REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-  

Ēfare kriteresh duhet te plotesosh per te marre pjese ne nje Prokurim Publik?

 

 

1.            Per te marre pjese ne prokurim publik kandidatet duhet te kualifikohen, duke plotesuar kriteret e meposhtme, qe enti prokurues i konsideron te nevojshme sipas rrethanave:

1.        ata duhet te kene aftesine e duhur profesionale, teknike dhe organizative, personel, burime financiare, makineri e paisje te tjera, reputacion dhe besueshmeri per zbatimin e  kontrates;

2.        ata te kene kryer me pare kontrata te ngjashme e te peraferta me ato te percaktuara ne rregullat e prokurimit;

3.        ata duhet te kene zotesi juridike per te vepruar;

4.        ata  nuk  duhet te jene te  falimentuar,  kapitalet e tyre nuk duhet te jene ne duart e permbaruesit ose te jene ne proces konfiskimi, veprimtarite e tyre te biznesit nuk duhet te jene te pezulluara dhe ata nuk duhet te jene ne ndjekje te procedurave ligjore per asnje nga ceshtjet e mesiperme;

5.        ata duhet t'i kene permbushur detyrimet e tyre per pagimin e taksave dhe te sigurimeve shoqerore. Nga kandidati i huaj ky dokument mund te jete ne formen e deklarates me shkrim te nenshkruar prej tij.

2.            Enti prokurues mund t'u kerkoje kandidateve te paraqesin dokumente ose informacione te tjera, qe mund te konsiderohen te nevojshme, per te konkluduar se kandidatet jane kualifikuar ne perputhje me kriteret e permendura ne paragrafin (1).

3.            Cdo kerkese e parashikuar ne perputhje me kete nen duhet te perfshihet ne dokumentet e procedures se parakualifikimit, ne rast se do kete te tilla, dhe ne dokumentet e tenderit ose ne kerkesen per propozim dhe duhet te zbatohet ne menyre te barabarte per gjithe kandidatet.

4.            Enti prokurues duhet te vleresoje kualifikimet e kandidateve ne perputhje me kriteret dhe procedurat e percaktuara ne dokumentet e permendura ne paragrafin (3).

5.            Enti prokurues duhet te skualifikoje nje kandidat, i cili per kualifikimin e tij paraqet nje dokument qe permban nje informacion te rreme. Ne kete rast enti prokurues mund ti propozoje Agjencise se Prokurimit Publik perjashtimin e kandidatit nga te gjitha prokurimet publike per nje periudhe kohe nga 1 deri ne 3 vjet. Nese Agjencia e Prokurimit Publik e miraton kete perjashtim, do ta botoje ne buletinin e prokurimit publik.

6.            Enti prokurues duhet te skualifikoje nje kandidat, ne qofte se konstaton ne cdo kohe deri ne nenshkrimin e kontrates qe informacionet e paraqitura lidhur me kualifikimin ose te dhenat qe kane lidhje me vleresimin e kandidatit, jane te pasakta ose jo te plota.

Agjencia e Prokurimit Publik, kur veren se skualifikimi i kandidateve eshte bere ne perputhje me nenin 12 pika 5 ose kur veren se nje kandidat paraqet nje dokument me informacion te rreme, merr vendim per perjashtimin e kandidatit nga prokurimet publike per nje periudhe kohe nga nje vit deri ne 3 vjet. Vendimin qe ajo merr ua komunikon te gjitha enteve prokuruese nepermjet botimit ne Buletinin e Prokurimit Publik.