CANGO …etj ) dhe ne kemi tashmė njė rrjet tė grave, njė zyre, njė
lehtesuse dhe njė numėr telefonik kontakti, si dhe rritje te
interesit te strukturave qytetare, policore, avokatore dhe tė
drejtėsise pėr kėtė qėllim.
Si e mendoni njė zhvillimin e komunitetit dhe qytetit tuaj
nė tė ardhmen. Pjesėmarrja mė e mire e grave nė jetėn publike do tė
ndikonte nė pėrparimin e tij?
Bashkia RRESHEN synon te shmang sa
mundemi procesin e lodhshėm, “te mesojme sipas rrugės me te
veshtire a te pashkelur …” ndaj po aplikojme nga dita ne dite
menaxhim sipas performances, mėsimin nėpėrmjet punės dhe vlerėsim i
praktikave tė mira, trajnime dhe aftėsim pėr tė integruar nė mėnyrė
te pėrbashkėt pėrgjegjėsitė. Vetem kėshtu do tė rritet pjesmarrja e
grave ne jetėn publike dhe do teė kishim tė sigurt zhvillim e
qėndrushėm dhe pėrparimin tonė tė pėrbashkėt.
Ne duhet tė kapėrcejmė sėbashku
periudhen dhe efektet e nje “inxhinierie te mbrapsht politike” pėr
tė mbajtur ne kontroll a manipuluar opinionin publik, dhe duhet te
luftojmė nė kohė cdo lloji dhune duke kuruar agresivitetin maskilist
te ngjizur nga miti, traditat a imagjinatat joqytetare, anektodat,
folklori apo ngacdo formė e te shprehurit njerezor.
Cilat ėshtė sfida qė synoni tė realizoni deri nė vitin
2011 pėrballė komunitetit tuaj?
Realisht nje kryetar bashkie efektiv, dukshėm kalon nėpėr njė proces
ku pėrcaktimet shkencore, dijet specifike dhe gjuha e pastėr
profesionale ja lėnė vendin gjuhėve tė ndryshme, dijeve gjenerale
dhe teknologjise sė informacionit, cka do tė thotė se sfidat
pėrballė komunitetit, janė mjaft komplekse.
Por me gjithė kėtė kompleksitet, nė
mungesė tė frymėzimit dhe ėndrrės nga administrata publike, dėshiroj
tė them se kam ende besim se deri me 2011-tėn do mund tė realizoj
ato pak premtime elektorale qė kam percjelle per komunitetin tim dhe
kjo krejt ėshtė e mundshme pėrmes njė qeverisje eficente e
transaprente nė parteneritet me gjithė grupet e interesit.
Ne vazhdim te kėtij mandate, bashkia
RRESHEN do tė integroje vizionin e autoriteve me vizionin e
pranuar prej qytetareve, duke kordinuar tė gjithė shėrbimet nė
realizim te kopetencave te drejtperdrejta, dhe tė deleguara pėrmes
informatizimit dhe provės shkresore bashkohore gjithnjė ne
respektim tė ligjės, pronėsise, vlerave dhe jetės se qytetareve.
Zhvillimi i qėndrushėm social,
ekonomik dhe mjedisore ėshte njė sfidė e pėrbashkėt ne njė botė ku
vetėm dashuria dhe qyteterimi mund tė bashkojne gjithcka.
Ju falemiderit !
|