REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Projekti Rrėshen-Urake-Klos i Matit, diskutohet nė kėshillin teknik.

Pas shumė „hamendėsishmesh“ tashmė mund tė thuhet se realizimi i projektit madhor infrasktruktural qė lidh Rrėshenin me Pėrlatin,Urakėn dhe Klosin e rrethit Mat, po bėhet realitet. Dy studiot projektuese (ICE dhe ILIRIADA) kanė lancuar projektet e tyre para kėshillit teknik tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve ditėn e premte, 9 korrik 2010 ne Tiranė,ku ėstė diskutuar e debatuar imtėsisht rreth tyre.

Diskutime janė bėrė pėr tre lotet e kėtij projekti nga Rrėsheni nė Urakė,Urakė-Ura e Shoshajve dhe Ura Shoshaj-Klos. Tė ftuar kanė qenė dhe drejtues tė njėsive vendore nga kalon ky aks i rėndėsishėm nacional,si nga komuna Kthellė,bashkia Rrėshen qė e kishin vlerėsuar ndėrsa nuk u paraqitėn drejtuesit e njėsive vendore tė Matit cka shpesh herė iu desh tė ndėrhynin drejtues tė njėsive vendore tė Mirditės pėr mendime rreth gjurmės sė projektit edhe nė pjesėn m’atanė Urakės.

Kėshili teknik ėshtė drejtuar nga drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve Andi Toma,ndėrsa ka marrė pjesė dhe shefe e njėsisė sė projekteve tė FZHSH, z.Marjeta Cipi, kur dihet se Fondi i Zhvillimit do jetė dhe investitori i kėsaj rruge sipas marrveshjes me Qeverinė Shqiptare.

Duke hapur debatin rreth projektit, zv/drejtori i Rrugėve z..Skender Cota, ka theksuar rėndėsinė e kėtij aksi dhe faktin se tashmė ky dikaster i diskuton dhe debaton projektet edhe nė prani tė komuniteteve tė pėrfaqėsuara nga kalojnė akset rrugore. Ndaj ka apeluar tė ftuarit qė tė reflekojnė qėndrimet e tyre dhe tė japin mendime sa u pėrket projekteve me njohjen  qė ata kanė pėr terrenin si dhe impaktin social qė parashikohet te jepet nga ky aks i ri rrugor.

Fillimisht ka prezantuar projektin nė mėnyrė videoprojektive dhe me hartat pėrkatėse presidenti i ICE,firma projektuese e loteve nga Uraka,Ura e Shoshaj dhe mė tej pėr Klos, Olset Haxhiu. Kjo fazė fillon nga qendra e Urakės,tek shkolla e kėtij fshati dhe vijon me njė urė nė liqen dhe mė pas pėr tek Ura e Shoshajve,tek rruga qė ngjitet pėr Burrel dhe nė drejtim tė Klosit. Sipas drejtuesit tė ICE janė parė disa variante nė kėtė aks me gjatėsi 19,2 km, ndėrsa vėshtirėsitė janė tė pranishme si nė zonat e rrėshqitshme po ashtu sa i pėrket veprave tė artit kryesisht ura mbi liqen,por dhe thyerjet e shumta,shpatet ranore e me rradhė.

Ndėr tė tjera pėr kėtė aks ėshtė vlerėsuar dhe trafiku i pritshėm si dhe analiza e treguesve tė aksit deri tek mirėmbatja e saj nė tė ardhmen.

Pėr lotin e III, Ura e Shoshajve-Klos,janė diskutuar disa variante,kryesisht nėpėr gjurmėn ekzistuese nė njė gjatėsi prej 14,7 km,ndėrsa janė marrė parasysh vėrejtjet si pėr shmangjen e rrėshqitjes nė tė hyrė tė Burrelit si  dhe hyrjen nė Klos.

Projekti mė i debatueshėm ka qenė ai pėr Lotin e I, Rrėshen-Urakė (19 km)per tė cilėn ka dhėnė spjegime inxhinieri  kompanisė projektuese ILIRIADA. Ndėr tė tjera ėshte diskutuar pėr variatin mė efektiv qė shmang rrėshqitjen e rrugės sė Prosekut nė kilometrin 4,dhe pėr kėtė projekti e anashkalon pėr tė sjellė dhe njė shkurtim tė rrugės prej 600 metra, pastaj tabani ėshtė mė i stabilizuar vetėm me pak probleme nė tė dalė nė Pėrlatit.

Pėr kėtė pjesė tė projektit ka diskutuar kryetari i komunės Kthellė Tom Lleshi,i cili ka shprehur kėnaqėsine e komunitetit tė kėsaj zone pėr kėtė aks tė rėndėsishėm rrugor ndėrsa ka kėrkuar qė pjesa nė afėrsi tė qendrės sė fshatrave tė jetė e ndricuar dhe me trotuare e standarte tė reja. Pėr kėtė pikė drejtori Andi Toma theksoj nevojėn e mirėmbajtjes pasi nė shumė fshatra janė prishur edhe pse projekti atje ėshte ezauruar.

Kryetari i bashkisė Gjon Dedaj, duke shprehur kėnaqėsinė e faktit qė ky projekt i aspiruar prej vitesh dhe qė e ka patur nė programin e mandatimit nė institucionin qė drejton si njė aks jetėsor pėr komunitetet e Mirditės dhe mė tej, ėshtė shtyrė nė historinė e rrugės qė me kohėn e Mbretit Zog e ku gjurmet e asaj rruge tashmė janė tė dukshme dhe japin lehtėsi nė studimin e gjeomorfologjisė sė tokės dhe tregues tė tjerė social,politik dhe ekonomik. 

Duke iu qasur dhe "shuarjes" se rruges se pambaruar te trenit qe kalonte ne keto ane,ai i ka meshuar faktit se hapi i sotem perkon me rilindje te projekteve lidhese te rajoneve te harruara ne kohe te ndryshme per shkaqe te pastra politike,fale vizioneve te reja qe i bashkerendojne komunitetet dhe resurset qe ato kane ne dispozicion per t'i riaktivizuar e shkembyer ne te mire te tyre. 

Dedaj ka falenderuar posacerisht kryeministrin e vendit z.Sali Berisha,i cili e ka dhėnė premtimin qė nė fushatėn elektorale tė kandidimit tė tij si dhe letėrkėmbimeve tė vazhdueshme pėr kėtė projekt si dhe ka pėrmendur angazhimin efikas tė FZHSH-sė dhe drejtorit Benet Beci,qė mundėn me kombinu bashkė gjithė energjitė e duhura pėr tė inicuar njė projekt me impakt tė fortė social,ekomonik dhe politik pėr kėto zona,si dhe pėr tė akseleruar projekte tė tjera qė shkojnė dret vendeve turistike tė virgjera tė Mirdites dhe Verilindjes ne pergjithesi.

Por Dedaj, ka insistuar ne faktin se projekti qė nis thjeshtė nga dalja e Rrėshenit (afer ish shkolles se Lire ushtarake) do ishte tejet gjysmak nėse nuk e lidh autostradėn pėrmes trupėizimit tė aksit nėpėr qytetin e Rrėshenit si komuniteti me mė shuma banorė nga dhe kalon ky aks rrugor. Ai ka kėrkuar qė tė shihet gjendja nė terren dhe tė krijojmė mundėsin e njė lidhje moderne nga autostrada katėrkalimshme pėr tė krijuar njė nyje hyrėse dhe zhvillimore pėr qytetin e Rrėshenit, me parametra bashkėkohorė.

Ndonėse inxhinierėt e kompanisė projektuese kanė nxjerrė si pretendim termat e referencės,nga ana e antarėve tė kėshillit teknik,ėshtė konkluduar se problemi duhet tė shihet nė terren dhe tė vihen piketat e duhura pėr ta shterruar kėtė projekt.

Vetė kryebashkiaku Dedaj ka afruar gjithė angazhimin e institucionit qė ai drejton dhe pėr kėtė ėshtė rėnė nė akord dhe me drejtuesit e Drejtorisė sė Pėrgjjithėshme tė Rrugėve.

Pėrgatiti: Gjergj Marku