REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA RRËSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

TURIZMI NE MIRDITE

 

              Mirdita ze nje vend te veçante ne mundesite per zhvillimin e turizmit malore. Tendenca ne rritjen e turisteve, vendas dhe te huaj, per te zgjedhur malin e ben Mirditen nje realitet turistik. Mirdita ka nje reliev te thyer ne lartesite nga 80 ne 2000 metra me kurora malesh nga me befasueset, me dy lumenj kryesore Fani i madh dhe Fani i vogel qe mund te terheqe te gjithe ata te apasionuar pas peshkimit. Turistet do te nisin vizitimin e Mirdites me Uren e Matit, Luginen e Fanit, Kishen monumentale te Rubikut, do te vijonin neper rajonin me me shume Katedrale ne Shqiperi, me Rreshenin, Geziqin dhe do te vazhdonin neper luginen e Autostrades Rreshen – Kalimash dhe pastaj ngjitja neper Bjeshket e Oroshit dhe malin piktoresk te Shenjtit deri ne mberritjen ne Hanin e fshatit Nenshenjt.

             Mirdita, duke qene rajoni me histori dhe kulture teper te veçante, eshte teper terheqese edhe per turizmin historik dhe kulturor. Ketu gjenden gjurmet e para te Shtetit Shqipetare, Shteti i Arberit Geziq.

             Katedralet ne çdo fshat te Mirdites bejne te mundur jo vetem terheqjen e turisteve religjos por edhe atyre te apasionuar pas stileve arkitekturore te ndertimit te Katedraleve.

 

Çfare duhet vizituar ne Mirdite?

 

Monumentet natyrore te Mirdites.

 

Mali i Munelles.

Shtrihet ne kufirin Mirdite – Puke midis Lugines te Fanit te madh ne veriperendim dhe Fanit te vogel ne juglindje, eshte i pasur me kafshe te ndryshme çka e ben teper te favorshem per gjueti.       

 

Bjeshket e Kaçinarit.

Shtrihen ne pjesen veriore te lumit Fani i madh. Eshte pergjithesisht nje bjeshke e rrafshet ne dy fusha te medha, Laja e madhe dhe Laja e vogel. Burimet ujore i bejne keto bjeshke ideale per piknik grup dhe ecje sportive.

 

Shpellat e Grykes se Valit.

Jane kater shpella, ajo e Nezirit, e Keputes, e Pellumbave dhe ajo e Valit, te vendosura midis fshatrave Perlat Eper, Lufaj, Laçbruç. Jane te gjitha shpella te krijuara ne shkembinj gelqerore si rezultat i gerryerjeve karstike. Kane forma nga me te ndryshmet. Banoret e hershem i perdornin per banim, madje ne to mund te gjenden shenja qe vertetojne kete teze. Sot jane strehe e shpendeve dhe kafsheve te egra, si ajo e Pellumbava qe eshte strehe e tyre.

   Turiste te huaj tek Shpellat e Valit.

 

 

Burimi i Shuterrise.

Eshte nje burim uji nentokesore i fuqishem, ndodhet midis Kurbneshit dhe Merkurthit. Ne siperfaqe te tokes, eshte nje pus i thelle rreth 30 metra, i cili mundeson uljen ne gropen nga kalon uji.

 

 

Lisat e Marpepes.

                                                     

Jane 12 lisa ne nje kodrine ne bregun e Fanit te vogel, ne Mashterkore.

 

Rrapi i Kaçinarit.

Çinari, ose Rrapi, eshte nje dru natyrore monumental, me nje moshe te papercaktuar, por mjaft i hershem, aq sa besohet se emri i vendit rrjedh prej tij. Ne afersi te Çinarit eshte Kisha, edhe ajo shume e vjeter. Rrapi eshte nje monument natyrore teper i ralle.

Pllaja e Valmorit.

Ndodhet ne jugperendim te maleve te Lures. Pllaja e Valmor – Didhes dallohet per veçansite fiziko – gjeografike, eshte e vendosur prane perroit te Flinit dhe lumit te Urakes. Ngritja e menjehereshme nga lumi jep nje bukuri te veçante. Rruges do te ndeshesh edhe me shpella karstike si ajo e Fatmirave ne Valmore dhe e Bores ne Didhe, ku debora eshte e pranishme edhe ne vere.

                                                     Shpella e bores.

  

Kroi i Bardhe.

Ndodhet mes malit te Didhes dhe Kunores. Uji i ketij kroi ka vlera te rralla kurative, pasi ndikon ne sherimin e disa semundjeve, si atyre te laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Shume terheqes eshte edhe mjedisi turistik e ekologjik i kesaj pike turistike qe preferohet nga qindra turiste.      

           Kamping tek Kroi i Bardhe.

 

Bargjana.

 

                                  

Eshte gurra me e madhe dhe me rendesishme ne Mirdite qe buron ne maje te nje shkembi te bardhe. Ndodhet ne te djathte te lumit Fani i vogel. Lartesia e malit te Zetes prej nga rrjedh ia shton bukurine dhe madheshtine kesaj rrjedhjeje.   

 

 

 

Monumentet kulturore te njohura nga MTKRS.

-         Kalaja antike e Rubikut

-         Kisha e Manastirit te Rubikut.

                                                    

-         Banesa e Gjet Markut ne fshatin Perlat i Eperm.

 

 

 

-         Banesa e Dod Nikollit ne fshatin Kurbnesh.

                                                               

 

 

 

-         Banesa e Preng Lleshit ne Mashterkore.

 

 

-         Banesa perdhese dhe kulla e Zef Nocit ne fshatin Koder Spaç.

                                                       

 

 

 

Monumente te tjera kulturore dhe historike qe keshillohet te vizitohen.

 

-         Ujesjellesi i lashte i Domgjonit ose siç njihet ndryshe Gurra e Domgjonit, i vetemi i ketij lloji ne vendin tone.

 

-         Keshtjella fushore e Vigut ne Kaster, qe eshte vend-banim i vjeter i Mirdites.

 

 

-         Banesat e tipit kulle te perhapura ne te gjithe fshatrat e Mirdites.

       

-         Varrezat Arberore te Prosekut, nje nder monumentet me te rendesishem arkeologjik te Mirdites.

-         Mbishkrimi i Geziqit dhe Stema e Arberit.

 Eshte deshmia e shtetit te pare shqipetare qe nga shekulli XIII.

-         Ura e Vaut te Madh, eshte ura me e vjeter dhe me e permendur e Mirdites. Lidh, mbi Fanin e madh, Simonin me Shpalin.

-         Katedralja e Rreshenit.

                                                  

 

PSE NENSHENJTI

 

  

              

                  Bjeshket e Oroshit permenden si me te bukurat ne Mirdite.Oroshi eshte nje emer i rendesishem i historise dhe kultures Shqiptare.Fshati i vjeter permendet si berthame e krijimit te krahines se Mirdites.

                 Turistet duke qendruar ne fshatin nenshenjt mund te vizitojne te gjithe fshatrat e Oroshit si Gryke Orosh, Lgjin, Mashterkore, Bulshare, Ndershene, Lajthize, keto fshatra jane te vendosur ne nje terren te thyer malore dhe teper te bukur dhe te pershtatshme per sporte te ndryshme si psh ski,ecje sportive,gjueti,alpinisem etj.

                 Nenshenjti eshte eshte,ndoshta, fshati me piktoresk i Mirdites dhe padyshim nder me te bukurit e Shqiperise.Ne kete fshat do te gjeni,perveç ajrit te paster,nje mikpritje te

 

jashtzakonshme nga banoret e zones.               

                                                  

 

Burimet e ujit te rralla dhe teper te shendetshme,qe gjenden te shumta ne Nenshenjt.

 

               Ushqimet bio dhe pijet tradicionale te Mirdites turistet mund ti shijojne gjate te gjithe periudhes qe do te qendrojne ne kete Han.

               Alpinizem turistet mund ta ushtrojne ne malin e shenjtit dhe te tjere per rreth.

Turistet mund te vizitojne kullat karakteristike te Mirdites qe Nenshenjtit nuk i mungojne.

              Te vizitojne ultinin,qe fillimisht kane qene 6 por tani ka mbijetuar vetem nje,mosha e te cilit llogaritet 900 vjeçare .Keto ishin fidane te sjelle nga Italia prej murgjeve Benediktine vend prej te cilit kane marre edhe emrin.  Turiste tek Ultinji.

             Fushat lugje eshte nje tjeter vend turistik ku turistet mund te zbaviten, jane disa fusha teper te pershtatshme per vrapim dhe lojra te tjera deri edhe futboll.Malet qe ngrihen anes tyre jane teper te pershtatshem,gjate stines se dimrit, per ski dhe gjueti.

Shpella e akullit eshte nje vend per tu eksploruar, ku akulli dhe debora qe gjenden ne brendesi te saje gjate te gjithe stineve te vitit i kane dhene edhe emrin e akullit.

 

Duke qendruar ne kete HAN turistet mund te vizitojne edhe katedralen e mrekullueshme dhe karakteristike te Mirdites,ate te Oroshit.             

                                                                    

Mund te organizojne guida pergjate investimit me te madh te qeverise Shqiptare, Autostrades Rreshen-Kalimash.